Home Blog Page 2633

VIDEO/ Elisa Spiropali ia merr “Valles së Tropojës” në festën e fundvitit

0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në Pallatin e Brigadave.

Pas fjalimit të mbajtur, Spiropali i është bashkuar në kërcim të pranishmëve nën ritmet e Valles së Tropojës. Ajo ka lënë mënjanë “petkun” e politikanes, duke kërcyer vallen që disa javë më parë u fut në UNESCO.

Kjo është ndër të paktat raste kur Spiropalin e shohim ndryshe nga çfarë jemi mësuar duke e parë

E papritur! Dy konkurrentë të Big Brother VIP 4 lënë në mes garën

0

Gili dhe Redoni lanë në mes garën e Big Brother Vip 4, vetëm 6 ditë pas nisjes së rrugëtimit.

Fevzije Berani, e njohur si Gili, bashkë me djalin e saj Redon Berani, u futën të shtunën si një banor i vetëm në Big Brother VIP.

“Redoni nuk mundet të përballojë izolimin dhe unë dua të vazhdoj me familjen time”, u shpreh Gili.

Nga pasuria tek fotot me Donald Trump, Belind Këlliçi del nga SPAK: Jam pyetur për gjithçka!

0

Belind Këlliçi pas daljes nga SPAK tha se është pyetur për gjithçka, nga pasuria deri tek fotot me Donald Trump, por tha se i është kërkuar që të mos japë informacione për shkak të sekretit hetimor.

Për mediat, ish deputeti i PD tha se është i hapur në dispozicion të drejtësisë për cdo pyetje, sqarim në raport me të dhe familjen e tij.

Belind Këlliçi shtoi se kushdo që ka diçka në raport me të duhet të dalë me fytyrë.

Drejtuesi politik i PD është shprehur se ka dhënë sqarimet e tij mbi shpifjet e hedhura kundrejt tij, pasi siç u shpreh ai nxori zbuluar aferën korruptive të Inceneratorit të Tiranës me vlerë 1 miliard euro dhe 5D.

“Kam dhënë sqarimet e mia në raport me të gjitha shpifjet e hedhur ndaj meje për shkak se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 mld euro, atë të inceneratorit të Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë Ballkani Perëndimor, 5D.

Jam i hapur në dispozicion të drejtësisë për cdo pyetje, sqarim në raport me mua, familjen time apo këdo që është i lidhur me mua nga dita që kam lindur deri më sot.

Kushdo që ka diçka në raport me mua, me deklaratat e mia, të nxjerrë fytyrën ballë për ballë, ashtu sic e kam nxjerrë unë”, tha Kelliçi.

Në lidhje me akuzat për falsifikim të diplomës së mesme, Këlliçi u përgjigj: E kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe sot në SPAK, kjo është një çështje që është ezauruar nga mediat në fushatë elektorale dhe nuk kam ndërmend që të jap më sqarime. Arsimi dhe edukimi im është krenaria ime më e madhe. Kam ndjekur ligjin amerikan në cdo praktike që kam ndjekur. Jam një nga krenaritë e Institutit Harry Fullz, mund të shkoni të pyesni aty kush jam unë. Mund të shkoni edhe në shkollën 8 vjecare.  

Po jua them, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës time. Nëse keni interes për korrupsionin që ndodh cdo ditë, një nga krenaritë e mia më të mëdha është denoncimi që kam bërë për 5D dhe inceneratorin e Tiranës.

Kush mendon se do të më intimidojë në rrugëtimin tim, të më dalë ballë për ballë.

Më është kërkuar që për disa detaje të hetimit mos të shprehem publikisht

Jam pyetur per gjithcka, per pasurinë, për partneren time që unë dal në media dhe them që nuk bashkëjetoj me të. Për Trump, jam pyetur që paskam paguar mijëra euro për të bërë një foto me Donald Trump, le të pyesin Trump, çfare te them une.”

VIDEO/Broja i tregon forcën Sitit, shikoni tre momentet kur mbrojtja e Guardiolës dhe Foden nuk mund ta ndalin

0

Armando Broja dha impaktin e tij sot për Evertonin kundër Mançester Sitit. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 70-të dhe spikati në aksionet e rrezikshme që Evertoni nisi.

Dy episode në veçanti ishin interesante për Brojën. Fillimisht Foden që u detyrua ta ndalë me faull në shtesë, për të cilin dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Në anën tjetër dhe episodi i minutës së fundit që mund t’i jepte fitoren Evertonit dhe ishte Broja që krijoi gjithçka me kundërsulm.

Kujtojmë se Evertoni ndodhet në vendin e 15-të. Në anën tjetër Siti i Guardiolës mban vendin e gjashtë pas 18 javësh dhe rrezikon ta humbë në përfundim të sfidave të tjera.

Aksion i nisur nga Broja: (VIDEO)

Dueli Broja-Foden: (VIDEO)

Aksion tjetër i rrezikshëm nga Broja: (VIDEO)

Një Tiranë përtej reve, mes pentagrameve…

0

NGA ALBERT HITOALIAJ 

Të shtunën e shkuar, më 21 dhjetor, një grup i vogël spektatorësh, ishin bërë bashkë në sallën e koncerteve “Avni Mula”, në shkollën e muzikës “Servete Maçi”. Ata i bënte bashkë një ftesë: “Ftesë në tinguj”, – një koncert në miniaturë, duarsh “të vogla”, i cili organizohej nga pianistja e talentuar dhe e mirënjohur, Etrita Ibrahimi, pasardhësja e denjë e kompozitorit tonë të njohur, Feim Ibrahimi. Në dukje, ishte një koncert apo një shfaqje modeste, por në cilësinë e emocionit të prodhuar, ai ishte një koncert tejet i veçantë. Programi nuk përmbante emra të njohur, e madje nuk përmbante as muzikantë me eksperiencë shumëvjeçare.

