Home Blog Page 2659

“Viva Parashqevi, Viva!”- Ngjarja e 21 marsit 1989, çfarë ndodhi në Qytetin e Studentit! Dokumentimi në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

0

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, publikoi dje një dokument ku jepen disa detaje lidhur me një ngjarje të gushtit 1989 në Qytetin e Studentit Tiranë. Tri studente të Institutit të Lartë të Arteve pas mbarimit të emisionit televiziv ‘Muzikë për të gjithë’ në godinën nr.7 nisën të këndonin dhe të thërrisnin me parullat “Rroftë instituti’, ‘Artet janë bota’.

E më pas nga godina nr.5 dëgjohen ‘Viva Parashqevi, Viva’, ‘Poshtë fashizmit’ dhe pastaj ‘Eja mblidhuni këtu këtu’. Ngjarja, e dokumentuar në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, përfaqëson shpirtin e rinisë shqiptare që, edhe në një kohë të errët, shfaqi shpresë dhe guxim për të sfiduar shtypjen, duke reflektuar ndryshimet e mëdha që ndodhnin në Evropën Lindore.

******

MIGENA DEMIRXHIU/ Edhe në errësirën më të madhe rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive të reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit. Tiranë, ora 21:34, e datës 21.03. 1989, në Qytetin e Studentëve në mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinë nr7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë ulët këngë dashurie, por atyre iu bashkohen djem e vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota”.

dukej e zymtë, një zë dhe fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.Pas pak fillojnë nga godina nr. 5 , dëgjohen të tjera thirrje “Viva Parashqevi, Viva”, “Poshtë fashizmit”, pastaj këngët “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne”, etj. Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt “i vërtetë” rrugaçërie i rinisë, po t’ju referohej izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore e kulturore me dorë të hekurt, nga strukturat e pushtetit.

Dokumenti i krijuar nga ish -Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AIDSSh, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, ku zëri dhe shpirti rinor, po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen kjo edhe raport me ndryshimet politike në të gjithë Europçn Lindore. A ishte zgjedhja e emrit të saj si një nevojë për çlirim? Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës. Me deklaratat si “Artet janë bota” dhe thirrjet si “Viva Parashqevi, viva” , edhe pse ishin krejt simbolike, treguan se në një kohë kur gjithçka.

Në vorbullën e diskutimeve të sotme ku nostalgjia ndaj një figure artistike të atyre viteve të zymta përzjehet me ndjeshmërinë njerëzore për humanitet, kuptojmë se koha ikën për tç gjithë ne dhe se izolimi dhe mbytja e ndjesive për një kohë të gjatë mund të deformojë kujtesën e një kombi qe e ushqeu me tekste optimiste dhe heroike në një kohë gati tragjike për individualitetin njerëzor. Shoqëritë shpesh kanë nevojë për simbole që mishërojnë aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi.

Në mungesë të një kujtese të saktë, ato shpesh “gjejnë” ose krijojnë figura që pasqyrojnë këto vlera nisur nga perceptimi. Por siç na thotë dhe Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas: “Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën, nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizimi i tyre i vogël dhe grotesk e i përditshëm, përballë fatkeqësisë.

“Referenca arkivore: Fondi arkivor i AIDSSH-së, dosja nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12 datë 7. 5. 2020. Dokumentet tona nuk janë vetëm burim, por edhe reflektim. Për më shumë informacion ose për të njohur dokumentet ju ftojmë të konsultojnë dosjet e deklasifikuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

EMRAT/ Nga Italia në Kroaci e Shqipëri, Interpol Tirana ekstradon 6 persona! Akuzat që rendojnë ndaj tyre

0

Nga Italia në Kroaci e Shqipëri, Interpol Tirana ekstradon 6 persona, akuzat që rendojnë ndaj tyre.

NJOFTIMI

Interpol Tirana

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Kroaci, u finalizuan procedurat për ekstradimin nëpërmjet PKK Rinas, të 6 shtetasve. Konkretisht:

-u ekstradua në Itali, shtetasi Shpëtim Memolla, 52 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Lakuilas e ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim për prostitucion, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

-ekstradua në Itali, shtetasi Gentian Kadillari, 46 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Ankonas e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 3 ditë burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve;

-u ekstradua në Itali, shtetasi F. Ll., 28 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim dhe shitje narkotikësh, të kryer në kuadrin e grupit kriminal;

-u ekstradua në Itali, shtetasi E. G., 45 vjeç, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

-u ekstradua nga Kroacia, në Shqipëri, shtetasi O. Sh., 19 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2023, e ka dënuar 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-u ekstradua nga Italia, në Shqipëri, shtetasi Sh. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e

Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Bashkëpunimi me homologët vijon.

