Home Blog Page 2617

Ankthi që dëmton bizneset/Dëmi ekonomik që shkaktohet nga abuzimi me shëndetin mendor të punonjësve

0

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, rreth 12 miliard ditë pune humbasin në një vit për shkak të akthit, depresionit të punonjësve, duke i kushtuar ekonomisë globale 1 trilion dollarë në një vit.

“Shëndeti mendor është një sfidë globale tani më që prek punonjësit dhe më e keqja është se po prek profesionistët, ata më të zotët. Punonjësit me shëndet të dobët mendor, që vuajnë kryesisht nga ankthi apo dhe depresioni e manifestojnë këtë duke mos u paraqitur vazhdimisht në punë, duke sjellë raporte, duke mos qenë të vëmendshëm në realizimin e objektivave gjatë punës që kanë, duke i deleguar një pjesë të punës kolegëve, duke punuar me orare të redaktuara. Nuk kanë më ambicien për tu rritur brenda kompanisë. Këta tregues dëmtojnë jo vetëm kompaninë por edhe objektivat që ajo ka”, shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.

Çfarë masash kanë marrë vendet e zhvilluara?

“Bota po redukton orët e punës në ditë dhe ditët e punës në javë, duke krijuar më shumë hapësirë për jetë sociale për punonjësit. Së dyti, brenda kompanisë po ripërshtat përmes psikologut, po përshtat punonjësit sipas potencialit. Së treti po respektojnë nevojën që ka punonjësi kur është i pamundur nga ana shëndetësore, për t’i lënë disa ditë pushim të marrë veten dhe të kthehet me energji të reja në punë. Po arrijë të krijojnë, apo ndërtojnë duke ofruar paketa mbështetëse, analiza shëndetësore, që një punonjës mund të kontrollohet dhe të bëjë vizitat. Kjo shihet si një mbështetje nga puna që bën apo kompania”, shtoi eksperti i punësimit, Erion Muça

Vajza denoncon zhdukjen e babait: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më. Policia nis kërkimet

0

Një vajzë ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të saj.

Policia e kryeqytetit në një njoftim zyrtar thotë se në datën 26 dhjetor shtetasja S.D ka kallëzuar se babai i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Nga ana e uniformave blu është bërë shpallja ne kërkim e 48-vjeçarit dhe po punohet për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Shtetësja S.D,  kallëzon se më datë 26.12.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i saj shtetasi Gj.D,  48 vjeç,  banues  në Tiranë. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/“Uroj mos t’ja shohësh motrës tënde atë që më bëre mua”, Rozana përlotet teksa sqarohet me Jozin, ai i kërkon falje

0

Disa komente të pahijshme të bëra nga Jozi gjatë javës dhe të transmetuara në spektaklin e mbrëmshëm në BBV4 lënduan Rozanën.

Ajo kërkoi të lërë shtëpinë pasi i quajti komente denigruese ndaj fisurës së saj fjalët e Jozit. Gjatë gjithë natës së shkuar, ata kanë tentuar të sqarohen, ndërsa Jozi i ka kërkuar ndjesë.

Pjesë nga biseda mes tyre 

Jozi: Më vjen keq shumë që e ke marrë kaq personale, ccfarë loje është kjo?

Rozana: Vetëm në der nuk luan Rozana Rasi e asnjë vajzë e grua. Nuk dole tit ë më tregosh mua lojën. Do ishte më mirë për figurën tënde, ta them si motër, të më kishte thënë Roz më fal

Jozi: Përtej lojës, nëse është nevoja për ty. Nuk ka ma burrë, mos e dhënsha veshkën

Rozana: Uroj mos ta shohësh motratën tënde kurrë kështu, atë që më ke bërë ti mua sot

Jozi: Kam qejf lotët e tua ti pi, por në radhë të parë…

Rozana: Nuk e kam pritur kurrë këtë nga ty

Jozi: A mendon që mund të jetë e vërtetë, ndoshta jam ndryshe

Rozana: Më kthe përgjigje, pse më zgjodhe mua, mua që të kam ndejt gati. Jozi nipi im

Jozi: Një minutë më dëgjo, ndoshta shejtani ka hy Brenda meje. Kam folur gjërat më të këqija, ndoshta në këtë momente zoti është me mua. Një shembull i drejtësisë dhe shpirtit të pasur, të thash kanë ndodh dhe hasmëri dje gjaqe dhe janë pajtuar.

