Home Blog Page 2630

“Oj nënëzo, çfarë kam bërë”- Historia rrëqethëse vrasjes së 24-vjeçarit çam nga regjimi komunist, ç’ndodhi në 1954 në “Bishtin e Krastës”!

0

NGA HYQMET ZANE/ Në një natë të errët të vitit 1954 në vendin e quajtur “Bishti i Krastës” në Elbasan, plumbat e togës së pushkatimit i morën jetën një djali 24- vjeçar nga Çamëria. I njohur si vendi ku janë pushkatuar me gjyq a pa gjyq shumë shqiptarë të mirë, “Bishti i Krastës’ është dëshmitari i pamanipuluar që ka përjetuar makabritetin e një regjimi që nuk kursente asnjë jetë njeriu për kënaqësinë e bishës kriminale. Nustret Alizoti nga Çamëria ishte njeri nga viktimat e intrigave që kurdiste dhe sajonte sigurimi i shtetit dhe vetë diktatori ndaj kujtdo njeriu që kishte dinjitet e dhe integritet shqiptari përballë injorancës dhe harbutërisë komuniste që përzgjidhte pushteti vrasës i Enver Hoxhës. Për këtë rast të veçantë, Zenel Isa nga Galbaqi i Çamërisë, një punëtor i gurores që atë natë ishte roje i depos së dinamitit te “Bishtit të Krastës” të asaj kohe, bashkëmoshatar me Nustret Alizotin, u bë pa dashur dëshmitar i asaj nate të zezë si vetë sistemi.

Në bisedë e sipër më me gojën e tij më ka thënë për atë vrasje, se “e njoha nga zëri Nustretin kur klithte fjalët “Oj nënëzo, çfarë kam bërë, ç’keni me mua”. Ishin fjalët e fundit të njeriut që u gdhi në një gropë të mbuluar me ferra e mbi të të vendosur ca gurë. Zeneli vajti dhe ia tha nënës së tij, Merushes, se babai i kishte vdekur që në Çamëri më 1939. Zeneli më tregonte mua si gazetar dhe patriot se “bashkë me të shkuam në vendin ku ishte lënë i vrarë Nustreti. E qau me zë e shkreta nënë, e pa mirë djalin e saj që plumbat i kishin marrë jetën. E hapi më shumë gropën dhe e mbuloi djalin mes lotëve dhe ngashërimeve të pafund që të këpusnin shpirtin dhe mezi e duroja.

Ishte një nënë fatkeqe që mezi i kishte sjellë gjallë fëmijët nga Çamëria deri në Elbasan (siç e cilësonin çamët Elbasanin) pas masakrave greke. – I shpëtova nga greku dhe nuk ma merrte mendja mua fatzezën që të ma vriste shqiptari. Ç’është kjo mënyrë për ne kështu, kaq të mallkuar paskemi qenë. I rrita jetim se më vdiq burri e djemtë i ruajta nga greku. Oi, oi, djali im, çe pate këtë fat kështu, fatzeza unë ç’më gjeti,” – më kujtonte Zeneli fjalët e asaj gruaje çame, nënë fatkeqe, janë fjalët që më ka thënë në ligjëratë të drejtë Zenel Isa.

Nustret Alizotin ishte djali i dytë nga tre që kishte Qazim Alizoti. Dhe, si të mos mjaftonin fatkeqësitë, vetëm 8 vjet më pas nëna e Nustretit, ndërroi jetë me një maraz në shpirt se jo vetëm iu vra djali, por iu njollos familja me etiketimin e fjalëve që thuhen në këto raste. Aliu, djali i tretë Qazimit dhe Merushes, banues në Elbasan, me shqetësimin për vëllanë e tij që u vra aq pabesisht nga sistemi, shprehej se “një ditë në shtëpinë tonë erdhën dy oficerë të sigurimit dhe folën me nanën dhe i thanë se nuk do të kishin ngacmime të tjera, se po tu thoshte dikush ndonjë fjalë, të vinin e të takonin ata. Nuk e kuptova se çfarë donin të thoshin me këto fjalë, por vetëm një gjë munda të kuptoja se im vëlla ishte vrarë pabesisht dhe si rezultat i intrigave dhe pabesive që thureshin në atë kohë, kur Shqipëria ishte në krizë ushqimore se vepronte sistemi i triskimit me pika. Ka qenë kjo që e ngatërruan vëllain tim me të ashtuquajturat përvetësime, kur ne në shtëpi jetonim në varfërinë e plotë si gjithë të tjerët. Kontrollet e bëra nga policia dhe hetuesia nuk gjeti asgjë, por u habitën për varfërinë që kishim. Ç’të të them o djalë, keq e më keq. I shpëtuam grekut dhe u vramë në Shqipëri. Këtë gjë nuk e kuptoja përse ndodhte në atë kohë, veç sot i kuptoj të gjitha”. Kësaj i thonë “më fal se të vrava” dhe këtë dinin ta thoshin ata që të vrisnin natën e të qanin ditën, sigurimsat e drejtuar dhe frymëzuar nga vetë diktatori.

