Home Blog Page 2621

Edi Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mbyllim në 2027…

0

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Zërin e Amerikës, për gazetarin Armand Mero, duke folur për avancimin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së, shprehu bindjen se mbyllja e negociatave do të bëhet në fund të 2027-ës.

Rama tha se ky është plani i përbashkët strategjik i shkruar dhe i dakordësuar së bashku me Komisionin Europian për mbylljen e negociatave në 2027.

“Është një plan shumë ambicioz dhe ne jemi të angazhuar ta realizojmë pikë për pikë. Detyrat për mbylljen e negociatave ti mbyllim brenda vitit që kemi përcaktuar”, tha Rama.

Kryeministri duke folur për korrupsionin, tha se ishte një temë shumë e debatuar për gati dy vjet në zgjedhjet në SHBA, madje ishte një debat në të dyja kahet.

“Kur flitet për korrupsionin ka shumë të vërteta që ne nuk mund t’i mohojmë, sikundër ka edhe shumë të pavërteta që bëhen atraktive.

Korrupsioni është problem në Shqipëri, por jo aq i madh sa të mertitojë ccdo natë vëmendjen në të gjitha tamtamet dhe frëngjitë”, tha Rama.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, së pari, faleminderit për këtë intervistë në fund të vitit me Zërin e Amerikës. Do të doja ta nisja me një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti, përparimin e saj në integrimin drejt Bashkimit Europian. Brenda dy muajsh, Shqipëria arriti të hapë dy grupe kapitujsh. Megjithatë ambicia juaj është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027. Sa realiste është kjo, duke patur parasysh që fqinjët tanë kanë kaluar vite të tëra e ende janë larg?

Kryeministri Rama: Kjo nuk është ambicia ime tanimë, por është plani i përbashkët strategjik i shkruar dhe i dakordësuar së bashku me Komisionin Europian. Është një plan konkret, me hapa konkrete, me data konkrete dhe është shumë ambicioz, por ne jemi të angazhuar që ta realizojmë pikë për pikë dhe që, përsa na takon, detyrat për mbylljen e negociatave t’i kemi kryer brenda vitit, që kemi përcaktuar.

Zëri i Amerikës: A është e përgatitur administrata shqiptare për ta përballuar këtë proces? Sepse po i referohem këtu raportit të fundit të Komisionit Europian, dhe më lejoni të citoj, ku thuhet se qeveria, për shembull, “vazhdoi të miratonte politikat dhe ligjet, duke ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e standardeve të BE-së”, apo se “një pjesë e mirë e rekomandimeve të Komisionit Europian ose ishin zbatuar pjesërisht, ose nuk ishin zbatuar fare”.

Kryeministri Rama: Këto nuk kanë asnjë lidhje me pyetjen apo me përmbajtjen e pyetjes për administratën, sepse sa e përgatitur është administrata jonë kjo natyrisht nuk duket, nëse ndjek lumenjtë e lajmeve, ku gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, po edhe gënjeshtrat safi janë material sundues. Por kjo duket nga faktet dhe fakti më kuptimplotë për përgatitjen e administratës sonë është fakti që administrata jonë përballoi jo vetëm me sukses, por edhe nën sytë e befasuar të Komisionit Europian të gjithë procesin e përgatitjes së negociatave, që është një proces jashtëzakonisht i vështirë.

Nga ana tjetër, administratën tonë e gjykojnë institucione prestigjioze, të cilat funksionojnë si institucione të Bashkimit Europian, ku kam parasysh në këtë rast SIGMA-n, që e cilëson administratën tonë, në mos gabohem, në 4 nga 5 fusha të hulumtimit të kapaciteteve të administratës, si më të mirën në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, korrupsioni mbetet një temë gjerësisht e debatuar edhe ndër vite. Ju shpesh keni deklaruar një seri masash, ndërhyrjesh, reformash që janë marrë, megjithatë në vlerësimet ndërkombëtare, edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian vazhdon të konsiderohet si një shqetësim serioz, madje thuhet edhe se “përpjekjet parandaluese kanë patur një ndikim të kufizuar”.

