Home Blog Page 2638

Parashikimi i horoskopit 26 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

0

DASHI

Sot, do të takoheni me një mikun tuaj të vjetër, por të dashur për ju. Në ambientin e punës, nuk do të jeni me humor të mirë që në mëngjes. Në dashuri, do të keni shumë influencë tek partneri juaj.

DEMI

Sipas yjeve, familjarët tuaj, presin nga ju një të merrni një vendim të rëndësishëm. Në punë, nuk do të mund të ndikoheni nga të tjerët. Në dashuri, do të keni disa lëkundje në raportin me partnerin.

BINJAKET

Do të jeni në formë të mirë psikofizike, kështu që do të bëni shumë gjëra që nuk keni pasur dëshirë ti bënit më parë. Në aspektin afektiv, do të jeni protagonist në një mbrëmje miqsh.

GAFORRJA

Falë inteligjencës suaj, do të arrini të kapni një mundësi shumë të mirë, për anën profesionale tuajën. Në dashuri, do të jeni shumë joshes, duke bërë për vete partnerin.

LUANI

Në jetën private, është e mundur, që diçka që keni bërë për ta mbrojtur, t’ju shkëputet nga duart. Në dashuri, partneri do t’ju jap shumë këshilla, për të mirën tuaj.

VIRGJERESHA

Duhet të bëni kujdes, të mos shuani një kuriozitet tek të tjerët, në lidhje me jetën tuaj private! Në punë, do të keni të reja, mbase ka të bëjë me ndryshime në pozicionin tuaj

PESHORJA

Më në fund rezultatet pozitive po vijnë dhe humori gjithashtu po rikthehet fuqishëm. Në jetën private, do të tregoheni shumë të ëmbël me njerëzit që do të shoqëroheni.

AKREPI

Sot, do të jeni i vetëm për të marrë vendime të rëndësishme. Në punë, yjet janë në favorin tuaj, do të jetë një fazë me fat. Në dashuri, do t’ju duhet të shpjegoni diçka me qetësi.

SHIGJETARI

Në ambientin e punës, mos pranoni gjëra që nuk ju sigurojnë! Në dashuri, duhet të kaloni nervozizmin tuaj, për të qenë më të qetë në idetë tuaja.

BRICJAPI

Do të përballeni me disa vështirësi të vogla, jo shqetësuese. Në punë, do të shfrytëzoni mjaft mirë një mundësi favorizuese për ju. Në dashuri, do të gjeni harmoninë në raportin mes jush dhe partnerit tuaj.

UJORI

Në këtë ditë, do të jeni të vendosur, dhe do të përballeni me diplomaci për çdo problem. Në dashuri, do të merrni një lajmë të bukur nga personi juaj i dashur.

PESHQIT

Do të keni mbështetjen e një personi tuaj të besuar rreth një projekti të rëndësishëm. Në punë, duhet të eliminoni shprehje të vjetra që ndonjëherë ju tensionojnë me kolegët tuaj.

“Kjo klasë politike do largohet atëherë kur…”- Parashikimi i profesor Përparim Kabos: Mendojnë se po të zgjidhen shtyjnë në kohë përballjen me drejtësinë, por nuk do ndodh

0

Profesor Përparim Kabo thotë se Shqipëria do të bëhet. Teksa bën një parashikim për dekadën e ardhshme ai shprehet se klasa politika aktuale do të largohet atëherë kur do mendojë se fitoi.

Parashikimin e tij dhe optimizmin thotë se e shikon tek vlerësimet e ndërkombëtarëve, pasi siç shprehet “po të ishte për këta Shqipëria llum e më llum do shkonte”.

“Kjo klasë politike do largohet dhe do largohet atëherë kur do mendojë që e fituam këtë betejë. Fitorja e zgjedhjeve nuk është fitore mbi figurën tënde të pistë. Do jesh më turp që të jesh rizgjedhure dhe të merresh i pandehur.

Këta mendojnë që po të zgjidhen riciklohen në politikë dhe shtyjnë në kohë përballjen me drejtësinë. Këtë e quajnë fitore të betejës mbi drejtësinë dhe do ta lënë drejtësinë që të merren me cironka. Kjo nuk do ndodhë, ndonjë mund të shpëtojë. Këtë e bazoj, sepse unë shikoj  vlerësimin e faktorit ndërkombëtar, po të ishte për këta, Shqipëria llum e më llum do shkonte, po mos ishte SHBA, gjermani, BE, Britania?!”, tha Kabo në emisionin “Open” në News24.

I pyetur pse shqiptarët nuk reagojnë, Përparim Kabo tha: “Sepse varfëria pjesën më të madhe të popullsisë e ka kthyer në shtresë në nevojë. Shoqëria në nevojë është shoqëri para politike, ajo lufton për të mbiekzistuar”.

Linda Rama: Martesa me të më shkaktoi 3 dorëheqje. Edin e kam takuar në vitin 2002

0

Linda Rama rrëfeu edhe pak nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. 8 vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
“Ne kemi bërë një dalje të gjatë në një emision televiziv, jemi shpjeguar dhe unë aty jam prezantuar në fakt si bashkëshortja e Edi Ramës. Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze dhe arsyeja ka qenë sepse tema e raprotit ka qenë për decentralizimin dhe meqënëse Tirana po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të këtij procesi, u ftua nga grupi i ekspertëve, unë aty e kam takuar për herë të parë.”

Megjithatë, tregon se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqjeqë i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë.

Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.

Si bashkëshorte e kryeministrit të vendit Edi Rama, Linda Rama është krah tij në dalje të rëndësishme publike.

Megjithatë intervistat apo dhe daljet e tjera të saj janë shumë të rralla. Për këtë, Linda Rama shprehet se është një gjykim i saj, duke shtuar se çdo prononcim i saj publik është i arsyetuar.


Blendi Fevziu: Dje dhe sot kam parë disa nga daljet tuaja publike për të parë stilin e intervistës, ritmikën etj, dhe vura re që ju keni shumë dalje të rralla në publik. Flas jo vetëm intervista, sepse unë u fokusova tek intervista, por edhe dalje të tjera. Pse kjo zgjedhje?

Linda Rama: Sepse kështu e kam gjykuar.

Blendi Fevziu: E keni gjykuar ju apo ka qenë imponim nga rrethanat.

Linda Rama: Jo, ka qenë zgjedhja ime dhe sigurisht që ka rrethana që kërkojnë prezencën time në publik dhe unë dal në publik, por e kam gjithmonë daljen në publik dhe shfaqjen në publik të arsyetuar.

A ndikon në vendimmarrjet e Kryeministrit? Linda Rama: Nuk jam vartësja e Edit

0

Këtë të mërkurë në studion e emisionit “Opinion” ishte e ftuar bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se sa ndikon në vendimmarrjet e kreut të qeverisë. Linda Rama u shpreh se nuk ndikon në vendimmarrjet e Edi Ramës, madje askush nuk mund ta bëjë diçka të tillë. Sipas saj, vendimet e tij janë vendimmarrje institucionale pasi është kryeministri i vendit.
Linda Rama u shpreh se që nga momenti i parë i ka qëndruar profilit të saj dhe ka një distancë të plotë nga pushteti i bashkëshortit të saj si kryeministër. Ajo theksoi se votën për kryeministër ta jep populli në kolektivin politik dhe jo atë familjar. E për këtë arsye asnjë familjar nuk ka të drejtë që të ushtrojë vendimmarrjet politike, theksoi ajo.

Megjithatë ajo pranon se ka një terren ku gjithkush mundet që t’i japë opinionet e veta një kryeministri kur vjen puna te fenomene të ndryshme dhe këtë mundësi e merr edhe vetë ajo. Linda Rama tha se me kalimin e kohës në pushtet, kryeministrit Rama i është shtuar durimi për të dëgjuar.


Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Sa ndikoni ju në vendimmarrjen e Edi Ramës? Veç vendimmarrjes në zyrë ka gjithmonë edhe një këshillë ose ndikim në shtëpi?

