Home Blog Page 2653

FOTO/ Shënoi gol vendimtar, mbrojtësi shqiptar përfshihet në formacionin e javës së Seria A

0

Napoli mori një fitore me vlerë në javën e 17-të të Seria A, pasi mposhti Xhenoan. Goli i dytë për Napolin u shënua nga Amir Rrahmani, teksa sfida u mbyll me rezultatin 1-2.

Rrahmani pati paraqitjet tejet të mirë, për këtë dhe “Sofascore” e ka përfshirë në formacionin e javës të Seria A. 30-vjeçari ndodhet në qendrën e mbrojtjes.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është titullar i padiskutueshëm për Konten. Ky i fundit i ka besuar çdo minutë deri tani në kampionat dhe Rrahmani ia ka shpërblyer me një gol dhe dy asiste.

Napoli aktualisht mban vendin e dytë në kampionatin italian. Me trajnerin Konte janë rikthyer konkurrues, teksa vetëm Atalanta numëron dy pikë më tepër në krye.

fddddfd

Gruaja vrau burrin në Sarandë/ Çifti kishte tre vajza, dyshohet se 49-vjeçarja vuante nga…

0

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, Elvira Tahiri 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Llazar Tahiraj 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se çifti Tahiraj kishin 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

Protesta e PD/ Policia njoftim zyrtar: U arrestuan 7 persona, u proceduan 40 të tjerë

0

PD ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një protestë ku u bllokuan katër akse kryesore në kryeqytet.

Policia ka njoftuar se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë u kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve.

Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Për pasojë kanë arrestuar 7 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 40 të tjerë, shumica deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftimi:

Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve. Në përfundim të këtyre veprimeve:

-U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;

-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kaloi natën në QSUT pasi humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet, Agron Gjekmarkaj, pasi ka kryer të gjithë ekzaminimet ka dalë nga spitali.

Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme kaloi natën në QSUT.

PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa Policia e Shtetit i mohoi këto denoncime.

Gjekmarkaj u transportua në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e vizituan.

Deputeti deklaroi se iu mor fryma, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK! Momenti kur futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme

0

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Kjo është hera e dytë që Bardh Spahia është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai shkoi në SPAK edhe mëngjesin e 2 Tetorit, ku qëndroi brenda godinës për 30 minuta.

“S’ka asgjë që mund të ketë interes publik”, deklaroi ish-kryebashkiaku i Shkodrës pas daljes nga Prokuroria e Posçme.