Home Blog Page 2634

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

0

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen 5D, ku janë të përfshirë ish-drejtorët e bashkisë Tiranë.

SPAK dërgon për gjykim Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushën, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhametllari.

Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Po ashtu Gjykata ka vendosur sekuestrimin e pasurive të “5D Konstruksion” dhe të tjera me vlerë totale prej rreth 334 milionë lekësh. SPAK ka ngritur akuza për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash ndaj Redi Mollës, Mariglen Qatos, dhe disa personave të tjerë, si dhe ndaj vetë shoqërisë “5D Konstruksion”.

HETIMET

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës kur i pandehuri, Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.

Në këto procedura prokurimi i pandehuri Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e Njësisë së Prokurimit, përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni të pandehurin Mariglen Qato, i cili është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) nga procedurat e prokurimit të përmëndura më sipër.

Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Mariglen Qato ka pasur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë në marrjen e vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij në mënyrë indirekte.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në 3 (tre) procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor, Bashkia Tiranë, si dhe në 2 (dy) procedura të tjera prokurimi të organizuara nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” sh.a dhe “Klubi Sportiv Tirana” sh.a.

Nga hetimet është provuar fakti se i pandehuri Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në tre procedurat e prokurimit të organizuara nga Bashkia Tiranë, kanë favorizuar dhe i kanë krijuar shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.

Së katërti, nga veprimet hetimore të kryera, nga analiza e hetimit financiar dhe akti i ekspertimit të kryer nga eksperti kontabël është provuar fakti se në 12 (dymbëdhjetë) procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë.

Në bazë të nenit 36/1, shkronja (b) të Kodit Penal shuma monetare e mësipërme përbën produkt të veprave penale të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal, pasi përbën “pasuri” që rrjedh dhe që është fituar në mënyrë të tërthortë nga kryerja e veprave penale, duke përfituar shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k në mënyrë të parregullt kontratat publike, si dhe duke nxjerrë më pas fitime monetare nga zbatimi i këtyre kontratave publike.

Shumat monetare të mësipërme që përbëjnë produkt të veprës penale pjesërisht janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjëndje “cash” në arkën e shoqërisë. Më pas këto shuma u janë dhënë pronarëve de facto të shoqërisë tregtare, janë përdorur për të financuar blerjen e pasurive prej tyre, apo për aktivitete të tjera të shoqërisë. Ndërsa, pjesa tjetër e shumave monetare që përbëjnë produkt të veprës penale është përdorur për të financuar aktivitetin tregtar të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Së pesti, gjatë hetimeve paraprake është kryer hetimi i plotë financiar dhe pasuror për aktivitetin e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, për pasuritë në zotërim të personave nën hetim dhe të afërmit e tyre, për mënyrën e qarkullimit të shumave monetare të përfituara nga realizimi i kontratave publike të fituara në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik.

Me vendimin nr.388, datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ëshë vendosur masa e sigurimit pasurore “Sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

1) Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si person juridik që është përdorur për kryerjen e veprave penale dhe subjekt tregtar në të cilin janë riinvestuar produktet e veprës penale. Në momentin e sekuestrimit vlera e aktivëve afat-gjatë të shoqërisë tregtare 148,884,372 lekë.

2) Pasuri të paluajtshme në zotërim të të pandehurve, Redi Molla, Mariglen Qato dhe të afërmëve të tyre, të financuara plotësisht apo pjesërisht nga të ardhura me burime financimi që përbëjnë produkte të veprës penale, me vlerë totale prej rreth 107,989,000 lekë.

3) Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k dhe 24% e kuotave në shoqërinë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me vlerë të aksioneve dhe të drejtave të pagueshme, në total rreth 77,273,000 lekë, si pasuri me vlerë të barazvlefshme me produktet e veprës penale.

Për pasuritë e tjera të luajtshme apo të paluajtshme në zotërim direkt apo indirekt të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, për të cilat ka të dhëna se nuk justifikohen me të ardhura nga burime të ligjshme, është rregjistruar referimi pasuror nr.29 viti 2024 dhe do të vijojnë të kryhen verifikimet pasurore në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.

Njoftimi i SPAK

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75 datë 24.04.2023, të rregjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” të kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244, 257/a/2, 258/2 e 25, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës kur i pandehuri, Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.

Në këto procedura prokurimi i pandehuri Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, përbërjen e Njësisë së Prokurimit, përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni të pandehurin Mariglen Qato, i cili është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës kur i pandehuri Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) nga procedurat e prokurimit të përmëndura më sipër. Në këto procedura prokurimi, i pandehuri Mariglen Qato ka pasur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë në marrjen e vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij në mënyrë indirekte.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në 3 (tre) procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor, Bashkia Tiranë, si dhe në 2 (dy) procedura të tjera prokurimi të organizuara nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” sh.a dhe “Klubi Sportiv Tirana” sh.a.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se i pandehuri Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në tre procedurat e prokurimit të organizuara nga Bashkia Tiranë, kanë favorizuar dhe i kanë krijuar shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.

