Home Blog Page 2623

“Ku shkon me atë emër, do të…”- Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfehet “Big Basta”: Ishim shumë miq, e tmerrshme kur e mora vesh

0

Reperi, Gerald Xhari, i njohur ndryshe si “Big Basta”, ka treguar për herë të parë në një intervistë emocionuese se si lindi emri i tij artistik dhe ndikim i madh që ka pasur i ndjeri Dr. Flori në jetën e tij.

big basta

Sipas Big Bastës, ky emër nuk ishte zgjedhja e tij fillestare, por ishte Dr. Flori ai që e këshilloi për të bërë këtë ndryshim.

Në një rrëfim të sinqertë, Big Basta shpjegoi se fillimisht kishte një emër tjetër për karrierën e tij muzikore, po Dr. Flori, të cilin e konsideronte si një nga mentorët më të rëndësishëm të tij, i tha se me atë emër do ta tallnin.

“Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’”, kujtoi Big Basta në ‘S’e luan Topi’.

Dr. Flori
Dr. Flori

Për reperin, Dr. Flori ka qenë një mentor po edhe një mik i ngushtë.

“Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor,” tha ai. “Karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me mesazhe të forta dhe me tematika që kishin vlera.”

Një moment tragjik për Big Bastën ka qenë vdekja e Dr. Flori-t, një humbje që duket se e goditi në jetën e tij, duke e shtyrë të merrte edhe vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

“Një nga arsyet pse kur lindi djali, vendosa ta provoja edhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr. Flori,” tregoi ai.

Gerald Xhari ose Big Basta:  Dr. Flori i e vendosi ermin tim “Big Basta”. Një nga reperët e mi të preferuar përveç Tupac, ka qenë edhe “Ol’ Dirty Bastard”, ka shkruar histori, ka qenë pjesë një bande. Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’.

Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor, karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me tematika me mesazhe. Tragjike ka qenë vdekja tij. Ishte e tmerrshme kur e mora vesh.

Një nga arsyet pse kur lindi djali vendosa ta provoja dhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr.Flori, sepse të jetosh në një vend si Shqipëria dhe të shikosh që një artis shumë i madh të na lërë për x gjë… Ishte e tmerrshme. Kisha frikë për të ardhmen e djalit.

VIDEO/Demokratët euroatlantikë gati për zgjedhje! Oriola Pampuri zbulon planin

0

Deputetja dhe nënkryetarja e PD Euroatlantike Orjola Pampuri në një intervistë dhënë sot për Euronews Albania ka bërë një skaner të situatës politike në vend dhe veçmas të situatës brenda opozitës. Gjatë bisedës në studoi zonja Pampuri tha se sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për deputet pwr Demokratët Euroatlantikë ato janë drejt finalizimit për zgjedhjet e ardhshme dhe shpejt do të bëhen të dikur emrat e parë gjatë janarit.
Zonja Pampuri tha se ne kemi një çështje në gjykatë dhe presim të merret një vendim, por do të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një kualicion që i ka qëndruar disa vlerave, disa parimeve dhe ka me vete shqiptarët që duan një drejtësi të paanshme dhe këtë e kemi treguar me mbështetje që i kemi dhënë dhe japim SPAK duke qenë në sinkron me shqiptarët si dhe deviza jonë është ruajtja e mardhënieve të ngushta me aleatët tanë strategjik SHBA, BE dhe Britani e Madhe.
Deputetja Pampuri foli për moshapjen e listave, marrëveshjen e hapur Rama-Berisha jo vetëm për sistemin zgjedhor, por dhe të tjera pakte mes tyre. Zonja Pampuri theksoi ndër të tjera se janë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me strukturat, por dhe qytetarët të cilën duan drejtësi në këtë vend, presim një qeverisje të re me figura të spikatura të pakomprometuara dhe me mëkate të së shkuarës. Ndiqeni më tej bisedën e zonjës Pampuri në studion e Euronews.

Mori 3 mijë euro ryshfet, arrestohet oficeri i policisë gjyqësore në Dibër! Caktohet masa e sigurisë dhe për një tjetër efektiv dhe qytetar

0

Është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme një oficer i policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Dibër, pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një shtetasi nën hetim 3 mijë euro ryshfet.

Sipas hetimeve, oficeri me iniciale Sh.C., i ka marrë shtetasit nën hetim, me iniciale F.K., shumën prej 3000 mijë euro për të favorizuar pozitën procedurale të shtetasit A.Sh. në çështjen penale kundër tij.

Oficeri akuzohet si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Ndërkohë është marrë nën hetim dhe i është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, shtetasit me iniciale A.P., në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Dibrës.

SPAK thotë se oficeri A.P., i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka përmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore.

“Duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë, vetëm kur viktima e veprës penale e shprehu këtë fakt në Gjykatë, pasi është njohur me aktet, nuk i ka referuar komunikime me interes dhe nuk është kryer identifikimi i personave të dyshuar për kryerjen e akteve korruptive edhe pse komunikimet e bëni të qartë këtë fakt”, njofton SPAK.

