Home Blog Page 2625

Berisha tha se u arratis, reagon Veliaj: Po shkoj në SHBA se jam kryebashkiaku i Tiranës, s’jam non grata! Sali, o burrë legen

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte arratisur nga Shqipëria, dy ditë pasi ai u mor në pyetje nga SPAK.

Berisha u shpreh se Veliaj, mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ishte nisur në një drejtim të paditur dhe kërkoi që ai të rikthej në Shqipëri.

“Lajme të shumta bëjnë të ditur se Erion Veliaj, bashkëpronari i vërtetë i djegësit të Tiranës, që mungon, i pyllit 1 milion pemë që nuk ekziston, i modelit të vjedhjes 100 përqind me 5D, pasi mori zyrtarisht një seri akuzash, të cilat shkonin për përmasat e krimit nga 20 në 35 vite burg, sot në ora 5:15 të mëngjesit është nisur jashtë vendit, sipas thashethemit për në SHBA, por në të vërtetë drejtimi është i panjohur”, u shpreh kryedemokrati.

Ndërsa shtoi: “Me këtë rast, unë kërkoj në mënyrën më urgjente rikthimin e Erion Veliajt në Tiranë. Dënoj në mënyrën më të ashpër këtë akt superskandaloz”.

Pas deklaratës së Berishës, ka reaguar Erion Veliaj, i cili u shpreh se ka udhëtuar drejt SHBA-ve, si kryetar i Bashkisë Tiranë për shkak të disa takimeve të planifikuara prej kohësh, teksa theksoi se “nuk jam non grata o fundërrinë e historisë”.

“O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës.

Erion Veliaj, në deklaratën drejtuar Berishës, shprehet se nuk largohet nga Shqipëria dhe se do të kthehet për dy ditë.

Kryebashkiak shprehet se “nuk më përkulin letrat anonime si në kohën e partisë.

“Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë”, shkruan ai.

Ndërsa përfundoi duke iu drejtuar kreut të PD-së: “Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri.”

Reagimi i Erion Veliajt: 

O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë nuk jam mbështetës i drejtësisë së re që nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua.

Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji! Pis burrë!

Parashqevi Simaku ende s’është takuar me djalin, ‘dështon’ edhe mbledhja e fondeve! Familja Nolfe: Ndalni kërcënimet, do të takohet së shpejti me Robertin dhe të birin

0

Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni shqiptar që ndodhet në New York, Elton Ilirjani.

Teksa shprehet se takimi do ndodhë së shpejti, ai bën thirrje që të ndalen kërcënimet ndaj familjes Nolfe.

“Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robertit, djalit dhe Parashqevi Simakut do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë i kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe.

“Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun” shkruan biznesmeni Ilirjani.

Po ashtu, Ilirjani ka ndarë edhe një deklaratë të familjes Nolfe, e cila shprehet se nuk ka dashur kurrë ta largojë Parashqevi Simakun nga djali i saj.

“Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë. Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm

VIDEO/Arda Turan zbulon rrënjët shqiptare, legjenda e futbollit turk: Nënën e kam nga…

0

Arda Turan ka zbuluar në një emision turk rrënjët që e lidhin me Shqipërinë. I pyetur për lagjen ku është rritur, legjenda e futbollit turk tregoi se nënën e ka nga Prishtina.

“Është e njohur si lagjia e boshnjakëve, është një zonë ku ka shumë emigrantë. Familja ime gjithashtu është e përbërë nga emigrantë. Nënën e kam shqiptare nga Prishtina, ndërsa babai është emigrant nga Jugosllavia”, tha Arda Turan ndër të tjera.

37-vjeçari po vazhdon karrierën si trajner, teksa është në krye të Ejuspor. Në anën tjetër si lojtar ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit turk.

Me përfaqësuesen grumbulloi 16 gola në 100 ndeshje. Në klube luajti për skuadra si Gallatasaraji, Maniaspor, Atletiko Madrid, Bashakshehir dhe Barcelona.

VIDEO nga intervista

Buxheti i ahengjeve 2025, Bashkia Vlorë si agjensi festash e “party”!

