Home Blog Page 2624

Befason Morena Taraku, këngëtarja shfaqet në serialin e famshëm turk! Ja roli i saj

0

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka befasuar fansat e saj teksa është shfaqur në një rol në serialin e njohur turk, “Kizilcik Serbeti”.

Në këtë serial, Morena interpreton rolin e këngëtares, duke sjellë një përformancë të cilësuar si të jashtëzakonshme nga ndjekësit e saj.

Nëpërmjet këtij projekti, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm të audiencës turke, por edhe të fansave shqiptarë, të cilët tashmë shprehin interes të madh për serialin e njohur.

Gjatë serialit, një ndër aktorët e prezanton këngëtaren si një nga më të famshmet në shtetin e saj.

“Morena është shumë e famshme në shtetin e saj. Është e dashura e zotit Ajhan,” thotë ai e ndërsa më pas shfaqet Morena e cila këndon në gjuhën shqipe.

Vitet e fundit Morena ka zgjedhur Turqinë si vend për të jetuar, pas ikjes atje këngëtarja është munduar ta mbajë jetën e saj sa më private.

Mirëpo së fundmi me anë të disa postimeve në Insatagram ajo ka konfirmuar se është në një romancë edhe pse indetitetin e djalit fatlum nuk e ka zbuluar ende.

Kujtojmë që 3 vite më parë u aludua se këngëtarja ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini. 43-vjeçari sapo ishte divorcuar asaj kohe nga bashkëshortja e tij Fatoş Yelliler me të cilën kishte dhe dy fëmijë.

Asnjëri nga këngëtarët nuk pohoi publikisht se kishin diëka mes tyre por ai u kishte thënë miqve të tij:

Tek Morena kam përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Jam shumë i lumtur kur jam me të, nisa të jetoj nga e para”.

Shtojmë që edhe atëherë Morena Taraku publikonte shpesh buqeta të luleve dhe dhuratave luksoze që i dërgonte partneri, megjithatë në asnjë moment nuk e zbuloi identitetin e tij.

“Ti po tall atë që s’thuhet?!”- Gazetarja bëhet “mollë sherri” për romancën e re në BBV, banorja: Mos më bëj shtrigë, nuk kam ardhur këtu për…

0

Dy nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, Loredana dhe Jozi, duket se po përfshihen në një romancë. 

Mëngjesin e sotëm (28 dhjetor) dyshja e kanë nisur ditën ëmbël, teksa kanë shkëmbyer përqafime dhe puthje me njëri-tjetrin.

Mirëpo pa u krijuar akoma diçka e mirëfilltë, kanë filluar edhe xhelozitë e para mes tyre, pasi Jozi dhe gazetarja Valbona Mhilli, kanë shfaqur një afrimitët shoqëror me njëri-tjetrin dhe Loredana është ndjerë keq.

Kjo ka sjellë një debat mes Jozit dhe Valbonës, teksa banori i ka kërkuar ta ndihmojë dhe mos bëhet shkak që Loredana të ndihet keq.

Pjesë nga biseda:

Jozi: Kam nevojë për ndihmën tënde kur duhet bum bum

Valbona: Mua shtrigë në këtë lloj situate mos më shti

Jozi: Jo s’ka lidhje ç’punë ke me shtrigën ti? Ti duhet me qenë ajo që më ndihmon.

Valbona: Ajo që të ndihmon? Po çfarë kam qenë unë deri tani? Mos mos më shti në  një trekësh që nuk egziston. Jo për lojë.

Jozi: Jo për lojë por mos ja prish qejfin

Valbona: Po s’po ja prish mo

Debati ka agravuar akoma më shumë kur Jozi i ka kërkuar Valbonës t’i tregojë Loredanës që ata skanë gjë.

Pasi gazetarja e ka pyetur konkurrentin nëse ka diçka me të më shumë sesa miqësi dhe ai i është përgjigjur me jo, Valbona i ka thënë “Epo s’kam ardhur t’i tregoj ndokujt gjë.

“Ti po tall atë që s’thuhet, ore zotëri ti ke dicka të tillë përveç miqësisë me mua,” i tha Valbona Jozit e ndërsa ky i fundit i tha: Jo, ti je shumë në rregull me mua.

“Bujar ndaj prejardhjes sime shqiptare”- Letra e At Gjergj Fishtës për Benito Musolinin pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë: Faleminderit Duçe… Kush e propozoi emrin e prift françeskan

0

FRANO KULLI/ At Gjergj Fishta, pikë ma së pari ka qenë frat, prift françeskan, qysh se është shugurue në vitin 1893 , kur ishte 22 vjeç, rrugë në të cilën ishte nisë në fëmininë e tij të hershme e nuk ju nda mâ deri sa mbylli sytë, duke i provuar të gjitha shkallët e hierarkisë së Urdhrit të cilit i përkiste. Thotë meshën e parë në Troshan prej ku edhe ishte nisë në rrugën e Shejtnisë, masandej Frat në Gomsiqe, në Kushe të Hotit, në Kishën e Kuvendin françeskan të Lezhës, kishë e cila, sipas një legjende është shenjuar prej vetë Shën Françeskut, diku rreth vitit 1219, kur ai kishte ndërmarrë udhëtimin e tij këndej e ndër Dalmate, për të përhapur Urdhrin. Si dëshmi që përafron gojëdhënën dhe origjinën e Kishës është një pllakë që ruhet edhe sot në derën e saj ku shkruhet: (Hoc templum Fratrum Minorum ædificatum ast anno MCCXL-Ky tempull i Vëllazënve të Vogjël u ndërtue në vjetin 1240)1 Po të shumtën e viteve të jetës e kaloi në Shkodër, në Kuvendin e françeskanëve të Gjuhadolit, si bashkëvëlla me fretën e si provincial i tyre. Dhe me të njëjtin devocion si në ditën e parë.

1) Zotni Lukë Luka, rreth një vit më parë, nga arkivi i familjes së vet postoi në njërin prej rrjeteve sociale foton e kunorëzimit të prindërve të Zojës së tij të ndjerë, Netës.

Shuk Leniqi e Lajde Daija, në ditën e martesës. Fotoja mban datën 17 maj 1936. Është shkrepë prej mjeshtrit Kel Marubi. Vendndodhja është elteri (altari) i Kishës françeskane në Gjuhadol, Shkodër.

Duke pasë edhe lejen e bekimin e poseduesit të kësaj relike (foto), po bëj edhe dy komente të shkurta:

Së pari, vlera qytetse e estetike që fotoja ka. Në foto janë rreth shtatëdhjetë persona, burra e gra, por edhe fëmijë. Të gjithë të veshur bukur e shik, prej te më i madhi e deri te më i vogli. Çifti, me veshje klasike të rastit, nusja me vel e kunorë, të dy të ulun ne gjunj, në momentin e ndërrimit të unazave, duke ia vendosur unazën në gisht njëri-tjetrit, simboli i bashkimit e krijimit të familjes së shejtë, me besim e dashni aty në shtëpinë e Hyjit, si bërthama themelore e shoqnisë. Kumarët, dëshmitarët e martesës, janë zotni Palok Noga (me qirin tradicional në dorë) dhe Kolë Mjeda me të shoqen. Në sfond të fotos kori i kishës. Secili i venduem me vend e me rend, simbas lidhjes e përafrisë që kishin me çiftin protagonist e me rastin e papërsëritshëm të tyre në jetë, siç është kurorëzimi i martesës në kishë për katolikët. Cilësia e fotos është e tillë sa personat që pozojnë aty njihen fytyrë për fytyrë e emër për emër. Edhe pse fotoja është e gati 90 vjetëve më parë. Se, përndryshe, për nga kompozimi dhe elementët e përgjithshëm të saj, por edhe prej paraqitjes së pozantëve nuk kishte se si të dallohej, nëse fotoja ishte bërë në Venecia, Firence, Romë, Vjenë a diku tjetër në Europë.

Së dyti, në foton e një momenti solemn familjar të një familjeje qytetse të Shkodrës janë edhe më së paku tre persona publikë, njeri më me peshë se tjetri. Edhe kjo shejë e një bashkëjetese plot kulturë e sharm, në harmoni të plotë të qytetarëve, me rendet e klasat e shoqërisë që përfaqësojnë. Meshtari i zgjedhur për kunorzimin, françeskani i madh At Gjergj Fishta, Kolë Mjeda (1885-1951) deputeti i Shkodrës për disa legjislatura e zëvendëspresident i Asamblesë Kombëtare, mbajtës edhe i posteve të tjera publike të kohës, kryetar i Bashkisë së Shkodrës (1924-’25), prefekt i Dibrës e deputet i saj, gjithashtu. Po edhe më i riu i tyre, prifti i sapo shuguruem asokohe, dom Ernest Çoba, i cili masandej më vonë, tridhjetë vjet më vonë, kur revolucioni ateist mbyll kishat dhe prelatët e klerikët mbarë (ata që kishin mbetë ende gjallë) i mbyll në burgje, do të ishte Arqipeshkvi i fundit i Shkodrës cili ndrroi jetë në mënyrë enigmatike në spitalin e burgut të Tiranës, në dimrin e vitit 1980 (8 janar).

