Home Blog Page 2636

Kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet në SPAK

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihet arsyeja përse prokurorët kanë thirrur Veliajn. Ndërkohë, dy javë më parë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.

Shpërblim për mbi 8000 efektivë të policisë, ja shuma, përfituesit dhe kush përjashtohet nga vendimi!

0

 Forcat e rendit janë kategoria e tretë që ka menduar qeveria të shpërblejë për fundvit, pas punonjësve të administratës dhe pensionistëve.

Vendimi është në proces finalizimi dhe pritet të bëhet publik të hënën, ku do të saktësohen kategoritë e forcave të rendit që shpërblehen me bonus si dhe masa e përfitimit.

Nuk do të jetë një shumë fikse, por bonusi mësohet se do të variojë nga 10 deri në 15 mijë lekë për policët e rolit bazë. Sikundër edhe në vendimet e mëparshme, qëllimi i qeverisë është të mbështesë më tepër ata që marrin më pak. Kështu që policët me grada më të ulëta do të kenë përfitimin maksimal, ndërsa ata që gëzojnë grada madhore mbi atë “inspektor” mësohet se nuk do të jenë pjesë e këtij shpërblimi.

Në total janë tetë mijë efektivë që janë pjesë e forcave të rendit, të cilët përfitojnë nga vendimi i qeverisë. Këshilli i Ministrave ka vendosur jo rastësisht shpërblimin e këtij profesioni, i cili çdo fundviti përballet me vështirësi ekstra, qoftë për orët e gjata të punës (nga data 24 dhjetor deri në 3 janar ata punojnë 12 orë në ditë) fluksit të lartë të emigrantëve dhe festimeve deri në orët e vona.

VENDIMI PER SHPERBLIM

Rreth 8700 efektivë policie pritet të përfitojnë një shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme ka bërë gati projektvendimin, i cili pritet të miratohet të hënën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se shpërblimi do të jetë i ndarë në dy nivele, ashtu siç u veprua me bonusin e pensionistëve.

Niveli i parë prej dhjetë mijë lekësh do të jepet për ata që kanë paga më të larta, ndërsa shpërblimi maksimal në vlerën e 15 mijë lekëve do të jepet për punonjësit me paga më të ulëta. Këta të fundit përbëjnë edhe numrin më të lartë të punonjësve, rreth 5- 6 mijë efektivë.

Në tërësi, me bonus do trajtohen vetëm punonjësit e policisë të nivelit bazë. Vlen të theksohet se nga ky vendim preken vetëm punonjësit e Rendit, Rrugores e deri tek ata, të cilët mbajnë gradën inspektor. Vendimi për të shpërblyer punonjësit e policisë vjen pas bonusit të akorduar nga qeveria për pensionistët, familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar si dhe për një pjesë të administratës.

Ashtu si për uniformat blu, edhe tek administrata shpërblim për festat e fundvitit do të përfitojnë punonjësit me paga të ulëta. Në këtë kategori përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit.

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

0

Nëse zgjedhjet do bëheshin sot Partia Socialiste do thellonte rezultatin në mandate në qarkun e Durrësit, sipas sondazhit të Report Tv dhe Eduard Zaloshnjas.

9 mandate do merrte mazhoranca socialiste, kundër 5 të PD-së. Asnjë mandat për parti të tjera.

Në 2021 rezultati ishte 8 me 6 në favor të socialistëve. 

Sondazhi nxjerr fitues Partinë Socialiste me një rezultat të thellë në pikë përqindje. PS do merrte 48.2% të votave, ndërsa PD 28.5%.

Partitë e vjetra të tjera 5% dhe partitë e reja 18.3%. sa i përket atyre zgjedhësve që do janë të gatshëm të votonin sot dhe që jetojnë në Shqipëri, 47.8% do votonin PS-në, ndërsa PD-ja do votohej 29.1%, 5.6 % partitë e tjera të vjetra dhe 17.5% partitë e reja.

Zgjedhësit në emigracion do votonin 49% për PS-në dhe 27.3% për PD-në. 3.9% do votoheshin partitë e tjera të vjetra dhe 19.8% partitë e reja.

Parashikimi i motit për sot! Temperaturat deri në -2°C, ja zonat ku do të ketë reshje dëbore dhe shiu

0

Gjatë ditës së Enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonën e verilindje reshje shiu dhe dëbore të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Gjithashtu reshje shiu të dobëta dhe lokale parashikohen lokalisht edhe në zonën e qendrës dhe jugperëndim.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 14-22m/s, shoqëruar me dallgëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 3°C

në zonat e ulëta 0 deri 13°C

në zonat bregdetare 5 deri 13°C

Kushtetuesja për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

0

Në ‘Studio Live’ Azgan Haklaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk ishte në lartësinë e duhur, sepse hodhi poshtë kërkesën e partive të vogla sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të bërë prej partive të mëdha. Sipas Haklaj, Kushtetuesja çimentoi marrëveshjen Rama-Berisha të nisur që në 2008.

GJK nuk ishte në lartësinë e duhur. Edhe emrat e deputetëve të partive politike që iu drejtuan GJK u anashkaluan nga mediat. Vendimi i GJK i ka zhgënjyer gjithë shqiptarët dhe ka çimentosur ujdinë e Berishës me Ramën. Berisha ka thënë gjykata e Ramës, pse nuk reagoi tani. Është një ujdi e mirëkoordinuar nga Berisha dhe Rama që nga mandati i Berishës. A e patë Berishën tek amnistia penale? A doli Berisha dhe tha që Manja ka marrë shuma parash për të liruar të dënuarit nga SPAK? I bëj thirrje partive politike që nuk janë peng, të bëhen bashkë dhe të japim kontributin për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për të rrëzuar establishmentin e së të drejtës.

Unë them ti drejtohemi komisionit të Venecias dhe Strasburgut. GJK ka marrë një vendim, ka konstituar marrëveshjen Rama-Berisha. Nëse GJK është interpretim i Kushtetutës, vota nuk është e lirë dhe e barabartë. Vendimi i GJK rrëzoi reformën në drejtësi. Anëtarët e GJK u kujdesën për karrigen e vet. Janë në presion edhe për një vendim tjetër, vendimin për aplikacionet. Të njëjtën gjë e ka rrëzuar gjykata e Malit të Zi. Strasburgu e ka quajtur. Në Ballkan kemi një përplasje të Rusisë dhe SHBA.’