Home Blog Page 2651

“E kam kërkuar, i kam shkruar pa fund”, Pirro Çako rrëfen miqësinë me Parashqevi Simakun: E ftoj të bëjmë një këngë përsëri bashkë

0

Këngëtari Pirro Çako rrëfeu ekskluzivisht për Top Channel bashkëpunimin me Parashqevi Simakun në vitin 1988 për këngën “E duam lumturinë”.

Pas suksesit të arritur në atë vit, ai u shpreh se sërish ka tentuar ta kontaktojë këngëtaren, por pa sukses.

Tashmë që ajo është gjetur, Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten disa dekada më pas.

Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë.

“Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët’- Rama: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia! Ndodhi që u bëra kryeministër…

0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në darkën e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri kishte një përgjigje edhe për ata që thonë se “ai fiton për shkak se opozita është e dobët”.

Por për kreun e qeverisë shqiptare, opozita më e fortë është bashkëshortja e tij, Linda. Prandaj Rama shprehet se ajo është arsyeja kryesore e fitores së tij.

“Jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur”, u shpreh Rama.

“Më lejoni ta mbyll me diçka të veçantë që thuhet larteposhtë: “Ai fiton, se opozita është e dobët”.

Më lini t’ju them se kjo është një gjysmë e vërtetë, pra një gënjeshtër e madhe, sepse, si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua. E si një rrjedhojë e paqëllimtë e këtij bekimi, ndodhi që u bëra Kryeministër me të në krah, që do të thotë, me opozitën më të ashpër. Në shtëpi!

Pa britma, pa sharje, pa shpifje, të cilat, në fund të fundit, i përballon lehtë, por me pyetje të vështira e me argumente të forta për t’u rrëzuar dhe, meqë ra fjala, ose natën vonë, ose herët në mëngjes.

Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur. Merreni kështu siç po ua them, mund të jetë edhe më keq sesa kaq sa po them!

Për rrjedhojë, më lini të falënderoj sonte këtu edhe opozitën më të fortë dhe më lini t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra, edhe në emër të saj, që jeni këtu me ne në këtë mbrëmje të këndshme të përvitshme”, u shpreh kryeministri.

Pakti PS-PD për listat, Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor

0

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të rrezuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor.

Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh.

Kujtojmë që partitë e vogla kërkuan rrëzimin e ndryshimeve në Kod, duke i cilësuar si në ‘papajtueshmëri me kushtetutën’.

“Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e palëve për cenimin e së drejtës së votës, në dy aspekte, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, të parashikuar në nenet 45 dhe 64 të Kushtetutës, të lidhur me parimin e barazisë përpara ligjit. Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit, ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës lidhet me procesin e votimit”, thuhet nje njoftim.

Ne njoftim, Gjykata thote se nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit.

Njoftimi: 

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues shtatë parti politike, një organizatë dhe katër individë[1], me objekt shfuqizimin e neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe interpretimin përfundimtar të nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimin e tij.

Sa i takon pretendimit për interpretimin e nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimin e tij, Gjykata vlerësoi se interpretimi në vetvete i dispozitës kushtetuese nuk bëhet i shkëputur nga themeli i çështjes, prandaj do të analizohet së bashku me pretendimet e ngritura nga kërkuesit; ndërsa shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese, nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, pasi sipas nenit 131, pika 2 të Kushtetutës, Gjykata ka juridiksion të kufizuar vetëm për kontrollin e respektimit të procedurës së parashikuar nga Kushtetuta, çka nuk është pretenduar nga kërkuesit.

Lidhur me themelin e pretendimeve, Gjykata vërejti se kërkuesit kanë pretenduar se neni 67, pika 1 i Kodit Zgjedhor duke vendosur lidhëzën “dhe” midis shkronjave “a” dhe “b” të saj përcakton detyrimin e subjekteve zgjedhore për paraqitjen e dy listave shumëemërore, atë me renditje të fiksuar dhe atë me kandidatë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes duke cenuar parashikimin e nenit 64, pika 3 të Kushtetutës.

Gjykata mori në shqyrtim pretendimet e palëve për cenimin e së drejtës së votës, në dy aspekte, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, të parashikuar në nenet 45 dhe 64 të Kushtetutës, të lidhur me parimin e barazisë përpara ligjit. Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit, ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës lidhet me procesin e votimit.

Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit.

