Home Blog Page 2656

“Ore tallesh ti? Kurrë nuk ju jep Rama qeveri teknike!”/ Noka: Do të shkojmë në Surrel, ju nuk e shihni dot atë që shohim ne…

0

Flamur Noka ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për mosbindjen civile dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike para zgjedhjeve. 

Noka u shpreh i bindur se qeveria teknike do të arrihet dhe se simpatizantët e opozitës mund të shkojnë edhe drejt Surrelit, duke iu referuar banesës së kryeministrit Rama. 

I pyetur nga Ylli Rakipi se si do të arrihet ky objektiv, pasi Rama nuk ka asnjë shans ta pranojë qeverinë teknike, Noka tha se analistët nuk arrijnë ta shohin dhe perceptojnë atë që sheh PD dhe eksponentët e saj për të ardhmen…

Biseda: 

Ylli Rakipi: Ore tallesh ti? Tallesh me ne apo me veten? Të të japë Rama qeveri teknike? Kurrë në botë.

Flamur Noka: Do ti bëjmë të gjitha. Rradha tjetër mund të jetë Surreli.

Ergys Mërtiri: Mosbindje civile ka bërë Gandhi.

Flamur Noka: Ka dy rrugë për të detyruar këtë regjim bandash, mosbindje civile ose të kapim armët dhe të dalim si në Siri… Nëse më gjeni një rrugë të mesme, ju kërkoj ndjesë.

Ergys Mërtiri: Kjo është retorikë.

Flamur Noka: Ne mosbindjen civile e kemi zgjedhur si rrugë demokratike, se fatin e Assad do ta ketë Edi Rama. Me akte të mosbindjes civile, do të ketë edhe akte të tjera. Një gjë di t’ju them se Rama do të ketë fatin e Assad dhe do ta shihni. Para një muaji mendonte njeri se do të ikte Assadi? Asnjeri.

Ergys Mërtiri: Epo Assadi iku me armë…

Ylli Rakipi: Merrni armë ju Flamur? Unë jam me syze nuk marr dot armë…

Flamur Noka: E lanë pa logo, pa flamur dhe pa fonde, përsëri arriti të mbijetojë…

Ylli Rakipi: Po mori votat që merr gjithmonë Saliu po nuk fiton zgjedhjet kështu.

Flamur Noka: Nuk e shihni dot ju atë që shohim ne. Mosbindja civile do të japë rezultat. PD është parti e të pamundurës.

Ylli Rakipi: Pra je 100% i bindur se do të shkoni në zgjedhje me qeveri teknike?

Flamur Noka: Jam i bindur se mosbindja civile do të japë efektin e vet.

“Me të qeshur me të ngjeshur është kjo punë…”/ A po hetohet nga SPAK? Ja ç’thotë Flamur Noka

0

Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, u pyet nga Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për lajmet që kanë qarkulluar lidhur me hetimet e SPAK ndaj tij për pasurinë. Noka u shpreh se nuk kishte dijeni për një hetim dhe se i merr ato për të qeshur. Ai shtoi se nuk bie pre e “presionit”. 

Flamur Noka: Unë e marr me të qeshur këtë gjë.

Ylli Rakipi: Me të qeshur e me të ngjeshur është kjo punë…

Noka: Ditën që u bëra gjyqin Dumanit në Komisionin e Ligjeve, atë ditë i nxorrën media atë thashethem. Tani unë nuk e di, jam i hapur të më thërrasin kur të duan. Jam i hapur. Unë disponoj një makinë që është e Bankës Credins që e kam marrë të gjithën me kredi. Disponoj një apartament që është marrë me kredi nga Enti i Banesave, është shitur, është paguar taksa dhe është blerë tjetri dhe nuk e disponoj unë por Enti i Banesave. Flamur Noka ka vetëm telefonin dhe rrobat e trupit. Për apartamentin kam 16 vjet që paguaj kredi, për makinën kam 9 vjet, kam edhe një vit kredi. Ky është Flamur Noka dhe prandaj nuk ma ndjen për asgjë. Për sa kohë s’i kam futur gishtin në xhep askujt në këtë tokë, unë jam shumë i qetë, as dua t’ia di dhe nuk stepem dhe nuk ndalem kurrë. Këto forma primitive presioni unë i kuptoj. Pse? Hapen për të marrë peng. Kështu kanë marrë peng edhe Lulin, edhe këtë që nxora nga foltorja. Unë nuk merrem peng. Ky jam unë dhe do të vazhdoj. 

