Home Blog Page 2658

Pas rreth dy orësh, Berisha njofton mbylljen e protestës: Përgatitemi për “next”, nuk ndalemi

0

Pas rreth dy orësh Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës së kësaj të hëne.

Ai u shpreh se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa u shpreh se do të përgatiten për tubimin e radhës.

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

0

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

Në festat e fundvitit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që rikthehen në atdhe, duke shtuar fluksin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë në tërësi, si dhe u ndal tek lehtësimi i lëvizjes në pikat kufitare ndërmjet dy vendeve, ku konkretisht ka një rritje të fluksit të qytetarëve që kthehen në atdhe për festa.

“Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, theksova nevojën për rritjen e komunikimit mes autoriteteve policore e doganore, si dhe shtimin e personelit nga pala greke në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë të lëvizjes”, shkruan ministri Hoxha në rrjetet sociale, pas takimit me diplomaten greke.

“Shprehëm angazhimin për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta në dobi të qytetarëve të të dy vendeve”, theksoi Hoxha.

“Kemi shfaqur 20 forma të mosbindjes civile”- Berisha: Qeveria nuk ka të ardhme! Me Ramën s’ka zgjedhje, por…

0

Sali Berisha i është bashkuar protestuesve te Rruga e Elbasanit, ku është shprehur se “mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve”.

Kreu demokrat u shpreh se deri më tani kanë shfaqur 20 forma të mosbindjes civile dhe sipas tij kanë dhënë rezultat.

Rrëzohet, po nuk e pranoi rrëzohet me mosbindje civile. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve.

Problemi është se gjer tani janë shfaqur 20 në forma të ndryshme. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta.

Po përfundojnë si kufoma politike. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë beteja, por betejat tona janë shpërblyer, zëri ynë u dëgjua në të gjithë botën, mediat e stampuan Edi Ramën si narkodiktator”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai tha se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje por betejë për zgjedhje, ndërsa përjashtoi mundësin e bojkotimit të zgjedhjeve të 11 majit.

“Edi Rama është i humbur, i përfunduar. Ju e patë si kishte rënë në mënyrë dramatike audiaca e tij në TikTok, edhe në Instagram. E ka kuptuar këtë dhe është shumë i pashpresë. Përpiqet në mënyra të ndryshme, por tani është radha jonë.

Qeveria Rama nuk ka të ardhme. Me Ramën nuk ka zgjedhje, por betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk bojkotohen”, tha Berisha.

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për mandatin e Holta Zaçes

0

Mandati i Holta Zaçajt përfundon më 10 mars 2025. Vendimi është marrë nga mbledhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e anëtarëve të Kushtetueses nuk ka qenë prezente Holta Zaçaj, e cila deklaroi se mandati i saj përfundon më 31 dhjetor.

Por duket se anëtarët e Kushtetueses janë dakordësuar me datën kur Gjykata e Lartë kishte shpallur vakancën, pra 10 marsin e 2025. Zaçaj pretendonte se në këtë datë kishte përfunduar mandati i anëtares Vitore Tusha, që Kryetarja në detyrë e Kushtetueses, e zëvendësoi.

Në qëndrimet publike, Zaçaj argumentonte se data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj.

“Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025. Data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese”, thuhej në njoftimin zyrtar të Zaçajt disa ditë më parë.

Nis protesta e opozitës, bllokohen rrugët në kryeqytet

0

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët ka nisur grumbullimi i qytetarëve në 5 prej akseve kryesore në Tiranë për t’iu bashkuar thirrjes së opozitës për mosbinde civile.

Opozita ka paralajmëruar bllokimin në 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi.

Siç shihet edhe në video ka nisur bllokimi i rrufgëve, ku ka sjellë edhe përplasjet e para me policinë.