Sa i takon pretendimit të llogaritjes së numrit të kandidatëve të listës me renditje të fiksuar në varësi të presjes dhjetore më të vogël ose më të madhe se 0.5 të parashikuar në pikën 2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve janë të pabazuara. Për të arritur në këtë përfundim, Gjykata mbajti në konsideratë se lista shumëemërore e subjekteve politike përbëhet nga lista me renditje të fiksuar dhe lista që i nënshtrohet votimit parapëlqyes (neni 67, pika 1 i Kodit Zgjedhor). Kjo e fundit si komponent i listës shumëemërore të subjekteve politike garanton parashikimin kushtetues të nenit 64, pika 3 “ që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore”.

Për sa i përket pretendimit të kërkuesve për procedurën e miratimit të ligjit, Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2 të Kushtetutës, të detajuar në nenin 72, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë,  Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

0

Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë,  Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
 
Tiranë, 24 Dhjetor- U zhvillua sot ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantët dhe studentët më të mirë të Shqipërisë, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Kryeministri Edi Rama, duke përgëzuar ekselentët për arritjet e tyre, u shpreh:
“Ju keni zgjedhur rrugën më të vështirë, të sfidoni vështirësitë dhe të jeni sot këtu si shembuj të suksesit të gjatë. Një jetë e tërë në shkollë dhe një përpjekje e palodhshme ju kanë sjellë në majë, dhe shumë maja të tjera janë përpara jush. Për këtë arsye, ju jeni heronj për mua. Ky moment i ndarjes së medaljeve të arta është i vetmi në punën time 365-ditore ku më duket se jam më i shkurtër se ata që kam përballë. Dhe më besoni që ju kam zili, sepse ndërkohë e gjithë bota është aty përpara jush, për ta zotëruar. Keni gjithë kohën e nevojshme përpara dhe, ndryshe nga unë në moshën tuaj, keni gjithçka në dispozicion. Nëse doni që dija juaj të jetë sa bota, nuk ju mungojnë rrugët për të shkuar në çdo cep të dijes që ka bota, falë teknologjisë.”, tha Kryeministri Rama.
Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vlerësoi nxënësit ekselentë si shembull të përkushtimit dhe arritjeve:
“Sot u japim 188 maturantëve dhe studentëve medaljet e arta, në shenjë të arritjeve dhe krenarisë që na keni sjellë. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim edhe më shumë në studimet tuaja të larta.
Është një ditë e përkushtimit, punës dhe arritjeve tuaja, falë mbështetjes së mësuesve tuaj, të cilëve u jemi mirënjohës për sakrificat dhe ndihmën e tyre. Ju sot jeni nxënës të shkëlqyer me mesatare 10 absolute dhe gjithashtu studentë ekselentë në universitete, duke na bërë krenarë dhe duke frymëzuar nxënës të tjerë. Medalja e artë nuk është thjesht një simbol i suksesit tuaj akademik, por një dëshmi e punës suaj të palodhshme. Ajo është një kurorëzim i përpjekjeve tuaja dhe të prindërve tuaj, të cilët sot janë të lumtur dhe krenarë për këto arritje. Ju jeni kartolina më e bukur e këtij fundviti, një kurorëzim i një pune të përbashkët të familjes dhe të sistemit arsimor. Ju, ekselentët tanë, do të na nderoni kudo që të shkoni.”
Ministrja Manastirliu vuri në dukje dhe përzgjedhjet akademike që kanë bërë ekselentët për studimet e larta:
“Jam e lumtur që rreth 80% e ekselentëve tanë studiojnë në universitetet shqiptare. Edhe ata që studiojnë jashtë vendit kanë zgjedhur degë specifike për të përfituar dijet dhe kompetencat më të mira, me qëllim që të kthehen në Shqipëri dhe të kontribuojnë me potencialet e tyre. Ne kemi diskutuar shpesh se çfarë i shtyn ata të jenë më të mirët dhe të marrin ekselencën akademike ndërkombëtare.
49% prej jush studiojnë për Mjekësi, 30% për Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, 10% për Arkitekturë dhe Inxhinieri, ndërsa pjesa tjetër ndjek shkenca shoqërore. Kemi një ansambël profesionistësh të ardhshëm që jam e bindur se do të bëjnë Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më ambicioze.
Fakti që çdo vit rritet numri i ekselentëve tregon përpjekje dhe arritje të mëdha. Për ata që studiojnë jashtë vendit, ju jeni ambasadorët tanë më të mirë, duke ndarë vlerat dhe kulturën shqiptare me studentë të tjerë dhe duke përfaqësuar shkollën shqiptare me dinjitet.”
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe punën që është bërë në këtë drejtim:
“Arsimi i lartë po ecën me hapa të sigurt drejt ndërkombëtarizimit. Këtë vit kemi hapur degët e dy universiteteve prestigjioze: Kolegjin e Europës në Tiranë dhe Universitetin e Studimeve në Distancë të Spanjës në Gjirokastër. Gjithashtu, po punojmë për hapjen e filialeve të Universitetit Teknologjik të Stambollit dhe Universitetit Teknologjik të Compiegne-it për vitin akademik 2025-2026.”
Në fund, Ministrja foli dhe për mbështetjen e qeverisë shqiptare për studentët:
“Prej vitesh, qeveria shqiptare ka ofruar bursa dhe tarifa të reduktuara për studentët ekselentë. Aktualisht, mbështesim rreth 50 mijë studentë çdo vit me bursa ose tarifa të reduktuara. Po bëhen përpjekje të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës në universitete dhe mbështetjen e pedagogëve, për të garantuar një cilësi më të lartë të arsimit të lartë. Jam krenare që 58 prej jush kanë aplikuar në programet prioritare për të përfituar nga bursa me pagë minimale. Kjo na bën krenarë, pasi ju jeni modeli i studentëve që kontribuojnë në sektorët prioritarë të vendit.”
Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, të rinjtë treguan përse kanë zgjedhur të studiojnë universitetet shqiptare dhe qëllimet që kanë për të ardhmen e tyre.