Së katërti, nga veprimet hetimore të kryera, nga analiza e hetimit financiar dhe akti i ekspertimit të kryer nga eksperti kontabël është provuar fakti se në 12 (dymbëdhjetë) procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë.

Në bazë të nenit 36/1, shkronja (b) të Kodit Penal shuma monetare e mësipërme përbën produkt të veprave penale të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal, pasi përbën “pasuri” që rrjedh dhe që është fituar në mënyrë të tërthortë nga kryerja e veprave penale, duke përfituar shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k në mënyrë të parregullt kontratat publike, si dhe duke nxjerrë më pas fitime monetare nga zbatimi i këtyre kontratave publike.

Shumat monetare të mësipërme që përbëjnë produkt të veprës penale pjesërisht janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjëndje “cash” në arkën e shoqërisë. Më pas këto shuma u janë dhënë pronarëve de facto të shoqërisë tregtare, janë përdorur për të financuar blerjen e pasurive prej tyre, apo për aktivitete të tjera të shoqërisë. Ndërsa, pjesa tjetër e shumave monetare që përbëjnë produkt të veprës penale është përdorur për të financuar aktivitetin tregtar të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Së pesti, gjatë hetimeve paraprake është kryer hetimi i plotë financiar dhe pasuror për aktivitetin e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, për pasuritë në zotërim të personave nën hetim dhe të afërmit e tyre, për mënyrën e qarkullimit të shumave monetare të përfituara nga realizimi i kontratave publike të fituara në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik.

Me vendimin nr.388, datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ëshë vendosur masa e sigurimit pasurore “Sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

1) Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si person juridik që është përdorur për kryerjen e veprave penale dhe subjekt tregtar në të cilin janë riinvestuar produktet e veprës penale. Në momentin e sekuestrimit vlera e aktivëve afat-gjatë të shoqërisë tregtare 148,884,372 lekë.

2) Pasuri të paluajtshme në zotërim të të pandehurve, Redi Molla, Mariglen Qato dhe të afërmëve të tyre, të financuara plotësisht apo pjesërisht nga të ardhura me burime financimi që përbëjnë produkte të veprës penale, me vlerë totale prej rreth 107,989,000 lekë.

3) Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k dhe 24% e kuotave në shoqërinë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me vlerë të aksioneve dhe të drejtave të pagueshme, në total rreth 77,273,000 lekë, si pasuri me vlerë të barazvlefshme me produktet e veprës penale.

Për pasuritë e tjera të luajtshme apo të paluajtshme në zotërim direkt apo indirekt të të pandehurve dhe të afërmve të tyre, për të cilat ka të dhëna se nuk justifikohen me të ardhura nga burime të ligjshme, është rregjistruar referimi pasuror nr.29 viti 2024 dhe do të vijojnë të kryhen verifikimet pasurore në bazë të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.

Prokuroria e Posaçme në datën 24.12.2024 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.75 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:

  1. Redi Molla, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
  2. Mariglen Qato, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
  3. Taulant Tusha, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
  4. Enton Punavija, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
  5. Julian Zanaj, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
  6. Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).
  7. Nestor Muhametllari, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
  8. Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.ke akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Me vendimin e prokurorit të datës 02.12.2024 është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me disa episode, pretendime të tjera të ngritura nga kallëzuesi, si dhe në lidhje me disa rrethana të reja që kanë dalë nga veprimet hetimore të kryera, për të cilat është e nevojshme që të kryhen veprime të tjera hetimore. Konkretisht:

Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes” të autoritetit kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”, si dhe procedurën me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të autoritetit kontraktor Tirana Parking. Për këto dy procedura prokurimi janë duke u kryer veprimet për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes penale për gjykim.

Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve për sa i përket rrethanave dhe fakteve të lidhura me 11 procedura prokurimi të tjera me autoritet kontraktor Bashkinë Tiranë dhe strukturat e tjera në varësi, për rrethanat dhe faktet të lidhura me disa procedura prokurimit të tjera nga autoritetet të tjera publike, për rrethanat dhe faktet e reja të zbuluara nga veprimet hetimore nga këqyrja e të dhënave të njësive kompjuterike dhe aparateve të telefonave celularë të sekuestruar, për pretendimet, informacionet dhe të dhënat e reja të depozituara nga kallëzuesi gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve për sa i përket të dhënave dhe informacioneve të mbledhura gjatë hetimeve se mund të ekzistojnë edhe persona të tjerë funksionarë publikë që mundet të kenë pasur në zotërim të tërthortë shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k apo që mundet të kenë pasur interesa financiare, për persona të tjerë që mundet të jenë përdorur për marrjen e përfitimeve të parregullta, për episodet dhe faktet e lidhura me lëshimin e faturave fiktive të shitjes dhe deklarimet e shpenzimeve dhe blerjeve fiktive nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k.

