Home Blog Page 2629

Analiza/ Artur Zheji: Parashqevi Simaku: Kësulkuqja e shqiptarëve! Pse u bë virale fabula e Shkëlqimit dhe Skëterrës

0

Nga Artur Zheji

Vëmendja tronditëse për Parashqevinë, është në thelb një tronditje e personalitetit të vetë shqiptarëve.

Shumica e mërgimtarëve të larguar përdhunshëm nga Vendi i Shqiponjave të plagosura, shohin te këngëtarja e pafat dy kohë të shkrira në një të vetme: Shkëlqimin dhe Skëterrën.

Mërgimtarët shqiptarë, janë në të vërtetë shumica e popullit tonë, kudo që flitet shqip, në çdo cep të trojeve tona të lashta dhe moderne. Dhe kjo shumicë, shumë milionëshe ka qenë si ato farat e luleve të bukura të malit, që stuhia i rrëmbeu, i pështjelloi në mijëra shtjella dhe i degdisi në të katër anët e horizontit.

I degdisi dhe i përplasi, i shtypi dhe i dhunoi, i turpëroi apo i depersonalizoi, i shkeli apo ju zhduku emrat dhe origjininën e fisit nga vinin…

Por nuk i shfarosi dot!
Ata, milionat e shqipeve të plagosura, ndërtuan foletë e tyre në shkretëtirat e vendeve të huaja, grimcë pas grimce.
Shpesh me kokën ulur e të nënshtruar, por me një “Arnaut inat” siç e thërrasin turqit inatin e tërbuar të shqiptarëve, me një Arnaut inat pra, të fshehur e të mbrojtur, thellë në placën e tyre, si një farë të pacënuar.
Një farë e pacënuar gati të mbijë, kur kushtet e stuhisë që i rrëmbeu të qetësohen dhe kur shkretëtira të çelë gjethe e sythe për ta e familjet e tyre.

Dhe sot që flasim, të degdisurit e dikurshëm të para 30 viteve, në të shumtën e tyre mbijetuan e hodhën rrënjë.
Dhe i rrëfyen botës frutin rrezatues të geneve shqiptare, duke kapur shumë maja të habitshme dhe lartësi të pabesueshme në xhunglën e egër të Planetit dhe në çdo cep të tij.

Dhe kështu pas 30 vitesh batërdie dhe kryeneçësie të shqiptarëve të arratisur nga jeta e tyre e dikurshme, për të rritur ëndra dhe fëmijë në Dhé të huaj, si në një pasqyrë e thyer, panë shumë pranë dy kohë krejt të kundërta!
Dy kohë të kundërta, të mbërthyra në një person të vetëm: Parashqevi Simaku.

Një këngëtare rrezatuese e skenave të pambrritshme dhe një të pastrehë të harruar nga vetja dhe të harruar nga bota.
Dhe sedra e “Arnaut damarit” u tërbua, duke uluritur “Drejtësi!” për Parashqevinë, që domethënë drejtësi për veten në të njejtën kohë!

Dhe kështu harresa u shëndrrua në kujtesë dhe Parashqevia u bë “virale” sa hap e mbyll sytë, sepse shqiptarët zbuluan Kësulkuqen e tyre, pak përpara se ta hante “ujku” në metrotë e Nju Yorkut.
Dhe e shpëtuan Kësulkuqen e tyre, tashmë kombëtare, duke shpresuar se kanë shpëtuar edhe veten e tyre nga nja Fat i tillë.
Iluzion sigurisht!

Por një iluzion që fal një dehje të ëmbël dhe aspak të dëmshme, në një botë shqiptarë të pushtuar nga politika dhe Mbretëresha Gënjeshtër, në të vërtetë Mbretëresha jonë e vërtetë në këto kohë moderne…

Pjesa tjetër që lidhet me fatin e Parashqevisë, ka shumë spekullim dhe llum, biznes dhe shëmti, sepse të vërteta të tjera na presin në lidhje me këtë përrallë që na vjen nga stacionet e trenave Njujorkezë…

Por nuk dua sot të merrem me këtë llum, por me pasionin e parrëfyer të shqiptarëve për gjëra të bukura dhe përralla me fund të lumtur!

Na bekoftë Zoti për bukurinë fëminore që shqiptarët ruajnë ende në zemrat e tyre të ngrohta!…

VIDEO/54-vjeçari tenton të djegë familjen në Kamëz, gruaja dhe fëmijët tregojnë tmerrin: Jemi dhunuar vazhdimisht, nuk e di si shpëtuam

0

Ky është momenti kur Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë futet në banesën e tij në Bathore dhe i vë flakën mesditën e 25 dhjetorit.

Nën efektin e alkoolit, 54-vjeçari ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin Brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën.

Top Channel ka siguruar edhe pamjet kur njëra nga vajzat është prekur nga flakët.

Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë djegur nga flakët.

Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”-tregon ajo.

Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

54 vjeçari është arrestuar pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë.

54-vjeçari tenton të djegë familjen në Kamëz, gruaja dhe fëmijët tregojnë tmerrin: Jemi dhunuar vazhdimisht, nuk e di si shpëtuam

EMRI/ U përplas ‘kokë më kokë’ në mes të rrugës me një tjetër automjet, ndërron jetë tragjikisht shqiptari në Itali. Ja si ndodhi aksidenti

0

Një aksident fatal ka ndodhur natën e 23 dhjetorit, rreth orës 23:30, në komunën e Spresiano në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën pas një përplasjeje kokë më kokë me një tjetër makinë.

Mësohet se ka humbur jetën 44-vjeçari nga Durrësi, Eduart Shaka, i cili  banonte në Nervesa della Battaglia.

