Home Blog Page 2663

“Jua siguroj unë që nuk do jetë kurrë!”- Donald Trump tregon arsyen: Ja pse Elon Musk nuk mund të bëhet president i SHBA

0

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, në një takim në Phoenix, Arizona, u përgjigj pyetjeve në lidhje me ndikimin politik të Elon Musk dhe mundësinë që ai një ditë të bëhet president i Shteteve të Bashkuara.

Trump i siguroi mbështetësit e tij se Musk nuk mund të bëhej president, duke argumentuar se ai nuk ka lindur në këtë vend.

“Ai nuk do të jetë president, mund t’ju siguroj. A e dini pse? Nuk mund të bëhet, sepse ai nuk ka lindur në këtë vend,” tha Donald Trump

Trump vazhdoi të shpjegonte se ai preferon të jetë i rrethuar nga individë të zgjuar, duke theksuar se Musk nuk ka asnjë qëllim për të kandiduar për këtë post.

Komentet e tij vinin pas kritikave të fundit nga kampi demokrat, të cilët e kanë etiketuar Elon Musk me termin “Presidenti Musk”, për të përshkruar ndikimin e madh të tij në politikën amerikane, ndërsa ai mbështet Trump-in dhe është një aleat i tij.

VIDEO/Rekord i ri për Atalantën, fitoren dramatike përballë Empolt të Ismajlit dhe kthehet në krye. Shtyllë dhe penallti për Gjimshitin

0

Atalanta ka regjistruar sot fitoren e 11-të radhazi në Serinë A, duke përmirësuar rekordin e vendosur një javë më parë, për t’u kthyer në kryesimin e kampionatit italian. Por nuk ka qenë një fitore e thjeshtë, pasi erdhi vetëm në minutat e fundit përballë Empolit të Ardian Ismajlit që i shkoi shumë pranë surprizës

Kolombo u dha avantazhin miqve në startin e pjesës së parë, por De Ketelare ia doli të barazonte shifrat, para se Gjimshiti të godiste shtyllën. Gjithsesi, Lukman ia doli të mbyllte pjesën e parë në avantazh për bergamaskët falë Lukman,.

Gjimshiti u bë protagonist përsëri në këtë sfidë, por këtë radhë duke shkaktuar penalltinë nga e cila Espozito barazoi shifrat. U duk se Empoli po i shkonte drejt një mrekullie pasi po mbrohej me shuëm rregull, por ishte përsëri i zakonshmi De Ketelare ai i cili në minutën e 86-të gjeti momentin e duhur për të goditur në portë në hyrje të zonës, për të shënuar golin e fitores 3-2 që kthen Atalantën në vendin e parë në renditje.

Goli i Kolombo (VIDEO)

Goli i parë i De Ketelarë (VIDEO)

Goli i Lukman (VIDEO)

Goli i Epsozito (VIDEO)

Goli i dytë i De Ketelare (VIDEO)

dfgfgdgfdfgdgfddgffdggfdgfd

Surprizë për ditëlindje! Këngëtarja e njohur Kida merr propozim për martesë, publikohen pamjet nga momenti i veçantë i çiftit

0

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, ose siç të gjithë e njohim me emrin Kida, dhuratën më të bukur për ditëlindje e ka marrë nga partneri i saj.

Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë.

Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, shkruhej nga partneri.

Kida, e emocionuar, i tha po, ndërsa në postim shprehet duke thënë “Ndriçove qiellin siç më ke ndriçuar mua”.

kida unaza

OSHEE, 855 mln lekë nga kamatvonesat – Arkëtimet për janar – tetor, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me 2023

0

Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare në periudhën janar – tetor ky dikaster arkëtoi rreth 855 mln lekë nga kamatvonesat e familjarëve, bizneseve, institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore.

Në raport me 10 – mujorin e vitit të kaluar vlera e mbledhur nga kamatat ka pësuar ulje, duke qenë se për të njëjtën periudhë të vitit që shkoi, ky dikaster arkëtoi rreth 1.13 apo rreth 270 mln lekë më shumë se sivjet.

Në total, për periudhën 10 – mujore, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike gjeneroi 1.886.772 fatura, për të cilat është arkëtuar kamatvonesa.

Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës.

Ndërkohë që, mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, e cila llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë.

Më pas, në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.

Në total për periudhën 10-mujore OSHEE arkëtoi rreth 68 mld lekë.

EMRI/ Gjendet i vdekur një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se është dhunuar dhe grabitur! Policia e gjeti të zhveshur

0

Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij nga policia, në lagjen “10 korriku”, në Vlorë.  

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima i identifikuar si Bashkim Durmishi ka rënë pre e një grabitjeje dhe është dhunuar.

Po ashtu, raportohet se blutë kanë gjetur burrin të zhveshur dhe me shenja dhune në banesën e tij dhe se është goditur në pjesën e nofullës me send të fortë.

Forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje.