Home Blog Page 2649

“Marrim edhe kërcënime”- Mbyllja e TikTok, Robert Aliaj: Shteti ta marrë në kontroll, të vendosë ligje të ashpra! Është precedent i rrezikshëm..

0

Robert Aliaj komentoi mbylljen e Tik Tok, një vendim që u mor nga kreu i qeverisë Edi

Aliaj theksoi se në rrjetet sociale merren edhe kërcënime. Ai tha se vendimi për të mbyllur Tik Tok i duket non sens.

Sipas tij, shteti duhet ta marrë nën kontroll Tik Tok-un dhe të vendosë ligje të ashpra për të kontrolluar gjitha rrjetet sociale.

“Duket një veprim non sens. Tik Tok duhet të kontrollohet. Shteti mund të bëjë ligje, për rrjetet sociale. Ne na bëjnë dhe kërcënime në rrjetet sociale. Rrjetet sociale mund të bashkëpunojnë me shtetin, kur ka probleme. Është precedent i rrezikshëm, pasi rrjeti social ka në thelbin e vet ka lirinë e fjalës.

Por, jam dakord që ka probleme dhe është abuzuar me lirinë e fjalës. Rrjeti social nuk duhet mbyllur, por duhet kontrolluar. Duhet të rregullohet, qoftë me gjoba. Duhen ligje me të forta për të gjitha platformat sociale”, tha Robert Aliaj në emisionin “Open” në News24.

Mustafa Nano jep dorëheqjen, Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar

0

Ambasadori i Shqipërisë për Zvicrën, Mustafa Nano ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Këtë lajm e ka konfirmuar dhe vetë Nano për median zviceriane LeCanton27.ch.

I kontaktuar nga media ndërkombëtare, analisti Mustafa Nano teksa ka falenderuar të gjithë shqiptarët në Zvicër, ka thënë se kjo dorëheqje është diçka personale.

“Kjo dorëheqja e ime eshte dicka e natyres personale…” tha Mustafa Nano.

Tashmë Zvicra ka mbetur pa një ambasador shqiptar ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zëvëndësojë Mustafa Nanon. Ai u emërua në krye të këtij posti në korrik të vitit të kaluar, i propozuar nga qeveria Rama dhe i emëruar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Nano në atë kohë zëvëndësoi Ilir Gjonin i emëruar në këtë post nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2023.

“Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”/ Risia e “Big Brother VIP”, ja banorët e parë

0

“Big Brother VIP” vjen me një risi të re këtë sezon, me një shtëpi paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat.

Aj do të quhet “Shtëpia e Borëbardhës dhe 7 xhuxhave”, e frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grim.

Në të do qëndrojnë personazhe jo publikë, që do duhet të fitojnë të drejtën për t’iu bashkuar personazheve të tjerë.

Ata do zgjedhin “Borëbardhën” e tyre, që do jetë një nga personazhet Vip, djalë apo vajzë.

Banorët e parë janë çifti Briseida dhe Juri, dhe Eda.

“Do nisim një bebe brenda në shtëpi”, një çift hyn në Big Brother VIP 4, deklarata e fortë

0

Briseida dhe Jori janë çifti i parë që hyjnë në Big Brother VIP 4. Gjatë klipit prezantues mes batutave, ato lanë të hapur mundësinë e të bërit prindër brenda shtëpisë.

Briseida: Se mos flen me çupat e tjera atje, mund ta nisim para kohe bebin?

Jori: Pse jo dhe diçka ndryshe në Big Brother që të nisim një bebe të dytë.

Ngjela rrëfen Parashqevi Simakun para dhe pas viteve ’90: E shkaterroi…Po të mos ishte e bukur…

0

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Sara Hila, avokati Spartak Ngjela, rrëfen Parashqevi Simakun para dhe pas viteve ’90, e cila është kthyer në vëmendjen e publikut së fundmi pas ‘rigjetjes’ në Nju Jork.

Gjatë intervistës së tij, Ngjela shprehet se ajo u shkatërrua nga xhelozia e partnerit të saj, teksa ndalet dhe te bukuria që kishte Parashqevi Simaku.

Si e keni njohur Parashqevi Simakun dhe si e keni parë ju atë në vitet ’80? Ju atëherë keni qenë një i burgosur politik, por çfarë përfaqësonte Parashqevi Simaku?

