Home Blog Page 2660

Rritja e jashtëzakonshme e REAL ESTATE CROWED FUNDING dhe një alternativë shqiptare

0

“Investimi me kafshata të vogla” në Real Estate po ndryshon rregullat e lojës në botë duke bërë që ajo që ishte domain i investitorëve të pasur të jetë e mundur edhe për njerëzit e thjeshtë që duan të shtojnë të ardhurat e tyre. Platformat Crowd Funding kanë demokratizuar në mënyrë të jashtëzakonshme tregun e investimeve sidomos ne Real Estate duke bërë të mundur që pragu i investimeve të ulet dhe të jetë i përballueshëm për investitorët e thjeshtë. Këto platforma po zhvillohen vrullshëm edhe në Shqipëri projektet e të cilës do mund ti shpjegojmë gjatë këtij artikulli.

Çfarë është Real Estate Crowdfunding?

Të investosh ne Real Estate Crowd Funding mund të jetë alternative tërheqëse krahasuar me rrugën tradicionale siç ishte blerja plotësisht e një prone. Të lejon të blesh prona okazion apo të jesh ndërtues/zhvillues pronash  me vetëm 35.000 euro duke i bashkuar fondet e tua me investitorë të tjerë, pa të cilët nuk do i blinte shumëkush. Sa herë jeni kthyer në kohë dhe të thonit: “të kisha para ta blija atë pronë…”

Platformat e ndryshme në botë të Crowd Funding ndryshojnë nga niveli hyrës i investimit. Disa pranojnë investime duke filluar nga 1000 Euro ndërsa të tjerë kanë nivel fillestar investimi 50.000 Euro ku koha minimale është 2-3 vjet. Ky koncept lindi në fillim te 2010 ku përmes teknologjisë, websiteve dhe aplikacioneve çdo person mund të investojë shifra të vogla në Real Estate pa qënë prezent, ku mund të shikojë vlerat e qerave, vlerat e shitjeve, mundet edhe dhe të përfitojë në mënyrë të vazhdueshme. Përveçse avantazhit që mund të bëhesh ndërtues, investitor me shifra të vogla, në Real Estate CROWED Funding, ti nuk ke nevojë të merresh me mirrëmbajtjen e pronës, taksat e saj, lejet e zhvillimit, ndërtimit etj.

Trendet globale dhe rritja e këtij modeli

Trendi global ka sjellë që gati gjysma e investimeve ne Real Estate po bëhen nga CROWED funding. 10 vitet e ardhshme pritet të këtë një rritje me 30 herë të investimeve të përbashkëta në Real Estate nga 12.7 Miliard $  ne gati 350 Miliardë $. Investimet e perbashkëta kanë sjellë zhvillime të konsiderueshmë në ekonomi dhe qarkullime e fitime edhe për investitorët e mesëm dhe shtresën e mesme e jo vetëm për investitorët e mëdhenj. Investimet kanë qënë në prona komerciale, qëndra tregtare, kampuse universitare, magazina industriale etj.

Tashmë edhe në Shqipëri mund të investojë kushdo në Crowd Funding në platformën SMARTVEST.AL nga çdo cep i botës. Kjo kompani ka filluar me nje super-projekt tek Liqeni i Farkës ku faza e parë e investimeve është mbyllur me 30 Janar hapet faza e dytë dhe e fundit.

SMART HILLS LIQENI: Iniciativa që po sjell Real Estate Crowdfunding në Shqipëri

SMART HILLS LIQENI, është një koncept revolucionar që ofron mundësinë e rrallë të përfshirjes së gjithësh, nga individë të thjeshtë deri te ata më me përvojë. Ky është Crowd Funding i parë i këtij lloji për sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

Një lagje luksoze mbi Liqenin e Farkës

SMART HILLS LIQENI do të ngrihet me një pamje mbreslënëse dhe të gjitha vilat preken nga dielli gjithë kohën. Drejtuesi i këtij projekti, Dr. Rrezart Lahi në një intervistë për Start News thotë se fillimisht do të ngrihen 24 vila, me potencialin për të arritur deri në 75 vila rezidenciale. Secila prej tyre është projektuar për të ofruar komoditet maksimal duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit të menaxhimit të së ardhmes nëpërmjet inteligjencës artificiale. “Vilat mund të jepen me qira apo të shiten në fund të projektit duke maksimalizuar fitimin për investitorët e grupit. Disa nga investitoret mund të marrin vetë vilat në menaxhimin e tyre nëse vlera e investimit të tyre është në kuotën e kostos së vilave” – shpjegon Lahi.

Bëhu pronar për duke filluar nga 35,000 Euro!

Dr. Rrezart Lahi thotë se: “Koncepti është i thjeshtë dhe efektiv: duke filluar nga 35,000 euro e lart, investimi juaj konvertohet në 1,000 euro/metër 2 dhe ju bëheni bashkëpronar i projektit në çdo fazë të tij. Sa më shumë të investoni aq më shumë hapësire i takojnë investitorit dhe për aq metra katror do të jetë pronar i hipotekuar në çdo hap të procesit i cili zgjat me pak se 3 vite. Tashmë nuk janë blerës por investitorë të cilët përfitojnë pronësi në tokë, projektin e arkitekturës, leje ndërtimi dhe gjithçka realizohet nga ekspertët e sektorit.”

Të investosh në tokë dhe Real Estate është gjithnjë e sigurtë dhe me kthimin të lartë të investimit.  Edhe pse çdo investitor hyn në projekt si zhvillues me 1000 Euro/m2 sot vlera e shitjes është 2700 Euro dhe ka pritshmëri rritjeje kjo zonë në 3 vitet e ardhshme duke qënë se shumë blerës ndërkombëtarë por edhe nga Shqipëria po blejnë në këtë zonë, ky projekt është një shans i artë për ata që ëndërrojnë të investojnë në pasuri reale, por pa kompleksitetin e sektorit tradicional.

Pse të zgjidhni SMART HILLS? Ky projekt i projektuar nga studio ndërkombëtare, ofron një ndërtim me stil minimalist, i menaxhuar në mënyrë strategjike nga një ekip me mbi 25 vite eksperiencë. Me forcimin e konceptit të investimeve të përbashkëta, ju keni shansin të ndjeni fuqinë e grupit, përfitimet e sigurisë kolektive dhe, më e rëndësishmja, kthimin e lartë të investimit tuaj. Deri më 30 Janar 25 ju mund të bëheni pjesë e roundit të dytë të investimeve i cili do prezantohet ne Hilton Tirana në ora 18.00. Secili mund te behet pjesë e revolucionit në ndërtim! Investimet minimale fillojnë nga 35.000 deri ne maksimalet 350.000 Euro. Po si ka shkuar trendi i Crowd Funding ne botë dhe cilat janë parashikimet për 10 vitet e ardhshme?

Projekte të ardhshme nga SmartVest.AL.

Në Shqipëri Crowd Funding – të drejtuara nga SmartVest.AL, përveç projektit SMART HILLS LIQENI, po përgatit për investitorët edhe SMART WAREHOUSES – magazina industriale me qera, SMART CAMPUS – Kampuse Universitare me qera si dhe SMART HEALTH CENTER – Qëndra Spitalore me qera. Rritja e vlerës së pronës që në tokë e deri në ndërtim dhe më pas tek marrja e përmuajshme e qerasë pritet të shndërrohet ndër trendet më rëndësishme të këtyre dekadave.

Për të mësuar më shumë mbi këtë projekt ose për të marrë pjesë në fazën e dytë të investimeve, vizitoni www.smartvest.al

Shenim: Në nuk japim këshilla për investime. Çdo person duhet të ndërrmarrë investimet ne kujdesin e tij.

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e Erion Veliaj

0

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është duke u pyetur nga SPAK. Mësohet se ajo është pyetur si person në dijeni për hetimin e pastrimit të parave. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa më herët ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH-së pak ditë më parë në qendrën ‘Harabel’.

Avokati mbrojtës i saj dorëzoi ankimin në Apelin e Posaçëm, ndërkohë që ankim bëri edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj.

Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.

Kontrollet u ushtruan më 6 dhjetor 2024, me urdhër të prokurorit Ols Dados, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendren “Harabel” ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Parashqevi Simaku i dedikon këngë Elton Ilirianit, biznesmeni: E vetmja dhuratë që mund të pranoj!

0

Elton Iliriani ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqet këngëtarja Parashqevi Simaku duke kënduar një këngë që mban titullin “Ti je dielli im” (shqipëruar), të cilën ia dedikon biznesmeni.

Ai shprehet se kjo është dhurata e vetme që mund të pranojë prej tij dhe se kjo është e paçmueshme.

Në këtë video Simaku shfaqet duke kënduar dhe duke luajtur kitarë.

