Home Blog Page 2631

Paraqitja e Veliajt në SPAK/ “Denoncimi u bë nga një patronazhist”, analisti: Po shihet si kërcënim për…

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, doli nga dyert e SPAK pas 5 orësh të kaluara në Prokurorinë e Posaçme. Veliaj tha se është denoncuar me letra anonime dhe nga një person që nuk ekziston

Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku tha se ‘denoncimi për kryebashkiakun është bërë nga një bilbil fryrës, patronazhist, i cili nuk ekziston’.

Ndër të paralajmëroi se ‘dimri dhe marsi i vitit 2025 do jetë i tmerrshëm’

“Veliaj zgjodhi një tjetër tribunë, atë të Këshillit Bashkiak. Ndoshta nuk ishte zgjidhje e mirë. Veliaj tha një të vërtetë të madhe, që  dinë pak vetë. Duket se identifikuar listën e gjatë të armiqve të tij duke përmendur një emër të përveçëm, që nuk ekziston në regjistrin civil. Emri i tij bëhet fjalë për një bilbil fryrës, patronazhist, që ka bërë denoncimin.

Pjesa më e madhe vjen nga brenda llojit, pjesa tjetër vjen nga aleanca fluide, opozitës vetë dhe perceptimit. Veliaj e ka humbur luftën me perceptimin publik. Veliaj po jeton me këtë vit që është shënjuar në shenjën e SPAK. Besoj se do e ngacmoj kureshtjen tuaj në një pikë, kujtoj kryemjeshtrin e kësaj lëvizje. Në tetor 2001, nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka thënë “i kam porositur të mttë, ne edhe me djalli do bëhemi kundër Ilir Metës”. Opozita e drejtuar nga Berisha u vu në mbështetje të Fatos Nanos dhe rezultoi në rrëzimin e Ilir Metës.

Opozita po bashkëpunon …është një sekret i madh publik, me segmente që e shihnin dhe e shohin Veliajn si një kundërshtar potencial në karrierën e tyre. Në këto trajektore zik-zake, Veliaj konsiderohet si kërcënim për të ardhmen e tyre. Ndryshe nga vetë Veliaj, që këtë herë besoj se do jetë segmenti i mbrojtjes së tij politike. Kjo histori e patronazhistë do të vijojë edhe më tej. Unë mendoj që afat të fundit ndodhet do të shini marsin e vitit të ardhshëm, ju siguroj që emisioni juaj në dimrin e 2025 dhe në pranverën e tij, do jetë i tmerrshëm.”, u shpreh Vangjeli.

“Është një kurth”, dëshmoi 5 orë në SPAK, Veliaj: Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që nuk ekziston!

0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga mbledhja e Këshillit Bashkiak foli për marrjen në pyetje për 5 orë nga SPAK për hetimin pasuror.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një Nesti Angoni. Ky person nuk ekziston, e dimë çfarë emri dhe kulture linçuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer pas te praktika e letrave anonime. Disa që nuk na mundin në betejë, kthehen te zanati i letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston, dihet se kë përfaqëson.

Kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe verifikon që është një kurth. Kam qenë gjithmonë bashkëpunues. E di gjithë Tirana ku jetoj, ku banoj, ku isha përpara zgjedhjeve dhe ku do të vazhdoj. Nuk hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut ‘SKAP’. Nuk kam bërë antiprotesta dhe nuk kam përdorur letra anonime. Nuk i them SPAK ‘plaç’ kur shkon me letra anonime.

Këtu do të jemi, në maj do t’ju mundim, pavarësisht letrave anonime. Këtu do të jemi, në këtë sallë”, tha Veliaj. 

Pas fjalimit të tij, kryebashkiaku Veliaj u largua nga salla, çka solli dhe reagimin e opozitës. 

“Për herë të parë, zyrtarë me akuzë kaq të rëndë”, gazetarja: Beqaj, Rrapaj dhe Rrjepaj dyshohen për grup kriminal!

0

Gazetarja Anila Hoxha këtë mbrëmje në studion e Top Story ka deklaruar se pozita e Ilir Beqajt, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj është e rënduar.

Ajo tha se me provat e administruar SPAK duhet të ricilësojë veprën penale sepse me këto prova ata kanë krijuar grup kriminal për të përvetësuar fondet.

“Ilir Beqaj dhe Rrjepaj,  janë të parët funksionarë të nivelit të lartë që kanë dhe akuzë të kësaj kategorie, të grupit kriminal, që është më e rënda”, u shpreh gazetarja e Top Channel.

“Se çfarë do të ndodhë në vijim, këtë do ta shohim në Gjykatën e Posaçme”, theksoi ajo.

A do të ketë reshje? Parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

0

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare-kalimtare gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era pritet të fyjë me drejtim verilindje-veri 3-11m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare 13-17m/s, shoqëruar me dallëzimi 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 5°C

në zonat e ulëta -2 deri 14°C

në zonat bregdetare 4 deri 14°C

VIDEO/Shqipëria nuk e ka ftuar kurrë, Rocco Vata bën heroin në Angli

0

Rocco Vata po i bën një mbyllje fantastike vitit 2024, teksa me dy gola dhe 2 asiste në 4 ndeshjet e fundit me ekipin e Watford, po ndihmon atë të mbetet në garën për kthimin në Premier League.

Sulmuesi shqiptar, i cili është dhe djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka qenë sot protagonist në suksesin 2-1 ndaj Portsmouth, me një gol në shtesë.

Ai u aktivizua në startin e pjesës së dytë, për t’i dhënë një impuls fazës ofensive të skuadrës e cila e shihte veten në disavantazh të një goli pas 45 minutave të para.

Vata shfrytëzoi një grushtim të portierit dhe duke ndjekur aksionin me shpejtësi shtyu topin në rrjetë për të shënuar golin e fitores 2-1 për ekipin e tij, që ngjitet kësisoj në vendin e 6 në renditjen e kategorisë së dytë angleze.

19-vjeçari nuk është thirrur kurrë nga moshat e Kombëtares shqiptare, teksa ka shkëlqyer me moshat e Irlandës.