Home Blog Page 2637

Gjykata rrëzon familjarët e Arben Ahmetajt/ Kushtetuesja e konsideroi të pabazuar kthimin e sendeve të sekuestruara

0

Gjykata kushtetuese nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër shtetasve që janë lidhje familjare e ish funksionarit Arben Ahmetaj,  të cilëve SPAK ju ka sekuestruar telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterikë.

Në vendimin e zbardhur që Top Channel disponon gjyqtarët kushtetues e konsiderojnë haptazi të pabazuar kërkesën e Brunilda Menes, motra e ish zëvendës kryeministrit, të Flamur dhe Teuta Hoxhës dhe Eljona Hoxhës përkatësisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj  dhe kunatës së saj.

Gjyqtarët kushtetues thonë në vendimin që TCH disponon se prokurorët kanë disponuar me vendime për sekuestrimin e sendeve midis tyre aparatë telefonikë mbështetur në arsyetimin se aty mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin.

Për sekuestrimin e telefonit të kunatës së bashkëjetueses së Ahmetaj thotë më tej kushtetuesja është argumentuar se ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston  dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme. Të katër shtetasit kërkuan shpalljen si antikushtetues të këtyre sekuestrove mbasi shteruan të gjitha shkallët e gjykatave.

Gjykata kushtetuese shton në vendim se prokuroria dhe gjykatat kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet, një pjesë e të cilave pas përfundimit të akt ekspertimit do tu kthehen pronarëve ndërsa për pjesën tjetër do tu verifikohet burimi, në kushtet kur vepra që po hetohet është ajo e pastrimit të parave.

Teksa Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK edhe më herët i gjykata kushtetuese është vënë në lëvizje edhe më herët me padi ku kundërshtohen veprimet hetimore si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë, kërkesa që janë rrëzuar nga gjyqtarët kushtetues.

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

0

Sondazhi i Report Tv dhe Eduard Zaloshnjës sheh fituese Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës me 18 mandate, krahas 11 mandate të demokratëve. Interesantja në sondazh janë 8 mandatet për partitë e reja, ndërsa asnjë mandat për partitë e tjera të vjetra.

Në krahasim me 2021, PS mbetet po aty me 18 mandate, ndërsa PD në atë kohë kishte 15 mandate.

Partitë e reja nuk kishin asnjë mandat, ndërsa parti të tjera të vjetra kishin 3 mandate: 1 PSD dhe 2 LSI, të cilat sondazhi i nxjerr pa asnjë deputet nëse zgjedhjet bëhen sot.
Sipas sondazhit, 26.6% të votave do jepeshin për PD-në, 3.3% për partitë të tjera të vjetra dhe 24.1% do jepeshin për partitë e reja.

Zgjedhësit që jetojnë në Shqipëri do votonin 45.3% për PS-në, 26.9% për PD-në, 4.1% për parti të tjera të vjetra dhe 23.7% për parti të reja.

Sa i përket zgjedhësve në emigracion 47.3% do votonin PS-në, 26.1% PD-në, 1.8% parti të tjera të vjetra dhe 24.8% për parti të reja.

Ekonomia e Shqipërisë po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po shkatërrohen! Faktorët që ndikuan në dëmtimin e dy sektorëve të rëndësishëm

0

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë vendit përfitime afatgjata, janë në rënie pa kthim.

Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me -2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica. Sipas të dhënave në grafikun e mëposhtëm bujqësia ra për të tetin 3-mujor rresht.

Për 9 mujorin sektori bujqësor ka shënuar rënie të prodhimit me rreth 1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Industria, sektori tjetër që është baza e prodhimit “Made in Albania”, është në rënie prej gjashtë tremujorësh. Në korrik-shtator PBB në industri shënoi rënie me 4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi ne 32 .3% të punësimit në vend, ndërsa sektori i industrisë kontribuoi në 11.4% të punësimit total.

Bujqësia dhe industria janë dy degë të rëndësishme me peshë në ekonominë shqiptare. Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi në 18.5% të PBB-së totale dhe industria në 10,9 % të saj, teksa të dyja së-bashku zënë 30% të PBB-së.

Sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria u dëmtuan rëndë nga zhvillimet në kursin e këmbimit ku monedha vendase është forcuar ndjeshëm ndaj euros.

Në vitin 2013 euro u këmbye mesatarisht me 140.5 lekë ndërsa këtë vit euro u këmbye poshtë nivelit 99 lekë. Kjo ecuri ka rrënuar të ardhurat nga shitjet të eksporteve shqiptare. Nga ana tjetër ka favorizuar importet, të cilat janë blerë më lirë për shkak të rënies së vlerës së euros, duke konkurruar edhe prodhimet shqiptare në tregjet vendase.

Këtë vit shumë biznese në sektorin e prodhimit që kanë falimentuar, janë transferuar në sektorë të tjerë ose po kalojnë në import.

Rritja ekonomike po udhëhiqet nga sektorë jo shumë të qëndrueshëm, si ndërtimi dhe turizmi. Ndërtimi u rrit me 5.3 për qind në tremujorin e tretë, por kontributi i tij në punësim total nuk ka ecur në të njëjtat ritme. Në vitin 2023 ndërtimi kontribuoi në 7.6 për qind në punësimin total në nivele pak a shumë të ngjashme me vitin 2022.

Turizmi është dega e ekonomisë me rritjen më të shpejtë, duke u shndërruar në promotorin kryesor të rritjes. Por ekspozimi i lartë ndaj këtij sektori e bën më të mprehtë krizën si në rastin e pandemisë Covdi-19.

Ekspertët pohojnë se vetëm prodhimi ka fuqinë të çojë ekonominë në zinxhirin e lartë të vlerës dhe të sigurojë të ardhura të qëndrueshme në afat të gjatë./ Monitor

Vetëm 17-vjeç, një shqiptar debuton me Gallatasarain në Superligën turke

0

Berat Lush ka bërë debutimin në Superligën turke, ku në moshën 17-vjeçare ka luajtur për Gallatasarajin në fitoren e thellë 5-1 në ndeshjen e fundit kundër Kaiserisporit.

lush berat

Ishte një ditë emocionuese për Beratin i cili mori një lajm të keq kur ishte në autobus me ekipin duke shkuar në stadium.

berat lush

Gjyshja e tij ndërroi jetë, ndërkohë gjatë ndeshjes, shokët e skuadrës ia dedikuan atij golat. Berati luan si sulmues i majtë dhe vjen nga një familje shqiptare nga Gostivari. Federata maqedonase ka shprehur interes për talentin, por nuk dihet nëse FSHF ka kontaktuar me të. Në profilin e tij në “Instagram” ai mban edhe flamurin shqiptar.

WhatsApp Image 2024-12-25 at 23.33.16

Gazetari italian zbulon prapaskenën e bujshme/ Interi refuzon një ofertë të “çmendur” për Kristjan Asllanin

0

Gazetari i njohur italian, Nikolo Shira, ka zbuluar një prapaskenë interesante për sa i përket Kristjan Asllanit. Ai bën me dije se klubi i Interit ka refuzuar një ofertë të majme për mesfushorin shqiptar.  

Sipas Nikolo Shirës, oferta e mbërritur në adresën e zikaltërve, ka ardhur nga një ekip i Premier Ligës. 

Interi duket të jetë i kënaqur me përformancën e Asllanit ditëve të fundit, pavarësisht minutave të paktë që po merr.

Në ndeshjen e parafundit që zhvilloi Interi ndaj Udinezes, Asllani shënoi supergol nga goditja këndore.