Home Blog Page 2632

Arjan Curri zbulon detajin e rëndësishëm për nipin e Parashqevisë

0

Analisti Arjan Curri i cili prej ditësh ndodhet në Neë York sëbashku me Julia Ilirjanin pranë Parashqevi Simakut, ka postuar një foto në Instagram me nipin e këngëtares, Ani Simaku.

Curri shkruan “aman kush do na e marrë pengë, këtë Ani Simakun se mbeti i lirë” duke “konfirmuar” në formë shakaje se djali është beqar.

Duhet të presim dhe të shikojmë nëse do të dalë ndonjë vullnetare, për nipin e ikonës edhe pse ai ka një djalë dhe është i martur

Ani ka shkuar posaçërisht për të takuar hallën e tij në USA pas lajmit se ajo u gjet. Babi i Anit u shpreh se kishin 10 vite që e kërkonin dhe nuk kishin mundur që ta gjenin.

Pesë orë në SPAK, Klodiana Lala zbulon për çfarë u pyet Veliaj

0

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes dhe rrethit të tij të afërt. 

Lala tregoi se Veliaj është pyetur në SPAK për udhëtime jashtë vendit, pagesat me karta dhe detaje të tjera që mund të ndihmojnë hetuesit në hetimin pasuror që ka nisur për të. 

SPAK ka regjistruar procedim penal nr 27 të vitit 2024 për veprën penale të korrupsionit pasiv mbi bazën e një kallëzimi, nuk e di kallëzuesin edhe pse kam dyshim të fortë. Ka dyshime që Veliaj dhe rrethi familjar kanë përfituar rryshfet nga individë dhe kompani që kanë lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Ka patur hetim nga Prokurora e Tiranës për biznesmenin Elman Abule, këtu është zanafilla. SPAK nga korrupsioni ka kaluar në sitë gjithë pasuritë e Veliajt dhe familjarëve. Ligji parashikon që çdo person që është duke u hetuar për korrupsion, automatikisht ndaj zyrtarit të lartë nis hetimi pasuror.  Çfarë ndodh? U kërkohen të dhëna gjithë institucioneve.

Shikohen lëvizjet, hyrje daljet, kartat që ka përdorur, etj. Në këtë kuadër prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme që Veliaj është përfshirë në këtë aferë dhe është thirrur për tu marrë në pyetje.

Është pyetur për udhëtimet që ka bërë jashtë vendit, për disa biznesmenë që kanë qenë në të njëjtin avion. Është pyetur për disa leje ndërtimi për persona që rezultojnë me marrëdhënie pune me bashkëshorten. Është pyëtur për karta që janë përdorur. Vjehrra e zotit Veliaj, ka një studio ligjore, e cila ëhtë kontrolluar me vendim gjykate dhe janë marrë dhjetëra fatura, që kanë dhënë konsulencë juridike.

Janë duke parë tenderat dhe aktivitetin e OJF, Harabelit, që e drejton Ajola Xoxa. Në bizneset e Ajola Xoxës është gjetur shumë e konsiderueshm parash. Si ka mundësi që një person deklarues, që duhet të informojë ILDKPI… Thelbi është që prokurorët kanë dyshime të arsyeshme.

Nga ana tjetër nuk mund të relativizojë faktin, që ky njeri që dyshohet se ka firmosur leje ndërtimi për kompani, që bëjnë transferte për OJF e bashkëshortes dhe pretendohet se kanë marrë konsulencë juridike. E njëjta gjë me kompaninë e të vëllait.

Denoncuesi nuk është i rëndësishëm. Mund të ketë edhe letër anonime, SPAK mund ta nisë hetimin edhe kryesisht. Veliaj po tenton të na fusë në kurth, duke u marrë me denoncuesin. Për mua rëndësi ka vetëm një, a qëndrojnë faktet që pretendojnë prokurorët. A ka përfituar Erion Veliaj para? 

Ka dhjetëra transferta në llogaritë e kompanive të Ajola Xoxës, që sipas prokurorëve janë të pajustifikuara. Dyshohet po kështu se janë bërë fatura fiktive.

Ndërsa për 5D, është mbyllur hetimi për zyrtarët e Bashkisë dhe po vijon një hetim tjetër, pra historia për aferën 5D nuk ka përfituar.”, tha Lala. 

Gjykata Kushtetuese ligjëroi antikushtetutshmërinë!