Lidhur me këto episode është rregjistruar procedimi penal nr.75/1 datë 02.12.2024 dhe vijojnë që të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Akuzat për korrupsion, arrestohet ministri boshnjak i Sigurisë

0
Nenad Nešić, Olivér Várhelyi

Ministri i Sigurisë së Bosnjës u arrestua të enjten me dyshimin për korrupsion ndërsa ai drejtonte kompaninë e menaxhimit të rrugëve në njësinë serbe të vendit, njoftuan prokurorët.

Nenad Nesic, 46 vjeç, dhe gjashtë persona, duke përfshirë drejtorin aktual të ndërmarrjes rrugore, Putevi RS, në Republikën Serbe të Bosnjës.

Ata akuzohen për “grup kriminal, pastrim parash, shpërdorim të detyrës dhe ryshfet”, thuhet në deklaratë.

Policia e Republika Srpska (RS) deklaroi se kontrollet në banesat dhe bizneset e të arrestuarve po kryheshin në Sarajevë.

Nesic ka shërbyer si ministër i sigurisë që nga janari 2023 dhe ka qenë drejtor i Putevi RS nga 2016 deri në 2020 ndërsa ka shërbyer edhe si ligjvënës.

Ai është aktualisht president i partisë së Aleancës Popullore Demokratike (DNS), e cila është në një koalicion me Aleancën e Social Demokratëve të Pavarur të udhëhequr nga Milorad Dodik, presidenti nacionalist, pro-rus i Republika Srpska.

Dodik e përshkroi arrestimin në një postim në mediat sociale si një “veprim të papranueshëm” dhe pretendoi se ishte një rast “persekutimi i zyrtarëve” nga entiteti serb.

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët.

Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe doli rreth orës 14:00.

Sipas gazetares, Klodiana Lala, kryebashkiaku Veliaj u mor në pyetje si person në dijeni në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj tij për korrupsion pasiv, ndërsa më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes, Ajola Xoxa.

“Erion Veliaj është larguar nga ambientet e SPAK, ku dha shpjegime si person në dijeni në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij për dyshimet për korrupsion pasiv. Po ashtu hetimi pasuror që po kryhet nga SPAK. Veliaj nuk shoqërohej nga avokat, kjo do të thotë se është thirrur vetëm si person në dijeni”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë që më 6 Dhjetor, Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sekuestruan telefonin e Ajola Xoxës.

Erion Veliaj, në reagimin në rrjetet sociale, u shpreh se mirëpriste çdo hetim ndaj tij, apo familjarëve.

“Hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj deklaroi se ai dhe familjarët e tij, do jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë’

“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, shkruante Veliaj.

Me vendim të GJKKO, më 6 dhjetor Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, pikërisht për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes se tij. Bëhet me dije se nuk ka patur kontroll të banesës, por zbatim i vendimit të gjykatës për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt.

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

0

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi është paraqitur në ambientet e SPAK.

Mësohet se Këlliçi është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Anëtari i Kryesisë së PD ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë edhe sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.

FOTOT/Biblioteka e Bashkisë një “shkollë” e dytë për nxënësit e shkollave të Kamzës

0

Mbi 4 mijë tituj librash, ambiente të rikonstruktuara plotësisht, ku përfshihet ngrohja, tavolina e karrige të reja për të studiuar, kanë krijuar kushte komode për çdo frekuentues në Bibliotekën e Bashkisë Kamëz. Si kurorë qëndron stafi i mrekullueshëm dy turnësh në gatishmëri duke iu gjendur gjithsecilit sipas nevojave. Kjo është situata në Bibliotekë pjesë e Qendrës së Artit dhe Kulturës. Frekuentimi i bibliotekës është i përditshëm nga të rinjtë, kryesisht nxënës të shkollave të qytetit të Kamzës të cilëve iu është mundësuar nga Bashkia aksesi në studimin e mijëra librave jashtëshkollor, fal përkushtimit maksimal të Kryetarit të Bashkisë Rakip Suli dhe porosive të tij për të bërë më të mirën në funksion të të ardhmes së Kamzës. Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Rakip Suli ka patur në vëmendje maksimale arsimin në Kamëz ku rrezaton dukshëm rikonstruksioni dhe ndërtimi i shkollave nga e para me standardet më të mira, pa harruar kompletimin me bazë materiale si dhe pasurimin dhe të bibliotekave të shkollave!
Duhet theksuar fakti që pajisja e Bibliotekës së Bashkisë Kamëz më të gjitha titujt jashtëshkollorë të kërkuar në shkolla si lexim i detyrueshëm edhe iu ka kursyer lekë familjeve të cilat nuk janë të detyruara tashmë t’i blejnë, por vijnë e marrin librin në Bibliotekën e Bashkisë Kamëz dhe e kthejnë pasi ta kenë lexuar.
Viti 2024 do të ketë të tjera risi për bibliotekën, Qendrën e Kulturës dhe Artit në Bashkisë Kamës me aktivitete që do të kenë në epiqendër rininë.