Home Blog Page 2620

VIDEO/Momenti kur avioni me 181 persona në bord përplaset me murin në aeroport, më pas shpërthen në flakë

0

Nga aksidenti ajror në Korenë e Jugut deri tani raportohet për 122 viktima, por numri pritet të shkojë në 179.
Ka qenë ora 9 e mëngjesit me orën lokale të Koresë së Jugut, kur avioni i linjës Jeju Air me 181 persona në bord teksa po ulej në pistë është përplasur me një mur. Mediat kanë publikuar edhe pamjet në momentin kur avioni është përplasur dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Nga hetimet e  para, tragjedia ka ardhur për faktin se avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.

Fluturimi i Jeju Air 7C2216, një avion Boeing 737-800, ishte duke u kthyer nga Bangkok, Tajlandë, në momentin e rrëzimit.

Mediat lokale raportojnë se në bord ishin 173 koreano-jugorë dhe dy tajlandezë – si dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Ai kishte ndjekur një rrugë fluturimi në verilindje, mbi Tajvan, sipas të dhënave të gjurmimit nga Flight Radar.

Në orën 9.03 të mëngjesit me orën lokale avioni u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në jug të vendit, duke shkaktuar 122 viktima deri tani.

Parashikimi i horoskopit 29 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

0

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Mund të ndiheni veçanërisht energjik, por përpiquni të mos e teproni. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Impulsiviteti juaj mund t’ju sjellë në telashe, veçanërisht në çështjet e punës. Mundohuni të jeni më të zhytur në mendime dhe të dëgjoni të tjerët.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet familjare mund të kërkojnë vëmendjen tuaj. Ju mund të ndjeni nevojën për të pastruar disa keqkuptime ose për të zgjidhur tensionet. Është një ditë e mirë për të rivendosur harmoninë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Mendja juaj është veçanërisht e qartë dhe jeni në gjendje t’i përballoni sfidat intelektuale me lehtësi. Mund të merrni një propozim interesant, veçanërisht në një kontekst profesional. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Mund të ndiheni pak të stresuar, por është e rëndësishme të mos lejoni që t’ju pushtojë. Përqendrohuni në gjërat që mund të kontrolloni dhe përpiquni të mos përfshiheni shumë në shqetësimet e njerëzve të tjerë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Krijimtaria juaj është në krye! Është një kohë e mirë për të punuar në projekte personale ose për të eksploruar aktivitete të reja që stimulojnë mendjen dhe shpirtin tuaj.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Mund të ketë disa zhvillime të papritura në jetën tuaj të punës. Mund t’ju duhet të merrni vendime të shpejta, por mos lejoni që presioni t’ju ndikojë shumë. Qëndroni të qetë dhe veproni me vendosmëri. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Një ditë e favorshme për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet në jetë. Ju mund të jeni më introspektiv dhe të etur për të gjetur një ekuilibër midis qëllimeve tuaja profesionale dhe personale.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Mund të ndjeni një shtytje të fortë drejt ndryshimit. Jini të hapur ndaj ideve dhe mundësive të reja, veçanërisht në marrëdhënie. Njerëzit mund të jenë më të gatshëm të dëgjojnë dhe bashkëpunojnë me ju.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Një ditë pune intensive, por me shpërblime. Ju mund të shihni frytet e përpjekjeve tuaja të kaluara. Përfitoni nga kjo ditë për të konsoliduar suksesin tuaj dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Energjia juaj po rritet dhe ju ndiheni gati të provoni veten. Ju mund të jeni veçanërisht të motivuar për të përmirësuar veten dhe për të ndjekur projekte ose qëllime të reja. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Impulsiviteti juaj mund t’ju sjellë në telashe, veçanërisht në çështjet e punës.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Mund të ndiheni më emocionues se zakonisht, por është gjithashtu një kohë e mirë për t’u lidhur me të tjerët në një nivel më të thellë. Intuitat tuaja janë më të mprehta, ndaj besoni instinkteve tuaja në vendime. Impulsiviteti juaj mund t’ju sjellë në telashe, veçanërisht në çështjet e punës.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ndjeshmëria juaj mund t’ju bëjë të merrni vendime të vështira, por mos harroni të vendosni nevojat tuaja në radhë të parë. Gjeni një ekuilibër midis ndihmës së të tjerëve dhe kujdesit për veten.