Linda Rama: Unë nuk ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës në asnjë moment dhe mendoj që nuk ka një njeri që ndikon në vendimmarrjen e Edit. Vendimmarrjet e Edit mendoj unë janë vendimmarrje institucionale sepse është kryeministër.

Blendi Fevziu: Jo vendimmarrje që t’i thuash duhet të bësh këtë apo jo, por përmes konsultimeve, përmes fjalëve, përmes konsideratave. Sepse nëse ai thotë ky person më duket mirë dhe ti i thua që ky person s’bën ky është ndikim.

Linda Rama: Në asnjë lloj rasti. Zero raste.

Blendi Fevziu: Ka shumë veta në PS që mendojnë se e kanë prishur karrierën nga ti siç ka shumë të tjerë që thonë…

Linda Rama: Unë nuk i pengoj njerëzit të mendojnë atë që ata kanë dëshirë të mendojnë. Ajo që unë kam në dorë, fjalën time, unë kurrë nuk bëj sepse do ulja një përmasë të arsyes se pse unë përpiqem të jem kjo që jam. Vendimet, unë mendoj janë të Edit sepse edhe përgjegjësia është e Edit. E dyta, dua të mendoj që vendimet janë institucionale dhe janë të ndara me të gjithë spektrin e vendimmarrësve politikë apo administrativë.

Blendi Fevziu: Ne po arrijmë në një shoqëri jo vetëm te PS, por në përgjithësi ku kemi liderë të fortë dhe njerëz që rreth e rrotull kryesisht të bëjnë fresk. Kryesisht se nuk u hyj dot një nga një. Tani do ju pyes ju, nuk vjen për shembull, mua më vjen siklet kur dëgjoj njerëzit politikë që flasin për Ramën thonë KM, për Berishën doktori, me një adhurim të jashtëzakonshëm. Nuk ju krijohet një ndjenjë sikleti? Për shembull personalisht nuk ju sekëlldis kjo? Nuk ka njerëz që ju vijnë rrotull, ju servilosen se jeni bashkëshortja e kryeministrit më shumë se sa jeni profesioniste?

Linda Rama: Jo. Mua nuk më ndodh kjo sepse unë që në fillim e kam ndarë shumë mirë profilin tim dhe i kam qëndruar profilit tim që unë do kem një distancë të plotë nga pushteti i Edit.

Blendi Fevziu: Si e mban këtë distancë?

Linda Rama: E mbaj në mënyrë të përditshme me një rezistencë të jashtëzakonshme dhe me një mirëkuptim. Ja që është e mundur. Nëse ju do më thoni mua që ka një moment që është e kundërta e kësaj që them unë pas 11 viteve që Edi është në pushtet, atëherë unë do them që është vërtetë e pamundur. E mbaj sepse e besoj. Dhe e besoj sepse duhet. Dhe duhet sepse është ajo që në fakt populli kur i jep votuesi, kur i jep kryeministrit votën e vet nuk ia jep në kolektiv, ia jep në kolektivin politik, nuk ia jep në kolektivin familjar. Dhe përderisa ia jep në kolektivin familjar nuk ka të drejtë asnjë familjar që të ushtrojë vendimmarrjet politike. Këtë besoj unë.

Blendi Fevziu: Patjetër, por që të ndikojë këtë nuk e ndani ju, përmes këshillave, përmes një konsiderate?

Linda Rama: Këshillimi për çdo kryeministër është institucional. Në rolin e kryeministrit nuk e besoni dot sa shumë ekziston mundësia për t’u këshilluar nga pikëpamja institucionale me këdo.

Blendi Fevziu: Për çështje ekonomike ju pyet për shembull?

