Karl Lagerfeld, stilisi i fashëm i modës i cili vdiq në moshën 85-vjeçare në një prononcim në emisionin ‘Le Divan’ është shprehur se e gjithë pasuria e tij do të trahëgohet nga macja shumë e dashur për të Choupette. ‘Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të mar me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur’, është shprehur Karl. Ai gjithashtu konfirmoi se kohët e fundit kishte caktuar macen e tij si trashëgimtaren zyrtare ‘ndër të tjerë’. Marrëdhënia e Karl me macen Choupette nuk ishte një mardhënie dosido. Ai ishte gati të ndryshonte ligjet dhe të martohej për herë të parë me Choupette. Karl shprehej se macja ishte gjithçka kishte, dhe se ishte shume xheloze për të. Një një intervistë Karl është shprehur se Choupette ishte xheloze për çdokënd, nuk donte askënd të qëndronte afër Karl përveç saj.
Drake shpenzon 400 mijë dollarë për një kasë telefoni/ Kryqëzohet nga fansat e tij
Reperi Drake së fundmi i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij. Ai ka zbuluar mbajtësen e telefonit të tij e cila kushton plot 400 mijë dollarë.
Në fakt ajo përbehet nga flori 18-karatsh, ndërsa fusha e pasme është e mbushur me diamantë të bardhë dhe blu. Një tjetër element i mbajtëses është bufi, simboli i labelit të tij. Mirëpo duket se këtë shpenzim të çmendur të Drake nuk e kanë pritur aspak mirë fansat, të cilët janë shprehur se këto para mund t’i kishte shpenzuar për bamirësi.
Selfie-ja e rrezikshme i merr jetën aktores 22-vjeçare
Të bësh një selfie, në një vend ekstrem, sigurisht do të dilte një foto mjaft e bukur, por duket se qindra persona, kanë rrezikuar më shumë se ç’duhet, dhe jo vetëm nuk kanë bërë foto, por ai moment ka rezultuar fatal për ta.Kështu një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Londër, ku një aktore 22-vjeçare ka humbur jetën.
Goditja ka qenë shumë e rëndë dhe 22-vjeçarja ka humbur jetën në vend.Policia në fillim ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e saj, por më vonë është sqaruar gjithçka pasi u kontrolluan edhe kamerat e sigurisë së ndërtesës.Aktorja kishte rrëshkitur në momentet kur po bënte foton dhe për pasojë humbi jetën në mënyrë tragjike.Përveç kësaj mendohet se aktorja natën e incidentit ka qënë e pirë si dhe kishte përdorur substanca narkotike.
Ylli i Barcelonës ka zgjedhur Interin, takim mes klubeve. Akordi pranë, ja shifrat.
Interi e ka fokusuar merkaton e madhe në Spanjë. Pas sigurimit të shërbimeve të mbrojtësit uruguajan Diego Godin si një transferim të lirë nga Atletico Madrid, në fund të këtij sezoni, zikaltrit janë afër një tjetër goditjeje të madhe nga La Liga. Siç bën me dije “Calciomercato.com”, Ivan Rakitic ka zgjedhur të lëvizë në Milano. Këto ditë, Marotta dhe Ausilio janë takuar me drejtuesit e Barcelonës, duke ofruar 35 milionë euro për mesfushorin kroat (mbush 31 vjeç më 10 mars). Kjo ofertë është 10 milionë më pak se kërkesa e bërë nga klubi katalanas. Gjithashtu, sipas “Gazzetta dello Sport”, marrëveshja parashikon një pagesë disavjeçare për nënkampionin e botës, së cilës do t’i shtohen edhe shpërblimet në bazë të rezultateve të ekipit. Rakitic është nën kontratë me Barçën deri në vitin 2021, me një angazhim prej 5.5 milionë euro neto në vit. Interi është gati të nënshkruajë me të një kontratë të tillë 3-vjeçare, deri në qershor 2022.
Guardiola e pranon: Suksesi im në Champions erdhi nga këto katër yje
Pep Guardiola thotë se pajtohet me kritikët, të cilët këmbëngulin se sukseset e tij në Ligën e Kampionëve u mundësuan vetëm nga Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi te Barcelona. Guardiola e fitoi Champions-in dy herë në tri vitet që drejtoi si trajner në “Camp Nou”, por nuk ishte në gjendje ta përsëriste këtë sukses në eksperiencën 3-vjeçare te Bayern Munich. Aktualisht, spanjolli është në përpjekjen e tij të tretë për ta fituar këtë trofe me Manchester City. Gjatë një konference shtypi, të mbajtur para përballjes me Schalke, një gazetar i tha trajnerit katalanas se ai dhe arritjet e tij janë objekt i një debati të madh në rrjetet sociale. Kundërshtarët e Guardiolës në internet argumentojnë se “nuk ka mundur ta fitojë Ligën e Kampionëve që nga largimi prej Barcelonës, pasi nuk ka lojtarë si Messi, Xavi dhe Iniesta”. Trajneri i Manchester City buzëqeshi dhe u përgjigj: “Pajtohem plotësisht me ta, nuk do të debatoja. Kur isha trajner te Barcelona e kam thënë shumë herë se kam pasur lojtarë të pabesueshëm. Kam bërë mirë edhe me Bayern Munich e Manchester City, por në Barcelonë kam qenë njeri me fat. Isha me fat dhe pajtohem me qëndrimet në internet, të cilave iu referoheni”. Guardiola e udhëheqi Barcelonën në fitimin e Ligës së Kampionëve në vitin 2009, i cili ishte sezoni i tij i parë si trajner. Ai e përsëriti këtë sukses në vitin 2011, duke mundur Manchester United në të dyja rastet. Klubi katalanas ka vazhduar ta fitojë edhe një herë Champions-in, që kur ai u largua, në vitin 2015.