Slot i ka çuditur të gjithë, është trajneri më i kërkuar në “Google” për vitin 2024

0

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, ishte trajneri më i kërkuar në “Google” në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën gjatë vitit 2024. “Betfree” ka analizuar të dhënat e motorit të kërkimit në “Google” të 29 trajnerëve të Premier Ligës gjatë këtij viti kalendarik

Slot është menaxheri më i popullor i Premier Ligës në Mbretërinë e Bashkuar, me një mesatare prej 251,316 kërkimesh në muaj të raportuara me emrin e tij. Në nivel global, holandezi kërkohet në “Google” mesatarisht 1.15 milionë herë në muaj.

Ai zëvendësoi legjendën e klubit Jyrgen Klop në verë dhe e ka ngritur menjëherë skuadrën në një pretendente për titull gjatë sezonit të tij të parë në “Anfield”.

Me Mançester Sitin që po përballet me një krizë të paprecedentë, Liverpuli ka qenë skuadra më në formë dhe ka një avantazh të konsiderueshëm nga ndjekëset e tij më të afërta.

Por rivali për titull i Slotit, Mikel Arteta, ka hyrë në “top 10”, me një mesatare prej 62,868 kërkimesh çdo 30 ditë. Trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ishte çuditërisht pak më poshtë Artetës, me 43,432 kërkime në muaj.

sdfdfsfsdfsddsffdsfds

Edhe Edi Hau i Njukasëllit është trajneri i dytë më i popullarizuar i Premier Ligës në MB, me një mesatare prej 155,003 kërkimesh. Anglezi renditet i teti në nivel global, me 216,745 kërkime në mbarë botën.

Pep Guardiola është i preferuari i tretë në Britani, me një mesatare klikimesh të raportuara 141,244.

Që kur iu bashkua Sitit në 2016, Pep e transformoi klubin në superfuqi botërore. Ai ka fituar 35 trofe në karrierën e tij me 3 klube deri më tani. Ruben Amorim i Mançester Junajtid është i katërti me 102,046.

Pastaj, nga vendi i pestë deri në të nëntin renditen Enco Marseka, Kieran MekKena, Ange Postekoglu, Unai Emeri dhe Rud van Nistelroi.

Komentet fyese të Jozit, Rozana në lot kërkon të lërë shtëpinë

0

Disa komente të bëra nga Jozi gjatë javës dhe të transmetuara në spektaklin e sotëm lënduan Rozanën.

“Kur nis të flas, ose s’flas fare ose kur të flas, e prek në pikën më të dobët, në pikën më të keqe. E njoh familjarisht prej 25 vitesh kur ka qenë andej. Përulu para meje se nëse të them unë diçka ty, ti lut Zotin që të dalësh pa u bërë 24 orë. Nuk mundet të më tregojë mua live-t, kjo nuk është këngëtare live, kjo është stonaturë… kjo është ulur në lloj lloj karrige, e ka fituar festivale. Rrjedh nga një familje ok, por është nul. Është kokrra e dallaveres. Është nga ato bundrat që ka bërë hundët, buzët, mollëzat, vetullat e të gjitha”, u shpreh Jozi gjatë një bisede me Aldon.

Pasi oa klipin, këngëtarja kërkoi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP…

Nuk është fundi i botës, por i Edi Ramës

0

Nga Erl Kodra
Zgjedhjet e 11 Majit janë në prag. Të gjithë aktorët e mbajnë veten me gajret se ata do të jenë fituesit. Por kësaj rradhe gjërat do të jenë ndryshe. Situata është pak a shumë kjo:

Që kur në krye të SPAK erdhi Altin Dumani, politika shqiptare ka humbur qetësinë, veçanarisht Kryeministri Edi Rama. Ai e ka më të qartë se gjithkush në Shqipëri se në momentin që nuk do të jetë më Kryeministër, do të arrestohet si Kryehajduti i Shqipërisë. Kjo për dy arsye të thjeshta; në të gjitha çështjet penale që u janë hapur vartësve të tij gjendet edhe Edi Rama, dhe e dyta, provat që janë në dosjet e SPAK nuk mund të injorohen, sa kohë që bazuar mbi ato prova njerëz shumë të afërt të Kryeministrit sot po bëjnë burg. Ai është brenda në të gjitha dosjet e Vangjush Dakos, Arben Ahmetajt, Ilir Beqjas dhe deri tek dosja e Erion Veliajt. Madje është edhe tek Sali Berisha dhe Ilir Meta. Me fjalë të tjera, nëse secili prej tyre ka gjurmët e veta në ato dosje, Rama gjendet tek të gjitha provat.

