Home Blog Page 2648

“Përmbusha amanetin e tim eti” – Poeti Jozef Radi i dhuroi Bibliotekës Françeskane veprën e plotë të babait të tij

0

Njeriu i penës, Jozef Radi i dhuroi në këtë fundvit Bibliotekës Françeskane në Shkodër veprën e plotë prej 14 vëllimesh të babait të tij, Lazër Radi.

Ky i fundit përjetoi ferrin e diktaturës përmes një kalvari internimesh.

Radi thotë se dhurimi i kolanës është përmbushja e një amaneti.

Prej 13 vitesh, poeti ka edhe blogun e tij, ku hapësirë të rëndësishme zë Shkodra e identifikuar përmes kulturës dhe historisë.

Krijimtaria e poetit Jozef Radi i ka fillesat në vitet ‘70.

Ajo është një krijimtari realiste e mbushur me problemet e jetës së përditshme.

Përmes saj autori jep me nota kritike jetën shqiptare të kohës së diktaturës komuniste dhe të kohës së tranzicionit.

GJK rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor/Reagon Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë

0

Reagim i Lulzim Bashës, kreu i Demokratëve Euroatlantikë

Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.

Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.

Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur.

Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre.

Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votë e tyre më 11 maj.

Shqipëria meriton më shumë🇦🇱

Albin Kurti paralajmëron për sulme të reja në veri: Mund të ndodhin para dhe pas Vitit të Ri

0

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se priten të ndodhin sulme të reja në veri të vendit, para dhe pas Vitit të Ri.

“Këso metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri. Këto sulme mund të synohen të realizohen varësisht prej interesave politike të kreut të shtetit serbë, posaçërisht për protestat e vazhdueshme opozitare atje”, ka thënë ai.

Kurti ka deklaruar më tej se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara t’i neutralizojnë maksimalisht këto metoda.

“…përkundër faktit se sulmet e tilla terroriste janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme, veçmas nëse këto sulme e kanë mbështetjen dhe sponsorizimin e një shteti tjetër, në këtë rast si Serbia”, ka shtuar Kurti.

Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës

0

Deputeti i PD, Luan Baçi ka dalë në krah të deputetit Agron Shehaj dhe kundër demokratit Flamur Noka në lidhje me konfliktin fizik në foltoren e Kuvendit.

Në seancën e fundit dy deputetët u përfshinë në një përplasje pasi Shehaj bllokoi për më shumë se një orë foltoren e Kuvendit.

Luan Baçi e vlerësoi kërkesën e Shehajt për interpelancë, duke e cilësuar atë si një veprim opozitar.

Ai theksoi se në opozitë ka pasur gjithnjë elementë që kanë pasur mënyrat e tyre të të bërit opozitë, por këta të fundit nuk mund të “merren me zor” dhe “t’u imponohet axhenda” e PD.

“Shumë mirë bëri Shehaj që kërkoi interpelancë me Ballukun. Kjo ishte opozitë. Ai bën opozitë në mënyrën e tij. Ka opozitarë që kanë mënyrat e tyre dhe ne nuk mund të marrim me zor të imponojmë axhendën tonë opozitare,”-  u shpreh Baçi.

Kujtojmë se deputeti Shehaj prej disa orësh protestoi në sallën e Kuvendit, ku mbajti të bllokuar foltoren duke mos lejuar të mbajnë fjalën as deputetët socialistë dhe as ata demokratë.

Pavarësisht se ish-kolegët demokratë i kërkuan Shehajt që të largohej nga Foltorja, ai sërish nuk pranoi që ta lironte edhe pas masës së “përjashtimit nga seanca” e cila iu komunikua më herët nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spriopali. Madje ish-kolegët e akuzuan se është bërë “patericë” e mazhorancës. 

Ballkani nën stuhi të forta bore/ Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda! Kufizime në qarkullim

0

Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe erërave të forta që nxitën gjithashtu kaos në trafik, në Kroaci dhe Serbi.

Në të gjithë Ballkanin autoritetet lëshuan paralajmërime mbi rrezikun që paraqesin rrugët për shkak të rrëshqitjet së borës. Disa rrugë kryesore u mbyllën, përfshirë pjesë të disa autostradave në Kroaci.

Bosnja, Serbia dhe Kroacia ndaluan lëvizjen e automjeteve të rënda dhe vendosën kufizime në qarkullim në rrugët e prekura nga stuhitë.

Pjesë të Bosnjës u përballën me një ndalim total të trafikut hekurudhor.

Kompania shtetërore e energjisë në Bosnje tha se situata ishte “jashtëzakonisht e vështirë” në disa zona të vendit. Pesha e borës së madhe u bë shkak për rrëzimin e disa linjat e elektrike, dhe qasje tek to u vështirësua për shkak të rrëshqitjes së borës, tha kompania.

Televizioni rajonal N1 njoftoi se dhjetëra automjete kishin ngecur në borë për 10 orë në pjesën perëndimore të Bosnjës, por ia kishin dalë të lëviznin. Autoritetet e qytetit Drvarit shpallën gjendjen e emergjencë mes përpjekjesh për të pastruar borën.

Kryetarja e këshillit bashkiak të qytetit Jasna Pecanac tha për radion Drvar se “shumë prej banorëve kishin mbetur në borë” dhe se “situata po bëhej gjithnjë e më e vështirë mes borës që vazhdon të bjerë”./VOA