Ali Alizoti, vëllai i vogël i Nustretit, i ka bërë të gjitha dermashet, siç i thonë fjalës, për të gjetur arsyetimet e dënimit të vëllait, por edhe të mësonin se ku ndodhet varri i tij tani. Ai i ka shkruar edhe Ministrisë së Drejtësisë duke i renditur shumë fakte dhe duke kërkuar drejtësi për pafajësinë e vëllanë e tij. Ndër të tjera Ali Alizoti shprehet se “në ato vite nuk mund të kërkonim drejtësi se do të kishim të tjera presione, ndaj heshtëm, ulëm kokën e punuam, ja ashtu, me brengë, me frikë, duke humbur edhe vendin se ku ishte varri i tim vëllai që nuk e gjetëm më. U rritëm keq e keq në Elbasan, megjithëse nga qytetarët elbasanas kishim mbështetje dhe na e qanin hallin. Ishim të detyruar të ulnim kokën duke pranuar pa dashje padrejtësinë e treguar ndaj vëllait tim Nustretit”.

Si e mendon Ali Alizoti vrasjen e të vëllait të tij Nustret Alizoti? Të flasësh për vrasjet e popullatës çame, duhet thënë se ato janë të shumëllojshme dhe në çdo kohë, sepse aty ishte porosia greke që strehohej në ish Byronë Politike të kohës së bashku me antishqiptarizmin e vetë diktatorit. Por ajo që mbetet ende si një mister për këtë familje nga Çamëria, është fakti se ka një seri kontradiksionesh në dokumentacionet e dërguara pas kërkesave të Ali Alizoti për të mësuar për vrasjen e vëllait të tyre. Në një letër drejtuar Ministrisë së Drejtësisë ndër të tjera ai shprehet se :

Nustret Qazim Alizoti për nivelin e tij intelektual dhe kulturor nuk mund të lëshonte veten e tij në nivel të vjedhësit, (siç gjente akuza sigurimi i shtetit), pasi kjo vërtetohet me faktin se si djalë intelektual dhe shumë i rregullt, menjëherë, pas mobilizimit ushtarak, u vendosa kujdestar në repartin 3700 në Tiranë. Nga të gjitha verifikimet tona të bëra dhe për të cilat disponojmë dokumente, na bindin se gjyqi dhe vendimi i dënimit të tij me vdekje është i sajuar ose i montuar sipas modeleve që përdorte sigurimi i shtetit të diktaturës, sepse:

Dy certifikatat e vdekjes që disponojmë, njëra nxjerr nga gjendja civile e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Elbasan që nuk i lexohet data, por që është e para viti 1990, ka datë vdekjeje 2 prill 1954, ndërsa certifikata e marrë nga ana jonë në gjendjen civile të Rrethit Elbasan më datë 28. 12., 2007 shënon si datë vdekjeje 2 gusht 1954.

Vërtetimi i komisariatit të policisë Elbasan lëshuar më 21.10.1993 thotë se nuk ka asnjë dokument për ekzekutimin e tij.

Vërtetimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan datë 03. 03. 2008 thotë se nga kontrolli i indeksit penal të vitit 1953-1954 nuk figuron i dënuar zoti Nustret Qazim Alizoti.

Në shkresën përgjigje të Drejtorisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme me numër 293/3 prot. datë 03. 10. 1994, thuhet se nuk gjendet dosja penale e zotit Nustret Qazim Alizoti, por vetëm vendimi nr. 2 datë 13. 06. 1954 i dënimit me vdekje.

Në shkresën përgjigje dhënë familjes nga ana e drejtorisë së Arkivit të Ministrisë së Rendit Publik me Nr. 1925/1 prot, datë 24. 11. 1993, thuhet se për zotin Nustret Qazim Alizoti nuk kemi asnjë të dhënë në burimet tona arkivore.

Në vërtetimin e datës 13. 12. 1993 të degës Ushtarake Elbasan nga ku është mobilizuar zoti Nustret Qazim Alizoti më 03. 11. 1953, thuhet se nuk disponohen dokumente. (Nustret Alizoti dhe vëllezërit e tij, ashtu si të gjithë burrat çamë që ishin deri në moshën e ushtrisë, u thirrën që të bënin shërbimin ushtarak, fill pas heqjes së shtetësisë greke dhe dhënies me forcë të shtetësisë shqiptare, duke mbyllur kështu me dashje një kapitull kërkesash me dashje të qeverisë komuniste ndaj shtetit grek që më 1953 kishte bërë amnistinë e pasluftës dhe popullata çame kishte të drejtën të kthehej në vendin e vet. Në këtë mënyrë shteti monist i Enver Hoxhës u bë bashkëpunëtor me shtetin grek).

Vërtetimi datës 12. 12. 1993 i përgjegjësit të varrmihësve ku thotë se në regjistrat e varrimit të periudhës 1953-1954 zoti Nustret Qazim Alizoti nuk figuron i varrosur.

Vërtetim i zyrës së gjendjes gjyqësore të Ministrisë së Drejtësisë me Nr. Prot. 49-2008, i datës 07. 01. 2008 se është dënuar veç të tjerash për të paguar dënimin në lekë prej 202.105 lekë të vjetra, ndërsa në shkresën përgjigje të datës 03. 10. 1994 me Nr. 293/3 prot, të Drejtorisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se është dënuar për përvetësim të pasurisë shtetërore për 103.560 lekë të vjetra.

Sipas vendimit të Gjykatës thuhet se konfiskohet pasuria dhe se zhdëmtohet shuma e mësipërme. Në fakt në familjen dhe shtëpinë e Nustret Alizotit nuk ka ndodhur asnjë konfiskim i pasurisë së tij dhe familjes dhe nuk është paguar kurrë asnjë lloj vlerë leku ose malli.

Në kontrollin e bërë pas arrestimit të tij në familje dhe pa dijeninë e familjes për arrestimin e tij, kontroll i bërë në befasi në orën 01 të natës pa prezencën e familjarëve, në shtëpi nuk u gjet asnjë provë e fajësisë së tij si materiale, para apo ndonjë gjë tjetër. Në këtë kontroll ka qenë Këshilli i Lagjes, Dega e Punëve të Brendshme dhe punonjësi i konfiskimit Qazim Kuqashi.

Të gjitha provat shkresore duket hapur se janë në kontradiksion të plotë me njëra -tjetrën dhe me mungesën totale të dosjes së tij penale dhe të provave për fajësinë e tij. Janë këto fakte që të çojnë në konkluzionin se dënimi i Nustret Qazim Alizoti ka qenë fals, i sajuar dhe me ndonjë qëllim dashakeqës që asnjëherë familjes së tij nuk iu është bërë kurrë i njohur.

Është ky realitet që familjarët e tij nuk janë dakord dhe as të bindur në fajësinë e dënimit e Nustret Qazim Alizoti, jo vetëm për faktin se familja Alizoti gjithnjë e ka mbështetur jetesën në ndershmëri, mbi të gjitha në mungesën e plotë të provave për fajësinë e tij. Lidhur me këtë ngjarje familjarët Alizoti kërkojnë pafajësinë e tij dhe gjendjen e eshtrave të tij, pasi ai nuk ka një varr.

Është ky fati i shumë e shumë çamëve që erdhën në Shqipëri për të gjetur shpëtim nga plumbat e pabesisë dhe gjenocidi antishqiptar grek, por që gjetën këtu një pabesi tjetër dhe u bënë viktimat e gjenocidit komunist, ashtu si edhe shumë bashkëkombës shqiptarë. Ndaj dhe vargjet e shkrimtarit Adem Istrefi në poezinë “Çamërisë ç’i panë sitë”, ku shkruan :

“… Rri, o zot, mos fol,

në bri të kaut s’u fshihka dhembja

dhe as ndër kisha s’u shkruaka historia,

mizori si kjo kujt tjetër i panë sitë,

atje çam i ndyrë, këtej çam i djegur,

vallë veten të bindnim se hak kishim

mizorinë?!”

Skenarët/Nuk është fantashkencë, por një mundësi reale! Çfarë do t’i ndodhte Tokës nga një stuhi diellore ekstreme

0

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra.

Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një katastrofë globale: spitalet paralizohen, Interneti nuk funksionon, Gps-të janë të padobishëm, trenat dhe avionët ndalojnë së lëvizuri. Ndërkohë, në qiell do të shfaqeshin aurora spektakolare, por çmimi do të ishte i lartë. Ky skenar nuk është fantashkencë, por një mundësi reale në rast të një stuhie diellore ekstreme.

Ngjarja e Carrington-it

Për të kuptuar këtë fenomen, duhet të kthehemi pas në kohë. Dielli ynë, megjithëse duket i qëndrueshëm, është vendi i aktiviteteve të dhunshme që shpesh nuk i vërejmë. Në shtator 1859 ndodhi një ngjarje e tillë, e njohur si Ngjarja e Carrington-it, kur një stuhi diellore e fuqishme goditi Tokën. Në atë kohë, teknologjia ishte e kufizuar tek telegrafi, dhe efektet përfshinin ndërprerje të linjave dhe shkëndija nga shtyllat e telegrafit. Ndërkohë, urora boreale u panë deri në Kubë, Hawaii dhe Xhamajka.

Fenomenet e dhunshme diellore në të kaluarën

Stuhia diellore e vitit 1859 ishte rreth 10 herë më e fuqishme se një ngjarje e ngjashme që ndodhi në maj 2024. Në shekullin e 20-të dhe të 21-të ka pasur raste të tjera të fuqishme, si stuhia gjeomagnetike e marsit 1989, që shkaktoi një ndërprerje 10-orëshe të energjisë elektrike në Quebec dhe problemet e sistemit elektrik në SHBA. Një tjetër stuhi, në maj 1921, shkaktoi zjarre dhe dëme në linjat telegrafike.

Studimet mbi izotopet radioaktive në shtresat e akullit tregojnë se në 1,000 vitet e fundit ka pasur stuhi edhe më të forta se ajo e Carrington-it. Megjithatë, këto fenomene janë të paparashikueshme dhe mund të ndodhin në çdo moment.

Skenari i “stuhisë perfekte”

Një stuhi ekstreme fillon me shfaqjen e njollave të mëdha në sipërfaqen e Diellit, të cilat çlirojnë energji magnetike dhe përfundimisht plazma të nxehura. Kur ky material arrin Tokën, ai ndërvepron me fushën magnetike të planetit, duke shkaktuar stuhi gjeomagnetike.

Efektet përfshijnë:

Dëmtim të satelitëve: Rrezatimi i lartë energjik ngroh dhe zgjeron atmosferën, duke shkaktuar më shumë fërkim mbi satelitët.

Probleme për astronautët dhe avionët: Rrezatimi paraqet rrezik për ata që ndodhen në orbitë ose në udhëtime mbi polet.

Prishje të rrjeteve elektrike: Rrymat induktive të gjeneruara nga stuhitë geomagnetike mund të dëmtojnë transformatorët dhe linjat elektrike.

Pasojat e një ndërprerjeje globale të energjisë

Nëse një stuhi e tillë ndodh sot, efektet do të ishin katastrofike. Transformatorët e dëmtuar nuk mund të zëvendësohen shpejt, pasi prodhimi i tyre kërkon muaj të tërë. Pa energji elektrike, ndalen jo vetëm pajisjet shtëpiake, por edhe transaksionet bankare, sistemet telefonike dhe transporti publik. Supermarketet boshatisen shpejt dhe mungesa e ujit të pijshëm bëhet një problem i madh.

A jemi të përgatitur?

Për momentin, burimet për monitorimin e “moti hapësinor” janë të kufizuara. Satelitët aktualë si Soho dhe Solar Dynamics Observatory janë të vjetër dhe nuk mund të japin të dhëna në kohë reale. Misioni Vigil i ESA-s, planifikuar për vitin 2031, mund të përmirësojë situatën, por aktualisht parashikimet janë të kufizuara në një sistem të quajtur “nowcasting”—thjesht vëzhgimi i çfarë po ndodh në moment.

Si të kufizojmë dëmet?

Strategjitë për të përballuar këto fenomene përfshijnë monitorimin e vazhdueshëm dhe ndarjen e rrjetit elektrik në segmente për të parandaluar përhapjen e dëmeve. Megjithatë, ndërgjegjësimi dhe përgatitja për një skenar të tillë mbeten të ulëta në shumicën e vendeve. / bota.al

Vendimi i qeverisë/ Këshilli Kombëtar i Territorit ndryshon emër, ja si do të quhet! Kush do jenë 11 anëtarët

0

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) do të quhet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU). Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme (26 dhjetor) të qeverisë.

Ky këshill do të jetë përgjegjës edhe për administrimin  dhe menaxhimin e burimeve ujore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri”, thuhet në vendimin e marrë.

Po ashtu ky këshill në përbërjen e vet do të ketë 11 anëtarë që janë ministrat e kabinetit qeveritar, bashkë me Kryeministrin dhe kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Përbërja e tij do të jetë:

-Kryeministri

-Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë

–Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

–Ministrin e Drejtësisë

–Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit

–Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

–Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

–Ministrin e Mbrojtjes

–Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

–Ministrin e Financave

–Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Vedimi i qeverise

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.519, DATË 20.9.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 6, të nenit 6, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.519, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Kudo në titull dhe në tekstin e vendimit, emërtesa “Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT)” zëvendësohet me “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU)”.

