Home Blog Page 2635

Koçiu: Shpërblim prej 15,000 lekë për 275 mijë familje dhe individë të mbrojtjes sociale

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se në mbledhjen e qeverisë u është akorduar shpërblim për festat e fundvitit, 275 mijë familjeve dhe individëve që përfitojnë nga skemat e programit social.

Ministrja Koçiu tha në një prononcim për mediat se “janë 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidëve që kanë statusin e para dhe tetraplegjikut, si dhe ata që kanë statusin e të verbërit. Për herë të parë këtë vit marrin shpërblimin e fundvitit dhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Janë18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar të cilët gjithahstu do të marrin shpërblimin e fundvitit”.

Ajo theksoi se është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit afro 2.1 miliardë lekë që shkojë për të gjitha familjet dhe individët në nevojë.

Ministrja foli edhe për rishikimin e skemës së ndihmës ekonomike në frymën e e integrimit dhe aftësimit të tyre. “Nga programet e mbështetjes sociale përveç mbështetjes financiare jemi duke rishikuar edhe mënyrën e vlerësimit dhe akordimit të përfitimeve nga skema e mbrojtjes sociale. Sot u mor edhe një vendim tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me forcimin e individëve që janë forcë aktive pune dhe që janë aktualisht janë përfitues të skemës së ndihmës ekonomike. Kjo nënkuptin që anëtarët madhorë që janë forcë aktive pune do të referohen tek Agjencia e Formimit Profesional, jo vetëm integrim për të gjetur një punë, por gjithashtu për t’i aftësuar ata me aftësi individuale me qëllim që të mund të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre. E rëndësishme për ne është që çdo familje me ndihmë ekonomike të marri ndihmë ekonomike, por nuk është kjo zgjidhja. Ne duhet të aftësojmë individët e familjes me qëllim që të kenë mundësi të mbajnë vetë familjet e tyre”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

0

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shkruan se shpirti i pathyeshëm dhe vendosmëria e shqiptarëve përballë sfidave. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka sjellë shembullin e Mauro Canit, kampionit shqiptar të boksit, duke theksuar se suksesi i tij është dëshmi e qartë e potencialit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve.

“Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, sepse shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë,” shkruan Basha, duke nënvizuar se asnjë sfidë nuk mund t’i ndalojë ata në rrugën drejt suksesit.

Postimi i plotë i Bashës:

Asnjë vështirësi nuk mund t’i ndalojë shqiptarët, dhe asnjë sfidë nuk mund t’i pengojë në arritjen e suksesit.

Rasti i Mauro Canit, kampionit në boks, është dëshmi e qartë e kësaj force dhe vendosmërie. Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, sepse shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë.

ShqipëriaMeritonMëShumë

U paraqit në SPAK, mësohet arsyeja e thirrjes së Veliaj nga prokurorët e posaçëm

0

Pak më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj tij për korrupsion pasiv

Më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefononin e Ajola Xoxës si dhe ushtroi kontrolle edhe te biznesi i saj.

“Sky ECC dhe EncroChat, Italia vendos përfundimisht “Pro” përdorimit të tyre”- Analiza e Eduard Halimit: 10 pikat kyçe të vendimit të Gjykatës së Kasacionit dhe rëndësia për debatin në Shqipëri

0

NGA EDUARD HALIMI 

Pak ditë më parë, Gjykata e Kasacionit në Itali, (Seksioni i Tretë Penal), në vijim të vendimit të seksioneve të bashkuara (të cilin e kemi analizuar më parë) përmes vendimit Nr. 44047, publikuar në 3 dhjetor 2024, ka adresuar çështje të rëndësishme që lidhen me ligjshmërinë dhe pranueshmërinë e provave të marra përmes Urdhrit Hetimor Evropian (EIO/UHE). Në qendër të këtij vendimi ishin të dhënat e siguruara nga platformat e koduara Sky ECC dhe EncroChat, që janë përdorur në luftën kundër krimit të organizuar. Vendimi ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për sistemin italian, por edhe për vendet si Shqipëria, ku debati mbi përgjimet dhe përdorimin e teknologjive të avancuara është në një pikë kulmore në pritje të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshirjen e kontratës së krimit me politikën. Për lehtesi të lexuesit kam përmbledhur pikat kyçe të vendimit bazuar edhe në kërkime të avancuara, përfshi dhe analizën e  kolegut të shquar italian Canestrini.