Sipas raportimeve paraprake, Shaka nuk kishte përdorur rripin e sigurimit në momentin e përplasjes, gjë e cila rezultoi fatale për të.

Ai u gjet i pajetë jashtë makinës së tij, disa metra më tutje nga vendi i përplasjes, ndërkohë që makinat ishin përfshirë në një aksident të fortë në mes të rrugës.

Sipas hetimeve, automjeti Golf i drejtuar nga një 53-vjeçar nga Carbonera, ka kaluar në korsinë e kundërt, duke u përplasur kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

Nga përplasja ka ndërruar jetë 44-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i Fiat Puntos, ndërsa shoferi i Golfit ka pësuar lëndime të lehta. Drejtuesi i Golfit është nën hetim për vrasje me automjet.

Eduart Shaka, i lindur në Durrës, Shqipëri, kishte emigruar në Itali në vitin 2010 dhe kishte jetuar në Nervesa della Battaglia me vajzën e tij. Ai kishte themeluar një biznes të suksesshëm zdrukthtari që nga viti 2019, duke u integruar plotësisht në jetën dhe tregun e provincës së Trevisos.

Autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij do të kryhet më 31 dhjetor nga mjeku mjekësor Alberto Furlanetto, pas urdhrit të prokurorit Gabriella Cama.

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së, kush është i përzgjedhuri nga Donald Trump

0

Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore të zbatimit të ligjit dhe zbulimit në vend. Korrespondenti i Zërit të Amerikës për Sigurinë Kombëtare, Jeff Seldin i hedh një vështrim të emëremrit që zoti Trump e përzgjodhi për ta drejtuar dhe reformuar Byronë Federale të Hetimeve (FBI).

Ky njoftim befasoi shumë njerëz. Drejtori i FBI-së Christopher Wray u tha punonjësve të agjencisë se do të dorëhiqet, kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën.

“Është rruga më e mirë për të shmangur problemet. Ajo që absolutisht nuk mund të ndryshojë, është angazhimi ynë për ta bërë gjënë e duhur, në mënyrën e duhur, çdo herë”, tha ai.

Por, ndryshimet po vijnë. Kash Patel – i përzgjedhur nga zoti Trump për ta drejtuar FBI-në para se zoti Wray të njoftonte planet për t’i dhënë fund para kohe mandatit të tij 10-vjeçar, u takua me ligjvënësit për të ndihmuar konfirmimin e tij.

44 vjeçari Patel është një ish avokat publik dhe prokuror federal, që punoi si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe në Pentagon gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

“Mendoj se Trumpi e pëlqen atë për mendimet e tij, që përputhen me ato të Presidentit Trump, për abuzimet në Departamentin e Drejtësisë, sidomos FBI-së dhe hetimeve aty ku nuk është dashur”, thotë John Fortier nga Instituti amerikan Enterprise.

Diçka që zoti Patel e ka thënë hapur.

“Jam i nderuar që jam këtu, në mbështetje të Donald Trumpit. Ai është viktimë, por ne si vend jemi viktimë edhe më e madhe nga shndërrimi antikushtetues i drejtësisë në një armë”, tha ai.

Zoti Patel ka zemëruar kundërshtarët me deklaratat për mbyllje të selisë së byrosë në Uashington, reduktim të kompetencave vëzhguese të FBI-së dhe shkurtim të përmasave të operacioneve të zbulimit të agjencisë.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për asgjësimin e sistemit të ashutuquajtur ‘deep state’ dhe në librin e tij të vitit 2023 me titull ‘Gangsterët e qeverisë’ ai përmend 60 zyrtarë që nuk janë pajtuar me zotin Trump.

“Disa ndryshime ai mund t’i bëjë vetë ose pas disa ndryshimeve në personel. Por, nëse ai vërtet synon ndryshime të mëdha, duhet më shumë punë nga ekzekutivi dhe legjislativi, pra duhet më shumë kohë dhe angazhim jo vetëm nga ai”, thotë analisti Fortier.

Kash Patel, sipas zotit Trump, është njeriu i duhur që të paktën t’i nisë këto ndryshime./voa

Gjendja shëndetësore e gruas së Bashar al-Assad vazhdon të rëndohet! Familjarët e saj të alarmuar: Mjekët thonë se…

0

Gruaja e diktatorit sirian Asma al-Assad, e cila ka marrë azil në Rusi pas rënies së regjimit është në gjendje kritike për jetën, sipas burimeve pranë familjes së saj, të cituar nga gazeta britanike Telegraph.

Pas përmbysjes së të shoqit, i cili prej 13 vitesh ishte diktator i Sirisë, familja Asad u nis për në Moskë. Asma al-Assad është në një situatë të keqe, siç theksojnë të njëjtat burime, të cilët flasin në kushte anonimiteti.

“Ajo ka 50% mundësi për të jetuar”, thonë njerëzit pranë familjes së saj.

Majin e kaluar, sipas një njoftimi të presidencës siriane, 49-vjeçarja Asma iu nënshtrua trajtimit, pasi ishte diagnostikuar me leuçemi mieloide akute, një formë e kancerit qelizor.

Megjithatë, në periudhën 2018-2019 ajo luftoi edhe me kancerin e gjirit, nga i cili u shërua. Megjithëse gjendja e saj shëndetësore dukej se po përmirësohej, javët e fundit shëndeti i saj është përkeqësuar, sipas burimeve pranë familjes Assad.

Shanset e saj për të mbijetuar janë vetëm 50%, sipas mjekëve kurues të ish “zonjës së parë” të Sirisë, sipas gazetës britanike Telegraph.