Kryeministri Rama: Korrupsioni ishte një temë shumë e debatuar për gati dy vjet në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte një temë e debatuar me një kahje, por ishte një temë e debatuar me të dyja kahjet, që do të thotë se në këtë debat për korrupsionin ka shumë; ka natyrisht të vërteta, që në rastin e Shqipërisë ne nuk mund t’i mohojmë, ka shumë të pavërteta që janë atraktive në arenën politike dhe mediatike, ka shumë analiza, që mbështeten mbi shumë spekulime, por, për t’u kthyer dhe për të mbyllur përgjigjen: korrupsioni në Shqipëri është një problem, asnjëherë aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme në të gjitha llojet e frëngjive dhe në të gjitha llojet e platformave, por një problem, që pikërisht pse është real, jemi duke e përballur qoftë me reforma, qoftë me modernizimin e shërbimeve dhe me modernizimin e proceseve brenda administratës, duke shfrytëzuar teknologjinë, qoftë nëpërmjet institucioneve të reja të drejtësisë dhe patjetër, qoftë falë mbështetjes publike, që në këtë luftë kundër kësaj të keqeje është një mbështetje e gjerë.

Shqiptarët, diaspora, partitë e vjetra, partitë e reja dhe ndryshimi!

0

NGA ARIAN GALDINI 

Në këtë pikë më lejoni të them e shkruaj pa ngurrim se pas 34 vitesh, as ia vlen më fare të mendojmë e shpresojmë e as debatojmë për ndryshimin. Së paku, jo nëse kemi parasysh shqiptarët, diasporën, partitë e vjetra apo të reja. Aspak. Më vjen keq, por numrat janë këmbëngultësisht të këputur e nuk lidhen kurrkund. 1.6 milionë shqiptarë në diasporë, 2.4 milionë shqiptarë në Shqipëri dhe pavarësisht gjithçkaje, e vetmja gjë që ndryshon është koha e çfarë sjell ritmi i kohës. Vullneti dhe fryma e njeriut, shoqërisë apo kombit nuk ndihen kurrkund. Ka 34 vite që qeverisemi e sundohemi nga qeveritarë dhe opozitarë që nuk duan të udhëheqin cilësitë më mira, vlerat më të larta, kreativitetin, imagjinatën dhe me karakteret e parimet më mira të kësaj shoqërie. Prej 34 vitesh të gjithë drejtuesit tanë, majtas e djathtas, në qendër a në skaj, udhëheqin vetëm veset dhe ultësitë e shoqërisë shqiptare.

Për rrjedhojë, përparimi ynë si vend e shoqëri ka qenë thjesht sporadik dhe dialektik, por jo si frymë e vullnet as politik, as shoqëror e as njerëzor. Përkundrazi, politika dhe qeverisja e madje edhe institucionet kanë qenë si pengesa të zhvillimit ose devijuese, tjetërsuese, manipuluese apo personalizuese të tij. Këtu, ndonëse të gjithë e dinë të vërtetën, të gjithë e flasin të vërtetën, e të gjithë ankohen për realitetin, numrat prapë mbeten të copëtuara, këputura dhe japin si rezultat të sigurt gjithë herë status quo-në, ngecjen, pezullin e për rrjedhojë disfatizmin, dorëzimin dhe dëshpërimin. Në disa kultura, kam lexuar shprehjen se: “Kush ankohet është sikur t’i lutesh dy herë djallit”.

E kur shoh sesi ankimtaria është kthyer në sportin tonë kombëtar prej dekadash, druaj se i jemi lutur ca si tepër djallit e prandaj kemi mbi krye veç dreqër. Pikërisht nën këtë kontekst, e shoh si debat të pavlerë të gjithë këtë lojën propagandistike përmbytëse se shqiptarët janë lodhur me të vjetrit e të korruptuarit, ndaj edhe do votojnë ndryshimin, apo se diaspora është e lirë dhe do të jetë shpresa e madhe për ndryshim, apo se partitë e vjetra janë stërkonsumuar dhe se shqiptarët dhe diaspora do t’i ndëshkojnë këtë radhë, apo se partitë e reja këtë herë do bashkojnë popullin kundër të korruptuarve… Unë për vete kam zero shpresa. Më vjen keq që e them dhe e shkruaj këtë gjë paraprakisht, ama e konsideroj si detyrim prindërues dhe kombëtarisht shprehjen e të vërtetës që kam gjetur unë, pa ia imponuar askush.

Kur shoh sesi ne jemi shoqëri mitingashe me parti mitingashe, kudo e ngado, në çdo cep të Shqipërisë e në diasporë, më duket sikur çdo brohoritje e duartrokitje nëpër çdo miting të çdo miting-partie, është si grusht vdekjeprurës për ndryshimin. Për sa kohë përsërisim të njëjtën kulturë me mitingje konfirmuese apo mitingje rebeluese, me mitingje konservuese apo me mitingje protestuese, për aq kohë numrat do jenë të këputura. Unë e quaj të vdekur procesin e zgjedhjeve 2025. Në 11 maj do kryejmë ritualin, në dt. 12 do themi, s’bëhet, a thua se fajin gjithmonë e kishte tjetri. E pastaj do t’ia nisim të ankohemi përsëri për gjërat që s’ndryshojnë e të fuqishmit që mbeten aty të palëvizshëm. Regjimet e sistemet nuk bien as nga partitë e as nga mitingjet e as nga ankimtaria. Të gjitha këto janë lutje për djallin. Ndryshimin e sjell kultura dhe kulturën e ushqejnë e ndërtojnë, jo mitingashët, por sakrifikuesit dhe të duruarit. Sakrifikues e të duruar janë intelektualët dhe të diturit. Po nuk patëm të tillë që flasin e buçasin, me parti e diasporë, vetëm gallatë do shohim.

Hetimet e SPAK për Erion Veliajn, flet për herë të parë Edi Rama: Të gjithë janë të hetueshëm, por…

0

Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar të komentojë hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se nuk flet për rasteve individuale, përveçse kur ka një vendim përfundimtar gjykate.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama theksoi faktin se nëse një person është nën hetim, nuk do të thotë që ai është automatikisht i fajshëm.

Ai tha se proceset gjyqësore duhet të zhvillohen sipas ligjit dhe kushtetutës, jo nëpërmjet medieve.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Më tej kryeministri shtoi se përballë drejtësisë, janë faktet dhe të drejtat e individëve, dhe jo emrat që përcaktojnë veprimet e institucioneve të drejtësisë.

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.

Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.

Analiza/ Ngjela: SPAK do ta shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni i lartë shtetëror

0

Nga Spartak Ngjela

Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përcaktohet si e tillë:

Korrupsioni i lartë shtetëror është i shqetësuar, sepse nuk e di se si do të vijojë SPAK në proceset penale që ka filluar kundër tij.

Por pyetja është kjo: SPAK a do ta shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët nga korrupsioni i lartë shtetëror që ekziston?

I.

Të tremburit, që kanë grabitur Shqipërinë dhe shqiptarët, po i luajnë të gjitha gurët për të shpëtuar veten: që nga paratë e deri tek kërcënimet fizike.

Por gjer më tani nuk kanë arritur mdonjë gjë konkrete. Dhe nuk mund ta arrijnë këtë, sepse SPAK drejtohet nga ekspertiza amerikane që i ka ardhur në mdihmë Shqipërisë për goditjen e fuqishme antikorrupsion.

Po të korruptuarit që po godasin SPAK-un, vërtet mendojnë se mund ta trembin atë me klithmat e tyre?!

Asgjë nuk mund t’i bëjnë dot SPAK- ut këta të tembur, sepse nuk kanë asgjë në dorë, dhe janë të mbikqyrur ndërkombtarisht.

Por ndërkohë duhet ta kemi të qartë se ky proces antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar që ka nisur në Shqipëri, në thelbin e vet kuptimor, është një purgo e studiuar shumë mirë dhe që pritet të çlirojë Shqipërinë.

Të gjithë duhet ta kemi të qartë që, një vend i pushtuar nga korrupsioni kështu siç është edhe Shqipëria, në thelb, është një shtet i pushtuar. Sepse një shtet i pushtuar nga korrupsioni, nuk ka ndonjë ndryshim esencial me shtetin e pushtuar dhe që drejtohet nga pushtuesi i huaj.

Prandaj, brenda një ideje të pastër historike, këta abuzues të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, nuk kanë ndonjë ndryshim me pushtuesin, sepse edhe pushtuesi hyn me dhunë në një shtet për të marrë drejtimin politik të qeverisjes së tij.

Dhe, pikërisht këtu, fillon shfrytëzimi i egër i pushtuesit të një vendi.

Por edhe ne sot…

Sipas burimeve të specializuara, kemi të dhëna që, në bankat ndërkombëtare, vetëm tre të korruptuar të lartë të qeverisjeve në Shqipëri, kanë depozituar 3 miliard dollarë. Dhe ky është një turp historik.

Por, menjëherë pas gjyqeve që kanë filluar dhe të tjerë që do të fillojnë kundër korrupsionit të lartë, do konfiskohen të gjitha pasuritë e tyre, në Shqipëri dhe jashtë saj, pasuri këto që tani është e provuar se janë vënë nëpërmjet korrupsionit shtetëror.

II.

Fatkeqësia e dytë e Shqipërisë është fakti që ajo ra dhe kaloi nga një tirani kriminale siç ishte tirania komuniste, në një korrupsion qeveritar të grabitjes së madhe të shqiptarëve.

Sigurisht që edhe kjo lloj grabitjeje ka qenë dhe vijon të jetë një fatkeqësi e madhe kombëtare.

Gjithmonë, midis historisë që krijon progres shoqëror në të gjitha aspektet e jetës së një vendi, dhe, historisë si gjëmë që krijon sundimi korruptiv në një shtet të pavarur, qëndron abuzimi me pushtetin politik.

Dhe na duhet të theksojmë se ky abuzim politik me pushtetin, përbuz shoqërinë, varfëron popullin dhe pasuron qeveritë e korruptuara që pasojnë njëra – tjetrën.

Dhe kjo tani është e vërtetuar me fakte se në Shqipëri ka qenë një gjëmë kombëtare.

Por, pse i ndodhi kjo gjëmë e re Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Kjo ndodhi sepse flukset politike që drejtuan Shqipërinë nga vitet 90′ e deri në ditët e sotme, ishin njerëz të pushtuar nga mania për para dhe pasuri të paligjshme, sepse nenduan që tani nuk kanë më asnjë pengesë që të vidhnin popullin e tyre, dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Por pikërisht ky ka qenë krimi i tyre banal antishqiptar, dhe, për këtë krim, sigurisht që do të dënohen dhe do të konfiskohen.

Koha e vendosjes së moralitetit në drejtimin e një populli apo një shteti të caktuar nuk vonon.

Dhe duhet ta kemi të qartë se gjithmonë, në çdo vend, vjen një kohë kur krimi shtetëror është i identifikuar dhe pushteti gjyqësor është i çliruar nga korrupsioni bilateral që ka qenë: qeverisje plus pushtet gjyqësor.

Dhe ja…

Pikërisht kundër këtij koncepti abuzues, sot në Shqipëri ka dalë SPAK- u.

Dhe këtu është përqendruar e gjithë lufta kundër korrupsionit shtetëror në Shqipëri.

Dhe na duhet të theksojmë se, nga ekspertiza ndërkombëtare që po e drejton SPAK-un, mendohet se ky institucional profesional do ta eliminojë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri edhe moralisht, edhe politikisht, por edhe materialisht.

Dhe dihet që kjo reformë antikorrupsion, me anë të procesit të rregullt gjyqësor, do të vijojë me konfiskime të thella të pasurive të paligjshme, të cilat janë krijuar nga vete korrupsioni i lartë shtetëror Shqipëri.

Prisni me optimizëm të ardhen që po u vjen shqiptarëve dhe Shqipërisë!

FOTO/ Takimi i “akullt” mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, çfarë i bëri bashkë?

0

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë fotografuar për herë të parë pranë njëri-tjetrit që prej ndarjes së tyre, kjo për arsyen e ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem.

Reperi merr vajzën në krah, teksa Sara merr arushin e pelushit që ai i ka sjellë dhe largohet menjëherë, duke u mjaftuar vetëm me disa puthje nga vogëlushja e tyre dhe as edhe një përshëndetje me yllin e muzikës.

Më tej Sara ecën disa hapa para si për t’ju shmangur ecjes krah më krah me ish-të dashurin e saj. Ndërkohë që edhe këngëtari duket qartazi që nuk kthen as vështrimin nga ish-partnerja.

Këto foto, zbulojnë më së miri ndarjen e vështirë që dyshja ka pasur, ku ndonëse janë dy prindër që për vajzën e tyre nuk mungojnë kurrë, me njëri-tjetrin mëritë vijojnë ende.