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje:

– ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë     anëtar;

– ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit     anëtar;

– ministrin e Drejtësisë anëtar;

– ministrin e Turizmit dhe Mjedisit anëtar;

– ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural anëtar;

– ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit anëtar;

– ministrin e Mbrojtjes anëtar;

– ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale     anëtar;

– ministrin e Financave anëtar;

– drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit

të Territorit  anëtar dhe sekretar.”.

Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e sekretarit të KKTU-së. Vendimet nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe hyjnë në fuqi menjëherë.

Në rastin e zbardhjes së vendimeve, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, sekretariati teknik koordinon veprimet me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet për dhënie lejeje apo autorizimi, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe, kur është rasti, dhe nga sekretari i KKTU-së, dhe hyjnë në fuqi menjëherë.”.

Vendimi nr.198, datë 3.4.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Ngarkohen të gjitha institucionet e përcaktuara në pikën 2, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

EMRAT/Aktorë, artistë dhe sportistë, qeveria miraton shtesë pension të posaçëm për 15 personalitete 

0

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete, mes tyre aktorë, artisë dhe sportistë.

Sipas vendimit te qeverise, ketyre personalieteve u jepet shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar  dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Emrat per te cilat qeveria miraton shtesen e pensionit të posaçem

1-Arqile Lipe
2- Florinda Mazreku
3-Marjana Leka
4-Zef Çoba
5- Suzana Turku
6-Ilir Pojani
7-Haxhi Ballgjini
8- Bashkim Hoxha
9-Sulejman Mema
10-Andrea Marko
11-Robert Kuqo
12-Bujar Luca
13-Pjerin Bushati
14- Shpëtim Kushta
15- Skënder Gjondedaj

VENDIMET E QEVERISE

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ARQILE NDONI LIPE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Arqile Ndoni Lipe, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. FLORINDA VANGJEL MAZREKU

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Florinda Vangjel Mazreku, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. MARJANA NDUE LEKA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Marjana Ndue Leka, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ZEF LUDOVIK ÇOBA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Zef Ludovik Çoba, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. SUZANA ZIJA TURKU

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Suzana Zija Turku, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ILIR MIHALLAQ POJANI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Ilir Mihallaq Pojani, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. HAXHI HAJDAR BALLGJINI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Haxhi Hajdar Ballgjini, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. BASHKIM DALIP HOXHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Bashkim Dalip Hoxha, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SULEJMAN HAXHI MEMA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Sulejman Haxhi Mema, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ANDREA LLUKA MARKO

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Andrea Lluka Marko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ROBERT SELADIN KUQO

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Robert Seladin Kuqo, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. BUJAR HAXHI LUCA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Bujar Haxhi Luca, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. PJERIN LUIGJ BUSHATI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Pjerin Luigj Bushati, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SHPËTIM IBRAHIM KUSHTA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Shpëtim Ibrahim Kushta, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. SKËNDER NUMAN GJONDEDAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703,  datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Skënder Numan Gjondedaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Zbulohet ilaçi që zgjat jetën e qenve, ul nivelin e plakjes! Po studiohet edhe për ndikimin tek njerëzit

0

Startup-i amerikan i bioteknologjisë Loyal planifikon të lançojë një ilaç që zgjat jetëgjatësinë për qentë, duke ofruar potencialisht njohuri për jetëgjatësinë njerëz

Kompania me bazë në San Francisko ka siguruar 125 milionë dollarë fonde për LOY-002, një pilulë ditore, e krijuar për të zgjatur jetëgjatësinë e qenit me të paktën një vit.

Ilaçi funksionon duke synuar ndryshimet metabolike të lidhura me moshën dhe rregullimin e insulinës, sipas CEO të Loyal Celine Halioua.

Njëkohësisht, projekti i plakjes së qenve po studion rapamicinën, një ilaç, i cili studimet paraprake sugjerojnë se mund t’i shtojë tre vjet jetës së qenve.

Studiuesit besojnë se këto studime të qenit mund të përshpejtojnë kërkimin e jetëgjatësisë njerëzore.

“Ne nuk po bëjmë qen të pavdekshëm,” tha Halioua. “Mënyra se si ilaçi zgjat jetëgjatësinë, ne supozojmë, është duke zgjatur shëndetin dhe duke shkurtuar kështu shkallën e plakjes.”