Home Blog Page 2640

Puna e SPAK në 2024, gazetari: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit

0

Gazetari Ferdinad Dervishi është shprehur se ky vit ka qenë rezultativ për SPAK, pasi ka bërë gjëra të paimagjinueshme më parë.

“SPAK ka qenë rezultativ gjatë gjithë vitit. Ka bërë dosje të paimagjinueshme më parë. Kemi pasur arrestimin e një ish kryeministri Ilir Meta. E njëjta gjë me ish kryeministrin Berisha. Kemi një numër ministrash dhe ish ministrash që i bëri bashkë gjithë ky vit.

Viti ku drejtësia ka bërë goditjet më të forta ose punën më të mirë në 34 vjet. Pastaj si do shkoj historia, ajo duhet të themi, viti tjetër do provojë SPAK. nëse SPAK është dështim, nëse e ka bërë Edi Rama, është viti i ardhshëm që do i vulos gjitha këto. SPAK është opozita e vetme e kastës së vjetër politike në Shqipëri”- tha Dervishi në Report TV.

Më tej theksoi zbërthimet e bëra nga përgjimet në Sky dhe Encro Chat. Ndërsa deklaroi se pikë kyçe do jetë zbardhja se çka ndodhur me Ervis Martinajn.

“Duke mbetur te krimi i organizuar. SPAK ka thyer aplikacionet telefonike, Sky Eç. Dhe më prapa është Matrix. SPAK e habitshme si pati këtë fat. Përgjimet nuk të falin. Ky është fati i madh i SPAK për këto avantazhe. Është thyer dhe aplikacioni tjetër që mbulon kohën. Ende nuk kemi konfirmuar Vis Martinaj. Ai nuk është më mister. Kundërshtarët e tij kanë mbaruar punë me të. Kanë përdorur Matrix edhe Vis Martinaj edhe kundërshtarët e tij.

Mjafton të zbardhet kjo ngjarje, shkatërrohet piramida e krimit cilësor në Shqipëri. Për mua shteti do ngrejë kokën edhe më, do i japë goditje që do zgjas shumë gjatë. Mjaft të bëhet hetimi, si u mor ky njeri. Dhe bëhet e gjitha bashkë”, tha ai.

“Në janar do të ketë arrestime të reja”, gazetari paralajmëron: Ja çfarë po heton SPAK

0

Gazetari Eni Ferhati ka paraljmëruar arrestime të reja nga SPAK duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. I ftuar në emisionin “Noë”, Ferhati tregoi se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një sërë hetimesh të përqëndruara tek tenderat publikë.

Ndër të tjera ai tha se arrestimet do të vijnë dhe nga zbulimet e bisedave të inkriptuara nga aplikacionet e dominuara nga organizatat kriminale, Sky Ecc dhe Encro Chat, të cilat do të hapin dosje të reja penale.

Ajo që më ka bërë përshtypje është dosja e fundit, ajo e organizatës kriminale të Suel Çelës, sa i takon mënyrës se si kjo organizatë e ushtronte influencën e saj në territor edhe sa i takon komunikime që më pas janë zbardhur nga njerëz të drejtësisë.

Ajo që mua më pëlqen në strategjinë e prokurorisë së Posaçme, janë hetimet që SPAK po u bën tenderave publik.

Abuzimi më i madh me fondet e taksapaguesve shqiptarë janë te tenderat dhe prokuroria e Posaçme një punë të mirë po e ushtron pikërisht te ankandet publike. Këtu kemi parë çudira nga më të ndryshme se si bëhet kopsitja e letrave për të favorizuar një kompani të caktuar. Kjo ka bërë që institucionet të jenë më të kujdesshme me ushtrimin e detyrave të tyre.

Unë besoj se në janar, me ardhjen e informacioneve të tjera nga Sky, ndërkohë keni edhe Matrix në horizont që nuk dihet nëse do të hetohet njësoj. Do kemi dosje të tjera penale. Ka ngjarje të tjera shumë të rënda të cilat janë marr tashmë nga SPAK, siç është edhe masakra e fundit e Dobraçit për të cilën janë lëshuar edhe disa masa sigurie”,-tha gazetari Eni Ferhati.

