Home Blog Page 2667

Përplasje politike/ Opozita në Mal të Zi bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

0

Partitë opozitare në Mal të Zi nuk lejuan mbajtjen e seancës së parlamentit të premten, duke penguar interpelancën e Kryeministrit malazez. Opozita kërkon anulimin e vendimit që lidhet me nxjerrjen në pension të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e konsideron si “puç kushtetues”. Përplasjet politike në Mal të Zi vijnë pas Konferencës Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, ku Mali i Zi mbylli tre kapituj. Që nga hapja e negociatave për anëtarësim në BE në vitin 2012 e deri më tani, Mali i Zi ka mbyllur gjithsej gjashtë kapituj.

Në seancën e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi u aktivizua një tymuese që shkaktoi incident duke e ndërprerë punën e Komisionit. Ky moment ndodhi gjatë një debati të tensionuar mes opozitës dhe pushtetit lidhur me plotësimin e kushteve për pension të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Debati përfshinte edhe çështjen nëse duhet shpallur një thirrje publike për zgjedhjen e pasuesve të tyre.

Përfaqësuesi i opozitës malazeze, Milosh Konatar kërkoi ndërprejen e seancës parlamentare duke theksuar se nuk do ta lejojnë shkeljen e qytetarëve dhe të shtetit të Malit të Zi.

“Nuk do të lejojmë shkeljen e shtetit të Malit të Zi dhe të qytetarëve të tij. Duhet të jeni të sigurtë se këmbëngulja jonë është shumë serioze,” tha zoti Konatar.

Ndërkaq kryetari i Parlamentit Andrija Mandiç, i cili përfaqëson partitë pro-serbe në Mal të Zi i sugjeroi opozitës se nëse mendojnë se është shkelur Kushtetuta, duhet t’i drejtohen Gjykatën Kushtetuese.

“Ekziston vetëm një institucion dhe ai është Gjykata Kushtetuese. Kush mendon se është shkelur kushtetuta le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha zoti Mandiç.

Analistët në Mal të Zi paralajmërojnë për një krizë të re kushtetuese pasi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiç, duke iu referuar konkluzioneve të Komisionit Kushtetues, deklaroi se gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ka mbaruar mandati.

Vendimin e kundërshtoi edhe presidenti malazez, Jakov Milatoviç, i cili tha se Komisioni Kushtetues në mënyrë të kundërligjshme po merr juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese dhe se po cenohet rendi kushtetues dhe juridik në vend.

“Mbetet e paqartë pse Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi, duke krijuar praktika të ndryshme në të njëjtat çështje juridike, kërcënon sigurinë juridike dhe në mënyrë të paligjshme ka marrë juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese”, tha presidenti malazez Milatoviç.

Këto fërkime të ashpra politike vijnë menjëherë pas Konferencën Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, ku Mali i Zi mbylli tre kapituj duke bërë gjithsej gjashtë që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në BE në vitin 2012.

Gjithçka ishte gati që Mali i Zi të mbyllte kapitullin “Politika e Jashtme, Siguria dhe Mbrojtja”. Megjithatë, Kroacia, fqinj i Malit të Zi, nuk dha pëlqimin e saj për shkak të “çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës së kaluar./VOA

Parashikimi i horoskopit 22 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

0

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Kjo ditë pothuajse afër Krishtlindjeve do të jetë shumë sfiduese si nga pikëpamja emocionale ashtu edhe nga ajo praktike, por mos u dekurajoni. Nuk mund të dorëzohesh në momentin më të mirë! Për sa i përket punës, shtrëngoni dhëmbët edhe për pak, pushimet janë afër.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Nuk jeni plotësisht të kënaqur në dashuri. Gjatë orëve të ardhshme, përpiquni të kuptoni se ku është problemi. Për sa i përket punës, është një nga ato ditët kur çdo gjë duket se po shkon keq, tregoni gjithë durimin tuaj. Mbajeni fort!

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Është më mirë të mos e humbni durimin nëse nuk e keni ende të dashurin dhe punën e ëndrrave tuaja. Duhet të ndërtojmë rrugët hap pas hapi dhe, për momentin, të shijojmë pushimet. Mos u dëshpëroni nëse ende nuk mund të shihni një prizë të sigurt. Puna do ju bëjë shoqëri edhe gjatë pushimeve.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Sa i përket punës je i respektuar nga të gjithë, vazhdo kështu. Demonstroni vlerën tuaj dhe sigurohuni që besimi i vendosur tek ju të shpërblehet dhe meritohet gjithmonë.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në këto ditë festive ajo që dukej thjesht një miqësi mund të shndërrohej në diçka më shumë. Shikoni përreth. Kur bëhet fjalë për punë, duhet t’i kushtoni vëmendje kolegëve tuaj.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri ka disa dyshime, por duhet të kuptoni sa më shpejt për kë rreh zemra juaj. Për sa i përket punës, nuk është dita më e mirë por do të përmirësohet së shpejti. Do të rifilloni bisedat që u pezulluan dhe u lanë me faj përgjysmë. Do të shihni që shumë gjëra rregullohen më shpejt se sa pritej.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Kjo ditë e diele ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme për muajt e ardhshëm. Ju nuk jeni të kënaqur me atë që keni dhe synoni të bëni një ndryshim në jetën tuaj. Për sa i përket punës, mos u mbyllni, por jini të hapur ndaj krahasimit me të tjerët.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri jeni magjepsës dhe magnetik, nuk do të mungojnë momentet intensive dhe pasionante. Në punë mbani përqendrimin tuaj të lartë për të shmangur ngjarje të vogla të papritura. Ju duhet të gjeni kohë për aktivitet fizik që ju rimbushet.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do të nisë një fazë e re ndryshimesh. Për sa i përket punës, ju duhet të vendosni se çfarë do të bëni vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, duhet të jemi largpamës dhe të mos presim momentin e fundit. A ju kujtohet përralla e cikadës dhe milingonës?

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Tani për tani jeni në një fazë verifikimi të ndjenjave dhe në punë prisni të merrni përgjigje. Ju nuk jeni të kënaqur me të tashmen tuaj, atëherë angazhohuni për të përmirësuar të ardhmen. Gjërat e mira nuk ndodhin kurrë vetëm apo rastësisht…

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Nuk jeni shumë të kënaqur me jetën private, ndoshta ka diçka për të rishikuar. Për sa i përket punës, së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant. Nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, sigurohuni që të ndryshoni letrat në tavolinë.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të dashur Peshq, për ju dashuria është gjithmonë më e rëndësishme se karriera, shijoni këto ditë festive me njerëzit që doni më shumë. Për sa i përket punës, jeni në një proces ndryshimi. Ndoshta të kënaqesh me të nuk do të ishte një zgjedhje e keqe.

Temperaturat ulen deri në -6 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të diel

0

Këtë të diel moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak edhe pse do të ketë mot me diell, temperaturat do të ulen. Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.

Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rënie, ku më e ulëta do të jetë në Dibër -6 gradë.

Në Shkodër temperatura do të jetë -5 gradë, ndërsa në Kukës dhe Korçë -4 gradë celsius.

e diele

Nga aktorë, këngëtarë, gazetare dhe transgjinor! Kush janë 16 konkurrentët e Big Brother VIP! Laert Vasili: Jam i përgatitur për…

0

Mbrëmjen e kaluar startoi Big Brother VIP 4, me praninë e 16 konkurrentëve të fushave të ndryshme, si këngëtarë, gazetarë, aktorë etj. Mes tyre është edhe një transgjinore, Amber.

I fundit që u fut në shtëpinë BBV ishte aktori, Laert Vasili, i cili nga skenat e teatrit apo filmit, futet në një format të tillë për të treguar anën tjetër të tij.

Ai shprehet se është përgatitur për luftë, teksa tha se vjen me të mirat dhe të këqijat e tija.

“Nuk jam shenjtor, me të mirat dhe të këqijat e mija. Filmit, teatrit i kam dhënë shpirtin. Mu duk interesante të kisha një Vëlla të Madh, sepse kam vetëm motër. Jam rritur nga dy ushtarakë dhe jam përgatitur për luftë.”- tha ai.

Banorët e sezonit të katërt të “Big Brother VIP”:

-Laert Vasili, aktori i njohur ishte banori i fundit për mbrëmjen e sotme që iu bashkua Big Brother Vip

-Loredana Brati, një vajzë Vlonjate e lidnur dhe rritur në Itali, e së fundmi jeton në Angli dhe punon si modele.

-Livia Bruka pas një performance në kërcim, vendosi të futet në shtëpinë e BBV4. Fillimisht u mendua se banorja më e re do të ishte Megi Pojani, por në fund u prezantua banorja më e re.

-Amber bëhet transgjinori që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai deklaroi se ka lindur në trup të gabuar, për këtë më pas ka vendosur të kthehet në femër.

-Aldo Marku, regjisor në profesion, ka vendosur të bëhet pjesë e shtëpisë që do të monitorohet nga kamerat për 24/7.

-Rozana Radi, është këngëtarja tjetër e cila starton rrugëtimin e saj në BBV4. Ajo u shpreh se e ka nisur shumë herë jetën nga zeroja, por aty brenda do të tregojë veten e saj.

-Joz është këngëtari misterioz që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai hyri me synime të qarta, ku shprehu se zemra e tij mbetet e hapur për romancë.

–Xum Allushi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa që në start ka nisur me batuta.

-Gerta Gixhari ka vijuar rrugëtimin e së motrës Olta Gixhari, duke u bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.

–Klajdi Musabelliu është banori më i ri i shtëpisë së BBV4. Këngëtari u prek pas dhënies së klipit të prezantimit dhe më pas kënduan këngën e ditëlindjes për mamanë e tij.

–Gili & Redoni është futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 4, duke u bërë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ajo ndryshe nga të tjerët është një trup i vetëm, së bashku me djalin e saj. Tashmë nënë e bir janë banorët e rinj të BBV4.

-Zebervoki është banori i radhës që bëhet pjesë e shtëpisë, ai bëri një hyrje të pazakontë… me gomar.

–Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.

–Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.

–G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin. Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.

–Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4. Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.

Poezitë e Agim Doçit, rrënjosi këngët në zemrat e shqiptarëve dhe shënoi historinë në Eurovision

0

Agim Doçi, poeti i njohur dhe autori i mijëra teksteve të këngëve, ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme në muzikën shqiptare. Me vargjet e tij, ai ka shkrirë emocionet e shqiptarëve, duke krijuar këngë që janë bërë himne të zemrave të tyre. Pjesë e trashëgimisë së tij janë tekstet që i dhanë mundësinë Shqipërisë të përfaqësohet në Eurovision për herë të parë, në vitin 2004, me këngën “Imazhi yt” të kënduar nga Anjeza Shahini, dhe më pas në vitin 2009 me këngën “Më merr në ëndërr” të Kejsi Tola.

Doçi është gjithashtu autor i shumë këngëve të njohura të Festivalit të Këngës, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e publikut shqiptar.

Një nga këngët e tij më të njohura është “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut, e cila fitoi çmimin e parë në festivalin e vitit 1988. Poezitë dhe tekstet e Agim Doçit janë një pjesë e rëndësishme e kulturës muzikore shqiptare, duke u bërë një pasuri që do të mbetet përherë në historinë e artit tonë.