Home Blog Page 2641

GJK hodhi poshtë propozimin për lista të hapura, Lapaj: Nuk do ndalemi derisa të rrëzojmë sistemin e kryetarëve

0

Kryetari i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi propozimin e partive të vogla për lista të hapura në zgjedhje.

Lapaj shprehet se Kushtetuesja humbi një shans të artë për të treguar se është e pavarur nga politika. Ai shton se nuk do të ndalet, së bashku me qytetarët, derisa të rrëzojë sistemin e kryetarëve.

Sot, Gjykata Kushtetuese humbi një mundësi të artë për të dëshmuar pavarësinë nga politika. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi kundër hapjes së sistemit zgjedhor.

Personalisht, unë besoj te institucionet dhe punoj që ato të forcohen. Për këtë arsye, atë që nuk arriti ta garantojë gjykata, ne do ta arrijmë politikisht. Ne nuk do të ndalemi derisa të rrëzojmë SISTEMIN e KRYETARËVE.

Ndëshkojeni me votën tuaj masive këtë sistem të kalbur të KRYETARËVE!

Vota juaj është vendimi final! E keni ju në dorë ti lini apo ti shpartalloni”, shkruan Lapaj.

Kryebashkiaku i Kamzës uron besimtarët për Krishtlindjet, Rakip Suli: Zoti ju bekoftë me shëndet dhe begati!

0

Edhe kryetari i Bashkise Kamez si mjaft personalite ne vend te politikes dhe jo ka uruar qytetaret e bashkise si dhe gjithe shqiptare per festen e Krishtlindjes
“Gëzuar Krishtlindjet!
Qoftë kjo ditë e shenjtë e mbushur me paqe, dashuri dhe gëzim! Uroj që Krishtlindjet të sjellin dritë në zemrat tuaja dhe mbarësi në çdo hap të jetës.
Zoti ju bekoftë me shëndet dhe begati!”- shkruan Rakip Suli

U mor i pandehur në SPAK/Zbardhet akuza për Plarent Ndrecën, i dha mikut të Sandër Lleshaj tenderin e komisariateve

0

SPAK ka zbardhur akuzën rënduese mbi deputetin e Partisë Socialiste Plarent Nreca, i cili është marrë si i pandehur nga Struktura e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Sipas hetimeve të SPAK, ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca së bashku me zyrtarë të tjerë të Ministrisë, kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit të riksonstruksionit të 4 komisariateve në vend.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se deputeti i PS ka favorizuar Gjon Radovanin në lidhje me tenderin e komisariateve si dhe e ka shpallur fitues pa plotësuar të gjitha kushtet ligjore. Në përfundim të gjithë proçesit, Radovani ka lidhur dhe kontratë bashkëpunuese me operatorët ekonomikë Derbi-E Shpk, edhe pse nuk i përmbushte kritetet ligjore.

Nga dosja hetimore bëhët me dije se mes Radonavit dhe Plarent Ndrëcës si dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë, janë zhvilluar disa takime ku është diskutuar mbi gjendjen aktuale të komisratiave në vend, konkretisht për atë të Vlorës, Mirditës, Tiranës dhe Pogradecit.

Gjithashtu në dosjen hetimore të SPAK gjendet dhe disa emaile të shëmbyera mes deputetit të PS dhe Radovanit ku i bëhen me dije këtij të fundit të dhënat lidhur me komisariatet që duhet të rikonstukturohen.

Sipas hetimeve të SPAK, Gjon Radonavi rezulton të jetë mik me ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj ku të dokumentuara në dosje janë mesazhet e shkëmbyera midis tyre. Kjo tregon se për shkak të lidhjeve të brendshme që Gjon Radovani ka patur me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe brenda ministrisë së Brendshme, është favorizuar në lidhje me procesin e tenderimit.

Mbi Plarent Ndrecën rëndon akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera”, i cili në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë shtetërorë, me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), anëtarë të KSHA, si dhe drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri, kanë krijuar avantazhe për Gjon Radovanin për të fituar tenderin për rikonstrukturimit të 4 komisariateve në vend nga kompania Derbi-E Shpk në bashkëpunim me APE Shpk, ku Radovani është ortak.