Ngjela: Ajo ishte një këngëtare e madhe që kur doli. Qëkur doli krijoi afekt, një këngëtare me vlerë. Ajo ka një repertor muzikor shumë të bukur. Por vjen një moment i caktuar që kërkon më shumë. Ajo donte të ikte nga një mikrobot në një makrobot. Prandaj iku në Amerikë me mendimin që do e fitonte famën e vetë në një makrosistem që ishte Hollywood-i. Këtu jemi brenda psiqikës normale të një njeriu të talentuar, aq më tepër këngëtare. Por atje i ndodhën këto që dihet, ose të paktën këto që kemi parë. Por unë kam përshtypjen që fama dhe bukuria e saj, çdo burrë do ta shtetëzonte, nëse nuk do të ishte tolerant, në kuptim të qytetërimit të lartë. Këto kur kanë ndodhur, në raste të rralla dhe në fisnikërinë e lartë që ishte shumë e kulturuar dhe e njihte mirë fenomenin e dashurisë, vetë jetës së fisnikërisë në kuptimin e mirëqenës, imagjino ç’mund të ndodhë në qytetërimin tonë që vjen nga varfëria në pasuri. Këngëtarja vjen nga një e varfër dhe bëhet e pasur. Por a do ta lejojnë? Por një këngëtare e bukur, që ka zë të shkëlqyer dhe talent? A do të ketë rreziqe? Po, ka rreziqe. Nga kush? Nga burri i saj. E gjithë tragjedia nga i shoqi i erdhi, pavarësisht se u ndanë, nuk ka rëndësi. Këtë e gjetën duke lypur.

Do të doja të ndaleshim dhe njëherë te vitet ’80, kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj? A kishte ajo diçka ndryshe nga arti i atëhershëm i socializmit?

Ngjela: Po, kishte afektin emocional në skenë, e kishte ndryshe nga koha. Por koha e lejoi, se kjo ishte e mençur dhe i vërtiti këta aktorët e mëdhenj që drejtonin Shqipërinë. I vërtiti. Me çfarë? Edhe me talentin, edhe me bukurinë e saj, sa sot gënjejnë, shpifin. Jo e dashuronin, jo e merrnin, siç e kanë shqiptarët. Kjo diti të manovronte, pastaj nuk kishte shumë kohë të gjatë me komunistët, sepse ra komunizmi dhe ajo iku. Po të kishte qëndruar këtu do të ishte më mirë. Ajo iku në SHBA dhe pastaj e dini si i ndodhën ato gjërat, deri sa e gjetën duke lypur, të paktën siç thonë. Në fillim nuk fola, sepse pa e ditur çfarë ndodhi nuk mund të krijoj fantazi. Por tani që po dalin faktet, këto po përmendim. Po përse po i përmendim? Sepse ka një specifik të veçantë një person publik, sidomos një grua e bukur. Kur një grua e bukur e talentuar si këngëtare që del në skenë dhe ka pushtuar ekranet, krijon personalitetin e saj shumëdimensional në një shoqëri. Çdo të thotë shumëdimensional? Po të donte të hidhte kandidaturën për deputete dilte. Po të donte të krijonte një diçka tjetër që i duhej miratimi i shoqërisë e bënte.

Aq shumë publiku e donte?

Ngjela: Aq shumë publiku e donte. Por nuk është rast unik në botë. Kudo ndodhin këto. Kjo ndodhi në Shqipëri sepse ishte këngëtare shqiptare.

Ndërkohë empatia e publikut sot, empatia e shoqërisë sot sipas jush është një nostalgji për shkëlqimin e saj atë kohë, apo është më shumë një kuriozitet për dramën personale që ajo po përjeton sot?

Ngjela: Jo, këtu është drama që e ka kthyer në një film, ose në një dramë teatrale. Është një figurë publike që ka kaluar një tragjedi, ose një dramë. Njerëzit e lidhin dramën dhe figurën e bukur. Pyetja bëhet, po të ishte e shëmtuar, a do të kishte këtë afekt? Jo. Prapë do kishte sepse nuk mund të jesh këngëtare e njohur pa pasur zë të bukur dhe talent. Ajo do kishte vetëm talentin muzikor dhe aktorial, por nuk do ishte e bukur. Por duhet të kemi parasysh një gjë, jeta jonë është një fenomen estetik. Është e provuar nga estetët e mëdhenj të filozofisë aktuale. Është një fenomen estetik jeta. Fenomen estetik është që të gjithë të pririen drejt së bukurës dhe koncepti i të bukurës nuk ka ardhur nga natyra, ka ardhur nga gruaja. Bukuria e gruas ka krijuar këtë koncept të bukur, i cili vjen duke analizuar natyrën.

Si e shpjegoni ju ndjeshmërinë dhe debatin në të cilin është përfshirë shoqëria shqiptare për Parashqevinë?