Nga emigrimi në Itali, tek fillesat 4 vite më parë, kush janë fituesit e Festivalit të RTSH! “Shkodra Elektronike” me vetëm 6 këngë në repertor

0

“Zjerm” i grupit “Shkodra Elektronike” ka fituar Festivalin e 63 të Radio Televizionit Shqiptar.

Në një natë plot emocione të forta dhe të bukura, në Pallatin e Kongrese pak pas mesnatës, me 143 pikë kënga “Zjerm” u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht në Eurovision vitin e ardhshëm. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit në Festivalin e Këngës pati një fitues, ku publiku dhe juria bashkuan pikët dhe nxorën “Shkodra Elektronike” fituese.

Ndërkohë, “Karnaval” i Elvana Gjatës arriti që të siguronte vendin e dytë me 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë. Kënga “Zjerm” u prit me duartrokitje në Pallatin e Kongreseve, por edhe në rrjetet sociale ku të shumtë kanë qenë ata qytetarë të cilët këtë vit e kanë cilësuar fituesin e Fest 63 më se të merituar! Thuajse të panjohur nga publiku i gjerë, “Shkodra Elektronike”, ia doli që të fitojë zemrën e publikut, por edhe të jurisë me performancën e tyre, por kush janë Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji.

Dy emrat e grupit, janë me origjinë nga Shkodra, por rritur në Itali. Pas shumë vitesh, dyshja u rikthye në vend për të provuar veten në muzikë. Dyshja ka nisur në Shqipëri që nga viti 2020 me këngën “Ku e gjeta vedin” dhe “Synin si qershia” Më pas ata filluan të performojnë në festivale të ndryshme ndërkombëtare. Në vitin 2022 ata publikuan shfaqjen e tyre debutuese të zgjeruar, Live @ Uzina në labelin Alt Orient, nga e cila u nxor singulli “Turtulleshë”.

Në vitin 2023 ata morën pjesë në edicionin e shtatë të festivalit ‘Za Fest’ në Shkodër, ku interpretuan versionin e tyre të këngës popullore Vaj si kenka ba dynjaja. Grupi, ka në repertorin e tyre vetëm 6 këngë, ku e fundit duket se arriti të vlerësohej në Festival. Muzika e Shkodrës Elektronike karakterizohet nga një ndërthurje e zhanreve si muzika elektronike, pop dhe ajo tradicionale shqiptare, dhe është e strukturuar nga melodi tërheqëse, ritme dhe tekste tërheqëse që shpesh trajtojnë tema si dashuria apo jeta e përditshme. T

ashmë dyshja do të bëhet gati për të përfaqësuar vendin tonë në Festivalin Europian të këngës. Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës. Në rrjet të shumtë kanë qenë personazhet VIP që kanë mbështetur grupin e ri muzikor si dhe produksionin e tyre. E duket se këtë herë, vota e publikut, është përkthyer në një fitore të garantuar për Kolën dhe Beatriçën, që tashmë i është besuar edhe përgjegjësia për ta çuar “Zjerm” në Eurovision.