“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Avokat Spartak Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma

0

Parashqevi Simaku ndriçoi që në hapat e parë të karrierës, kur me këngët e saj rrëmbeu zemrat e shqiptarëve.

Në një intervistë me gazetaren e Top Channel, Spartak Ngjela shprehet se suksesi i saj nuk ishte aspak rastësor. Teksa kujton artisten në vitet ’80, ai shprehet se Simaku me talentin dhe sharmin e saj arriti të tejkalonte kufijtë e artit socrealist.

“Afektin emocional në skenë e kishte ndryshe nga koha. Dhe i vërtiti aktorët e mëdhenj që drejtonin Shqipërinë me talentin dhe bukurinë e saj sa sot shpifin… e dashuronin, e merrnin… siç e kanë shqiptarët”-shprehet Ngjela.

Por, jeta e ikonës së muzikës shqiptare mori kthesë pas emigrimit dhe krijimit të familjes, sipas avokatit.

“Largimi nga atdheu, nga qendra e gravitetit. Atje je satelit. Dhe prandaj kanë dështuar, nuk është Simaku e para.”

“Një këngëtare e bukur që ka zë, ka talent, me të trija këto ka rreziqe, nga kush? Nga burri i saj. E gjithë tragjedia nga i shoqi i erdhi“-shton ai.

Por si u shndërrua në fenomen rënia e Parashqevi Simakut nga një ikonë e muzikës dhe bukurisë në një të pastrehë, duke fituar empatinë e të gjithë shqiptarëve?

Këtu është drama që e ka kthyer në një film. Njerëzit i lidhin dramën me figurën e bukur. Ky mund të jetë një moment tragjik i një këngëtareje të madhe siç është Simaku, prandaj është bërë fenomen shoqëror. Ata që janë xheloz ndaj saj e kritikojnë, por kuptohet që është mllef“-thotë Ngjela.

Rastin e Simakun, Ngjela e konsideron të denjë për filma e romane dhe tregon se cili mund të jetë sezoni i dytë.

“Seria e dytë e filmit do fillojë kur Simaku të dalë në skenë, do ndahen ata që do e duartrokasin, xhelozët do thonë nuk është në nivelin e saj. Ajo mund të shkëlqejë siç ka qenë“-shprehet Ngjela.

Krishtlindjet, gjermanët nuk blejnë dot dhurata? DW: Hendek i madh i pabarazisë!

0

Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve bëhet më i dukshëm gjatë sezonit festiv.  Disa mezi i përballojnë dhuratat, të tjerët rrinë në radhë para dyqaneve luksoze, thotë DW.

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër,  kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i dukshëm sidomos tani në ditët e Krishtlindjeve. Këtë e përjetoi këto ditë, Sandra Schlensog. Ajo ka dalë vetëm për të shëtitur nëpër tregun e Krishtlindjeve në Karlsruhe, sepse nuk mund të blinte asgjë, pasi nuk mund t’i përballojë çmimet.

“Një palë çorape të thurura me dorë për 15 euro? Kjo është utopike,” thotë 46-vjeçarja, duke e vënë palën që mban në dorë sërish në vend. Sandra Schlensog merr ndihmën sociale të njohur si “paratë për qytetarin” dhe gjithashtu punon tetë orë në javë në një qendër për të sëmurët mendorë.

Me kohë të plotë ajo nuk mund të punojë për shkak të problemeve shëndetësore. Paratë nuk i dalin asnjëherë – por sidomos në kohën e Krishtlindjes e ndjen shumë gjendjen e saj financiare. Për Sandra Schlensog, blerjet jashtë radhe nuk janë të mundshme as në Krishtlindje. Prandaj ajo dhuron sende të bëra vetë si biskota apo kapele të thurura. Ajo bën vetëm një përjashtim për djalin e saj 16-vjeçar: gjithë vitin ajo ka kursyer për dhuratën e tij të Krishtlindjes, vazhdon DW.

“Tani që kam punë me kohë të pjesshme, mund të lë mënjanë dhjetë apo 15 euro në muaj”, thotë ajo. Kjo do të thotë se ajo kursen rreth 150 euro në vit. Para këto që i përdori edhe për të financuar dhuratën e Krishtlindjes për djalin e saj.