Home Blog Page 2662

Gati për hapin e madh në karrierë, ylli i Kombëtares refuzon rinovimin e kontratës

0

Mbrojtësi Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Largimi i tij nga skuadra e Empolit duket vetëm çështje kohë.  

Gazetari italian, Nikolo Shira bën me dije se Ismajli ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me klubin toskan. Empoli i ka ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor të vitit 2025, por përgjigja e tij ka qenë negative. 

ismajli

 Për Ardian Ismajlin janë të interesuar Juventusi dhe Napoli, me këtë të fundit që janë më afër transferimit të tij. Tashmë mbrojtësi 28-vjeçar është gati të luajë për një klub të madh të Serisë A. Kujtojmë që shqiptari është kapiten te klubi i Serisë A, ndërkohë që gradualisht është shndërruar edhe në një lider në Kombëtaren kuqezi.  

PANORAMASPORT.AL

Parashikimi i horoskopit 23 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

0

DASHI

Sot dashuria mund të bëhet më sensuale. Ju duhet të merrni në konsideratë mënyrë të reja, për të shprehur atë çfarë ndjeni te partneri juaj. Gjithashtu, komunikimi do t’ju afrojë më shumë me të.

DEMI

Sot nuk do të keni shumë fat në dashuri dhe romancë. Ju nuk do të keni dëshirë të komunikoni me të dashurin tuaj. Në këtë ditë do të bisedoni me njerëz të tjerë, ose me ata që sapo i keni njohur.

BINJAKET

Sot do të keni shansin të takoni partnerin romantik që keni ëndërruar. Komunikimi është ai që ju bënë të veproni. Ju do të shikoni më shumë cilësi te ky person, që plotësojnë figurën e tij.

GAFORRJA

Sot duhet të jeni të kujdesshëm, për të shprehur dashurinë tuaj për dikë. Ju do të bëni takime sipërfaqësore dhe biseda të shkurtra. Nëse mendoni se ky person   është ideali, nuk keni pse flisni gjatë.

LUANI

Sot, komunikimi në çështjet e dashurisë nuk do të jetë mjaft mirë. Ndoshta, ju e kuptoni se e keni mbështetur më shumë seç duhet këtë person. Nëse nuk ndjeni shumë, mos shprehni çdo gjë që mendoni.

VIRGJERESHA

Sot do të vlerësoni dikë, për artin, muzikën dhe darkat romantike, por ky nuk është një mik i përhershëm për ju. Ai është i pavendosur për çështje të rëndësishme. Ju shikoni për dikë tjetër.

PESHORJA

Sot, dashuria dhe romanca janë në favorin tuaj, prandaj ju duhet të përfitoni nga kjo gjë. Ju dëshironi që partneri juaj të jetë ideali. Dashuria nuk është një listë pazar, ku shprehen ato që doni.

AKREPI

Nëse shikoni ndryshime në fushën e dashurisë, ju gjithmonë e shprehni. Mirë është që të mos veproni, por ti lini gjërat të ecin ngadalë. Bëni një shëtitje,  me një nga miqtë tuaj për t’u relaksuar.

SHIGJETARI

Kur bëhet fjalë për çështjet e dashurisë dhe romancës, ndjenjat tuaja bazohen te mendimet e të tjerëve. Ju shprehni çdo gjë, që ka të bëjë me të. Prandaj,  flisni atëherë kur duhet, për këtë fushë.

BRICJAPI

Sot do të shikoni se sa më shumë sukses të keni në një drejtim, aq më pak do të keni në një tjetër. Ndoshta, duhet të dini si të veproni me energjinë tuaj. Ju  duhet të përqendroheni në gjërat tuaja.

UJORI

Sot, duhet të merrni përgjegjësitë, në çështjet e dashurisë dhe romancës. Një fazë e re ka filluar në këtë aspekt. Mendoni se si mund të takoni njerëz të rinj, që ju interesojnë për t’i bërë miq.

PESHQIT

Ju jeni duke i parë gjërat ndryshe, për sa i përket aspektit romantik. Kjo mund të jetë në avantazhin tuaj. Ju duhet të shikoni interesat tuaja, duke mos menduar shumë për çështjet e të tjerëve.

Si të qetësoni kollën gjatë natës, ja këshillat dhe trajtimet natyrale

0

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta. Ajo mund të largojë bakteret dhe të parandalojë infeksionet.

Megjithatë, kolla mund të bëhet shumë e ashpër dhe munduese për rrugët e frymëmarrjes. Gjatë natës, ajo ndërpret gjumin dhe pengon pushimin e organizmit.

Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.

Kujdes me higjenën

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kolla mund të jetë edhe alergjike, e nxitur nga pluhuri e substanca të tjera të cilat shkaktojnë edhe tështima.

Për këtë arsye, rekomandohet që dhoma e gjumit të jetë sa më e pastër nga pluhuri. Në të nuk duhet të mbani sende të shumta të mbledhin pluhur.

Dhoma e gjumit duhet pastruar mirë dhe çarçafët duhen ndërruar dhe larë me ujë të nxehtë të paktën një herë në javë. Ekspertët rekomandojnë edhe dushin e ngrohtë të trupit çdo mbrëmje për të larguar çdo mbetje poleni.

Urthi

Çrregullimet tretëse si urthi mund të shkaktojnë irritimin e fytit dhe kollë që bëhet më e ashpër gjatë natës.

Shmangni ushqime që nxisin këtë çrregullim dhe mos hani ushqim të paktën 4 orë përpara fjetjes.

Çaj me mjaltë

Çaji i ngrohtë me mjaltë zbut fytin, eliminon acarimin e tij dhe shpërbën sekrecionet. Çaji duhet pirë disa herë në ditë. Mund të përdorni çaj mali, kamomil ose dafinë.

Flini me kokën të ngritur

Kolla përkeqësohet kur qëndroni shtrirë në mënyrë të drejtë. Sekrecionet mblidhen në fyt dhe shkaktojnë kollë. Prandaj rekomandohet që të flini me kokën pakëz të ngritur për të parandaluar kollën gjatë natës.

Gargarë me ujë me kripë

Uji me kripë shkrin sekrecionet e mbledhura në fyt. Sipas të dhënave, rekomandohet të bëni gargarë me ujë me kripë çdo natë përpara gjumit, në rast se keni kollë.

Lëreni duhanin

Duhanpirja është shkaktare e kollës afatgjatë, ndaj lënia e duhanit zbut ashpërsinë e kollës.

Kujdes me azmën

Azma ka të bëjë me inflamacionin që ngushton rrugët e frymëmarrjes. Kolla është një prej simptomave më të përhapura të azmës, ndaj medikamentet për këtë çrregullim mund të lehtësojnë kollën dhe frymëmarrjen.

AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun tuaj nëse shqetësimi vazhdon gjatë./AgroWeb.org

“Errësirë, jam shkreptimë rrufeje”, poezi nga Halil Teodori kushtuar Parashqevi Simakut, divës së muzikë shqiptare

0

Nga Halil Teodori
ERRËSIRË, JAM SHKREPËTIMË RRUFEJE

E thellë,

e ftohtë,

e zezë dhe ngjethëse.

Perde prej terri që i hidhet syve prej drite.

Mjegull, që peshon mbi drurë dhe ajër,

heshtje që struk frikën,

lëshohet kah me sy vizatoj,

duke marrë të përpjetën.

Majëmalesh si pishtar i Prometheut

shihen me qiellin;

me retë e yjet,

më flutirimet dhe horizontin

Poshtë;

rrënjët dhe trungjet,

rrugët dhe gjurmët,

ikjet dhe shastisjet,

rënkojnë nën peshën e territ.

Në ditë me borë,

në bardhësinë që nderet si vello,

gjurmët si pend korbi,

një mesazh pikëllues më sjelli,

një krisje në zemër më çelin,

dhe..

kruspull mblidhem me dhimbjen,

me mallin dhe plagën.

Sa herë që i jepem lartësive,

epjes së kreshtës,

kaplimit të thirrjes,

ngasjes së gjakut dhe ashtit,

beh si një shkrepëtinë,

atje ku limfa dhe loti,

qumeshti dhe dëshirimi,

jepen.

Jo i them errësirës,

unë jam prej drite dhe jehonash,

jam prej plagësh dhe stralli,

prej amaneti dhe plisi, jam.

Jam dhe do të jem,

ai zë dhe ajo prekje

që peshon në gurin e pragut,

dheun e varrit.

Jam,

në çdo britmë dhe prehje

në çdo kryengritje dhe theror,

shkrepëtimë rrufeje.

“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision. Ja fituesit e vendit të dytë dhe të tretë   

0

Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora.

Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikë në total.

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë

Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë