Home Blog Page 2652

Fatos Lubonja: Këngët e Parashqevisë na i vinin në burg t’i dëgjonim me zor, na fliste për lumturinë. Pse nuk shqetësoheni për miqtë e mi që i pushkatuan, por për atë?

0

Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për gjurulldinë e krijuar në Shqipëri për Parashqevi Simakun, e cila u kthye në qendër të vëmendjes për shkak se u zbulua se ishte e pastrehë në New York. 

Lubonja tha se Shqipëria ende nuk e ka arritur ende iluminizmin dhe është ende në “fazën foshnjore”. 

“Kjo që ndodhi me Parashqevinë, tregon se sa jemi marrë me të kaluarën. Njëri aspekt është ky. Po mirë, se unë i kam dëgjuar pak ato të Parashqevisë, se na vinin radion me zor në burg. Nja 2-3 këngë që mbaj mend unë, fjala që përdoret më shumë është lumturia, sa të lumtur jemi, që i bën jehonë thënies së asaj kohe, që thoshte Hoxha jemi vendi më i lumtur në botë.

Se sa të lumtur të ishim e treguam në 91′. Këta njerëz që mallëngjehen kaq shumë dhe e bëjnë ikonë, a mendojnë se çfarë këngësh kanë kënduar këta “ikona” apo nuk kanë menduar fare?   Nuk e kam fjalën për personat, por për kulturën që është prodhuar në atë kohë. Kur përsëritet historia përsëriten njerëzit e të njëjtës kulturë. 

Çfarë ishte kjo kulturë? Ishte në thelb kultura e njeriut që nuk mendon, që nuk ka autonomi mendimi, që ndjek si tufë atë të parin që manipulon. Kanti, kur thotë ç’është iluminizmi, është dalja nga gjendja foshnjore e njerëzimit, ky është iluminizmi. Nuk e kemi bërë akoma iluminizmin, mbajmë tutorë akoma. Në rastin e Parashqevisë, një manipulim i tillë prej tutorësh ishte.

Mediat janë tutorët që thashë. Ka shumë aspekte, por problemi më i madh është, për këtë do të ulëras kaq shumë unë ? Pse nuk kemi ulëritur për vajzat e trafikuara nëpër botë? I kemi nderuar shumë ng ata që kanë trafikuar femra.

Po gjithë ky krim që kemi zhvilluar? Pse nuk mërzitem dhe ta trajtoj? Kjo në fakt nëse do mendimin tim, është pikërisht, ka njerëz me njëmijë mëkate, që pastaj thonë sa i mirë jam me Parashqevinë. Kundër mendimit dhe njeriut që mendon. 

Unë kam miq të mi që shkruan letër kundër Enver Hoxhës në 78’, që u pushkatuan në 79’ dhe nuk është merakosur njeri që pse nuk janë gjetur eshtrat akoma, ata që i kanë vrarë janë gjallë, e kupton si se cfarë shoqërie është kjo?”, tha Lubonja. 

“Do t’i publikoj fakte kur të dojë”/ Noka sfidon Shehajn: A ke biznes me vëllain e Veliajt në Itali? Përgjigju për këtë, se flas unë pastaj…

0

Në seancën Parlamentare të javës së kaluar pati një përplasje të fortë mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt, që shkoi deri në përplasje fizike, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD e tërhoqi me forcë deputetin Shehaj nga foltorja. 

Noka e akuzon Shehajn se i shërben Erion Veliajt dhe qeverisë. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit“, Noka ka bërë disa aludime për deputetin, duke i ngritur disa pyetje. Ai deklaroi se pret përgjigjen e Shehajt dhe pastaj do të publikojë “faktet”. 

I pyetur nga gazetarët se përse nuk i publikon këto informacione nëse janë të vërteta, Noka tha se do ti publikojë kur të dojë ai. 

A ka biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali? Ta thotë ai se pastaj do e them unë. A ka ngrënë darkë në Firence më Ëngjëll Agaçin? Nuk mund të ma quash opozitë.

Por demorkatëve që i mashtron do t’ju bëjmë me dije se kush është.

A është në hetim nga prokuroria në Friuli zotëria? A është nën hetim për mashtrim? A ka marrë leje nga Erion Veliaj? A është në thesin e qeverisë?

Ai të thotë jo për këtë dhe i nxjerr unë. I nxjerr kur më intereson, e di unë“, tha Noka. 

“Po humbisni votuesit tuaj me bllokimin e rrugëve”, Abilekaj “ja përplas” Nokës: Nuk arrin asgjë

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për mosbindjen civile të opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike. 

Analisti Enton Abilekaj i tha Nokës se PD po humbet votat e mbështetësve të vet, me bllokimin e rrugëve, akt ky që i acaron njerëzit, ndërkohë që nuk sjellin asnjë dëm ndaj pushtetit. 

Ndërsa Noka deklaroi se PD është parti e të pamundurës dhe se kur të gjithë mendojnë se janë të mbaruar fare, kjo parti fiton. 

Enton Abilekaj: Lexova një mjek të njohur, Alfered Ago, që thotë nuk votoj më PD, edhe pse ka qenë me PD. Ai thotë si mund të rrijë Kryeministria bosh dhe ne na bllokohen rrugët kur kthehemi nga puna. Kur bën protestë dhe nuk ka asnjë shpresë dhe ide për qeveri teknike demokratët kthehen të lagur dhe qullosur nga gjithë anët.

Flamur Noka: Ishte mosbindje civile dhe jo protestë.

Enton Abilekaj: Pra nuk arrin asgjë, nuk sensibiizon asgjë.

Flamur Noka: Të gjithë janë sensibilizuar.

Enton Abilekaj: Qytetari thotë pse nuk bllokoni Ramën por na bllokoni ne. Sa kohë keni? Në mars do bëhet qeveria teknike thoni ju, për tre muaj keni kohë të arrihet qëllimi? Në çfarë mënyre?

Flamur Noka: Ju nuk e shihnit që Berisha të ishte kryetar i PD, por është. Sali Berishën e konsideruat të zhdukur, të burgosur, por ja ku është. Ndaj ju them kjo është partie e të pamundurës, ju nuk shihni dot te e pamundura…

Për herë të dytë në SPAK, ç’deklaroi Bardh Spahia pas daljes nga Prokuria e Posaçme! Ish-kryebashkiaku i PD-së: S’ka lidhje as me…

0

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahiu ka reaguar pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit për herë të dytë.

Bardh Spahia, i cili u paraqit në SPAK i shoqëruar nga avokati, refuzoi të tregonte arsyen pse u thirr nga prokurorët e posaçëm.

Ai u shpreh se “nuk ka interes për opinionin publik” dhe se deklarata e tij e dhënë në SPAK nuk ka lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar apo paratë e pista.

“S’ka interes publik. Është një deklaratë që nuk ka lidhje me korrupsion, as me krimin e organizuar, as me para të pista, asgjë. Nuk ka interes për opinionin publik”, tha Bardh Spahia.

E RËNDË/ Vetëvr*tet aksidentalisht me armë zjarri 68-vjeçari në Has!

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Has, ku një 68-vjeçar është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.