“Kishte një zë të mahnitshëm”, gazetari shqiptar publikon për herë të parë fotot me Parashqevi Simakun: Kujtime nga intervista në vitet ’90

0

Parashqevi Simaku është kthyer në qendër të vëmendjes që prej publikimit të videove që tregonin jetën e saj në një metro në New York, e e deri në përpjekjet për ta ndihmuar që t’i rikthehet jetës normale si dikur.

Së fundmi ka qenë Gazetari kosovar, Bahtir Cakolli, i cili ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku ai shihet bashkë me këngëtaren shqiptare, gjatë një interviste që ka realizuar me të në vitit 1990.

“Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!”, ka shkruar gazetari Cakolli.

“Deportimi më i madh në historinë amerikane”/ Planet e administratës Trump mbi emigracionin

0

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më të rrepta në kufirin e vendit me Meksikën.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros i hedh një vështrim politikave të  Trump dhe nënkuptimit të mundshëm të tyre.

Gjatë fushatës elektorale, Presidenti i zgjedhur Donald Trump premtoi masa të rrepta kufitare, duke përfshirë ndalime dhe dëbime të mëdha të emigrantëve pa dokumente.

“Do të kemi deportimin më të madh në historinë amerikane. Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse kjo situatë nuk është e qëndrueshme për asnjë vend”, tha zoti Trump në një tubim elektoral më 2 prill.

Planet e mundshme të zotit Trump përfshijnë zgjerimin e hapësira të paraburgimit dhe rikthim të politikës “Qëndroni në Meksikë”, që u kërkon emigrantëve të qëndrojnë në këtë vend, ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara.

Tom Homan, i emëruar nga zoti Trump për të trajtuar çështjet e kufirit, thotë se masat më të ashpra do të përmirësojnë sigurinë publike dhe kombëtare.

“Në fund të krizës më të madhe të emigracionit të paligjshëm që kemi parë ndonjëherë në këtë komb, duhet të ketë një operacion masiv deportimi, tha zoti Homan.

Disa ekspertë mbi çështje të emigracioni thonë se dëbimet masive dobësojnë sigurinë publike, sepse shkurajojnë emigratët që të raportojnë krimet.

“Emigrantët kanë prirje më të lartë të raportimit të krimeve në polici, sesa të lindurit në Shtetet e Bashkuara. Por, studimet kanë treguar vazhdimisht se ashpërsimi i masave pa përjashtim në një zonë, redukton këtë shkallë të lartë të raportimit të krimit mes emigrantëve”, thotë David Bier nga Instituti Cato.

Nëse emigrantët nuk kanë një të shkuar kriminale, administratat në përgjithësi, qofshin demokrate apo republikane, i kanë liruar ata ndërsa presin shqyrtimin e çështjes për azil. Por kjo praktikë mund të përfundojë me administratën e re.

“Nëse do të isha me leje të përhershme qëndrimi në SHBS, pra nëse do kisha kartë jeshile, do të sigurohesha që këtë dokument ta mbaja gjithmonë me vete”, thotë avokati David Leopold.

Zyrtarët e administratës së re thonë se masat e rrepta do të ndalin kriminelët. Por, eksperti Bier thotë se kjo gjë nuk ndodhi gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

“Dëbimi masiv nuk do të ketë përparësi ata që kanë kryer vepra të rënda penale. Administrata e kaluar Trump ndryshoi të gjitha rregullat, për t’u përqendruar tek ata me shkelje të rënda, pra kriminelët të parët, por si rezultat u dyfishua numri i të arrestuarve, duke përfshirë dhe ata që nuk kishin kryer krime, thotë ai.

Ndërkohë, shton zoti Bier, numri i kriminelëve që u përpoqën të kalojnë kufirin u trefishua.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë të ditur se do të veprojë mbi këtë çështje, që në ditën e parë që do të marrë detyrën, më 20 janar./VOA