Home Blog Page 2645

Rozana Radi përzgjidhet Borëbardha për ‘shtëpinë e përrallave’! Vëllai i Madh jep porositë, çfarë përmban zarfi?

0

Rozana zgjidhet Borëbardha për ‘shtëpinë e përrallave’.

Shtatë banorët e rinj të futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat, në diskutim me njëri-tjetrin kanë vendosur që të përzgjedhin Rozin mes banorëve VIP si personazhin që duan ta bëjnë Borëbardhën e tyre.

Mirëpo, cili do të jetë avantazhi apo disavantazhi i tyre në lojë me këtë zgjedhje? E pyetur pse kjo përzgjedhje, Jona theksoi se “e përzgjodha për ta hequr nga dinamikat e lojës”.

“Meqënse u zgjodhe nga banorët e rinj të jesh Borëbardha, roli yt do të jetë që të përkujdesësh për ta, do të kesh akses për të hyrë në shtëpinë e tyre sa herë që të duash. Përveç kësaj do të kesh edhe një funksion shumë të rëndësishëm, por që Vëllai i Madh e ka vendosur vetëm në atë zarf dhe do ta hapim të shtunën. Ti duhet që zarfin që ke aty të mos e hapësh deri të shtunën dhe të përkujdeshesh që as banorët e tjerë të mos e hapin zarfin”- tha Ledioni në porosinë e tij për Rozanën.

Ledioni paralajmëroi që zarfi të mos hapet para të shtunës dhe nëse ndonjë nga banorët VIP ka kuriozitet mace dhe vendos ta hap si zarf, Vëllai i Madh do të përkujdeset të marrë masa ndaj tij.

Dy banorë të rinj në “Shtëpinë e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, cilët janë Bernardi dhe Ejona

0

Bernardi është Ejona janë dy banorë të tjerë që futen në shtëpinë paralele të Big Brother VIP 4.

Ata do të qëndrojnë në shtëpinë e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave.

Bernardi është emigrant shqiptar i cili Jeton në Londër prej 26 vitesh. Ai punon si producent, dj dhe life coach.

Nga ana tjetër, Ejona është me profesion parukiere dhe estetiste. Ajo tha se ka marrë pjesë në BBV për të realizuar ëndrrën e gjyshit të saj.

“Me babin e kujt do merreshe?”/ Debat i ashpër në Big Brother VIP, Rozana Radi “përplaset” me Gerta Gixharin

0

Një debat i ashpër ka ndodhur këtë të martë në shtëpinë e Big Brother VIP, vetëm pak orë përpara fillimit të prime-t.

Duket se një fjalë e hedhur nga Gerta Gixhari, ka provokuar Rozana Radin, gjë që tensionuar situatën mes dy banoreve.

Pjesë nga debati:

Rozana: Me babën e kujt do merreshe? Me babën e kujt?

Gerta: O Rozi je shumë e vogël.

Rozana: Me babën e kujt do merreshe?

Gerta: Si me babën e kujt?

Rozana: Me babën e kujt?

Gerta: Kush të më dilte përpara?

Rozana: Me babën e të tjerëve?

Gerta: Varet nga historia. Çfarë do bësh? Do më derdhësh pastiçon e çunave? Do të më pengosh?

Rozana: A zemra ime. Me babën e kujt do merresh?

Gerta: Do të më puthësh tani, apo do të bësh ndonjë gjë tjetër?

Rozana: Unë të të puth ty? S’ka shanse, vazhdo! Apo do rrish këtu?

Gerta: A ta derdh pastiçon kur të kaloj?

Rozana: Ke vend goxha, si do e derdhësh?

Gerta: Po pra e derdha se po më pengon.

Rozana: Sa të merresh me baballarët e njerëzve ti, të keqen motra…

“Mendojnë se po bëjnë hapa të duhur”/ Prime i parë nis me debat, përplasje mes Olsit dhe Rozanës: Siç na përgjigjen, do t’u përgjigjemi

0

rime i parë i edicionit të Big Brother Albania VIP 4 ka nisur me përplasje mes Olsit dhe Rozanës.

Të dy banorët kanë pasur disa provokime mes njëri-tjetrit këto ditë, teksa Olsi shprehet se Rozana së bashku me Amberin po hedhin hapa të mëdhenj dhe të gabuar.

Pjesë nga debati:

Olsi: Po jetojmë një realitet interesant. Kemi pirë ujë mjaftueshëm. Në shtëpi situate është pak kaotike. Janë të gjithë personalitetet dhe karakteret të pagjetur. Gjithsekush po mundohet të kuptojë çfarë hapi duhet të marrë. Mes tyre ka disa që mendojnë se po bëjnë hapa të duhur. Ka një nxitim të Rozit dhe të Amberit që janë nisur me hap të madh. Gjatë rrugës do e kuptojnë që kanë bërë një hap të gabuar.