Kamëz/Miraton me votë unanime “Buxhetin 2025”. Investimet që priten të kryhen dhe mbështetja per shtresat ne nevojë, rininë, sportin dhe kulturën

0

Projekt-Buxheti 2025 miratuar me votë unanime nga Këshilltarët e pranishëm! 
Pas dëgjesave publike dhe konsultimeve me qytetarët në çdo lagje dhe Njësi Administrative, miratuam Buxhetin, ku 46% e tij shkon për investime
Investimet kryesore për 2025:

 Infrastrukturë rrugore – 90 km

 Sheshi Qendror i Kamzës – 13,000 m²

 Parkimi nëntokësor

 Stadiumi në Valias

 Pedonalja në Frutikulturë

 Parku i Liqenit

 Amfiteatri

 Shkallaret panoramike

Terrene sportive

 Kënde lojërash

 Rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës

 Ndërtimi i dy kopshteve të reja:

 Babrru Qendër

Qendër Kamëz

 Rikonstruksion i Shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në Babrru Kodër

 Ndërtimi i ambienteve sportive në Shkollën “100 vjetori”

 Mbështetje sociale dhe arsimore:

 630 bursa ekselence 

-270$/vit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare 

-450$/vit për nxënësit e shkollave të mesme

Mbështetje për:

 Ekipe sportive

 Talente në pikturë

 Anëtarët e Klubit të Librit

 Bonus qeraje për familjet në nevoje

 Ushqim pa pagesë në çerdhe dhe kopshte për fëmijët e familjeve në nevojë 

DEBATI/Berisha kërcënon, Gjikondi: Ka thënë se do të arrestojë Dumanin, sa të vijë në pushtet

0

Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Berisha ka kërcënuar me arrestimin e Altin Dumanit nëse ai rikthehet në pushtet.

Teksa ka debatuar me gazetarin Sulo, Gjikondi theksoi se ky është premtimi që ka bërë vetë Berisha, ndërsa nga ana e tij, Sulo tha se politika e jashtme amerikane do të ndryshojë pas betimit në janar të presidentit Trump.

Diskutimi në studio:

Arion Sulo: Të shohim pas 20 janarit, çfarë do të ndodhë. Shanset janë në tavolinë! Gjërat nuk janë siç ishin para zgjedhjes së nëntorit!

Alban Dudushi: Mund t’i hapë rrugën Berishës?

Brizida Gjikondi: Që Berisha të arrestojë Altin Dumanin, se kështu ka thënë; Sa të vijë në pushtet do arrestojë Altin Dumanin

Arion Sulo: Nuk ka çështje Berisha në tavolinë, për mua ka çështje të Sorosit dhe të linjës të politikës së jashtme të tyre, ku Shqipëria del në kanalin që Amerika dhe Trumpizmi do ndryshojnë qasjen ndaj botës. rtsh

Lajm i mirë per Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet…

0

Michael Schumacher do të bëhet gjysh pasi vajza e tij, Gina njoftoi se është shtatzënë me foshnjën e bashkëshortit të saj Iain Bethke.

Gina e ndau lajmin me fansat në faqen e saj në Instagram teksa postoi foto të një kali duke qëndruar pranë një grumbulli tullumbacesh rozë.

“Duke pritur me padurim ardhjen e vajzës sonë të vogël”, u shkruan ajo 335 mijë ndjekësve të saj.

Kjo vjen pasi ajo dhe Bethke u martuan në shtator në vilën luksoze të familjes Schumacher në Majorka, të cilën e blenë për 27 milionë paund në 2017.

Gazeta gjermane BILD raportoi në atë kohë se kishte shumë të ngjarë që shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Schumacher të ishte i pranishëm, pothuajse 11 vjet pas përplasjes së tij gati fatale në ski, megjithëse kjo është diskutuar.

Gina, 27 vjeç është një kalorëse e suksesshme në garat me kuaj dhe ka qenë e lidhur me Bethke, i cili është gjithashtu një entuziast i kuajve, që nga viti 2017.

U raportua në fillim të vitit, Gina dhe i dashuri i saj do të martoheshin gjatë verës në Villa Yasmin, të cilën familja e Schumacher e blenë nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Mbetet e paqartë nëse Michael Schumacher, mori pjesë në ceremoni pasi shumë media e hodhën poshtë teorinë e BILD.

Pasi e kaloi karrierën e tij me mjeshtëri duke pilotuar makinat më të shpejta dhe më të rrezikshme në botë për më shumë se 15 vjet, pasi u tërhoq në vitin 2012 në moshën 43-vjeçare, Schumacher pothuajse humbi jetën në një rënie të frikshme vetëm një vit më vonë.