0

Nga Rezenbrik Serjani-
Sekretar Funksional PD Vlorë
Diten e djeshme, date 27.12.2024, sic cdo fundviti, ne keshillin bashkiak te vlores, u miratua projektbuxheti I vitit 2025. Eshte buxheti I dyte, I miratuar, qysh nga fillimpuna e Kryetarit te Bashkise Vlore Dredha I Ri. Gati nje vit e gjysem ne krye te Bashkise Vlore, Dredha I Ri miraton buxhetin e dyte per qytetin e Vlores. Pervec se nje kryetar anonim, I cili cdo dite e me shume po le shije te hidhur paaftesie ne qytet, nje kryetar fantazem, qe pervec se emrit jo te mire, po I ben nje dem te madh Vlores dhe vlonjateve, duke deshmuar cdo dite e me shume se eshte nje kryetar bashkie pa bosht, menefregist, moskokecares, dhe sic thote populli, “ku rrafsha mos u vrafsha”. Buxheti i cdoi viti, eshte portofoli I qytetit, eshte vizioni dhe ecuria se sin je qytet, komunitete te tere njerezish e qytetaresh do preken ne vitin pasardhes. Ky buxhet, pervec se menjanon ne menyre direkte dhe indirekte cdo qytetar vlonjat, eshte nje buxhet I miratuar per qejfet dhe “punet e vet kryetarit’, dhe jo ne sherbim te qytetit e qytetareve vlonjate. Kujtojme ketu se nese e ndajme buxhetin, gati gjysma e tij shkon per paga punonjesish ne varesi te Bashkise Vlore (madje rrogat e drejtuesve te drejtorive dhe punonjesve “te rangut te pare” ne krye te Bashkise Vlore, u jane rritur disafish pagat); 20% jane te planifikuara per investime (dhe keto investime te planifikuara, pervec se shifra abuzive e korrupsioni nuk jane asgje tjeter), dhe pjesa e mbetur jane per shpenzime operative (edhe kjo pjese e buxhetit shkon per qejfet klienteliste te kryetarit te Bashkise dhe drejtorve ne varesi te tij, duke I planifikuar per qoka, qejfe e “tam-tame”). Buxheti I vitit 2025, miratuar nga kartonat jeshil socialist, nuk do mbuloje edhe keti vit te ri asnje problematike te qytetit. Perkundrazi, ato do shtohen, duke ua nxire jeten vlonjateve dhe duke e nxire Vloren. Per kryetarin e bashkise Vlore, Dredhen e ri, mjafton qe portofoli I Vlores, buxheti I saj te kthehet ne portofolin e kryetarit, sikur t’a kishte biznes apo sipermarrje personale. Absurditeti vazhdon, ku ne kete projekt-buxhet jane planifikuar investime ne kopshte me vlera miliona-euro (vetem per 1 kopesht-Rikonstruksioni i Kopshtit “1 Maji” – 265,863,617 lekë), nderkohe vlera reale e rikonstruksionit eshte disafish me e vogel. Jane planifikuar rikonstruksione trotuaresh (edhe keto miliona euro-Rikonstruksioni i trotuareve përgjatë rrugës Transballkanike – Vlera: 152,279,383 lekë), per trotuare qe nuk kane nevoje qofte edhe per nje pllak te vetme. Ajo qe bie me shume ne sy, jane dhjetra-qindra mijera euro, te planifikuara per ahengje, festivale, panaire, udhetime per administraten, “booking” hotelesh e biletash avioni, zbukurime, e lloj e soj xixash e xhixhivelesh, te cilat pervec se jane shperdorime te panevojshme, nuk tregojne asgje tjeter, nderkohe dhjetra lagje te Vlores lengojne per infrastrukture, uje te pijshem, ndricim, kanalizime, trotuare e parqe. Edhe kete vit vazhdon trinomi papergjegjshmeri-mungese transparence-korrupsion !

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

0

Sot, më 28 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93.4 lekë dhe shitet me 94.7 lekë.

Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.3 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 64.7 lekë, ndërsa në shitje me 66 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe