Home Blog Page 2654

Krimi i rëndë në familje! Gruaja m*sakron bashkëshortin me sëpatë teksa ishte në gjumë! Detajet nga vrasja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua raportohet se ka m*sakruar bashkëshortin me sëpatë.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në fshatin Metoq në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Dhjetor). Sipas informacioneve paraprake, bashkëshortja e ka goditur viktimën me sëpatë në kokë gjatë një sherri mes tyre në banesë.

Ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi/ Humbin jetën 12 persona, dyshohet se…

0

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në Turqi, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë municionesh.

 Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Karesi të Balikesir në Turqi .

Sipas deklaratës së guvernatorit të rajonit, Ismail Ustaoglou, nga shpërthimi ka viktima dhe të lënduar të konfirmuar.

Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur.

 Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi

Në mediat turke raportohet ndër të tjera se aktualisht nuk ka të dhëna për sabotim, ndërsa provat e deritanishme tregojnë se shpërthimi ishte aksidental.

VIDEO/Albano Bogdo ia thotë në sy Bashës: Kam pritshmëri të larta për ty. Je politikani më i sulmuar nga të gjitha palët njëkohësisht

0

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar në emisionin “2984” në Vizion Plus. Gjatë intervistës, aktori Albano Bogdo e vlerësoi Bashën si një nga politikanët më të mirë të vendit.

Bogdo tha se Basha është i vetmi që e ka mundur Ramën në garën për kryetar bashkie. Aktori më tej tha se sulmi mediatik që u bë ndaj Bashës pas përçarjes së PD ishte i mirëkoordinuar nga të gjitha mediat.

Pjesë nga intervista:

Albano Bogdo: Zoti të bekoftë ty edhe familjen tënde me gjithë mend, edhe kauzën. Unë ta thash kur folëm veç, kam pasur vërtet pritshmëri shumë të larta dhe vazhdoj e kam të jem i sinqetë. Për Lulin si politikan, mendoj që është një nga politikanët më të mirë që kemi. Dhe ta kam thënë dhe po ta them prap, ka qenë kryetar bashkie dhe është i vetmi njeri që e ka mundur Ramën në bashki. I kam thënë këtë që kemi bërë në bisedën veç e veç: sulmi mediatik që t’u bë ty ishte aq i mirëkoordinuar nga të gjitha palët njëkohësisht, saqë më rezonoi me atë që tha John Rogan, Donald Trumpit për zgjedhjet e 2015-ës. Sulmi politik që i bënë në të gjitha mediat ishte aq i mirëkoordinuar. Mua më rezonoi direkt, kur i tha Rogan Trumpit ashtu, m’u kujtove menjëherë ti. Se si të gjitha mediat papritur filluan të bënin meme, domethënë ti thoje 800 gjëra dhe ata kapnin një lapsus dhe mereshin me atë gjithë ditën.

Lulzim Basha: Ata marrin propozimet tona dhe i kopjojnë. Meqë ra fjala, kjo është forma më e lartë e vlerësimit.

Autobusi përfshihet nga flakët në parking, digjen edhe dy urbanë të tjerë! Ja çfarë dyshohet

0

Një autobus i linjës është përfshirë nga flakët në parkingun e një firme private në rrugën Ali Demi. Zjarri në mjet ka rënë rreth orës 00:35 dhe dyshohet për shkak të një defekti elektrik.

Raportohet se i pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy autobusë të tjerë linje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

“Protestat e Bashës më të forta se ato të sotme të Berishës”, Spahiu: Partia Demokratike sot është më e dobët se kurrë

0

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar një studio televizive analizoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si disa herë më të dobët krahasuar me periudhën kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 me një diferencë prej 1 milion votash.

Në një deklaratë për një emision televiziv, Spahiu theksoi se PD ka kaluar nga një forcë politike me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe arritje historike, në një parti të përçarë, në konflikt me aleatët ndërkombëtarë dhe të izoluar politikisht.

“Opozita dhe PD është 5 muaj para zgjedhjeve, ajo parti i ka takuar dhe i takon Berishës. Me gjendjen e PD, 5 muaj para zgjedhjeve të 2021 dhe 5 muaj para zgjedhjeve të 2027 e 2013, duke iu referuar 3 palë zgjedhjeve që kjo parti ka humbur. PD para zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021 ka qenë më e fortë se PD e vitit 2025 e 11 majit. PD e 2013 ishte një parti që kishte mbështetje të fuqishme të SHBA, kishte koalicion më të gjerë, me një sërë suksesesh për heqjen e vizave etj, bashkoi Shqipërinë me Kosovën me rrugën e kombit dhe humbi me 1 mln vota. Partia e 2025 është në konflikt me SHBA, ka liderët në hetim, s’ka koalicion dhe është e përçarë mes vetes, ka probleme me median dhe çështje të pushtetit. Ka një sërë aspektesh negative. Partia e 2017 e nënshtroi Ramën për qeveri teknike dhe zhvilloi protesta të forta, protestat e Bashës kanë qenë disa herë më masive, konsekuente, afatgjata, kanë pas më mbështetje,. Në çdo aspekt janë më të forta se këto të sotmet. Sot kanë qenë në çdo shesh të Tiranës vetëm diku nuk kanë shkuar, para kryeministrisë.

Nëse duam të kujtojmë se çdo ndodhë në 2025, nuk duhet të shohim strategjinë e Ramës por Berishës. Berisha është një lider i lexueshëm. Çdo lider futet për fitore, por çdo lider dhe sidomos Berisha me eksperiencë 34-vjeçare e di po aq sa ne rezultatin e zgjedhjeve me plus minus po aq sa ne. Berish apo ndërto një parti për në opozitë, nëse do ndërtonte parti për fitore, Rithemelimi duhej të ishte hapja e partisë një opozitë e re, një koalicion i ri. Çfarë ndodh sot, sa tiranas kishte në protestë. A po arrin të ndërtohet revoltë popullore apo është protestë strukturash partiake”, tha Spahiu.