Home Blog Page 2669

EMRAT/Ja tre banorët e parë që u futën në Big Brother VIP 4!

0

Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.

Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4.

Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.

G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin.

Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.

-Ols Abazi është banori tjetër i BBV4.

Nuk është faji i Tik-Tokut, është i Noc Rrokut!

0

Edmond Arizaj

Tik-Tok nuk egzistonte në 2013. As në 2014. As në 2015. Nuk egzistonte, aq më pak me këtë fuqi që ka sot, as për disa vjet të tjerë. Por, nëse hapim arkivat në secilën prej këtyre viteve ka pasur akte dhune mes adoleshentësh në shkolla, madje edhe vrasje. (Njërën e mbaj mend mirë, ka ndodhur në Durrës, sepse bëra dhe një shkrim atëkohë “E vramë ne”).

Sipas meje kjo që po ndodh me adoleshentët shqiptarë, nuk mbiu sot e u rrit gjatë natës si dru bambuje. Ka vite. Vite. Adoleshentëve u është hequr qëllimi, ideali, ëndërra, synimi, vizioni. Rriten në një ambient të egër, të dhunshëm, e ku më egrit e më të dhunshmit janë dhe më të privilegjuarit e të shpërblyerit.

Adoleshentëve tanë nuk u mëson më dikush se sa vlerë ka për komunitetin të bëhesh në të ardhmen mjek, mami, infermier, zjarrfikës, polic, inxhinier…, por “u mësojnë” se si të përfitojnë nga këto profesione.

Adoleshentët nuk shikojnë se një kriminel përfundon në burg dhe mund të kujtohet dikush për të vetëm për ndonjë dokumentar lidhur me devijancat e rralla të mendjes; jo ata shohin se vrasësve u thurren pothuaj lavde, se përmenden çdo ditë, se bëjnë pak burg, se rrethohen me femra e pasuri, se respektohen, apo se bëjnë edhe karrierë politike e administrative.

Adoleshentët jetojnë në një vend të çuditshëm, ku njerëzit e dinë se po zgjedhin dikë me probleme, se njerëzit shohin në TV një deputet, që akuzohet për krime dhe e respektojnë sërish!!!

Adoleshentët tanë në fakt janë heronj. Një pjesë e mirë. Ata së bashku me shumicën e prindërve. Sepse në këtë vend katrahurë, ku arsimi është shkatërruar në themel, (e ku ca mure e ca dërrasa nuk janë arsim), ku empatia ka vdekur, ku dashuria vjen pothuaj vetëm nga gjyshet, sepse as prindërit s’kanë më kohë e fuqi, ku e ardhmja e tyre ka vetëm dy rrugë: ose kamarier e banakier siç ua kërkon kryeministri, ose trim e kriminel siç e kërkon shoqëria, (sepse të tjerat i di partia), ata zgjedhin të bëhen futbollistë si 14 vjeçari që iu pre ëndërra në mes para pak ditësh, zgjedhin të studiojnë jashtë duke punuar e duke sakrifikuar orët më të bukura të rinisë, apo zgjedhin të ingranohen me të rejat teknologjike, me të bukurat, me të mirat.

Kthejeni kokën nga protesta e studentëve së para disa viteve. Sa të bukur ishin! Sa të zgjuar! Sa të pregatitur! Nuk e di ku janë sot, u uroj më të mirën, por jam i sigurtë se shumë prej tyre i përdorin rrjetet sociale për të punuar, mes tyre edhe Tik-Tokun që do ua heqin si mundësi.

Adoleshentëve u duhet dhënë shembull. Shembull i mirë. Shembuj të punës e talentit. Shembuj të shkencës. Fëmijëve u duhet dhënë arsim cilësor, konkurrues e sportiv. Fëmijët tanë nuk rriten vetëm në shoqëri absurde, por edhe në ambient absurd, në natyrë absurde, një realitet i përthyer keqaz.

Personalisht i përmbahem idesë se promotori duhet të jetë media. Duke ulur sasinë e helmit me kriminelë, vrasje, luks. E duke shtuar presionin mbi qeverinë për investime serioze e afatgjata në arsim, ku trajtimi i edukatorëve, mësuesve dhe krijuesve të literaturave duhet të jetë i veçantë për një kohë. “Arsimi partiak” është vrasës, sidomos kur vrimat i zënë edhe të paaftët.