Nuk është e njohur ndonjë foto tjetër e Fishtës në një rast sakramenti si ky. Deri tani, jo. Edhe zotni Luka, me gjithë moshën e njohjeve që ka, më thotë gjithashtu se nuk din për ndonjë rast tjetër të ngjashëm. Dhe ka shumë gjasa të mos ketë. Se sikur të kishte, me siguri mbamendjet qytetëse të Shkodrës do të na e kishin bërë me dije. Ashtu sikurse na vijnë prej asaj kohe nëpërmjet kujtesës së transmetuar kumte si: “Të dielen që meshën te fretnit e thote pader Gjergji, kisha ishte plot e përplot e predku (predikimi) i tij e lête gjindjen me gojë hapë”. Dhe kështu, kërshëria rritet edhe më tepër.

Po pse atëherë dasmën e Shuk Leniqit e shuguron Fishta?! Dhe ndodhte tani (viti 1936), kur Fishta ishte 65 vjeç dhe kur mosha e famës së tij kishte mërrijt në maje. E, kur veprimet e punët sakramentare për té, tashma ishin gjithnji e më të pakta. Me siguri ka qenë një shtysë e empati e fortë. Shuku ishte tipografi i shtypshkronjës së fretënve. Vetmjaftueshëm për pader Gjergjin e Madh, për të bërë edhe punët e fratit të përvujtë …

Kjo ceremoni e veçantë, pati jehonë nga që celebrimin e bani Pater Gjergji (rasti i vetëm i tij, me modesti e fisnikni) e u ndoq prej shumë zojave e zotnive me veshje moderne të kohës, familjarë, miq e shokë të ftuem në darsmë, na ban me dije në diçiturën e fotos së publikuar, zotni Luka.

(Footnotes) 1 sipas At Daniel Gjeçajt

2)Emnimi i At Gjergj Fishtes antar i Akademisë Italiane.1

Fishta është propozuar për antar në këtë akademi nga kompozitorët Mascagni e Pelosi dhe psikologu, gjithashtu mjaft i njohur Agostino Gemelli2, të cilët…nuk ishin fashistë e as nuk kishin pasë mardhënie të mirë me fashizmin3 .(Qasje që nxjerr krye herë herë në të rallë edhe sot, me njetin pë ta njësuar akademikun-poet kombëtar të shqiptarëve me bashkëpuntorin fashist !!) Thua ta kenë pëlqyer lahutën si vepër fashiste ata ?!

Ai ishte i vetëdijshëm dhe e kishte vlersuar ashtu siç qe emrimin e vet në Akademinë e Italisë. Në këtë kuptim s’kish se si ti mungonte kortezia e momentit dhe kjo është e shprehur e asnjëherë e mohuar prej Fishtës. Një dëshmi autentike e kësaj kortezie na vjen nga bashkëkohësia. Është një telegram4 që Fishta i dërgon Musolinit, me falënderimin për pranimin e tij antar i Akademisë italiane.

Padre Fishta al Duce5

L’accademico Padre Giorgio Fishta ha inviato al Duce il seguente telegramma:” Grazie Duce dell’alto onore del titolo d’accademico d’Italia che per Vostra benevola disposizione mi é stato attribuito e che io considero quale sicuro indice del generozo Vostra interessamento anche per la stirpe albanese, virtû questa ignota sino ad oggi alla diplomazia europea. Padre Giorgio Fishta

(At Fishta Duçes. Akademiku At Gjergj Fishta i ka dërguar Duçes telegramin e mëposhtëm (vijues): “Faleminderit Duçe për nderimin e lartë me titullin Akademik i Italisë që falë disponimit (vullnetit) Tuaj dashamirës më është atribuar (dhënë) dhe që unë e konsideroj si tregues të sigurt të interesimit Tuaj bujar kundrejt prejardhjes time shqiptare, virtyt që i është njohur deri më sot diplomacisë evropiane. At Gjergj Fishta”)

Dëshmia e Ernest Koliqit

“…Fatkeqsisht, disa prej atyne që hiqen si supernacionalistë, pozitë të cilen fituan tue ndejtë strukun mbas nji patriotizmi fals, e qortojnë poetin për faktin se me 1939 pat pranue me u emnue Akademik i Italisë. Akuzojnë mendjemadhsisht për mungesë patriotizmi mjeshtrin, i cili harxhoi tanë jetën e vet për t’u mesue shqiptarve se si me e dasht atdheun. Dhe akuza, jo veç në Shqipninë e sotme, por mjerisht edhe në ndonji pjesë të Diasporës, ka gjetun nji lloj kodifkimi. Dhe nuk synohet me u denigrue thjeshtë njeriu dhe politika e tij aqsa komuniteti prej të cilit ai rrjedhë, besnikëria ndaj traditave që i japin tharm veprës, e qytetnimi perëndimor që na ushqen me shpirtin e madh. Tue i akordue interpretuesit të shpirtit shqiptar titullin akademik, Italia dishronte me nderue Shqipninë. Qeshë i pranishem në Romë në qeshorin e vitit 1933 kur u muer vendimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Më kishin thirrë për tu këshillue rreth çeshtjes në fjalë. Morën pjesë në ketë mbledhje, veç tjerve, Zenone Benini nënsekretar për çështjen shqiptare. Ambasadorët Jakomoni i San Savinios e Karlo Straneo.

U kërkoj ndjesë ndijuesve të nderuem nëse jam i detyruem me përmend ndërhyrjen që bana me ketë rast. Ndjej si detyrë me e zbulue ketë të vërtetë, për me e davaritë hijen me të cilen përpiqen me errsue kujtimin e Poetit, të cilin e pata udhërrëfyes dhe mbështetje në rrugën time letrare.

Benini, që drejtonte mbledhjen, njoftoi se qeveria Italiane, për t’i nderue në mënyrë konkrete vlerat kulturore të kombit shqiptar, propozonte tre shkrimtarë si antarë të Akademisë së Italisë. Emnat që u përmenden ishin: Patër Gjergj Fishta, Torenc Toçi, Ernest Koliqi. Benini e dalloi menjëherë se fytyra qe kontraktue. Kishte shpresue me e pa tue shkëlqye nga krenaria, sepse me pyeti “ Nuk e miraton ketë ide?” U ndieva i detyruem me folë me sinqeritetin ma të thellë. U përgjigja se ideja më dukej shumë e mirë e që nji nderim kaq i naltë për vlerat e kulturës shqiptare do t’i kënaqte e do ti mbushte me krenari tanë shqiptarët, por shtova se Koliqi duhej konsiderue si nji autor, cikli letrar i të cilit vijonte me qenë në zhvillim, kësisoj ende nuk ka mbërrit në atë pikë që i jep kunorzimin e përhershëm një shkrimtari.

Sa për Toçin, nuk mund të mohoj se asht nji koltivues i vyeshëm i studimeve juridike e nji gazetar i stervitun, por nuk ka botue asnjë vepër letrare a shkencore të tillë, sa me meritue dinjitetitin e Akademikut. E mbylla me fjalët se në të tre këta emna, Fishta asht i vetmi personalitet i pakundërshtueshëm, i denjë për tu pranue në bashkësinë e naltë kulturore italiane, me që ai dhe vetëm ai, përmblidhte në vete dhuntinë ma të shkëqlyeme të krijimtarisë artistike të rracës.

Benini, tue drejtue kah të pranishmit, vlerësoi konceptin e naltë, që unë kisha për Akademinë e Italisë. Mandej deshti me dijtë nëse ekzistonte në Shqipni ndonji tjetër shkrimtar që meritonte me ndejtë përkrah Fishtës. U përgjigja, simbas pikëshikimit tim modest, se ekzistonin dy shkrimtarë shqiptarë që s’do të kishin ba figurë të keqe në gjinin e Akademisë: zz. Fan Noli e Faik Konitza, por shtova se banonin prej shumë kohësh në Amerikë. Kështu Fishta ishte i vetmi që u emnue akademik i Italisë. Emnimi, tue qenë se nuk ishte paralajmërue gjeti në befasi. Fundja tue njoftë natyrën e tij krenare, qeshë i sigurtë se do ta kishte refuzue me përçmim vlersimin e naltë, nëse do t’ishin përfshi edhe dy shqiptarë të tjerë me merita letrare ma të pakta. Sigurisht se do ta kishte refuzue, e jo për mendjemadhsi, por sepse tue pranue krahas tij dy të tjerë mjaft ma të pakët se ai për nga formimi letrar, emnimi do t’ishte zveshë nga vlera e vërtetë e do të kishte marrë kuptim tjetër.

Kur mbas ceremonisë, e pashë në gjinin e Akademisë së Italisë, më shprehu tanë entuziazëm fjalët që i kishte thanë Papa Piu XII: “Jam i kënaqun për emnimin tand akademik, sepse nëpërmjet teje nderohet Urdhni i Shën Françeskut e kombi shqiptar”

Mandej poeti e la ketë temë dhe nisi të më shprehë brengat e tij për situaten evropiane. Ishim në fillimin e 1940- ës.Nji fat i kobshem po na ndjek!” – thirri renkueshëm, a thue se po fliste me vete – “ E druej fort për të ardhmen e Shqipnisë….”

3) Fishta satirik

Shkrimet e deriatëhershme satirike të Fishtës, me 1907 qenë përmbledhë e botuar në “Anzat e Parnasit”. Nga “Lahuta…” qenë botuar dy këngë, nga tridhjetë që ajo do të ketë në formën e saj të plotë kur do të pagëzohej edhe si kryevepra e tij dhe e Epikës shqiptare, gjithashtu. Po se çvend zë satira në vetëdijen krijuese të autorit Fishta, le të sjellim një episod nga mbamendja e kohës. Shkruan At Pashk Bardhi një bashkëvëlla françeskan: “Në vjetë 1907, nuk më bje në mend se në ç’muej, nëpër liqe të Shkodres kthete prej nji udhëtimi qi kishte bâ në Vjenë Abâti i Mirditës, Emzot Doçi. At Fishta, At Benardin Shllaku e unë i duelem përpara ku ndaloi vaporri. Kur hime n’lunder për me ardhë në qytet[Shkoder] e thirri Fishten me ndjejë bri tij e i kallxoi se në Vjenë të gjithë, profesorë e studenta e të gjithë qi u merrshin ndopak me gjuhë shqype ishin t’entuzjasmuem per “Oso Kuken”[Kënga e dytë e Lahutës] e lavdet qi i kish ndie prej sish nuk dijte me i shprehë. Atë Fishta e pveti:”Po per “Anza t’Parnasit”, monsinjore, shka thojshin… ”… Është i vetëmjaftueshëm edhe pohimi i kësaj bisede për të ndaluar te vendi që zinte satira në aspiratën krijuese të Fishtës, që heret. Madje, njihet deri më tani se publikimi i parë i Fishtës është një vjershë satirike “Zoti Anselmo Lorecchio në Vienë”, e botuar në nëntorin e vitit 1899, në “Albania” të Konicës, që asokohe dilte në Bruksel.

“Gomari i Babatasit” qe shkruar, inskenuar edhe botuar në 1923. Në kohën kur doli ajo tronditi skenën shkrimore e intelektuale, por atë politike mbi të gjitha, me thellësinë e mendimit e forcën e satirës që fshikullonte dallaveret e shumta të politikës e mbartësve të tyre, kryesisht. Edhe “Visku…” që për “arsye prudence”[maturie], siç autori na pohon, mbeti e pabotuar…

Siç është vërejtur, “Gomari i Babatasit dhe “Visku i Babatasit”, janë shenja të larta emancipimi mendor e shoqëror të shqiptarëve, të cilët nuk na kanë lënë, për fat të mirë pa dëshmi dinjiteti për të përballuar të vërtetën. Në këtë pikpamje, kjo vepër mund të krahasohet, siç është krahasuar me “Udhëtimet e Guiliverit” tek anglezët, me “Shpirtrat e vdekur” tek rusët, me “Gjermania-një përrallë dimri” te gjermanët etj.-shkruan studiuesi Stefan Çapaliku.6 Mbas ndalimit të tij edhe satira mbeti e transmetuar heshtazi e frikshëm vetëm si…lexim anekdodik. Në vend të satirës së tij, që në bashkëkohësí kishte pasë arrit majat , “lexohej”, transmetohej Fishta hokatar. Pra qarkullonin gojë më gojë anekdotat e tij dhe përreth tij sidomos, herë të thëna bukur e herë jo bukur.