Linda Rama: Unë nuk jam vartësja e Edit. Këshillimi është institucional, por ka një terren, thjesht për të sqaruar këtë çështjen e këshillimit. Ka një terren sigurisht, ku mundet gjithkush të gjejë mënyrën që t’i japë opinionet e veta qoftë dhe kryeministrit, Edit në rastin tim, por kryeministrit në raste të tjera, për atë që mendon për fenomene të ndryshme dhe unë këtë mundësi e marr. E marr sepse mendoj që ka raste kur unë fenomene, ngjarje, që do doja t’i transmetoj opinionin tim, e gjej momentin kur mund ta kem vëmendjen për ta transmetuar. Marr kohë dhe vetë për ta bërë dhe një mendim më të thelluar, marr dhe opinionet… Ka raste dhe të tilla që nuk i them nuk më pëlqen vendimi jot, por bëj pyetjet dhe nga pyetjet kuptohet që nuk ka një mënyrë më të mirë për të transmetuar një mbase dilemë apo mbase një situatë si të pasigurtë se mbase dukje bërë pyetje. Po të bësh pyetjet e duhura ti e kupton që ka rezerva tek opinioni i tjetrit. Herë-herë i them dhe konstatime… Unë nuk pres që Edi të reagojë. Me kalimin e kohës e kam kuptuar që aty në moment  Edi përgjithësisht investohet në dëgjim. Duket sikur nuk dëgjon, por unë mendoj personalisht që Edi e ka shtuar në mënyrë eksponenciale durimin e tij për të dëgjuar. Edi e ka shtuar këtë vullnetin e tij për të dëgjuar. Duket sikur s’është i vëmendshëm dhe ti mund të dëgjosh pas disa ditëve të sintetizuar një moment të bisedës sepse ato ditë i kanë dhënë mundësinë që të reflektojë dhe ta bëjë të veten. Jam i bindur që kjo ndodh edhe me të tjerët.

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama foli sonte në “Opinion” edhe për periudhën kur ka punuar në administratë në periudhën 1993-1998. Shpjegoi edhe arsyen e largimit të saj nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit në atë kohë.


-Ju keni qenë drejtuese e një prej strukturave më të rëndësishme të qeverisë. Pse u larguat në 1998-ën?

Linda Rama: Më hoqën nga puna.


-Kush të hoqi nga puna?

Linda Rama: Një nga kryeministrat, kam ikur në fund të vitit 1998. Nuk kanë rëndësi emrat.

-I bie Fatos Nano!

Linda Rama: Jo mua nuk më ka larguar kryeministri Nano. Unë kam punuar me 4 kryeministra bashkë me Meksin, por nuk isha drejtoreshë e Agjencisë. U komandova dhe më pas vijova deri në një moment…Por ka qenë shumë interesante ajo kohë… Vitet e para kur punoja në Agjenci të djathtët nuk ishin të sigurt se çfarë isha, më ka ndjekur kjo lloj dileme, në kuptimin e përkatësisë politike. Pastaj kur erdhën të majtët, ishin të sigurt se nuk isha e majtë se kisha punuar në qeverisjen e djathtë. Mua më ka ndjekur kjo… Nuk kam patur kurrë asnjë problem për këtë sepse kam qenë besnike e profesionit tim dhe e kam asociuar aktivitetin tim profesional jo nëpërmjet bindjeve politike, nuk kam aderuar as në PS apo PD, e kam ndërtuar në raport me axhendën dhe dobishmërinëpër mjedisin publik.

Gonxhja takim me fituesit e Festivalit, mbështetje në rrugëtimin e tyre drejt Eurovision

0

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim fituesit e Festivalit të 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në takimin me Beatriçen dhe Kolën, dy artistët e talentuar të Shkodrës Elektronike, Gonxhja vlerësoi stilin unik që bashkon muzikën tradicionale shqiptare me ritmet elektronike.

“Me një stil unik që bashkon muzikën tradicionale shqiptare me ritmet elektronike, Shkodra Elektronike ka sjellë një qasje krejtësisht origjinale, duke performuar në mbrëmjen hapëse dhe përmbyllëse të Javëve Ndërkombëtare Kulturore”, u shpreh ai.

Ministri siguroi mbështetje për rrugëtimin e tyre drejt një përfaqësimi dinjitoz në Bazel për Eurovision.