Home Blog Page 2655

Do të trafikoheshin nga Italia drejt Shqipërisë, sekuestrohet 16 tonë mbetje! Ishin ngarkuar në një kamion dhe… Si u zbuluan nga autoritetet

0

Një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme mbi 16 ton mbetje urbane në Shqipëri me një kamion që ishte ngarkuar në Ankona.

Ngarkesa prej 16 ton është sekuestruar nga autoritetet doganore italiane. Sipas mediave italiane, kamion i ngarkuar me mbetje do të transportohej drejt portit të Durrësit me një anije.

Inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje të dokumentacioneve, kanë kryer kontrolle të thelluara. Ata kanë verifikuar fizikisht mallin e transportuar ku janë konstatuar mospërputhje të dukshme në raport me atë që është deklaruar në doganë.

Mbetjet në kamion janë analizuar nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (Arpam) të cilët i klasifikuan mbetje urbane, që klasifikohen në listën e atyre që paraqesin rrezik potencial mjedisor.

Riklasifikimi i mallrave nënkuptonte që dërgesa duhej të ishte shoqëruar me një procedurë parandaluese rikuperimi dhe me autorizim paraprak të shprehur nga vendi pritës, i cili nuk mund të lëshohej në këtë rast, pasi Shqipëria ndalon importimin e këtij lloji produkti.

Operacioni i Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 tonëve mbetje tekstili me vlerë disa mijëra euro, të cilat sipas hetuesve u tentua të transportoheshin në mënyrë të paligjshme në një vend jashtë BE-së.

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot! Temperaturat ulen deri në -5°C

0

Orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi përmanent Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Zgjedhjet e ardhshme, debate mbi listat e kandidatëve/ VOA: Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim pas disa ankimeve

0

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim pas disa ankimeve në lidhje me përkufizimet e Kodit Zgjedhor që bëjnë fjalë për listën e mbyllur prej një të tretash të kandidatëve për deputetë dhe listën me votë parapëlqyese prej dy të tretash. Studiues dhe përfaqësues të partive të reja dhe të vogla thonë se formula e re bën që në parlamentin e ardhshëm rreth 100 nga 140 deputetë, të jenë të emëruar nga dy partitë kryesore. Kjo sipas tyre deformon rregullin kushtetues për zgjedhjen e tyre nga qytetarët, përmes listave të hapura shumemërore me votë parapëlqyese. Kur kanë mbetur afro 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve politike, një vendim në favor të ankimuesve do të vinte disa pikpyetje në mënyrën e zgjedhjes së deputetëve.

Në Shqipëri formula e re e zgjedhjes së deputetëve në parlamentin e ardhshëm që pritet të dalë nga zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025, po has mjaft kundërshti. Kodi zgjedhor dhe kushtetuta kanë ndryshuar disa herë në një dekadë e gjysmë, kur bëhet fjalë për sistemin zgjedhor. Ndryshimi i debatuar i vitit 2008, solli një sistem zgjedhor proporcional rajonal me prag kombëtar, me lista shumemërore të mbyllura, nga maxhoritar i korrektuar me proporcional që ishte më herët.

Në vitin 2020 sipas studiuesve u arrit një përmirësim favor të zgjedhjes së deputeteve drejtpërdrejt nga votuesit. Përmes konsensusit politik u vendos ndryshimi i kushtetutës, që ruajti të njëjtin sistem por duke garantuar që jo më pak se 2 të tretat e listës shumemërore t’i nënshtrohej votimit parapëlqyes. Në Kodin Zgjedhor që u hartua në përshtatje të këtij ndryshimi kushtetues, në nenet që përkufizojnë shpërndarjen e mandateve brenda subjektit u vendos që: “Në fillim përfitonin mandat kandidatët që merrnin një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që dilte nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti, ku në çdo rast, herësi nuk mund ishte më shumë se 10, 000 vota”. Kandidatët me numrin më të lartë të votave parapëlqyese se herësi, zëvendësonin me radhë kandidatët në listë, që mund të kishin përfituar mandate, dhe që kishin numrin më të vogël të votave parapëlqyese”. Pra thënë ndryshe çdo kandidat i nënshtrohej votës parapëlqyese.

Me përfundimin e zgjedhjeve të vitit 2021, pas një ankimimi të dy partive të vogla, Gjykata Kushtetuese, e la në fuqi konceptin e herësit por çmoi se në këtë masë ai nuk përmbush kriterin e proporcionalitetit, ndaj dhe vendosi që herësi nuk mund të ishte në një masë më të madhe se sa është e nevojshme në respekt të barazisë së votës.

