Home Blog Page 2628

“Minoi të ardhmen demokratike të vendit”/ SHBA vendos sanksione ndaj ish-Kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Ivanishvili

0

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër i vendit që shihet gjerësisht si udhëheqësi de fakto i vendit në pjesën jugore të Kaukazit. Kritikët thonë se vendi ka ndryshuar duke marrë një drejtim autoritar, pro-rus muajt e fundit nën partinë e tij ‘Ëndrra Gjeorgjiane’.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po sanksiononin zotin Ivanishvili për “minimin e të ardhmes demokratike dhe euroatlantike të Gjeorgjisë dhe veprimeve pro Federatës Ruse”.

Sekretari Blinken tha se ish Kryeministri Ivanishvili kreu “veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Shtetet e Bashkuara ose jashtë saj, në të mirë të qeverisë së Federatës Ruse”.

Ish Kryeministri Ivanishvili, i cili fitoi miliarda në Rusi me metale dhe telekom në vitet 1990, e largoi me shpejtësi vendin e tij që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian nga Perëndimi. Ai akuzoi publikisht agjencitë e huaja të inteligjencës se synojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë.

Sanksionet shënojnë kulmin e acarimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Gjeorgjisë, e cila ishte parë si ndër vendet më demokratike dhe properëndimore të ish-Bashkimit Sovjetik.

Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, e cila mbizotërohet nga zoti Ivanishvili, thotë se është e përkushtuar ndaj një Gjeorgjie demokratike dhe properëndimore, duke ruajtur gjithashtu lidhje pragmatike me Rusinë fqinje. Por muajin e kaluar ajo ngriu bisedimet e anëtarësimit me bllokun evropian deri në vitin 2028, duke ndalur papritur një qëllim të gjatë kombëtar që është e shkruar edhe në kushtetutën e saj.

Ky vendim nxiti protesta mbi një mujore dhe shtypjes së tyre me arrestimin e mbi 400 njerëzve, duke përfshirë politikanë të profilit të lartë të opozitës.

Shtetet e Bashkuara më 18 dhjetor sanksionoi disa zyrtarë të lartë të ministrisë së brendshme gjeorgjiane, të cilët i akuzoi për bashkëpunim në shtypjen e protestuesve.

Sanksionet nënkuptojnë se çdo pasuri e ish Kryeministrit Ivanishvili në Shtetet e Bashkuara është e ngrirë. Zoti Ivanishvili dhe aleatët e tij në qeveri kanë thënë vazhdimisht gjatë viteve të fundit se miliarderi ishte tanimë nën “sanksione de facto” nga Shtetet e Bashkuara, diçka që Uashingtoni e kishte mohuar.

Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi sanksionet e reja.

Pushteti në Tbilisi ka miratuar këtë vit ligje që rregullojnë “agjentët e huaj” dhe të drejtat e komunitetit LGBT që kritikët thonë se janë frymëzuar nga Rusia.

Rusia sundoi Gjeorgjinë për rreth 200 vjet deri në vitin 1991. Sondazhet tregojnë se gjeorgjianët në shifra të larta nuk e duan fqinjin e tyre të madh, i cili vazhdon të mbështesë dy rajone të shkëputura gjeorgjiane.

Rusia dhe Gjeorgjia nuk kanë pasur marrëdhënie zyrtare diplomatike që kur Moska mposhti Tbilisin në një luftë pesë-ditore në vitin 2008. Rusia ka thënë se nuk ndërhyn në Gjeorgji.

Trazirat e javëve të fundit pasojnë zgjedhjet e diskutueshme në tetor, për të cilat rezultatet zyrtare i dhanë partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ pothuajse 54% të votave. Partitë opozitare kanë thënë se zgjedhjet ishin të njollosura me mashtrime dhe janë të paligjshme.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, një kritike e partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ dhe që ka rol kryesisht ceremonial, ka thënë se ajo nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk do të largohet nga posti kur mandati i saj të përfundojë në fund të këtij muaji.

Pasardhësi i saj, Mikheil Kavelashvili, i zgjedhur nga ligjvënësit e partisë në pushtet, do të inaugurohet të dielën.