Ç’po ndodh? Zyrtari i PL sfidon Berishën: Ilir Meta do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025

0

Faik Basha nga Partia e Lirisë, tregoi se si është gjendja e Ilir Metës, i mbyllur ne qeli prej disa kohesh. Sipas tij, Meta është në një gjendje shumë të mirë dhe po drejton aksionin opozitar nga burgu 313.

Më tej ai “sfidoi” Sali Berishën, duke thënë se Meta do jetë kandidat për kryeministër në 2025. “Gjendja e tij është jashtëzakonisht mirë, në formë. Ka mbajtur kontakte me strukturat e partisë. Orienton strukturat dhe aksionin opozitar. Shumë gjasa ka qe SPAK të tërhiqet nga kjo dhe ai të lirohet.

E dinë që kanë kryer veprime të jashtëligjshme. Ligji i përdorur i shfuqizuar vite më parë.

Zoti Meta duhet të lirohet. U arrestua pa prova dhe fakte.

Ka një diskutim që mund të jetë kandidat për kryeministër. Për sa kohë është presidenti i një force politike opozitare”, tha ai për Report TV.

“Ergys Feta Production”, adresa në Dibër për të fiksuar kujtimet e eventit tuaj familjar dhe institucional

0

Festat dhe gëzimet e ndryshme në shtëpitë tona apo ambientet e punës janë ngjarje të cilat shënojnë në memorien tonë. Përpara zhvillimit të teknologjisë njerëzit i rrëfenin si gojëdhëna shtëpi më shtëpi, por në kohët e sotme kujdesen t’i memorizojnë përmes telefonave apo aparateve fotografike. Mirëpo kur bëhet fjalë për evente që janë të rëndësishme, e që shënojnë shumë në jetën e një individi, çifti, në një shtëpi apo shoqëri, kujdesemi të trokasim në duart e profesionistëve. Të gjithë të vetofrohen me një aparat apo kamera në dorë, por e rëndësishme si në cdo gjë tjetër është të trokasësh tek profesionisti. E kur nuk e di, të duhet të kesh informacionin e duhur. Të rinjtë kryesisht janë të apasionuar pas teknologjisë, por sërish eksperienca është shumë e rëndësishme për atë që të memorizon gëzimin ndaj duhet që të gjesh derën e duhur në të cilën të trokasësh. E ndërsa në metropole nuk mungojnë profesionistët, në rrethe është luks ti gjesh dhe ti kesh aty. Rasti për të cilin flasim sot është një histori suksesi arritur me punë madje mjaft sakrificë. Ai ka bërë një punë mjaft të lavdërueshme si operator madje dhe korrespodent i mjaft mediave kombëtare dhe jo kombëtare në Dibër.
Quhet Neki Feta. Prej vitit 1999 me kamera në dorë nuk ka lënë cep në Dibër pa lëvizur dhe përcjellë prej andej problematikat por dhe resurset që ofron Dibra e mrekullueshme. Madje ai ka qenë dhe në Dibër të Madhe duke sjellë prej andej zërin e bashkëqytetarëve për mediat e Shqipërisë. Ka përcjellë të gjitha fushatat elektorale ndër vite. Përpos kësaj Neki Feta prej 25 vitesh punë është investuar edhe në sektorin privat duke ofruar profesionalizmin e tij në ndihmë të dibranëve për raste gëzimesh. Është një emër mjaft i njohur, një profesionist, komunikues dhe familjar i rregullt. Me vitet Nekiut iu rrit dhe djali i cili do të ndiqte studimet universitare në fushën ku mund të jepte kontributin e tij në vijim në ndihmë të babait edhe pse i angazhuar edhe ai prej 10 vitesh në filmim.
Ergys Feta djali i Nekut ka mbaruar në regjizurë e tashmë ka krijuar studion e tij të prodhimit “Ergys Feta Production” e cila ofron filmime me cilësi dhe risi Full HD dhe 4K deri në 8 kamera, kran, dron ku magjia e dasmave në Dibër vjen e përshtatur me regji profesionale. Që dasma juaj ti ngjajë një spektakli, ku të mos mungojë asnjë detaj. Trasmetim live, që dasmën tuaj ta përjetojnë edhe emigrantët sikur të ishin aty. “Ergys Feta Production”  iu ofron prodhime për dasma, fejesa, videoklipe, evente dhe takime live. Për këtë mund të kontaktoni në nr. e telefonit  0692127777 si dhe rrjetin social instagram Ergys Feta Videographer. Trokisni tek këta profesionistë që ofrojnë shërbime tejet cilësore dhe cmime të arsyeshme dhe do të mbeteni të kënaqur. startnews.al