0

Nga Azgan Haklaj
Edhe në vendet më të prapambetura të globit nuk mund të gjëhej një vendim i tillë fund e krye makabritet juridik si ai i dy ditëve më parë i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese e republikës sonë jo vetëm nuk ju përgjigj arsyes juridike por injoroi apelin politik mbarëshqiptar duke mbyllur listat e kandidatëve për deputet.
Kjo nuk ishte asgjë më tepër sesa një rikonfirmin djallëzor i marrveshjes famëkeqe Berisha-Rama të vitit 2008-të.
Tashmë shqiptarët presin të ballafaqohen me zgjedhjet e radhës me kryetarokracinë e për rrjedhim diktaturën e autokracisë politike shtetërore.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në fakt sot është depersonalizuar.
Gjyqtar mjeran, me mungesë të theksuar profesionalizmi sikur të ishin të çertifikuar nga trafikantët e diplomave false tek Rruga e Kavajës të Yll Qorrit e Bashkim Sorrës dhe si dikur të noterizuar bregut të Lanës dëshmuan poshtërsinë e tyre juridike në dëm të republikës, demokracisë dhe shqiptarëve.
Është radha e shqiptarëve dhe dhjetëra formacioneve politike kombëtare të vijojmë betejën ligjore deri në instancat me të larta ndërkombëtare për të siguruar të drejtën elementare të lirisë, barazisë dhe vlefshmërisë së votës së lirë.
Natyrisht që mesazhi i këtij institucioni të keqmontuar nga treshja Rama-Berisha- Meta për të përjetësuar sundimin e trekëndëshit të Bermudës është i qartë dhe i lexueshëm
Është fakt tashmë i dukshëm që drejtësisë së re i’a janë mbyllur dyert tek Gjykata Kushtetuese, por me besim të plotë ju deklaroj ndjeksëve të mi se nuk do të vijojë gjatë kjo situatë sikundër as i komisionit antiSPAK Xhafa dhe apelet histerike Berisha- Meta.
Kjo nuk është një rrugë pa dalje dhe as tuneli pa dritë që na servir trekëndëshi i Bermudës duke e paraqitur si alternativë unike veten e tyre kleptokratike politike, por mos harroni se pas dimrit ka gjithmonë një pranverë.
Pranverat në vendin tonë vijnë pak me vonesë por janë të furishme.
As 120 pilotët e Surrelit, as apartamentet luksoze të Berishës nga Budapesti në Bruksel, as pasuria përrallore e familjes Meta nuk do ti shpëtojnë këta kusar’ të demokracisë nga zemërimi popullor për dhimbjen që i kanë shkaktuar shqiptarëve.
Bota është shumë e madhe në dukje por shumë e vogël për diktatorët e autokratët etatist’,
Ata kanë sot vetëm një vend të sigurtë që është Rusia e Putinit dhe Koreja e Veriut e Kim Yong-ut
I rekomandoj treshes së Bermudës (nëse nuk e kanë bërë) të blejnë apartamente luksoze në Rusi siç bëri Bashar Al Asadi dhe në vijim Vuçiçi sepse më vonë çmimet do të rriten.
Përkundër kësaj ofensive pseudo- juridike që besoj që do të jetë e fundit varka e Noes për trekëndëshin e Bermudës Rama-Berisha -Meta një erë e re po fryn ndonëse e vonuar në gadishullin Ilirik
Është vala euroatlantike e demokracisë që do i’a mbyll dyert përgjithmënë autokracisë.

“Kemi shumë të përbashkëta, më tha mos ha karbohidrate”/ Xumi nuk “dorëzohet” për Eglin: Më mirë s’do gjejë

0

Edhe pse Egli e refuzoi, duket se Xumi nuk është dorëzuar sa i përket raportit me të.

Në një bisedë me Loredanën, banori u ndal te kimia dhe të përbashkëtat që ka me Eglin, teksa nuk i kurse dhe “kunjat” për Redonin.

“Dëgjova historinë. U preka. Pashë veten time në atë histori. Unë për një vit kam shtuar 30 kile nga depresioni, nga ankthi, nga gjërat. Pashë veten time komplet. Ngela. Kemi shumë të përbashkëta. Ajo u ul qëparë në tavolinë dhe më tha që nuk hahet ajo se ka karbohidrate. Këto janë fjalët e mia. Jemi njësoj, tipik njësoj. Dhe kjo gjë më ka pëlqyer shumë atë nate. Thashë me veten time: ‘Doli një rob që unë kam çfarë të flas, doli një rob që unë kam çfarë të bëj, të bëj stërvitje me të’. Dhe kur po gatuanim, kishim një lloj kimie bashkë. Unë bëja atë salcën, ajo kalonte duart afër, ajo aroma e vetë, sytë… ishte një gjë shumë e bukur dhe unë e dua atë gjë. Çdo ditë, tre herë në ditë të ma bëj atë gjë, unë e dua atë lloj gjëje, kam nevojë për atë gjë. Unë e dua atë gjë. Më lë ta bëj.

E ke më qafë me Redonin. Ja ku e ke. Nuk mërzitem. Më vjen keq. Hap sytë. Doja t’i thoja qëparë: ‘Hap sytë’. Uroj me gjithë shpirt, shpresoj t’i vijë më mirë, por nuk gjen kështu, nuk gjen kështu. Po s’do, mirupafshim. Nuk dorëzohet Xumi. Po s’do, nuk të bezdis”, u shpreh Xumi.

VIDEO/“Ik mbushu”, agravon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti për mua je…

0

Gjatë debatit, Rozana i është drejtuar Valbonës duke i thënë “Ik mbushu” dhe “nuk je asgjë për mua”.

Pjesë nga debati:

Rozana: Unë flas për kë të më dojë, nuk kam kontratë të mos flas me ty. Ec, qarkullo po nuk të pëlqeu. Unë kam dalë në TV edhe kur skam bërë gjë.

Valbona: Gjithmonë ke diçka për të bërë ti, edhe kur s’ke, e bën.

Rozana: Po pusho, bëje pushim njëherë se ke gjithë ditën dërr dërr dërr bëj një gjë vetë aman, se na çmende

Valbona: Ti je cepave duke i fërkuar

Rozana: Kë fërkoj moj?

Valbona:  Gocat de çunat, duke i fryrë, përr përr përr

Rozana: Ik moj mbushu andej!

Valbona: Si të mbushem?

Rozana: Ik mbushu

Valbona: Si?

Rozana: Si të duash ti?

Valbona:  Si? Ti ke edhe organizata për mbrojtjen e gocve

Rozana: Po ça vajze je ti?

Valbona: Ça vajze jam?

Rozana: Asgjë!

Valbona: Jam gocë unë!

Rozana: Gocat që nuk i duan gocat nuk i mbroj unë

Valbona: Si jam unë?

Rozana: Ik me mbushu andej! Ik me mbushu!

Valbona: Po si të mbushem? Si është kjo shprehja ‘ik e mbushu’!?

Rozana: Ik e mbushu!