Ngjela: Nuk është negativ. Nuk kanë folur keq. Ka disa që duhet të kenë një konflikt të brendshëm me të, kushedi se pse, që kanë folur dhe kanë krijuar edhe fenomene erotike, që s’ka ç’i duhet njerëzve me jetën personale të një individi. Kjo tregon që s’ka qytetërim. Askush nuk di nëse është e vërtet ose nuk është e vërtet. Janë fjalë që sot në Shqipëri qarkullojnë gjithmonë për vajzën e bukur, ose gruan e bukur, e cila ka dhe impakt të madh shoqëror. Këto janë fjalët që i mban psikologjia popullore që ende në Shqipëri është jashtë qytetërimit të lartë.

Është rasti i një ikone të muzikës shqiptare që qëndron në rrugët e Nju Jorkut. Gjithë këtë rrugëtimin nga shkëlqimi te rënia e saj dhe ndjeshmërinë e publikut ju si e shihni.

Ngjela: Largimi nga atdheu. Nuk iket nga qendra e gravitetit. Këtu je në qendrën e gravitetit. Atje je satelit. S’është qendra jote e gravitetit ajo. Prandaj ka dështuar. Për një artiste të madhe karakteri ndërkombëtar i famës është diçka e madhe. Nuk mund të zgjatem më shumë këtu se do biem në analizën erotike të psikanalizës moderne, të cilës nuk u pëlqen njerëzve. Por kjo ndodh që ajo dashurohet nga të tërë, por askush nuk e di pse. Një aktore, ose një këngëtare e bukur, me zë të bukur, me gjeste aktoriale të mëdha dhe më këngë të bukur, askush nuk di ta cilësojë nëse është bukuria e këngës apo bukuria e gruas ajo që është kryesorja. Jo, konvergojnë të gjitha ato që thamë në një pikë. Ajo krijon simpati dhe famë kombëtare ose ndërkombëtare. Konvergojnë në një pikë, nuk ngelen të shpërndara. Kjo është psiqika jonë për të bukurën. Për ta marrë më saktë. Një portret ose një pikturë e një vajze të bukur, vjen e krijon bukuri në të gjitha aspektet, krijon unitet në të gjitha aspektet, te balli, te sytë, te mjekra, te mollëzat, te flokët etj. por nuk janë të sakta. Aftësia jonë estetike, do me thënë e njeriut, te gjitha këto i konvergon në një pikë dhe i thotë i ose e bukur. Por ajo esencialisht të jep efekt shpirtëror.

Për ju, drama e Parashqevi Simakut u shkaktua nga emigrimi dhe njëkohësisht dhe nga familja kur ju folët për bashkëshortin?

Ngjela: Nuk e di si është e vërteta, por si ngjarje që e kam unë nga profesioni, është xhelozia e burrit në mes. Nuk e dimë si është e vërteta, por po ta marrim si një rast abstrakt, jo konkret, ai shkrimtari që do ta shkruajë do të thotë që gjithçka erdhi nga xhelozia e burrit. Janë tre bukuri të mëdha. Bukuria e zërit, bukuria e muzikës dhe bukuria e këngëtares që krijojnë afektin e sallës, ose të një shoqërie të tërë që e sheh në televizion. Po burri? Nuk e pranon. Në 90% të rasteve nuk e pranon, por në 90% e duron, kurse në 10% të rasteve nuk e durojnë dhe kalojnë në dhunë dhe në krim.

Si e shikoni ju të gjithë mënyrën se si ajo është trajtuar në rrjetet sociale dhe a mendoni se ka një detyrim shoqëria dhe shteti për rehabilitimin e saj?

Ngjela: Ata që kam parë unë, ata që janë xhelozë ndaj saj, ndoshta dhe që e kanë njohur nga afër, por kanë impaktin e xhelozisë, ata e kritikojnë. Por me aq sa kam kuptuar unë është mllef, nuk është realitet. Psikologjia popullore në Shqipëri ka qenë që një vajzë e bukur që vishet në mënyrë sensuale, e pashme dhe seksi, thonë me vete kjo është k*rvë. Kjo është injorancë. Kjo mund të jetë një moment tragjik i një këngëtare të madhe siç është Simaku, prandaj është bërë fenomen shoqëror. Psikika jonë, çdo ngjarje që i ndodh një figure publike që njihet, fillon të thuhet e stërthuhet si një film. Secili e ndërton sikur ka parë një film, ose një dramë në teatër. Kjo është natyra mediokër e estetikës popullore. Nuk është ajo e estetikës së lartë. Por kjo ekziston. Pastaj e hiperbolizon, sepse sa më shumë e ngre… Ngrihet në dy drejtime, pozitiv ose negativ. Ai nuk e ka fare me këngëtaren, ai që e thotë nuk ka lidhje me këngëtaren, ka lidhje me konfliktet e tij të brendshme. Kjo krijon atë pakënaqësinë shoqërore për figurën e një personaliteti. Por për këtë nuk kanë thënë gjëra negative, të paktën unë nuk kam parë.