(Footnotes)

1 F. Kulli:”Fishta, rileximi në kohën e lirisë”

2 Dom Zef Gilaj, Me At Gjergj Fishën Akademik, Hylli i Dritës, numër special, 1996, fq.40

3 https://dipartimenti.unicatt.it/storia-moderna2003-il-fascismo-e-gemelli-un-rapporto-non-gentile

4 “Il popolo del Friuli”, sabato il 13 giugnio 1939, p.2 5

Duçe (it. Duce, lat. Dux) – titull i lartë italian (përkth. lider, udhëheqës)

6 S. Çapaliku, Fishta satirik

4)Fishta hokatar (prrallaxhuer, si kishin me i thanë në Zadrimë)

Janë të panumërta shakatë, anekdotat, batutat e “prrallat” e Fishtës . Të tijat , a që i janë mveshur atij, që humorin e kishte gjenetik. Njëra prej disave që një i njohur e dashamir i tij, mësuesi Gjush Sheldija e sjell të shkruar në përmbledhjen e tij “Humor shkodran”, në kapitullin: Pader Gjergj Fishta.Tregon Gjushi: Gjon Shqarri ka qenë njeri qefit dhe jeten e ka kalue “kudo rafsha mos u vrafsha” e madje, shpesh kishte qef me u tallë me të mdhej e gjind të meçëm.Nji ditë ndali pader Gjergjin në rrugë e nisë me e pvetë [pyetë]:

-Si mundet, pader Gjergj, shpirti i njérit [njeriut] me dalë, kur për shembull ta marrin atë njéri qi âsht tuj dekë e ta shtrijnë në nji arkë druni, mandej arken drunit ta fusin në nji tjeter veshë me xink[zink] sipri e ta pshtjellin [mbështjellin] me pafta hekuri ?…

Pader Gjergji e pâ njiherë mandej iu soll:

-M’difto Gjon, ti a ke flokë, lëkurë e rrashtë ?

-Poo.

-Edhe trutë, do ta keshë xanë [mësuar] në shkollë, se janë të mbështjelluna me nji mazë[cipë] të hollë ?

-Si urdhnon.

-Po bâj séri [çudi] pra se si tuj pasë flokë, lëkurë, rrashtë e cipë…mendt kanë mujtë me të dalë ?…

VIDEO/Deputetët e PD ja marrin valles! Këndojnë dhe kërcejnë këngën e Sali Berishës

0

Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike ka organizuar një darkë me rastin e festave të fundvitit. Këta të fundit janë filmuar teksa kërcejnë dhe këndojnë në ambientet e një restoranti, këngën e Fatmira Breçanit, të cilën ia ka dedikuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen deputetët demokratë, duke filluar nga kreu i Grupit, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Luan Baçi, Zheni Gjergji, të cilët kërcejnë e festojnë, me këndën e Berishës në sfond.

Në tekstin e këngës së kënduar nga Fatmira Breccani thuhet:

“Sot knojn zemrat

Për demokraci

Për doktor Berishën

Dhe shoqninë e tij

Nuk ka fe as s’ka parti

Që përçan këtë shqiptari”!

Kujtojmë se më 23 dhjetor demokratët realizuan protestën e radhës, ku u konfrontuan më policinë, pas bllokimit të akseve kryesore të kryeqytetit.

Arsyeja…?! Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë!

0

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me “Shkodra Elektronike” që fituan Fest 63, ka rrëfyer se prej shumë kohësh nuk e ndjek Festivalin e RTSH-së.

“Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin”, iu drejtua Rama, Beatriçe Gjergjit and Kolë Lacës, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”.

Sa i përket arsyes, kreu i qeverisë u shpreh se “mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë”, duke shtuar se nuk do e ndjekë më ndonjëherë Festivalin e RTSH-së.

Edi Rama: Ende nuk e kam dëgjuar plotësisht këngën dhe prej shumë e shumë kohësh nuk e kam ndjekur Festivalin.

Mos më pyesni pse, qysh, tek sepse është ndoshta bisedë e gjatë. E di që nuk kam dhe nuk pretendoj të kem të drejtë, por ja kështu është nuk e kam ndjekur.

Për hir të vërtetës kur nuk e ndoqa edhe këtë herë, nuk besoj se kam për ta ndjekur ndonjëherë.

Por kurrë mos thuaj kurrë, por nuk jemi këtu për mua dhe nuk ka pikë rëndësie se çfarë mendoj unë, apo çfarë them unë për Festivalin. Rëndësi ka se çfarë thoni ju për krijimtarinë tuaj dhe këtë eksperiencë sepse jeni fituesit.

Përpara ka pasur raste kur fituesi apo fituesja kanë qenë kontroversë, ose kanë krijuar kundërshti në mjedisin publik, por këtë herë ka një konsenus që fituesit janë fituesit. Kështu që akoma më mirë.