Dosja “Sky ECC” në Greqi, dalin detaje të reja për Aleksandër Sadikajn. Zbulohet dhe roli i Denis Grabockës

0

Gazeta e përjavshme greke “Documento”, e gazetarit të njohur investigativ Kostas Vaxevanis ka zbuluar detaje të reja nga dosja “Sky ECC” në Greqi, ku u zbuluan disa grupe kriminale me lidhje me njëra-tjetrën, të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja.

Një prej personazheve të implikuar në këtë dosje, është edhe 27-vjecari Aleksandër Sadikaj, i vrarë në Tiranë në vitin 2022. Sipas dosjes hetimore, Aleksandër Sadikaj rezulton përdorues i “Encrochat” me kodin “loneeagle” dhe i “Sky ECC” me PIN “BSPN6M”. Sadikaj, sipas dosjes, rezulton person me precedentë të pasur kriminalë në Greqi, i skeduar edhe me mbiemrin Kalemi. Policia greke e ka hetuar atë në këtë dosje prej marsit 2020, ku rezulton drejtues i organizatës kriminale, me rol në trafikimin e marijuanës nga Spanja e Shqipëria për në Greqi.

Gazeta greke ka zbuluar edhe një episod trafiku droge, të shoqëruar me një transfertë 400 mijë euro, ku rezulton i përfshirë 36-vjecari nga Kroça, Denis Grabocka.

Më 5 maj 2020, në orën 20:30, në portin e Civitavecchias, një qytet pak mbi Romë, autoritetet italiane arrestuan U.P., shtetas grek. Ai ishte drejtuesi i një kamioni me targa bullgare në pronësi të kompanisë bullgare Zion Trans. Brenda kamionit u gjetën 133 pako me 144 kilogramë marijuanë. Ato ishin fshehur në “çanta”, të përziera me mallra legjitime nga gjashtë paleta detergjente dhe 15 paleta të tjera veshjesh. Shoferi kishte qenë në kontakt me “milanmilan”, një llogari e paidentifikuar e aplikacionit “Encrochat” dhe, me sa duket, kishte marrë ngarkesën nga diku në Barcelonë të Spanjës, me urdhër të Denis Grabockes, kreut të grupit.

“Milanmilan”, sipas provave në dosje, ka pasur rolin e ndërlidhësit për llogari të grupit në Spanjë dhe ka gjente mall që e sillte në Itali dhe Greqi. Për këtë sasi, lidhja e panjohur deri tani në Spanjë, ka marrë 400 mijë euro përmes sistemit “Hawala”, pas një urdhri të Denis Grabockes, kreut të organizatës së dyshuar kriminale, për një tjetër anëtar të paidentifikuar. I njëjti person, “ultrarhino” siç është edhe pseudonimi i tij në aplikacionin “Encrochat”, duket se ka bërë vizita të përsëritura në një dyqan në Aharnon për llogari të organizatës, pasi një javë pas kapjes së ngarkesës në portin italian ka shkuar dhe ka dorëzuar 60 mijë euro të tjera, të cilat kanë mbërritur të nesërmen në Madrid, përmes sistemit “Hawala”.