Home Blog Page 2644

“Si shtetas suedez dua të jap dorëheqjen”/ G Bani i keqardhur për gjestin, Valbona e përqafon: Po ike ti, do iki dhe unë!

0

G Bani është shprehur i keqardhur për gjestin e shëmtuar që kreu mëngjesin e djeshëm ndaj Valbonës, ku zgjodhi ta vëzhgonte në mënyrë të pahijshme ndërsa ajo e fundit ishte duke u larë në dush.

Megjithëse Valbona i kërkoi disa herë të largohej se po e vendoste në siklet, G Bani iu kthye në mënyrë arrogante duke thënë: Jam i uritur të shoh trup femre.

Ndërsa kjo situatë u komentua gjerësisht në Primen e sotme, G Bani ka reflektuar mbi gabimin duke kërkuar ndjesë dhe madje kërkuar edhe largimin e tij nga formati.

“Si shtetas suedez dua të jap dorëheqjen”- tha G Bani.

Në këtë moment ka ndërhyrë Valbona, e cila ka pranuar ndjesën dhe duke e përqafuar banorin është shprehur: Po ike ti, do iki dhe unë!

Kleri katolik dhe ortodoks urojnë besimtarët në prag të Krishtlindjeve

0

Ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional të Krishtlindjes. Klerikët uruan besimtarët që shpresa të mos mungojë në zemrat e tyre dhe që gjithësecili të bëjë më të mirën, si në jetën kishtare, ashtu dhe atë shoqërore.

Kur mbeten edhe pak orë nga mesha tradicionale e Krishtlindjes, klerikët katolikë dhe ata ortodoksë i’u drejtuan besimtarëve me urimet për lindjen e Jezu Krishtit dhe me mesazhin e përvitshëm me rastin e kësaj feste.

Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, u kujtoi besimtarëve se viti 2024 shënoi një nga momentet më të rëndësishme për kishën, atë të lumnimit të dy martirëve të rinj, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova.

“Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës. Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha”, deklaroi ai.

Përmes mesazhit të tij, imzot Massafra, uroi besimtarët që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e tyre dhe që secili të bëjë më të mirën dhe të angazhohet në jetën kishtare dhe shoqërore.

“ Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptarë dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë. Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës. Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse”, tha imzot Massafra.

Ndërsa Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, thotë në mesazhin e tij se kremtimi i vërtetë i Krishtlindjeve duhet të jetë aktualizimi dhe përjetimi i kësaj ngjarje në vetë qënien e besimtarëve, sepse vetëm kështu krishti do të jetë i gjallë dhe i pranishëm në jetën e tyre.

“ Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri”, deklaroi ai.

“ Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfërit dhe për njerëzit në nevojë” u shpreh në mesazhin e tij Mitropoliti Joan.

“ Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia”.

Në mesazhet e tyre për Krishtlindjen, klerikët po u bëjnë thirrje besimtarëve që të reflektojnë për periudhën që po kalon shoqëria shqiptare si dhe për promovim të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për mjedisin. /VOA/

Hapet televotimi, cili do të jetë fati i 7-të xhuxhave? Vetëm dy banorë të zakonshëm do të jenë pjesë e BBV4

0

Vëllai i Madh ka dërguar në televotim 7 banorët e rinj, të cilët u bën pjesë e “Shtëpisë së Borëbardhës dhe 7 xhuxhave” mbrëmjen e sotme.

Midis Briseidës- Jurit, Edës, Bernardit, Ejonës, Arsidës dhe Gramosit, vetëm dy banor të zakonshëm do të bëhen pjesë e Big Brother VIP 4 me të drejta të plota.

Cili do të jetë fati i tyre?

Basha uron shqiptarët për Krishtlindje: Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët

0

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindjet.

Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se kjo ditë e shenjtë na kujton dashurinë e pafund të Hyjit që ndriçon çdo errësirë dhe na jep forcën për të përballuar çdo sfidë. Ai u bën thirrje shqiptarëve që të shohin me shpresë përpara, duke theksuar se pas errësirës vjen drita.

Urimi i plotë i Bashës

Të dashur vëllezër e motra të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen kudo që ndodheni! Kjo ditë e shenjtë na kujton se dashuria e pafund e Hyjit mund të ndriçojë çdo errësirë dhe të na japë fuqi për të përballuar çdo sfidë.

Le të jetë kjo Krishtlindje një mesazh shprese për çdo shqiptar, për të gjithë ata që jetojnë në vështirësi, një inkurajim për të pamundurit, të sëmurët, ata që sot janë larg më të dashurve të tyre.
Le të shohim me shpresë përpara, sepse pas errësirës vjen drita!

Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët! Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen!

H*rrori në Sarandë, si gruaja m*sakroi me sëpatë bashkëshortin! Detajet nga krimi në familje, çfarë ndodhi në banesën e çiftit

0

Mëngjesin e së djeshmes një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, teksa një grua ka vrarë burrin e sa

Mësohet se në familjen Tahiraj, Elvira Tahiraj 49 vjeçe, ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Dyshohet se burri ka qenë në gjumë në momentin kur është sulmuar nga bashkëshortja, e cila sipas të dhënave ka probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se familja Tahiri ishin të vendosur në atë zonë të Sarandës, por nuk ishin nga Sarandë. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.

Policia bëri me dije se: “Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia mëngjesin e djeshëm.

VRASJA NË GJUMË

Elvira Tahiraj dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ajo që ka dalë nga dëshmitë e para për ngjarjen dhe sipas rrëfimit të saj, mes çiftit ka pasur një konflikt. Mirëpo, ekspertët kriminalist që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kuptuar se burri ka qenë në gjumë në momentin që është sulmuar me sëpatë nga gruaja, duke hedhur poshtë pretendimet e saj se ka pasur konflikt të momentit.

Në banesë ka qenë e pranishme edhe një vajzë e çiftit, e cila do të jetë edhe më e besueshmja në versionin që do të japë për konfliktet mes të atit dhe të ëmës. Policia e ka vënë në pranga gruan dhe pritet marrja e një tjetër dëshmie nga ana e grupit hetimor për të mësuar më shumë mbi gjithçka ka ndodhur mes çiftit, ndërkohë do të jenë mjekët ligjorë ata që do të hedhin dritë mbi orën kur Llazar Tahiri ka ndërruar jetë.

Përveç familjarëve, priten të merren në pyetje edhe fqinjët të familjes Tahiri, ndërkohë policia dhe prokuroria vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e krimit të rëndë.

DËSHMIA

Lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit rrëfeu ditën e djeshme për mediat lokale si e ka njohur çiftin. Ai ka treguar se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

“Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dilte puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavria. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo, po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit”!

Do të jetë Prokuroria e Sarandës që do të hedh dritë mbi shkaqet që çuan në krimin e rrallë në vendin tonë, pasi janë të pakta rastet kur gratë sulmojnë bashkëshortët.