10 Pikat kyçe të Vendimit (faqe 11-25)

  1. UHE/EIO dhe provat e vendeve të huaja
    1. Prokurori mund të përdorë një UHEpër të kërkuar dokumentacion të siguruar nga një vend i huaj gjatë procedurave të ndara, pa kërkuar miratim paraprak gjyqësor.
    2. Ligji italian nuk e konsideron të nevojshëm një autorizim të tillë për prova që tashmë janë mbledhur në kuadër të procedurave të huaja në vende të BE.
    3. Ekzekutimi i UHEnë shtetin e kërkuar duhet të përputhet me rregullat ligjore të atij vendi. Gjykatat shqyrtojnë masat hetimore të kryera jashtë vetëm nëse ka prova konkrete për shkelje të të drejtave themelore.
  2. Komunikimet e koduara përfshi Sky ECC dhe EncroCHAT
    1. Komunikimet e përgjuara përmes platformave të koduara (p.sh., Sky ECC dhe EncroChat) dhe të dekriptuara nga autoritetet e huaja, konsiderohen të vlefshme, për sa kohë janë mbledhur në përputhje me ligjin në juridiksionin përkatës. (Shih analizën e vendimit të GJEDNJ të publikuar më parë)
    2. Ato mund të kategorizohen si:
    3. Komunikime të përgjuara(Neni 270 i Kodit Penal Italian).
    4. Prova dokumentare(Neni 238 i Kodit Penal Italian), në varësi të mënyrës së mbledhjes së të dhënave (përgjim në kohë reale ose të ruajtura në server).
  3. Të drejtat e mbrojtjes (të akuzuarve) dhe Algoritmet e Dekriptimit
    1. Mungesa e aksesit në çelësat ose algoritmet e dekriptimit nuk përbën shkelje të të drejtave të mbrojtjes, pasi autenticiteti i të dhënave mund të sfidohet përmes mekanizmave proceduralë të Nenit 268(6) dhe (7) të Kodit të Procedurës Penale.
    2. Çdo mesazh i koduar lidhet në mënyrë unike me çelësin e tij të deshifrimit, duke siguruar integritetin e të dhënave.
  4. Roli i gjyqtarit
    1. Gjyqtarët duhet të respektojnë parimin e besimit të ndërsjellënë kuadër të BE-së.
    2. Provat e siguruara nga autoritetet e huaja (franceze) janë të vlefshme, përveçse në rastet kur ka prova konkrete për shkelje të të drejtave themelore.
  5. Përgjimi dhe sigurimi i provës
    1. Dallimi mes “përgjimit” dhe “sigurimit të dokumenteve/provave” bazohet te faza e komunikimit (kohë reale ose mesazhe të ruajtura).
    2. Të dhënat e përgjuara në procedura të tjera duhet të trajtohen sipas dispozitave specifike të Kodit të Procedurës Penale.
  6. Autenticiteti dhe integriteti

Rruajtja e autenticitetit dhe integritetit të të dhënave është krucial ashtu si dhe rëndesia e zinxhirit të ruajtjes dhe sigurisë së tyre.

  1. Proporcionaliteti i UHE/EIO në raport me të privatësinë

UHE duhet të jetë i justifikuar dhe proporcional. Në rastin e krimi të organizuar, kërkesa u konsiderua e ligjshme dhe proporcionale për të hetuar krime të rënda dhe për të përdorur prova tashmë të marra ligjërisht nga autoritetet franceze.

  1. Ankesa për parregullsi proceduriale

Pretendimet për dorëzim të vonuar të dokumenteve u refuzuan. Gjykata argumentoi që mbrojtja kishte akses të plotë mbi materialet dhe nuk u vërtetua ndonjë paragjykim procedural.

  1. Respektimi i të Drejtave Themelore

Nuk u identifikuan shkelje të të drejtave themelore. Provat, përfshirë komunikimet e dekriptuara, u konsideruan të besueshme dhe të pranueshme.

  1. Vendimi Përfundimtar

Gjykata hodhi poshtë apelin dhe mbështeti vendimin e mëparshëm. I pandehuri u urdhërua të paguajë shpenzimet procedurale. Vendimi konfirmoi përputhshmërinë e procedurave të UHE me standardet ligjore italiane dhe evropiane.

Konkluzione dhe Rëndësia për Shqipërinë

Gjykata e Kasacionit ka arritur në përfundimin se të dhënat e përfituara nga komunikimet e koduara, si ato të platformës Sky ECC, mund të përdoren si prova në procedime penale, për aq kohë sa janë mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe duke respektuar standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo përfshin respektimin e parimeve procedurale dhe të drejtave themelore të individëve, duke ruajtur balancën midis cenimit të privatësisë dhe nevojës për të garantuar sigurinë publike.

Gjykata gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke legjitimuar shkëmbimin e të dhënave midis autoriteteve të huaja për hetime të krimit të organizuar, si dhe ka vlerësuar proporcionalitetin e ndërhyrjes në privatësinë e individëve kur ka indicie të forta për aktivitete kriminale të rënda. Ky vendim nënvizon rolin e rëndësishëm që teknologjitë e koduara luajnë në botën e kriminalitetit modern dhe nevojën për mjete të sofistikuara për të luftuar këto veprimtari.

Ky vendim i Gjykatës së Kasacionit Italian vjen në një kohë kur në Shqipëri debati mbi përdorimin e teknologjive të përparuara për hetimin e krimit është në qendër të vëmendjes. Ai tregon një balancë efektive mes ruajtjes së të drejtave individuale dhe nevojës për hetime të thelluara teknologjike. Për Shqipërinë, ky precedent mund të shërbejë si model për të ndërtuar praktika ligjore të qëndrueshme, që mbështeten në standardet evropiane dhe në respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Lufta ndaj krimit të organizuar, lidhjet e tij me politikën në nivelet më të larta sapo ka marrë një mbështetje të rëndësishme me këtë vendim. Ky vendim jo vetëm që ofron një model për zgjidhjen e dilemave juridike, por gjithashtu mbështet përpjekjet e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndjekjen e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Shënim: Kjo analizë është bazuar në burime ligjore ndërkombëtare, përfshirë CanestriniLex.com, një platformë autoritative mbi vendimet gjyqësore italiane dhe evropiane.

3b082ccf-caf6-44e8-9d27-9d3ca58d0df9
98ea0adb-ff29-438d-8a9d-99f0cea5ffa2

“Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

0

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë.

Në rrjetin social “Facebook” të Simakut, është publikuar një foto me mbishkrimin “I jam mirënjohëse njerëzve që më zgjatën dorën dhe ndryshuan plotësisht jetën time”.

Krah këngëtares duklet Elvira Tata, zonja që e takoi në Penn Station dhe e ndihmoi të largohej nga aty, biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Julia Ilirjanin, si dhe analisti Arjan Curi.

Një ditë më parë, Parashqevi Simaku vizitoi edhe shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha falënderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.