‘Ëndrra Gjeorgjiane’ tha se pret që marrëdhëniet me Uashingtonin të përmirësohen gjatë mandatit të Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump./VOA

Sa paga i duhen një evropiani të blejë një shtëpi (dhe krahasimi me Shqipërinë)

0

Një studim i fundit nga platforma BestBookers.com ka zbuluar se Danimarka është shteti evropian ku një shtëpi blihet më shpejt. Sipas të dhënave, një apartament prej 100 metrash katrorë në Danimarkë kushton mesatarisht sa 114 paga neto, ose më pak se 10 vite kursime. Kjo e rendit Danimarkën në krye të listës për sa i takon përballueshmërisë së banesave në Evropë.

Në vendin e dytë dhe të tretë në listë renditen Irlanda dhe Suedia, ku qytetarëve u nevojiten përkatësisht 123 dhe 129 paga mujore për të blerë një apartament.

Në fund të listës së shteteve të përfshira në studim janë Republika Çeke dhe Sllovakia. Në këto vende, një punonjës me pagë mesatare duhet të kursejë përkatësisht 274 dhe 297 paga mujore, ose 22 dhe 24 vite për të blerë një apartament prej 100 metrash katrorë.

Në rajonin e Ballkanit dhe shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut renditet më mirë se Greqia. Në Maqedoni, një punonjës me pagë mesatare duhet të shpenzojë 215 paga, ose gati 18 vite për të mbyllur një kredi për një shtëpi. Në Greqi, kjo shifër arrin në 228 paga, ose rreth 19 vite.

Vende të tjera të rajonit, si Bosnja dhe Mali i Zi, kërkojnë mbi 20 vite kursime për të blerë një apartament. Sllovenia gjithashtu mbetet ndër vendet më të shtrenjta në rajon.

Edhe pse Shqipëria nuk është përfshirë në këtë studim, të dhënat nga INSTAT tregojnë se paga minimale në vend është 40,000 lekë të reja. Ndërkohë, çmimi mesatar për metër katror varion nga mbi 60,000 lekë në rrethe, deri në mbi 120,000 lekë në Tiranë.

Në kryeqytet, një apartament prej 100 metrash katrorë kushton mesatarisht 125,000 euro. Me pagën minimale, një banor i Tiranës do të duhet të kursejë 312 paga mujore, ose mbi 25 vite, për të blerë një shtëpi.

Ndërkohë që raporti nuk përfshin shpenzime të tjera si ushqim, veshmbathje apo shëndetësi, duke e bërë kështu një analizë më tepër teorike sesa praktike, ai reflekton qartë sfidat që qytetarët e vendeve të ndryshme përballojnë për të siguruar një strehë, si dhe thekson hendekun e madh ekonomik të të ardhurave në të gjithë Evropën.

“Parashqevia do takohet me ish-bashkëshortin dhe djalin”/Deklarata e familjes Nofle: Nuk donim ta ndanim nga Luka, por…

0

Këngëtarja Parashqevi Simaku, do të takohet me djalin e saj dhe me ish-bashkëshortin Robert Nolfe.

Lajmin e ka bërë të ditur biznesmeni shqiptar që ndodhet në New York, Elton Ilirjani. Teksa shprehet se takimi do ndodhë së shpejti, ai bën thirrje që të ndalen kërcënimet ndaj familjes Nolfe.

Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robert, djalin dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe. Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun”-shkruan biznesmeni Ilirjani.

Po ashtu, Ilirjani ka ndarë edhe një deklaratë të familjes Nolfe, e cila shprehet se nuk ka dashur kurrë ta largojë Parashqevi Simakun nga djali i saj.

Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i  nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë.

Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit, E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të”-është mesazhi që ka ndarë në Instagram Elton Ilirijani.

Wolt zgjeron shërbimet e shitjes me pakicë në Shqipëri duke nisur bashkëpunimin me Conad Albania

0

Tiranë, 27 Dhjetor 2024 – Wolt, platforma udhëheqëse për shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt, njofton me krenari zgjerimin e shërbimeve të saj të tregtisë me pakicë në Shqipëri. Ky zhvillim i rëndësishëm do të sjellë një gamë të gjerë të produkteve së përditshme në prag të derës së klientëve, duke përmirësuar më tej rolin e platformës në transformimin e përvojave të blerjes lokale.

