Home Blog Page 2657

“Linda mashkull, por në trup të gabuar”/ Amber Candy hyn në “Big Brother Vip”: Nuk do zhvishesha kurrë sepse…

0

Amber Candy, make up artist dhe fashion designer, i bashkohet shtëpisë më të famshme në këtë edicion të katërt.

Në klipin e saj prezantues, banorja tha se i bashkohet Big Brother VIP 4 në një moment udhëkryqi në jetën e saj.

“Tani jam në një moment pause, në një udhëkryq që dua të marr një drejtim sërish të jetës time. Unë vërtetë linda mashkull, por linda në një trup të gabuar. Kjo më bëri që të ndryshoja në femër. Njeriu nuk mund të rrojë i shtirur gjithë jetën e tij. Pishmani më i madh që kam është që, pse nuk e bëra më përpara. Njeriu nuk mund të jetojë për të tjerët sepse mbi të gjitha nuk mund të jetë i lumtur. Ajo që nuk do të bëja në Big Brother është që nuk do të zhvishesha. Jo se nuk kam një trup të bukur, por ma ka lënë porosi mami”- tha Amber në klipin e saj prezantues.

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, 4 persona të lënduar! Ja si paraqitet gjendja e tyre

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (23 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesit e dy mjeteve dhe dy pasagjërë, të cilët janë transportuar drejt spitalit dhe po marrin ndihmë mjekësore. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, automjeti me drejtues shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasi Xh. Ç., 23 vjeç dhe shtetasi V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Debati Polici-PD/Humbi ndjenjat në protestë, publikohet fotoja e Agron Gjekmarkajt brenda spitalit! E viziton Sali Berisha

0

Policia ka mohuar akuzat e opozitës se efektivët që ishin diskoluar në terren gjatë protestës, kanë dhunuar nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj.

Në një reagim pas përfundimit të protestës, policia thotë se Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

“Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta” thuhet ne reagimin e policisë.

Berisha tha se Gjekmarkaj është rrethuar nga 15 efektivë dhe është goditur duke humbur kështu ndjenjat.

Lidhur me gjendjen e deputetit, kreu demokrat tha: “Po merr ndihmën e parë. Është trajtuar nga mjekët me përgjegjësi, do të qëndrojë sonte dhe shpresojmë që të largohet nesër”.

BerishaShoqëruesi i tij, punonjës garde, iu ka treguar policëve dokumentin e gardës, që ka detyrë të mbrojë personalitetin, pra shoqëruesi u ka treguar dokumentin, kurse narkobanditët me uniformë e kanë marrë zvarrë edhe shoqëruesin.

Akt i paprecedent në 30 vite ndaj një nënkryetari parlamenti.

Por Edi Rama, i cili është në grahmat e regjimit të tij, nuk kontrollon dot urrejtjen dhe frikën.

Se në këtë mënyrë vepron vetëm një frikacak, një burracak, një njeri pa asnjë cilësi, ta quajmë në këtë mënyrë pasi ka çdo cilësi të keqe.

Zoti Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali.

Zoti Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë.

Po si mund të rrethohet një njeri, një deputet, një nënkryetar parlamenti nga 15, dhe pse rrethohet, ata e kanë qëlluar, se pse do humbiste ndjenjat ai?

Kur e panë që humbi ndjenjat, pastaj sigurisht e kuptuan se çfarë bënë.

Jo, nuk është e vërtetë.

Akti është një krim publik i shëmtuar, i porositur se të rrëmbesh, të marrësh Agron Gjekmarkajn si protestuesin më agresiv, tallesh me veten tënde.

Agron Gjekmarkaj ishte njëri nga protestuesit aty. Ishte porosi e Edi Ramës qëndrimi ndaj tij.

Kjo është hakmarrje e verbër. Edi Rama është një hakmarrës primitiv, i zhveshur nga çdo normë morale.

A u dhunua Agron Gjekmarkaj? Policia përgënjeshtron: S’është goditur nga uniformat blu, nuk u ndje mirë dhe u largua…

0

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

“Agron, ujë more ujë”, momenti kur Gjekmarkaj bie në tokë pa ndjenja, protestuesit i japin ndihmën e parë

0

Top Channel ka siguruar momentin kur deputeti demokrat Agron Gjemakraj ka rënë në tokë pa ndjenja.