Ndryshimet e fundit të kodit zgjedhor, në korrik të 2024-ës, produkt i paktit mes PS në qeveri dhe PD në opozitë, përcaktuan një formulë të re të listave shumemërore të kandidatëve për deputetë, duke e shfuqizuar konceptin e herësit. Ajo që sot është objekt debati në publik, gjithashtu dhe i disa kërkesave në Gjykatë Kushtetuese lidhet me atë që quhet listë e mbyllur e fiksuar për një të tretën e kandidatëve. Vota parapëlqyese do të aplikohet për listën e hapur prej dy të tretash, (votat për partinë përkthehen fillimisht në mandate për listën e fiksuar dhe më pas vijohet me listën me votim parapëlqyes nëse është e nevojshme). Por çfarë do të thotë kjo për studiuesit e zhvillimeve politike dhe përfaqësues të partive të reja në Kuvendin e Shqipërisë.

“Me sistemin e ri rreth 100 deputetë emërohen nga kryetarët e partive politike, ndërkohë vetëm pjesa vijuese mund të jetë konkuruese. Kjo ka krijuar një paradoks të madh në sistemin përfaqësues. Konkretisht nga 12 qarqe në 6 nuk ka konkurim, pra në gjysmën e Shqipërisë votohet dhe në gjysmën emërohen deputetët. Ky është standard i dyfishtë. Duke krijuar një listë preferenciale të emëruar nga kryetarët e partive të gjithë individët liberalë, kritikë në partinë politike rrezikojnë karrierën” – thotë Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve politike.

“Ky është deformimi i rregullit kushtetues, sipas të cilit sovraniteti i përket popullit që e ushtron përmes përfaqësuesve të vet. Imponohet rregulli që duhet të kesh një listë të mbyllur që nuk e sheh askush dhe vetëm pasi të marrësh 30% të deputetëve të listës së mbyllur mund të kalosh më pas te lista e hapur. Ky është një mur i madh që i vendoset jo vetëm partive por në fakt shqiptarëve. Sot ai herësi që flasim është shumëfishuar” – shprehet Ekelejd Alibeaj, deputet, nismëtar i “Djathtas 1912”.

Ndryshimet e kodit zgjedhor në lidhje me listat e mbyllura ishin objekt diskutimi pak kohë më parë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të 7 partive politike dhe disa deputetëve të opozitës. Anëtarë të kësaj gjykate kërkuan argumenta nga përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit në lidhje me këtë çështje.

“Prioriteti që kërkohet, që përcakon ezaurimin 100% të listës shumemërore të fiksuar prej një të tretash dhe më pas kalimin tek lista me votë parapëlyese prej dy të tretash nga ku buron në interpretimin tuaj, cili është delegimi kushtetues për këtë çështje?” – pyeti Holta Zaçaj Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj që burimi vjen edhe nga përvoja që ka patur ligjvënësi në zgjedhjet e vitit 2005. Pikërisht ato raporte të OSBE-ODIHR-it dhe vendimi i Komisionit të Venecias për transparencën dhe përkthimin e votës në mandate janë gjithashtu në shërbim të zgjedhësit”- u përgjigj Viktor Gumi, përfaqësues i Kuvendit.

Një prej shqetësimeve kryesore të ankimuesve lidhet me pengesat që hasin partitë e vogla me formulën aktuale, sipas së cilës 1 e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, dhe dy te tretat me votë parapëlqyese. Analistët mendojnë se ky format favorizon dy partitë e mëdha.

“Me këtë model të gjitha partitë e reja dhe të vogla nuk përfitojnë asgjë. Përfitimi i tyre është zero. Ato e kanë të pamundur të ftojnë persona publik, që besojnë te to dhe kanë interes politik për t’u zgjedhur që të bëhen pjesë e këtyre listave. Këto parti janë më pak joshëse për të afruar kandidatë potenciale. Nëse ata nuk afrohen për shkak se janë të padukshëm në lista të mbyllura, dhe zgjedhësit nuk votojnë për ta por për partinë, partitë e vogla dhe të reja dëmtohen politikisht” – argumenton Blendi Çeka, Pedagog i shkencave politike UT.

Në këtë kuadër mjaft studiues mendojnë se duke u dëmtuar partitë e vogla apo të reja cënohet pluralizmi politik. Ky ishte një element që u trajtua si shqetësim i ankuesve në gjykatë kushtetuese ndërsa mori këtë përgjigje nga përfaqësuesi ligjor i kuvendit Viktor Gumi.

“Fakti ka treguar që parlamenti i Shqipërisë ka parti politike më shumë se dy. Çdo parlament që është formuar ka më shumë se dy parti politike, por pluralizëm nuk do të thotë që çdo parti politike të ketë vend në parlament. Nuk duhet të shkojmë në drejtim të kundërt” – argumentoi Z. Gumi.