Rozana: Siç e parashtroi dhe profesori, ne kemi hedhur hapa të sigurt në shtëpinë tonë dhe do e çojmë përpara. Ashtu siç na përgjigjen, do i përgjigjemi dhe do vazhdojmë jetesën tonë të përbashkët.

G Bani: Kemi karaktere të ndryshme. Kemi njerëz që mendojnë se duan të na ndihmojnë edhe pa e kuptuar. Sapo kuptova Olsin që tha për mua se nuk më priste. Mu duk pak i paqartë. Kam kaluar momente shumë të bukura. Besoj se është një nga eksperiencat më të papërsëritshme që më ka ndodhur. Dinamikat ekzistojnë, por rëndësi ka që ndihem shumë mirë.

Ankimuan vendimin e Gjykatës Penale, refuzohet kërkesa e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut! Mbetet në burg Grubi

0

Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi të mbetet ende në fuqi, dhe e njëjta të zbatohet nga momenti kur ai të jetë në dispozicion për organet e ndjekjes penale.Ky vendim pason ankimimin e bërë javën e kaluar nga avokati i Grubit kundër vendimit të kësaj gjykate, e cila, me propozim të Prokurorisë Publike, më 17 dhjetor kishte urdhëruar masën e paraburgimit.

“Këshilli Penal, duke vepruar sipas ankesës së parashtruar nga mbrojtja e A.G., i padisponueshëm për organet e ndjekjes penale, kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, mori një vendim me të cilin e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes dhe konfirmoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake”, njoftoi Gjykata Penale e Shkupit më 24 dhjetor.

Grubi, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, akuzohen për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro. Më 18 dhjetor, ndaj tyre u shpall edhe një fletarrestim ndërkombëtar.

Deri më tani, asnjëri nga ta nuk është i disponueshëm për organet e rendit.

Ish-zëvendëskryeministri Grubi, i cili më 9 dhjetor u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, ka mohuar të ketë ikur nga vendi. Ai ka thënë se ndodhet jashtë vendit për një ‘vizitë private’, pa dhënë më shumë detaje.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Panço Toshkovski, gjatë një interviste për televizionin maqedonas Telma, më 23 dhjetor tha se asnjë shtet fqinj nuk ka dorëzuar konfirmime për qëndrimin e mundshëm të Artan Grubit në territoret e tyre.

Ai theksoi se nuk dëshiron të spekulojë për vendndodhjen aktuale, por shtoi se do të donte t’i besonte deklaratës së tij se do të kthehet në vend.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi më herët se pak orë para fillimit të aksionit policor më 16 dhjetor, ish-zëvendëskryeministri, i shoqëruar nga një afarist vendas, (Arsim Paparinku), i cili si konsull nderi udhëtonte me makinë me targa diplomatike, kishte kaluar përmes pikës kufitare të Bllacës drejt Kosovës.

Radio Evropa e Lirë më 18 dhjetor iu drejtua Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse ka informacione se Grubi ndodhet në Kosovë, si dhe Ministrisë së Drejtësisë për të pyetur nëse do të bashkëpunojë në ekstradimin e tij nëse ai gjendet dhe arrestohet në Kosovë, por nuk mori përgjigje.

Megjithatë, më 21 dhjetor, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, mohoi pretendimet e Mickoskit, duke pohuar se Artan Grubi nuk është në Kosovë, por në Shqipëri. Mexhiti nuk dha më shumë detaje, por shtoi se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka bashkëpunim me Interpol-in, për ta gjetur dhe rikthyer në vend.

Pretendimet se Grubi po fshihet në Shqipëri, deri më tani nuk i ka mohuar, e as nuk i ka pohuar zyrtarisht Ministria e Brendshme e shtetit shqiptar.

A mund të marrë Grubi azil politik?

Kryeministri Mickoski nuk pret që ndonjë nga shtetet fqinje t’i japë azil politik Grubit nëse ai e kërkon, për shkak se, siç thotë ai, është vendosur në listën e zezë amerikane për krim dhe korrupsion, dhe jo për arsye politike.

“Këtu nuk po flasim për arsye politike, por është diçka ndryshe nga politika – dyshimi për një krim të kryer. Nuk pres që ai të marrë azil, por është ende vendim i atyre që do të hyjnë në një procedurë të tillë”, tha Mickoski të martën, përpara gazetarëve.

Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se rasti me Grubin nuk do të kishte ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, që parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion. Nga BDI gjatë fundjavës, kërkuan edhe një herë nga Qeveria të miratojë Ligjin për masat restriktive.

Mickoski, i pyetur nëse Qeveria do ta miratojë këtë ligj, u përgjigj negativisht.

“Kjo Qeveri nuk do të miratojë ligje që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Ne do të punojmë gjithmonë në përputhje me normat pozitive ligjore dhe Kushtetutën, të cilat janë dy shtylla kryesore për ne. Në legjislacion kemi parashikuar masa për këta persona”, shtoi Mickoski.

Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor. Partia i ka bërë thirrje që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.

Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Kovaçevski i ka mohuar akuzat./ REL