Reshjet e dendura të dëborës në Rrugën Arbrit, qindra mjete mbeten të bllokuara në bypass-in e Murrizit

0

Reshjet e dendura të dëborës në bypass-in e Murrizit kanë bërë që qindra mjete të mbeten të bllokuara.

Dëbora ka vështirësuar gjithë qarkullimin, dhe policia ka bërë apel për kujdes gjatë viztjes dhe pajisjen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë”, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe për hedhjen e kripës

Njëkohësisht masa janë marrë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane, për shkak të reshjeve të shiut. Në këto kushte, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara”, njofton Policia.

Nga ikonë e muzikës, në të pastrehë, rrëfehet Mira Konçi: Historia e Parashqevi Simakut më ka tronditur! E kam njohur nga afër dhe…

0

 Jeta e Parashqevi Simakut ka qenë kryefjalë e mediave, prej më shumë sesa 10 ditësh. Këngëtarja e njohur, e cila ishte zhdukur nga sytë e publikut prej shumë vitesh, u rikthye sërish, këtë herë si e pastrehë.

Por jeta e saj ndryshoi tërësisht brenda këtyre dy javëve, duke u shndërruar gatigati në një përrallë të kohëve moderne. Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Ilirjani dhe ndërhyrjes nga shteti shqiptar, tashmë për Parashqevinë po mendohet edhe rikthimi në Shqipëri.

Në prononcimin e dhënë për Panorama, Mira Konçi shprehet se këto dyshimet, për skenarë të përgatitur, nuk duhet të zëvendësojnë ndjeshmërinë për situatën e vështirë që Parashqevia ka kaluar.

Këngëtarja me tej shprehet se ndihma që i është dhënë Parashqevisë, të paktën nga ana e saj ka qenë tërësisht private, duke mos dashur që të flasë konkretisht se për çfarë ndihme e ka pasur fjalën. Konçi është shprehur se të paktën njerëzit që e kanë njohur nga afër Parashqevinë, nuk duhet të hamendësojnë nëse gjithçka ndodhi ishte e përgatitur, apo një rastësi e bukur.

“Gjykoj se askush, akoma më shumë ne që e kemi njohur në jetë të mrekullueshmen Parashqevi, nuk mendoj se kemi të drejtë t’i japim vetes tagrin për të hamendësuar lidhur me sa pyesni. Historia e saj personalisht më ka tronditur shumë, si grua në radhë të parë dhe padyshim edhe si dikush që e ka njohur nga afër, ashtu si shumicën e shqiptarëve besoj për artisten e tyre.

Ndaj, lutem pranoni shumë miqësisht e modestisht ftesën time për të mos stimuluar që dyshimet që mund të ekzistojnë nga kushdo për rrethanat e saj familjare, të zëvendësojnë ndjeshmërinë që duhet të tregojmë karshi një situate kaq komplekse për të. Sigurisht, secili duke e bërë këtë brenda kornizës profesionale apo në privatësi e në mënyrën e vet, siç është rasti im”, është shprehur këngëtarja Mira Konçi. Panorama

Shpërdorim detyre dhe grup i strukturuar kriminal! Thellohet skandali me ish-ministrin Beqaj, Gjykata kërkon hetim edhe për një ministri tjetër

0

Gjykata e posaçme i kërkon SPAK-ut të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gjyqtarja paraprake Fjorala Davidhi ka rënduar pozitën e Beqajt, ish zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i sugjeruar SPAK të ngrejë akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë siç bëjnë me dije burime, gjyqtarja paraprake Davidhi ka kërkuar veçim të dosjes dhe vazhdim të hetimeve nga SPAK për të saktësuar rolin e ministrisë së Financave në dosjen e Sterilizimit.

Gjithashtu edhe të hetohet sipas gjyqtares shtetasi italian Umberto Stachini, që është një nga nënkontraktorët e shoqërive.

Gjykata ka thënë se nuk është e nevojshme të bëhet akt ekspertim për dëmin financiar të shkaktuar nga Sterilizimi, ndërkohë që pritet të japë qëndrimin e tij edhe SPAK pas këtij vendimi.

Ndërkohë, SPAK është shprehur se pranon të ngrejë akuzat siç i sugjeron gjykata, pavarësisht se mendon se akuzat e ngritura prej prokurorisë ishin të drejta.