Avokatë të disa palëve ankimuese në Gjykatë Kushtetuese sollën në vëmendje dhe vështirësitë që mund të hasen në përpilimin e fletës së votimit, për shkak të numrit të lartë të kandidatëve, sipas formulës së re.

Gjykata Kushtetuese sot ndodhet përballë kërkesës për shfuqizim të neneve që përkufizojnë raportin mes listës shumemërore të fiksuar dhe asaj me votë parapëlqyese, si dhe të disa elemneteve që lidhen me të, të kërkesës që partitë të kenë mundësi të zgjedhin mes listave të mbyllura dhe të hapura shumemërore me votë parapëlqyese, si dhe të asaj për interpretimin e kushtetutës në pikën që përcakton se “Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”

Disa ekspertë vërejnë se kur kanë mbetur thuajse 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve politike, situata paraqitet tejet komplekse. Ata ndahen në interpretime nëse mund ose jo të ndërhyhet në kodin zgjedhor para zgjedhjeve, gjithmonë nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të impononte një gjë të tillë, ndërsa bashkohen në një pikë kur thonë se koha ka treguar se kur partitë kanë vullnet politik gjithçka tejkalohet./VOA

Parashikimi i horoskopit 24 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

0

DASHI

Sot nuk do të keni një komunikim të qartë me partnerin tuaj. Ju do të zhvilloni disa biseda jo shumë të këndshme, që do ta bezdisin atë. Një miku juaj mund të ndikojë jo mirë te ju, me mënyrat e tij.

DEMI

Sot dëshironi të merrni një informacion të rëndësishëm, nga një person i cili nuk është i disponueshëm. Ju do të bëni gjithçka, që ai t’ju kuptojë. Merruni me këtë gjë nesër, dhe bëni diçka tjetër.

BINJAKET

Sot, ju dukeni më mirë nga ana financiare, megjithëse disa gjëra duhet t’i përcaktoni mirë. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, do të punoni në një drejtim. Kjo duket produktive, për të shkuar përpara.

GAFORRJA

Sot, disa miqtë tuaj mund të keni probleme në komunikim. Mirë është t’i lini ata t’i qetësojnë vetë situatat, pasi i dinë mirë gjërat e tyre. Nëse ju doni të ndikoni te ata, do të jetë e vështirë.

LUANI

Një miku juaj dëshironi t’ju thotë diçka sot. Mos e impononi atë të thotë informacionet që dëshironi ju. Ai do të vijë në kohën e duhur, prandaj dilni me këtë person për darkë, apo për një film.

VIRGJERESHA

Sot, një mikja juaj mund të jetë mërzitur me ju, por nuk shprehet. Përdorni intuitën tuaj, për të mësuar arsyen e kësaj, dhe më pas të bisedoni me të. Ju doni t’i bëni rivlerësim miqësisë suaj.

PESHORJA

Sot do të jetë një ditë me energji. Një miku juaj mund të ketë probleme në komunikim me të tjerët. Ju do të shikoni mirë situatën dhe do të ndikoni pozitivisht, për të pasur një mirëkuptim.

AKREPI

Disa njerëz me të cilët keni shpenzuar shumë kohë, do të jenë pjesë e një bisede të rëndësishme me persona të tjerë. Këta kanë pikëpamjet e tyre. Mos diskutoni këto sot, dhe ndryshoni temë.

SHIGJETARI

Sot, mosmarrëveshjet nuk do të ndikojnë për mirë, në zhvillimin me sukses të një projekti. Kjo ndodh, pasi disa njerëz nuk janë dakord me këtë plan. Dëgjoni ata, për të vendosur në mënyrë objektive.

BRICJAPI

Sot duhet të bëni një shëtitje në një ambient të këndshëm, që të relaksoheni ashtu siç duhet. Kaloni një mbrëmje argëtimi pranë miqve tuaj. Kjo është ditë pozitive, prandaj duhet ta shfrytëzoni.

UJORI

Sot nuk do të kuptoni mendimet e të tjerëve, dhe ju mund të ndiheni në disavantazh. Kjo është një situatë që do të kalojë. Ju do të bazoheni te logjika juaj, që mund të jetë e dobishme.

PESHQIT

Sot do të ndiheni mjaft mirë në aspektin romantik, dhe këtë doni t’ja shprehni partnerit. Ai mund të ketë punë të rëndësishme, duke mos qenë shumë në humor. Dita e nesërme do të jetë e mirë për ju.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset i riu. Policia në kërkim të autorit

0

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (23 dhjetor), ndërsa policia thotë se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar

Policia thote se i plagosur në këmbë ka mbetur shtetasi me iniciale A.B 24 vjeç, ndërsa autori dyshohet se eshte 22-vjeçari me iniciale E.Sh, i cili është shpallur në kërkim.

“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar”, thote policia.

Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.