Erion Veliaj ka marrë rrugën e burgut me katër akuza nga më të rëndat. Të gjithë e dinim se ai është një hajdut i neveritshëm, por tani që SPAK i bëri ato publike, gazetarët dhe mediat afër pushtetit po shkruajnë hapur se Erion Veliajt po i shkelen të drejtat e njeriut. Sigurisht që edhe një hajdut i pështirë ka të drejtat e veta, por ky nuk është rasti i Veliajt. Në ditët dhe muajtë në vazhdim do të shohim metamorfoza të paimagjinueshme se si do të konsolidohen rradhët e të akuzuarve të SPAK. Nëse se keni lexuar akoma, me shumë mundësi do të lexoni shkrime të Bushatit dhe Shkullakut (janë vetëm shembuj) duke ia mbrojtur të drejtat e njeriut Erion Veliajt. Ashtu siç ia kanë mbrojtur deri tani edhe Arben Ahmetajt.

Prandaj zgjedhjet e 11 Majit kanë marrë një rëndësi të jashtëzakonshme. Pyetja që shtrohet është kjo; kush do të fitojë në Shqipëri, SPAK apo Hajdutët?

Skenari që po luhet është ky:

Nëse Edi Rama fiton 71 mandate, Sali Berisha me siguri që i fiton deri në 35 mandate. Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit do të jetë taze, por numrat që do të diktojnë jetën politike të vendit do të jenë deputetë të emëruar nga Edi Rama dhe Sali Berisha. SPAK-u – që pothuaj ia ka ngrënë gjithë vathën Edi Ramës – është kërcënimi real i pushtetit okult të 34 viteve. Në këto rrethana nuk ka më skurpuj, por pa pikën e dyshimit ata do të bashkojnë votat për ta zhbërë “Republikën e Prokurorëve” dhe “organizatën kriminale” SPAK. Sigurisht, me shpresën dhe sytë tek Donald Trump dhe Richard Grenell (që nuk ka shanse të zhbëjnë atë që është arritur deri tani).

Disa gaztorë mund të thonë se do të fitojë Partia Demokratike, por ky është një shkrim serioz, ndaj ata i këshilloj mos ta lexojnë tekstin tim. Ndaj i vetmi skenar është nëse Rama do t’i bëjë i vetëm 71 deputetë, apo ai nuk do të arrijë të kalojë pragun e magjishëm që e mban jashtë burgut. Nëse Rama nuk i fiton 71 mandate, shanset janë që vendi të hyjë në një krizë të mirëpritur politike. Them të mirëpritur, sepse në Shqipëri nuk ka patur kurrë kriza politike – përjashto krizën e vitit 1997. Po të kish patur kriza politike, nuk do t’i kishim të njëjtët politikanë prej 35 vitesh.

Duket se sekreti i artë do të jenë partitë e reja, nëse ato do të jenë në gjendje të gërryejnë mjaftueshëm vota nga Edi Rama, sa t’ia heqin mundësinë që ai të krijojë i vetëm qeverinë. Kjo për faktin e thjesht se armiku i përbashkët i Ramës, Berishës dhe Metës është SPAK, ndaj ata mezi presin që të bashkohen edhe njëherë që t’ia presin hovin. Edi Rama ka nevojë jetike për Sali Berishën, po ashtu Sali Berisha ka nevojë jetike për Edi Ramën. Topat e Altin Dumanit po ua fundosin flotat të dyve, megjithë ekuipazhet.

Sigurisht ky nuk është fundi i botës, por i Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ne na kanë vdekur nana e baba, dhe prapë ia kemi dalë. Do ia dalim edhe pa këta të dy.