Home Blog Page 20675

Vdes Bruno Ganz, aktori i njohur për rolin e Hitlerit

4

Ka vdekur në moshën 77 vjecare ne Zyrih, aktori Bruno Ganz, njoftuan disa burime. Ganz ishte një aktor i madh i kinemasë dhe i teatrit, shumë i dashur për publikun ndërkombëtar dhe i vlerësuar nga kritika.
I paharrueshëm mbetet interpretimi i diktatorit nazist, Adolf Hitler në filmin ”Rënia”, i vitit 2004. Kujtohen gjithashtu edhe filmat e tij “Miku amerikan”, 1977, dhe ”Qielli mbi Berlin”, 1987. Ai punoi me regjisorë si Eric Rohmer, Volker Schloendorff e Werner Herzog. Ganz ishte djali i një punëtori zviceran dhe i një nëne italiane.

Lamtumirë George Mendonsa, vdes marinari i puthjes së famshme

3

Lamtumirë një simboli. Është shuar në moshën 95 vjeçare. George Mendonsa, marinari protagonist i puthjes ndoshta më të famshme në historinë bashkëkohore, i fotografuar nga objektivi i Alfred Eisenstaedt. Ishte pikërisht ora 17:51 minuta e 14 gushtit të 1945, kur Mendonsa dhe infermierja Greta Zimmer Friedman, shkëmbyen atë puthje apasionante në një Times Square të mbushur me njerëz që festonin për fitoren dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Greta vdiq në shtator të 2016, ndërsa Mendonsa, vuante nga një insuficencë kardiake, ka thënë vajza Sharon Molleur për NBC News.
Foto “V-J Day in Times Square”, e publikuar disa javë më pas është bërë një nga imazhet më emblematike të shekullit XX. Mendonsa, peshkatar në pension në Rhode Island dhe Friedman e mësuan më vonë që fotoja e tyre ishte bërë një foto simbol. Vetëm në 1960 ajo sheh foton që e kishte bërë një ikonë dhe në 2012 historiku Laërence Verria i identifikoi protagonistët. George për shkak të tatuazheve në krahun e djathtë, Gretën për lartësinë, krehjen e flokëve dhe uniformën, që koencidonte me fotot e tjera.
’Ishte shumë krenar për atë foto dhe për atë që përfaqësonte’, ka thënë vajza. ‘Gjithmonë, për shumë, shumë vite më pas, kjo ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij’.

Zbulohet në Iran një skelet njeriu 5000-vjeçar

5

Nje skelet njeriu që daton rreth 5000 vite më parë është gjetur në provincën iraniane Mazenderan. “Si rezultat i gërmimeve të kryera në qytetin Babol, në provincën Mazenderan, gjetëm skeletin e një vajze të moshës 13-14 vjeçare, me zbukurime dhe stoli prej guri në qafën e saj. Mendojmë se skeleti daton tre deri pesë mijë vjet më parë”, tha Muhammed Fazli, kreu i ekipit të arkeologëve.
Fazli tha se do të vazhdojnë gërmimet në Mazenderan. Ai rikujtoi se të ashtuquajturit gjuetarë thesaresh kanë bërë po ashtu gërmime të paautorizuara në rajon, gjë që ka komplikuar punimet. Gërmimet e para arkeologjike në Iran u zhvilluan në Susa në vitin 1850 nën udhëheqjen e europianëve. Në atë kohë, Irani u dha të gjitha autorizimet për gërmime arkeologjike studiuesve francezë. Irani filloi gërmimet e tij të para në vitin 1937.

Shayk, Ambrosio, Hadid dhe të tjera zbresin në Milano

6

Alessandra Ambrosio dhe Gigi Hadid kanë zbarkuar në Milano, gati për të parakaluar në pasarelën e Fashion Week. Edhe Elisabetta Gregoraci ka zbritur në qytet dhe në pritje të hapjes zyrtare bën shopping në qytet. Emra të mëdhenj të modës pritet të sfilojnë në Milano, nga Bella Hadidi që etapën e parë do ta ketë në Romë për të lançuar fushatën e saj të re publicitare për një markë bizhuterish, Irina Shayk modelja e njohur ruse gjithashtu do të jetë pjesë e Javes së Modës milaneze.

Dua Lipa publikon foto kur ishte vetëm 8 vjeç

0

Dua Lipa ka publikuar foto nga viti 2004. Ajo ka kujtuar kohën kur ishte 8 vjeçare.
‘Udhëtimi im i parë në @madametussauds në vitin 2004 kur erdhi familja ime nga Prishtina ,faleminderit @fatgjakova për këtë’, ka shkruar këngëtarja shqiptare në foto. Ndryshe, Dua sapo u bë femra shqiptare e cila ka marrë dy çmime ‘Grammy‘. Po ashtu Lipa nuk po i ndal sukseset e shumta, gjatë ditës së djeshme ajo ishte në Londër, saktësisht në muzeun e këtij qyteti, e cila përuroi statujën e saj prej dylli.