Ndërkohë, është caktuar masa e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” edhe ndaj shtetasit nën hetim me iniciale F.K., si i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë ”. Sipas njoftimit, kjo masë ende nuk është ekzekutuar.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin nr. 178 të vitit 2022 për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave  ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 244, 259, 319 dhe 319/ç, të Kodit Penal.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera deri tani rezulton se:

a. Shtetasi nën hetim Sh.C., në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Dibër i ka kërkuar dhe i ka marrë shtetasit nën hetim F.K., shumën prej 3000 mijë euro për të favorizuar pozitën procedurale të shtetasit A.Sh. në çështjen penale kundër tij, [konkretisht procedimi penal nr. 9/2020 i Prokurorisë Dibër].

b. Shtetasi nën hetim A.P., në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka pëmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore (psh; duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë, vetëm kur viktima e veprës penale e shprehu këtë fakt në Gjykatë, pasi është njohur me aktet, nuk i ka referuar komunikime me interes dhe nuk është kryer identifikimi i personave të dyshuar për kryerjen e akteve korruptive edhe pse komunikimet e bëni të qartë këtë fakt)

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 156 datë 27.12.2024, ka vendosur:

• Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest me burg” ndaj shtetasit nën hetim Sh.C., i biri i Miftarit dhe i Zyrakes, i datëlindjes 28.03.1960, lindur dhe banues në Dibër, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

• Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit nën hetim A.P., i biri i Kadriut dhe i Vjollcës, i datëlindjes 11.05.1980, lindur dhe banues në Dibër, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

• Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit nën hetim F.K., i biri i Qazimit dhe i Sadetes, i datëlindjes 21.02.1962, lindur në Dibër, fshati Staravec dhe banues në Tiranë në adresën: Rruga “Selaudin Zorba”, banesë private, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë ”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal. (kjo masë ende nuk është ekzekutuar).

Masat e tjera janë ekzekutuar më 28.12.2024, nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilën, gjejmë rastin ta falenderojmë për bashkëpunimin.

Ronaldo dhe Xheorxhina kanë vepruar në mënyrë të fshehtë? Një frazë e futbollistit i hap rrugë thashethemeve pa fund

0

Një frazë e Kristiano Ronaldos ka mjaftuar për t’i hapur rrugë shumë thashethemeve rreth jetës private të yllit portugez. Ai mori dy çmime në 2024 Globe Soccer Awards në Dubai, ku shoqërohej nga partnerja e tij, Xheorxhina Rodriguez.

dfggfdfgdgfdgdffdgdgf

Ndërsa mori çmimin e dytë, atë të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohëve, lojtari 39-vjeçar iu drejtua Xheorxhinës si “gruaja ime” ndërsa po falënderonte për çmimin.

“Është një kënaqësi e madhe të fitoj këtë trofe.  Djali im i madh është këtu, gruaja ime është këtu. Ajo është mbështetja ime që të vazhdoj të luaj. Për një muaj do të mbush 40 vite, por nuk kam mbaruar ende”, tha portugezi.

Ronaldo dhe Xheorxhina janë bashkë që nga viti 2016, ndërsa kanë edhe dy fëmijë bashkë. Por kjo është një nga herët e rralla që ai i drejtohet si “gruaja” partneres së tij. Edhe në gusht, në një video në YouTube ai i drejtohej në të njëjtën mënyrë, ndërsa dukej sikur të dy mbanin unaza martesore.

Megjithatë, çifti nuk e ka bërë kurrë publik faktin nëse janë celebruar apo jo.

jhkhkjjhkkhjhkjhjkk
fdgfgdfdgdgfdgfdgf
dffdfgdgfgdf

I dhuroi të bijës 11-muajshe një pjesë të mëlçisë, flet babai i vajzës: Është mrekulli të shpëtosh fëmijën tënd

0

Një transplant i vështirë dhe i veçantë i një pjese të mëlçisë është kryer në një spital në Torino të Italisë.

Sipas media të huaja, një burrë me origjinë greke i ka dhuruar një pjesë të mëlçisë vajzës së tij 11-muajshe.

Babi i vajzës, Melinës, ka treguar për mediat greke se e bija ndodhet ende në spital dhe po rikuperohet, ndërsa deklaron se “është një mrekulli të shpëtosh fëmijën tënd”.

“Ishte më e pakta që mund të bëja. Ishte mrekullia e Krishtlindjes ”, ka thënë ai për mediat greke. “Është dhurata më e mirë që mund të kemi si prindër, të shpëtojmë vajzën tonë”, shtoi ai.

Sicc tregon ai, Melina kishte atrezi biliare dhe kishte nevojë për një transplantim të menjëhershëm.

“Bëmë dy operacione në Greqi, një metodë që nuk funksionoi dhe u larguam jashtë vendit”, tha Pantelidis.

Familja qëndroi në Torino për katër muaj pasi u vërtetua fillimisht se babai ishte një dhurues i pajtueshëm.

“Falë Zotit ishim mirë me shëndet dhe e ndihmuam të voglën”, tha ai.

Melina qëndron në spital dhe pritet të dalë brenda javës së ardhshme. Familja do të qëndrojë në Torino për tre muaj që mjekët të monitorojnë shëndetin e fëmijës dhe më pas të kthehen në Greqi për t’u bashkuar me vajzën tjetër trevjeçare të familjes.

“Është e vështirë por duhej të gjenim forcën për ta trajtuar mirë të voglën. Falenderojmë mjekët që e shpëtuan vajzën tonë të vogël”, përfundoi ai.