Koçiu: 100 milionë lekë nga buxheti 2025 për pajisje të reja mjekësore në Qendrat Shëndetësore me shërbim 24/7

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pa nga afër sot pajisjet mjekësore moderne që i janë shtuar së fundmi laboratorit të Poliklinikës së Specialiteteve Nr.3 në Tiranë dhuruar nga Drejtori i Fondacionit “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Koçiu theksoi se këto pajisje të teknologjisë së avancuar do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e analizave laboratorike, duke mundësuar diagnostikime më të sakta dhe efikase për 280,000 qytetarët që marrin shërbime në këtë qendër.

Ministrja Koçiu deklaroi se “jemi duke punuar edhe për të shtrirë një plan mbështetje me aparatura të teknologjisë së lartë. Janë 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2025 që do të pajisin jo vetëm Poliklinikën Qendrore, por edhe qendrat e tjera shëndetësore me fokus tek ato qendra që ushtrojnë veprimtarinë 24/7”.
Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu dha një tjetër lajm sa i përket Poliklinikës së Specialiteteve Nr3. Duke bërë me dije se me buxhetin e vitit 2025 do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. “Poliklinika qendrore është poliklinika kryesore e cila do të marrë edhe një investim sa i përket rehabilitimit fizik me buxhetin e vitit 2025. Janë 107 në fakt qendra shëndetësore që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit me buxhetin e vitit 2025”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ndërsa Drejtori i Fondacionit “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari u shpreh: “kjo është një poliklinikë e cila i shërben afro 250 mijë qytetarëve dhe na vjen mirë që na jepet mundësia që t’u shërbejmë përmes këtij dhurimi”.

Departamenti i Laboratorit Biokimik- Klinik- Imunologjik në këtë Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3 kryen në vit 240.000 analiza të ndryshme laboratorike që nga ato të thjeshta e deri tek ato specialistike. Stafi i laboratorit vlerësuan se aparatet e reja janë të fjalës së fundit, të shpejtë dhe mbajnë një fluks të lartë pune me rreth 270 analiza në orë

Epidemia e re! Rrezik i madh për 90% të shtatzënave dhe foshnjave nga shtami i H5N1! 

0

Shumica e grave shtatzëna që do të preken nga gripi i shpendëve rrezikojnë seriozisht jetën, sipas një studimi të ri Australian, i cili pas një rishikimi të kujdesshëm të  infeksioneve, del në përfundimin se edhe e njëjta gjë e pret edhe pjesën dërrmuese të foshnjeve të prekura që në mitër nga virusi.

I shkaktuar nga viruse të grupit A, një lloj i rëndë i gripit të shpendëve, i njohur si shtami A H5N1 me patogjenitet shumë të lartë, po përhapet në mbare botën, shkruan The Guardian.

Edhe pse ai ka shkaktuar një shpërthim infektimi tek shpendët, përfshirë ata të egër, përhapja tek gjitarët e veçanërisht njerëzit ka qenë e rrallë, e kufizuar veçanërisht tek personat që punojnë në kontakt të ngushtë me zogjtë dhe bagëtinë e sëmurë dhe nuk ka pasur dëshmi për transmetim nga njeriu tek njeriu. E megjithatë, së fundi po shënohet një shtim i këtyre infeksioneve në disa pjesë të globit, përfshirë Kinën dhe SHBA-në.

Një studiuese e sëmundjeve infektive në Institutin Kërimore Murdoch në Melburn, Dr Rachael Purcell, tha se teksa shumë njerëz që u infektuan me gripin e shpendëve ishin “plotësisht mirë, ata donin të shihnin se çfarë ndodh me gratë shtatzëna”.”Sistemi imunitar i një gruaje shtatzënë nuk funksionon në të njëjtën mënyrë si përpara shtatzënisë,” tha Purcell.

“Gratë shtatzëna të pavaksinuara që marrin viruse të tjera si Covid-19 ose gripi sezonal shpesh sëmuren më shumë se gratë e tjera”, shton ajo. Studimi i fundit vjen me shifra tronditëse: I botuar nga Emerging Infectious Diseases, ai zbuloi se 90% e grave të infektuara me gripin e shpendëve gjatë shtatzënisë vdiqën, dhe pothuajse të gjitha foshnjat e tyre, apo 87% humbën jetën së bashku me to, ndërsa edhe nga foshnjat që mbijetuan, shumica lindën para kohe.