Home Blog Page 2664

VIDEO/Protesta masive kundër Vuçiç në Serbi, mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ sheshet dhe rrugët. Pamje nga Beogradi

0

Mijëra studentë dhe sindikatat e fermerëve, kanë organizuan një protestë masive kundë presidentit Aleksandër Vuçiç në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, këtë të dielë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, tubimi në sheshin Slavija të Beogradit ishte një nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit,e cila nisi duke kërkuar që qeveria të mbajë përgjegjësi për shembjen e një tende në një stacion hekurudhor në veri të vendit, që vrau 15 persona më 1 nëntor.

Screenshot 2024-12-22 205436

Tubimi në Beograd filloi me një heshtje 15-minutëshe për viktimat, e më pas u dëgjuan brohoritjet: “Ju keni gjak në duart tuaja!”

1734895888_protestemeserbi

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, sheshi dhe në rrugët që të çojnë aty janë bllokuar nga qytetarët.

Nga 1 janari, 2600 biznese do ta blejnë energjinë në treg të lirë

0

Nga 1 janari 2025, të paktën 2600 biznese të lidhura në tension 10 kv do ta sigurojnë të vetëm energjinë, nëpërmjet një furnizuesi të përzgjedhur. Kjo është faza e tretë e liberalizimit që pason atë më të hershme, kur dolën për herë të parë subjektet e lidhura në tension 35 kv dhe ato në 20 kv. Referuar regjistrit të ERE-s janë të paktën 36 furnizues të licencuar, ku bëjnë pjesë kompani private dhe publike, por pjesën kryesore të bizneseve në treg e mban Furnizuesi i Tregut të Lirë që është pjesë e OSHEE Group. Ky i fundit furnizon me çmimin fiks 18.34 lekë/kWh bizneset në tregun e liberalizuar, ku së shpejti do të jenë pjesë edhe bizneset në tension 10kv.

Liberalizimi i tregut të energjisë, i parashikuar fillimisht me ndryshimin e ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, i vitit 2015, ka kaluar në fazën e tretë të tij.

Nga 1 janari 2025, të paktën 2600 biznese të lidhura në tension 10 kilovolt do të dalin përfundimisht në treg të lirë, duke u shkëputur kështu nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, pjesë e Furnizuesit të Shërbimit Universal.

Kjo do të thotë që këto subjekte do të duhet të gjejnë vetë një furnizues në tregun e lirë të licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë dhe të lidhin një kontratë të re për të siguruar energjinë.

Pjesë e këtij grupi furnizuesish është edhe Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) që aktualisht mundëson energji për pjesën më të madhe të subjekteve në treg të lirë, ku bëjnë pjesë edhe bizneset në tension 35 kilovolt dhe ato në 20 kilovolt.

Kjo është faza e tretë e liberalizimit dhe tashmë mbeten vetëm bizneset në tension 6 kv ato që janë ende të lidhura me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit dhe që, sipas një urdhri të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pritet të dalin në treg të lirë në 1 janar 2026.

Faza e parë e liberalizimit nisi në vitin 2018 me bizneset në tension 35 kv që janë në një numër relativisht të vogël.

Më pas, në vitin 2022, pati tentativë për të nxjerrë në treg të lirë një grup më të madh biznesesh në tensionin 20 dhe 10 kv, por kriza e energjisë që solli çmime të çmendura në tregje, bëri që të hidhej një hap pas dhe shteti të merrte përsipër sigurimin e energjisë, duke krijuar një mekanizëm amortizimi edhe përmes përfshirjes së prodhimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Kjo bëri që deri në fund të vitit 2023, grupi i bizneseve në 20 kv të kishte si opsion FMF dhe nga 1 janari 2024 të ishte në tregun e lirë. Tashmë është radha e subjekteve në tension 10 kv, por cilat janë mundësitë e tyre?