Wolt Albania tani ofron një shumëllojshmëri të gjerë kategorish së tregtisë me pakicë për të përmbushur nevojat e ndryshme të klientëve të saj. Aktualisht, platforma përfshin kategori si farmaci, pije alkoolike (dyqane vere), produkte për kafshë shtëpiake, dyqane lulesh, kasapëri, lodra për fëmijë, elektronikë, produkte shëndeti dhe bukurie, me kategori shtesë si detergjentë shtëpiakë, të cilat priten të shtohen së shpejti.

Shërbimet e tregtisë me pakicë të Wolt janë aktualisht të disponueshme në Tiranë, me plane për t’u zgjeruar në qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo siguron që edhe më shumë klientë do të mund të shijojnë rehatinë e blerjeve nga shtëpia pa pasur nevojë të vizitojnë supermarketet. Klientët mund të shmangin trafikun, mbajtjen e çantave të rënda dhe radhët e gjata në arka, veçanërisht gjatë sezonit të zënë të festave. Me vetëm disa klikime në pajisjet e tyre mobile, ata mund të porosisin produktet e preferuara me çmime si në dyqane dhe t’i marrin ato brenda pak minutash. Funksioni i gjurmimit në kohë reale i Wolt përmirëson më tej përvojën e përdoruesit, duke ofruar transparencë dhe qetësi gjatë gjithë procesit të shpërndarjes.

Duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e saj të tregtisë me pakicë, Wolt është i lumtur të njoftojë partneritetin e tij me Conad Albania. Duke filluar nga java e 16 dhjetorit, Conad Albania do të bashkohet me Wolt, me një dyqan fillestar, i cili ofron përafërsisht rreth 3,000 produkte, përfshirë të njëjtat oferta dhe promocione ekskluzive të disponueshme si në dyqane dhe me mbulim të shpërndarjes në të gjithë qytetin. Klientët tani mund të bëjnë porosi për supermarket e këtij rrjeti përmes Wolt nga ora 10:00 deri në 20:00, çdo ditë të javës, përfshirë fundjavat, duke garantuar rehati dhe lirshmëri. Me integrimin e Conad Albania në platformën e saj, Wolt siguron që klientët në Shqipëri tanimë të mund të blejnë ushqime dhe produkte thelbësore për shtëpinë me vetëm disa klikime në pajisjet e tyre mobile. Angazhimi i Wolt për të ofruar çmime dhe promocione si në dyqane përmirëson më tej vlerën për përdoruesit.

Akis Stamoulis, Kreu Rajonal i Komunikimit dhe Çështjeve Publike në Rajonin e Jugut, në Wolt Albania, u shpreh: “Jemi të emocionuar të zgjerojmë ofertat tona të tregtisë me pakicë në Shqipëri dhe të sjellim marka të besuara si Conad Albania në platformën tonë. Ky partneritet thekson përkushtimin tonë për t’u ofruar klientëve qasje të lehtë në një gamë të gjerë produktesh, qoftë kur blejnë ushqime, lule apo artikuj të specializuar.”

Në një botë me ritme të shpejta, ku rehatia është thelbësore, Wolt është shfaqur si udhëheqës në industrinë e shpërndarjes. Përmes teknologjisë së avancuar, një game të gjerë shërbimesh dhe një angazhimi të fortë për qëndrueshmëri, Wolt po vendos standarde të reja për konkurrentët, duke tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë e klientëve në mbarë botën. Ndërsa kompania rritet dhe sjell risi të reja, ajo është e vendosur të formësojë të ardhmen e shërbimeve të shpërndarjes, duke lidhur konsumatorët dhe bizneset më lehtë se kurrë më parë. Tregu shqiptar është i etur për të adoptuar këto përparime, me plane për të zgjeruar platformën e Wolt në qytete të tjera në të gjithë vendin, gjithmonë duke ruajtur vlerat e saj kryesore.

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit

0

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Burime për medite bëjnë me dije se prokurori Edvin Kondili kërkon për zyrtarin e lartë, dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.

Ndërsa si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.

Memolla akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës është dërguar në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me tre të pandehur të tjerë, Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani të akuzuar “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe Isuf Tosku, i akuzuar për falsifikim të dokumentave, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe komunikon me Xhamanin, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, po ashtu në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar shtetases për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.