Home Blog Page 2622

Deklarata dashurie? Redoni i uron fitoren Eglit: Mezi pres të shoh sytë e tu! Banorja: Të dua shumë

0

Egli ishte banorja që përjetoi më shumë largimin nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” të Redonit.

Gjatë spektaklit të sotëm, nga studio, Redoni i uroi fitoren Eglit, ndërsa tha se fitorja e tij ishte njohja me influenceren. Nga ana tjetër, Egli i tha artistit se mezi pret ta takojë, madje iu drejtua me shprehjen “të dua”.

Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit. Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.

Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.

Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.

Egli: Të dua.

“Ti nuk e njeh dramaturgjinë shqiptare”/ Rozana debaton me Aldon dhe Olsin, provat për shfaqjen e fundvitit sjellin përplasje në shtëpi

0

Debatet kanë shoqëruar shtëpinë e Big Brother VIP javën që lamë pas, ku disa prej banorëve u përplasën dhe për spektaklin që ata do të organizojnë për festën e fundvitit.

Rozana u përplas me Aldon, kjo për arsyen se sipas saj, rreshtat e këngëtares në veprën e tyre ishin fshirë. Kjo gjë përfshiu më pas dhe Olsin, të cilit Rozana iu drejtua se ai nuk njihte letërsinë dhe dramaturgjinë shqiptare.

Aldo: Unë jam një person që sado mundohem të tregohem modest, jam shumë i hapur për sugjerime, por pres që një artist tjetër që kam përballë të ketë modestinë e barabartë dhe të mos e marrë sikur është e veta. Ajo që më frustoi ishte që mori letrën dhe po i këndonte letrën në grup. Kjo po futej pa mua, po bëheshin shtesa dhe ndërrime. Mjaft është mjaft. Ato epitete nuk më lëndojnë. Dy momente më pas më tha që i njihte punët e mia. Mendoj si ishin në nerv e sipër. Ajo që gjykoj është kjo egoja artistike. Dikush nuk mund të përgjigjet: ‘Mbaroje ti o talent’.

Rozana: Po bënim një skenar i thjeshtë, një frymëmarrje dhe thashë që të bënim një moment me frymëmarrje. Aldo vjen dhe më thotë që çfarë po bën këtu. Do ishte më etike të thoshte që Rozana hajde shihi këto gjërat t’i ndryshojmë. Sot pasdite Aldo shkroi diçka që mendoj që ai i ka mbajtur nga ato që shkruajta unë.

Olsi: Nuk është plotësisht e sinqertë. Ka një sens të protagonizmit. Vetëtrajtimi si diva i bën të tjerët të shkojnë në pikën që kur Rozana të aktivizohet në diçka, të tjerët ta kenë për nder.

“U përpoq shumë për një fëmijë dhe nuk ia arriti”/Debati Rozana-Laert, banorët ballafaqohen në Prime: Nuk e prisja, i bën për…

0

Gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP ka pasur disa përplasje mes Rozanës dhe Laertit, dy miq të mirë dhe komshinj nga jashtë, por rivalë brenda në shtëpi.

Në një klip të shfaqur gjatë Prime-t, Laerti u duk se nuk u kursye aspak ndaj Rozanës, duke thënë se i është dashur mbiemri i familjes së saj për të bërë karrierë dhe gjithashtu se solli një “grek anonim” për të fituar festivalin e muzikës.

Debati ishte si më poshtë:

Rozana: Kam thënë vetëm të vërtetën. E kam thënë që në ditën e parë, që Laerti ka krijuar një personazh që s’e kam njohur kurrë. Këtej më jep të gjithë vlerat e mundshme dhe pastaj luan. Të gjithë luajmë. Unë e njoh Laert Vasilin. Mendoj se të njëjtën gjë mendon për mua. Këto gjërat që nuk m’i thotë në sy, por vërdallë, nuk mendoj se i mendon vërtet Laert Vasili, por le të luajë dhe Laert Vasili.

Unë po rezervohem shumë, sepse nuk mund t’i sillem Laertit në të njëjtën mënyrë që ai mu drejtua mua. Ai ka vajtur deri në këtë pikë në lojë vetëm për të fituar. Të siguroj që është njeriu i parë që më ka marrë në telefon dhe më ka uruar. Është njeriu i parë që më ka gjëmuar nëpër koncerte. Jam e lënduar, por nuk mund t’i kthehem në të njëjtën monedhë. Sa për talentin dhe gjërat artistike që kam bërë në jetë, kam një publik që më ndjek dhe s’kanë bërë kurrë një kompromis.

Laerti: Pas prime-t të parë, e patë të gjithë përplasjen që ndodhi aty. E kam ndjekur Rozanën duke i thënë që nëse ke nevojë për diçka, të flasim…

Rozana: Nuk mund të gënjesh!

Laerti: Të nesërmen.

Rozana: Jo, të nesërmen të kam ftuar unë.

Laerti: Pas prime-t të parë, shkuam për të ngrënë. Rozana kishte harruar xhupin jashtë e ja solla. Pas 3-4 orësh që isha në oborr, shkoj brenda dhe dëgjoj emrin tim të përmendet nga Rozana. Ik tha se ti bën dallavere. Unë s’njihem për dallavere. Nuk mbaj mëri. Për atë fjali, montazhi besoj se ka çeduar pak. Kur them që Rozana ka trashëguar një emër të madh, që ka pasur një pudë për t’u hedhur…

Pas ballafaqimit, gjithashtu u shfaq dhe një klip tjetër, kur Laerti fliste me Valbonën, duke thënë se Rozana është përpjekur shumë për të pasur një fëmijë, por nuk ia arriti dot.

Ja kush është banori i parë i shtëpisë së “7 xhuxhave” që u bashkohet VIP-ave

0

Banori i parë i shtëpisë së ‘7 xhuxhave’ që u bashkohet VIP-ave në “Big Brother VIP 4” është Arsida Çerpja.

Në shtëpinë e xhuxhave hynë të martën gjashtë konkurrentë dhe më pas u hap një televotim, me pyetjen se kë do publiku do të shohë mes VIP-ave. Biznesmenia është e para që u bë zyrtarisht konkurrente e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

“Rama është koka e korrupsionit”, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin

0

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas intervistës së Edi Ramës duke postuat një video me deklaratat e tij të mëparshme ku shprehej se “Shqipëria nuk është republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në postimin e tij në facebook, Basha thotë se Edi Rama është arkitekti i korrupsionit qeveritar dhe personi që ka minuar drejtësinë në Shqipëri. Ai e cilëson Ramën si përgjegjës për lidhjet mes pushtetit dhe krimit të organizuar, amnistimin e të korruptuarve dhe pengimin e reformave ligjore.

“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur, jo për atë që e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare,” deklaroi ai. Sipas Bashës, vendi meriton ndryshim dhe një qeverisje të ndershme.

Postimi i plotë i Bashës:

Siç thotë populli, peshku qelbet nga koka, dhe koka e korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë është vetë Edi Rama.

Amnistuesi i të korruptuarve të dënuar nga GJKKO-ja, njeriu që ka përdorur krimin e organizuar për zgjedhjet, dhe i ka dorëzuar pushtetin krimit, ai që ka mbrojtur çdo qeveritar të zhytur në korrupsion dhe të lidhur me krimin, penguesi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është minuesi i Drejtësisë, të cilën ka kërkuar ta kapë dhe ta sabotojë në çdo hap, dhe jo ai, që siç pretendon, po i jep fund pandëshkueshmërisë.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin e kudondodhur. Këtë nuk e bën dot arkitekti i korrupsionit qeveritar që u tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve “noc rrokun”, dhe e ka bërë vendin të pajetueshëm për familjet shqiptare.

Shqipëria meriton më shumë 🇦🇱