E veçanta e këtij koncerti ishte se të njëmbëdhjetë pianistët e vegjël (dhe ata pak më të mëdhenj se të vegjël), që rroknin moshën nga shtatë në katërmbëdhjetë vjeç, sollën në piano copëza muzike botërore nga më të njohurat, duke i luajtur ato saktë dhe me dashuri të madhe. Nuk u lanë mënjanë as disa nga kompozitorët më në zë të muzikës shqiptare, të cilët edhe pse nuk ishin kuintesenca e koncertit, ishin patjetër dekori më i spikatur. Pianistët e këtij koncerti: Adea H., Aislin Sh., Aria Q., Diona H., Drin P., Elizabeth Z., Luis B., Mattia G., Mei K., Priseas Ll. dhe Vesa C., arritën që të krijojnë atë atmosferë e cila mund të krijohet vetëm përmes një muzike të mirë, të arrirë, një muzike që aktivizon kordat e ndjesitë e holla të ndjeshmërisë njerëzore.

Kjo energji kaq qetësuese që u realizua me sukses përmes pjesëve të përzgjedhura gjithë vëmendje, ishte e tëra e ngjizur nga puna e Etritës. Të gjithë pianistët në koncert janë nxënësit e saj. Kishte mes tyre nga ata që ndiqnin leksione vetëm prej disa muajsh, ashtu siç kishte edhe të talentuar si Mattia, Luisi, Aislina e Elizabetha, të cilët ndjekin mësimet në shkolla muzike, e që janë po ashtu nxënës të Etritës prej vitesh (jo më larg se në datën 23 dhjetor, u mbyll Festivali XIII Mbarëkombëtar “Duete pianistike”, konkurs për piano i organizuar si aktivitet nga EPTA/European Piano Teachers Association of Albania, në të cilin Mattia dhe Luisi zunë vendin e parë, kurse Asilina vendin e tretë). Pjesët e zgjedhura të çonin në kohë, në vende e në dimensione të ndryshme. Gjithëfuqishmëria e muzikës ndihej përmes notave të pianos, të cilat sillnin të gjallë kompozitorët me emër e famë botërore. Edhe më fuqishëm ndihej ndikimi i muzikës, kur luheshin pjesët e kompozitorëve tanë të mëdhenj.

Etrita, teksa bënte prezantimet, nuk harronte pa nënvizuar faktin se muzika jonë ka rëndësi, duhet ruajtur dhe duhet dashur, pasi është pjesë e qenësishme e identitetit tonë. Fjali të thëna thukët, e mesazhe që do u mbeten ndër mend jo vetëm pianistëve që jepnin shfaqje, por edhe spektatorëve. Për të pasur parasysh se si valëzonte ajri përmes tingujve të pianos, mund të përmendim disa prej pjesëve të këtij koncerti: J. Bastien – “Skip to my lou”; Frère Jacques – “Tradicionale franceze”; J. Thompson – “Air”; E. Grieg – “Mëngjesi”; G. Avrazi – “Atdheut”; G. B. Lulli – “Au clair de la lune”; T. Harapi – “Valle”; F. Gruber – “Silent night”; J. S. Bach – “Minuet”; L. V. Bethoven – “Sonantina në Sol Mazhor (Koha e parë); L. Dizdari – “Pjesë”; L. V. Bethoven – “Oda e gëzimit”; J. F. Wade – “Adeste fideles”; W. A. Mozart – “Marshi turk”; P. I. Tchaikovski – Temë nga baleti “Liqeni i Mjellmave”; P. Gaci – “Çobani”; M. Clementi – “Sonatina n. 1, op. 36 (Koha e parë); T. Harapi – “Valle”; F. Ibrahimi – “Valle”; A. Diabelli – “Sonatina n. 5, op. 163; A. Piazolla – “Libertango”, etj., ku disa prej tyre ishin pjesë me katër duar.

Para se të luanin njëri pas tjetrit pjesët e tyre (jo pa emocion!), pianistët e vegjël prezantoheshin e çliroheshin buzagaz pas çdo pjese të luajtur pa gabime. Pas secilës pjesë qëndronin orë të tëra përpjekjeje dhe pune. Kjo disiplinë është pjesa nën ujë e muzikës, sepse që ajo të luhatet aq e lehtë sa ajri, duhet medoemos të kalitet në durimin e provave. Fjalët falënderuese të Etritës, në mbyllje të këtij koncerti fundviti, përmbanin edhe një mesazh të bukur, për pianistët dhe për të afërmit e tyre: “Duhet të jeni mirënjohës ndaj prindërve tuaj për mundësitë që ata ju krijojnë, për të gjitha mundësitë, por sidomos për të qenë në kontakt me muzikën, me të bukurën, sepse duhet dashur e bukura dhe duhet qëndruar larg dhunës…”.

Ishte një mbyllje kuptimplotë, e cila u pasua nga dhuratat surprizë për Vitin e Ri, që pedagoge Etrita u bëri pianistëve të saj të vegjël, mes të cilëve qëndronte edhe Mattia, i biri, pianisti 14-vjeçar i shkollës së muzikës “Servete Maçi”. Qetësia e sallës së koncerteve dhe muzika e krijuar nga duart e emocionuara të këtyre pianistëve të vegjël, kishin krijuar, për sadopak, një realitet paralel, përtej trafikut, përtej zhurmës së Tiranës dhe përtej reve të përditshmërisë së këtij dhjetori. Nëse shpendët fluturojnë deri te retë, duhet thënë se përmes muzikës njeriu fluturon përtej reve… E tillë është fuqia pozitive e saj.