Në treg të lirë janë 36 furnizues të licencuar nga ERE

Rritja e numrit të bizneseve që marrin energji nga tregu i lirë duket se ka shërbyer si nxitje edhe për rritjen e numrit të furnizuesve privatë. Në regjistrin e Entit Rregullator të Energjisë, sipas rifreskimit të bërë deri në dhjetor, janë të paktën 36 furnizues privatë por edhe publikë, siç është Furnizuesi i Tregut të Lirë apo ai Universal, pjesë e OSHEE Group.

Këta furnizues, ku shumica janë privatë, por edhe FTL, janë në dispozicion të subjekteve që duan të lidhin kontrata për të siguruar energjinë në kushtet kur nuk janë më pjesë e tregut të rregulluar.

Sipas rregullores së Entit Rregullator të Energjisë, bizneset duhet që brenda datës 15 dhjetor të vitit të deklarojnë pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes furnizuesin që kanë zgjedhur.

Kjo bëhet për të alternuar më pas proceset e tjera të nevojshme, që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrjetit, si dhe faturimet të cilat edhe për furnizuesit privatë i bën OSSH, që është pjesë e OSHEE.

Një vit më parë, në tregun e lirë, numri i furnizueseve ishte rreth 22, çka tregon për një rritje me 42 për qind të subjekteve që operojnë tashmë në këtë aktivitet të cilat kanë marrë miratimin e nevojshëm nga ERE.

Liberalizimi është cilësuar vazhdimisht si një nga proceset që do të nxiste tregun e energjisë në disa aspekte si për sa u takon furnizueseve, ashtu edhe investimeve, qoftë për qëllime tregtimi të energjisë dhe qoftë për autokonsum, siç ka ndodhur masivisht te fotovoltaikët./ Monitor

Armina Mevlani tregon dhuratën më të bukur që ka marrë nga Shkëlzeni

0

Nuk është sekret që Armina Mevlani është e apasionuar pas veshjeve luksoze dhe markave të njohura, dhe kjo e bën një ndjekëse të përkushtuar të modës.

Në një intervistë për “Prive Klan Kosova”, ajo shpjegon se shumica e veshjeve të saj vijnë nga bashkëpunime me marka të mëdha, duke sqaruar se ato nuk janë gjithmonë blerjet e saj personale. Ajo gjithashtu ndan një moment të veçantë, duke zbuluar dhuratën më të bukur dhe më të shtrenjtë që ka marrë, e cila i është dhuruar nga bashkëshorti i saj, Shkëlze

“Ka qenë një byzylyk vintage që unë e pashë dhe ai e ka blerë në fshehtësinë më të madhe dhe ma ka dhënë në përvjetor. Ishte një byzylyk i thjeshtë, por gjesti, mënyra sesi ai e bëri dhe fakti që mua më pëlqeu aq shumë dhe ai e fiksoi…”, ka thënë Armina.

Mosbindja civile më në fund gjeti një kauzë popullore: mbylljen e TikTok-ut!

0

Nga Prel Dedaj
Mosbindja civile më në fund gjeti një kauzë popullore: mbylljen e TikTok-ut. Deri tani, përpjekjet për të mos iu bindur policëve rrugorë në gjashtë rrethrrotullime të Tiranës kanë dështuar. As policët nuk janë mërzitur, as qytetarët. Thjesht kanë pritur të mbarojnë me bezdi.

Tani kanë një shans të bëhen popullorë. Aktin e parë të “luftës” e ka shpallur Gaz Bardhi. Ai ka hapur TikTok-un pikërisht në ditën kur Edi Rama urdhëroi mbylljen e tij. Ky është një akt patriotik për opozitën, që duhet të ndiqet nga të gjithë.

Me këtë mund të kenë afër suksesin, sidomos me paranojën se Edi Rama po e mbyll për fushatë.

Domethënë, këtu është i hapur Facebook-u, që ka 2 milionë përdorues shqiptarë, nga të cilët 1.5 milion ndjekin Berishën; Instagram-i, ku Armina bën namin; Twitter-i, Snapchat-i dhe të tjera . Por Edi Rama paska frikë vetëm nga TikTok-u. Të tjerat i përballon. Ndaj, beteja për TikTok-un është emergjente.

Tani ky aplikacion, që Rama e quan “rrugaçi i lagjes,” do të mbushet me “engjëjt e rrugicës së shpresës,” për t’i dhënë hijeshi, dinjitet dhe karakter luftarak. Dhe s’kanë për t’u dorëzuar. Do blejnë VPN të huaj dhe do vazhdojnë betejën.

Duhet hetuar edhe fakti që Edi Rama tha se do ta mbyllë për një vit. Domethënë, i bie ta hapë vitin tjetër, para Vitit të Ri. Gjatë një viti do bëhet analiza: sa vrasje më pak kanë ndodhur dhe sa sukses ka pasur opozita në përdorimin e TikTok-ut. Më pas pritet një vendim i ri, që ose mund ta shtyjë afatin, ose ta lejojë përsëri, duke çuar dëm betejën njëvjeçare të opozitës.

Mosbindja civile për TikTok-un do të jetë kështu kauza e re e opozitës. Rreth 700 mijë përdorues të tij, sipas llogarive të opozitës, do të jenë automatikisht me Berishën. Dhe kështu, objektivi i Edi Ramës për 800 mijë vota rrezikohet seriozisht.

Tani të shohim si do shkojë mosbindja civile për TikTok-un. Edi Rama këmbëngul se ka 90% të opinionit publik me vete. Berisha këmbëngul se ka 700 mijë “tiktokera” me vete. Kështu, beteja e ushtrive virtuale po shkon drejt 11 majit, për t’i qarë hallin këtyre çunave të Dubait që kërcënojnë live, dhe të tjerëve që kanë hall se fëmijët rrihen në rrugë pasi zihen në TikTok.

Edi Rama ka marrë anën e këtyre hallexhinjve të fëmijëve. Dhe kjo është e vetmja arsye që e lidh këtë akt me fushatën. Jo mbyllja e tij, por debati për të. Edi Rama ka arritur t’u hedhë një kockë për t’u shqyer opozitarët dhe ata po vrapojnë ta kapin.

Dhe është një betejë që Edi Rama, nëse fiton, e quan fitore. Por edhe nëse ua lë atyre fitoren, që do të thotë nuk ua mbyll TikTok-un, u lë gjithashtu edhe gjithë hallet që lidhen me të në Shqipëri.

Vështirë se ndonjë opozitë tjetër në botë peshkohet në këtë mënyrë, përveç atyre që nuk kanë asnjë hall tjetër, veç hallit të kryetarit.

EMRI/ I zhdukur prej 23 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit

0

I zhdukur prej 30 nëntorit, është gjetur trupi i pajetë i 56-vjeçarit, Edmond Veseli, banor i lagjes nr.2 të qytetit të Krujës. 56-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, që kërkuan ndihmën edhe të qytetarëve për të gjetur të afërmin e tyre.

Trupi i pajetë i Veselit është gjetur nga çobanët në vendin e quajtur Bruz Shkallë në afërsi të fushave të mejdanit. Nga të dhënat e para dyshohet se Veseli ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, por do jete ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Edmond Veseli ishte parë për herë të fundit më 30 nëntor rreth orës 14:30, në afërsi të gjimnazit të Krujës. Edmond, ose siç njihet ndryshe “Edi i Derexhikut” (pasi shpesh viziton Pazarin e Vjetër), nuk është parë më nga kjo datë.

Familjarët e tij kanë bërë denoncim në Policinë e Krujës 24 orë pas humbjes së tij.

Pak ditë më pas ishte vëllai i tij, Altini, ka bërë apel për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund të kishte informacion apo e ka parë Edmondin, të ndihmojë në lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Sipas familjes, Edmondi nuk ka pasur probleme me shëndetin mendor dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Telefoni i tij ka qenë e fikur që nga 30 nëntori.

Në ditën e fundit kur është parë ai ishte i veshur me një xhup ngjyrë blu dhe pantallona ngjyrë bezhë.