Edukata dhe edukimi pothuaj nuk kanw depërtuar fare në rajone të gjitha. Adoleshentët bëhen gjobaxhinj, bullizues, kërcënues, apo edhe më keq. Familjet e mesme janë në presione egzistenciale, e kotë t’u vësh faje. Sigurimi në shkolla nuk përgjigjet për çka ndodh gjysëm metri larg godinës. Policia kap ndonjë shpërndarës droge, duket se po ndihmon më shumë se sa po lufton. Është një bjerrje e përgjithshme, një zvetënim pa anë e fund.

Gjithsesi, duhet ta kuptojmë; shoqëria e sotme shqiptare nuk zbutet më, nuk qytetërohet më, nuk bëhet më e ndershme. Por nuk duhet të humbasim të ardhmen. E, e ardhmja nuk varet nga Tik-Toku. Mbyllja e tij nuk do të ndryshojë asgjë. (Janë me dhjetëra aplikacione ku të rinjtë mund të “grinden” pa problem. Rrugaçëria është sistem tashmë, nuk fillon në Tik-Tok, fillon në lagje, në shkollë e në rrugë). E ardhmja varet sadopak nga secili prej nesh. Por ata që kanë më shumë pushtet e përgjegjësi, dukje e ndikim, duhet të nisin të hedhin hapat e parë. Fuqia sjell jo vetëm benefite, por edhe përgjegjësi.

EMRI/Futet banorja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP

0

Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4. Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.

LIVE/Nis “Big Brother Vip”! Ja dy opinionistët ne studio

0

Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.

Ledion Liço ka hapur spektaklin e gjithë shqiptarëve, teksa bashkë me të në studio ndodhen dy pensionistët e Big Brother Vip, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

“Kam bërë mirë që i kam besuar zemrës sime, edhe sot si për ironi të bukur të fatit jemi në Big Brother Vip 4. Jam shumë e lumtur që jam këtu, faleminderit për besimin”, u shpreh Neda Balluku.

“Media më e madhe e shqiptarëve bën programin më të madh të shqiptarëve me produksionin më profesionist që unë kam njohur në gjithë trojet shqiptare dhe padyshim nuk kisha si të mos isha pjesë”, u shpreh Arbër Hajdari.

Në prag të nisjes së “Big Brother Vip”, detajet nga “pasarela” e 16 VIP-ave!

0

Na ndajnë më pak se një orë nga nisja e spektaklit më të madh në vend, “Big Brother Vip” i cili ka thyer rekord shikueshmërie.

Nga ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty ku do të futen 16 konkurrentët VIP mbrëmjen e sotme, gazetarja e Top Channel dhe producentja Sara Hoxha në zbuluan detajet e para.

Sara Hoxha u shpreh se në orën 21:15 do të nisë futja e 16 konkurrentëve të parë të cilët do të jenë figura të njohura për publikun, ndërsa ditën e martë do të futen banorët e rinj, të cilët janë personazhe të panjohura më parë.

“Në fakt i gjithë program i Big Brother është një surprizë çdo vit, tejkalon veten dhe pritshëmritë tona edhe për këtë vit janë të larta. Ndodhemi tani në një ambient dytësorë që ne e quajmë ‘pasarela’ e Big Brother ku do futen të gjithë VIP-at tanë sot, ata do jenë 16 konkurrentë, janë të gjithë personazhe të njohur ata që hyjnë sot, dhe të martën hyjnë banorët që ne i quajmë jo VIP-a, njerëz që kanë aplikuar për t’u futur në Big Brother për tu bërë VIP-a. Shtëpia është tërësisht e re, çdo gjë është e re përveç Ledionit dhe Arbër Hajdarit. Kemi punuar realisht me javë dhe orë të tëra, uroj shumë t’i pëlqejë shqiptarëve ky sezon dhe të tejkalojmë veten”, u shpreh ajo.

Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet live në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”. Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në YouTube, por kujdes! Nga Janari, spektakli nuk do transmetohet më live në YouTube, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.

Mos humbisni spektaklin e garantuar, surprizat dhe emocionet e mëdha, që vetëm “Big Brother Vip” di të transmetojë, siç ka bërë tashme për 3 vite me radhë.