Home Blog Page 2666

VIDEO/Njoftoi mbylljen e TikTok për 1 vit, kryeministri Rama: E duan 90% e prindërve

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish  sot lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri për një vit duke nisur nga janari 2025.

Kreu i qeverisë thotë se ky vendim u mor pas konsultimeve me prindër dhe mësues.

Përmes  një postimi në Facebook, Rama shkruan mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkruan kryeministri.

Fest 63 – Hapet votimi për këngën fituese. Ja si voton diaspora, Shqipëria dhe Kosova

0

Diaspora, për herë të parë, do të ketë zërin e saj në zgjedhjen e këngës fituese të Fest 63, e cila do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Për këtë qëllim organizatorët e Fest 63 kanë krijuar një faqe të dedikuar në të cilën të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të munden të votojnë për këngën që ata parapëlqejnë.

Mjafton të klikoni në faqen zyrtare të RTSH-së, festivali.rtsh.al. Votimi në këtë adresë është i mundur vetëm për shqiptarët që ndodhen jashtë!

Në adresën më sipër nuk mund të votojnë qytetarët shqiptarë brenda vendit, ata në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Votuesit nga Shqipëria dhe Kosova votojnë me mesazhe. Keni të drejtë që nga çdo numër të votoni 5 herë vetëm kodin e artistit tuaj të preferuar. Mund të votohet me SMS:

  • nga Shqipëria në numrin 56789
  • nga Kosova në numrin 55789

Votat e shqiptarëve të diasporës do të mblidhen edhe me votat e qytetarëve shqiptarë brenda vendit në përllogaritjen e votave të përgjithshme për këngën fituese. Për të shpallur këngën fituese të Fest 63 do të llogaritet edhe votimi i jurisë profesionale të Festivalit të Këngës. 

/rtsh.al/

Fest 63 – Juria profesioniste përzgjedh 15 këngët finaliste

0

uria profesioniste e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës.

Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor për muzikën shqiptare.

Juria profesioniste e Festivalit përbëhet nga disa prej personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, të letrave dhe të pedagogjisë. Kryetare e jurisë është artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë janë: Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi dhe Ramona Tullumani.

Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2025.  

Këngëtarët dhe titujt e këngëve që konkurrojnë në finale:

  1. Jet – Gjallë
  2. Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
  3. Vesa Smolica – Lutem
  4. Stine – E kishim nis’
  5. Djemë e Detit – Larg
  6. Nita Latifi – Zemrës
  7. Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
  8. Orgesa Zaimi – I parë
  9. Ardit Çuni – Amane
  10. Algert Sala – Bosh
  11. Shkodra Elektronike – Zjerm
  12. Lorenc Hasrama – Frymë
  13. Elvana Gjata – Karnaval
  14. Mal – Antihero
  15. Alis – Mjegull

/rtsh.al/

Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë! Përfitimet për vendin

0

Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në territorin e Kosovës.

Musk, pronari i kompanisë hapësinore amerikane, SpaceX, shkroi në X: “Starlink tani edhe në Kosovë”.

Në tetor, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në Kosovë njoftoi se e kishte autorizuar kompaninë amerikane Starlink për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të Kosovës.

Me Starlink-un Kosova do të përfitojë internet pa ndërprerje, në çdo cep të territorit, edhe në situata të jashtëzakonshme.

Starlink-u i ka rreth 6.000 satelitë, të cilët gjenden rreth 500 kilometra mbi Tokë, në orbitën e ulët të planetit.

Kjo do të thotë se ata janë rreth 65 herë më afër Tokës sesa satelitët tradicionalë të palëvizshëm dhe, për dallim prej këtyre të fundit, satelitët e Starlink-ut janë vazhdimisht në lëvizje dhe sigurojnë që vonesat në komunikim të jenë 10 herë më të vogla.

Anëtarja e bordit të ARKEP-it, Rrezarta Duraku Rizaj, kishte thënë në nëntor për Radion Evropa e Lirë se leja për operim për Starlink-un ishte hap i rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë.

“Autorizimi i Starlink-ut ka më së shumti impakt në rritjen e sigurisë nacionale, sidomos në periudhë konfliktesh. Kjo, për faktin se pjesa dërrmuese e infrastrukturës së Starlink-ut gjendet në hapësirë dhe është e paprekshme nga dëmtimet e mundshme në kohë lufte apo katastrofash natyrore në Tokë”, ka thënë Duraku – Rizaj.

Ajo beson se kjo përparësi mund të shfrytëzohet nga bizneset dhe nga institucionet qeveritare, sidomos ato të sigurisë, të cilat menaxhojnë infrastrukturë kritike.

Si funksionon?

Porositjen e shërbimeve do të mund ta bëjë secili në faqen e Starlink-ut, duke kërkuar adresën më të afërt.

Pas porosisë, Starlink-u do t’ia dërgojë klientit pajisjen marrëse, e cila lidhet me satelitët në hapësirë.

Rrezarta Duraku Rizaj tregoi asokohe se marrësi i përdoruesit është i vogël, portativ dhe mund të përdoret në lokacione të ndryshme, si për shembull në mal, në terrene të vështira, e vende të tjera ku nuk ka qasje të mirë në internet.

Përcaktimi i çmimeve do të bëhet varësisht prej fuqisë blerëse lokale të secilit shtet.

“Tarifimi përbëhet nga dy komponentë: blerja e hardverit në fillim, terminali me pajisjet përcjellëse që blihen një herë, dhe një tarifë mujore që do të varet nga planet e shërbimit që janë të disponueshme në faqen e internetit”, tregoi ajo.

Shpejtësia e internetit që ofron Starlink-u është 120 deri në 250 megabit për sekondë (mbps), varësisht se a bëhet fjalë për plane individuale apo për biznese.

Operatorët në Kosovë, aktualisht, mundësojnë internet më të shpejtë. Ekonomive familjare u ofrohet internet deri në 500 mbps në kuadër të pakove të kombinuara me shërbime televizive, me çmime deri në 35 euro.

Darsej Rizaj e pranon që sa i përket shpejtësisë, Starlink-u nuk iu bën konkurrencë operatorëve lokalë, por është plan i mirë rezervë, në rast të dështimit të linjave tokësore.

Starlink-u pati marrë gjithë vëmendjen në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, dhe për pasojë ukrainasve iu shkëputen linjat e internetit.

Vendimi i Muskut për të mbuluar Ukrainën me internet ishte konsideruar jetik për shumë operacione të ushtrisë ukrainase, por edhe për rimëkëmbje të infrastrukturës së energjisë dhe komunikimit.

Shqipëria vendos të ndalojë TikTok-un për një vit, reagon platforma sociale: Duam sqarime urgjente nga qeveria ! Nga hetimet tona s’ka prova që…

0

Kompania e rrjetit social, Tik-Tok ka reaguar për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar këtë platformë në Shqipëri, duke filluar që nga viti i ardhshëm, pas sherrit mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli”, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.

Në një përgjigje ndaj Associated Press, kompania e Tik-Tok tha se donte “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë”.

Sipas AP, kompania tha se “nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe raportimet e shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

Kujtojmë se vendimin kreu i qeverisë e bëri të ditur ditën e sotme. Rama thekoi se përgjatë vitit të aplikimit të masës do të shihet se si veprojnë vende e tjera dhe nëse do vendosen filtra në rrjetin social.

“Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Kemi bërë hulutimiet tona në aspektin teknologjik, do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Pastaj dhe gjatë atij viti do të shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do të nxjerrë teknologjia për filtra etj., si do të reagojë TikTok“, tha Rama.

Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit. Mbyllja e Tik Tok-ut pritet të shoqërohet nga vendosja e kamerave brenda dhe përreth shkollave, rregulla të reja mbi telefonat celularë gjatë orëve mësimore, me dyfishimin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, si dhe me koordinim më të fortë mes tyre dhe policisë së shtetit.