Home Blog Page 2671

Sulmi terrorist në Gjermani, Elon Musk kritikon kancelarin Scholz: Jep dorëheqjen, budalla i paaftë

0

Elon Musk ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe i ka bërë thirrje që të japë dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes tragjike mbrëmjen e ditës së premte në Magdeburg.

Vërejtja e Musk u bë në përgjigje të një postimi në mediat sociale për sulmin në Magdeburg, i cili citonte deklaratën e kancelarit gjerman për mbështetjen ndaj qytetarëve.

“Ngushëllimet për familjen e viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ne do qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut”, shkruhej në postimin që citonte kancelaringjerman të cilit Musk i’u përgjigj:“Scholz duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Budalla i paaftë”.

Kujtojmë se Musk dje doli në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, pasi u konfirmua se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Nuk është hera e parë që Musk kritikon kancelarin gjerman. Muajin e kaluar, aleati miliarder i Trump e etiketoi sërish si një “i paaftë” pasi koalicioni i tij qeverisës u nda.

“Divorci mund t’i ketë ndikuar!”- Teoritë për Parashqevi Simaku, Zhani Ciko: Të pabaza! E lidhin sikur ajo qenka te sigurimi i shtetit…

0

Mjeshtri i Madh, Zhani Ciko, ka komentuar në një intervistë të fundit ndikimin që ka pasur divorci në jetën e Parashqevi Simakut, e cila pak ditë më parë u gjet e pastrehë në rrugët e New York në SHBA.

Ai u shpreh se sipas tij, divorci i ka lënë Parashqevisë një ndikim të fortë emocional.

“Unë besoj se divorci tek ajo ka ndikuar mjaft, se është ndjerë. Se ç’ka ndodhur me marrëdhënien me djalin, ka një roman mes. Them se është një moment që nuk e kemi ditur asnjëherë të vërtetën. Mbetemi te kujtimet tona me Parashqevinë”, tha Ciko.

Për sa i përket mundësive të Prashqevisë në Shqipëri nëse ajo do të kthehej në Shqipëri, Ciko ishte optimist, pasi tha se do e fuste direkt në punë.

 “Do ta fusja në punë direkt. Artiste si ajo dhe të tjera gjejnë gjithmonë mundësi për të krijuar. Nuk është e vërtetë që vetëm zëri i freskët mund të bëjë gjithçka, pasi kemi pasur artistë si Vaçja, që edhe kur nuk e kishte zërin e freskët, shkëlqente sepse dinte si t’i krijonte këngët”, tha ai.

Në lidhje me teoritë konspirative për marrëdhëniet Parashqievisë me sistemin, Zhani Ciko i quajti disa si të pabaza, duke shtuar se disa njerëz që kanë bërë komentet nuk i konsideron.

“Janë disa njerëz që kanë marr flamurin e  atyre që njohin çdo gjë, çdo aventurë, këta njerëz më thënë të drejtën, nuk kam konsideratë. E lidhin këtë sikur kjo qenka sigurimi i shteti, aparatura diktatoriale, këto i kanë thënë edhe për këngëtarë të tjerë të asaj kohe. Është e ekzagjeruar, nuk është nga ato bashkëpunëtorët… Të mos e ekzagjerojmë historinë tonë të artit”, tha ai.

Zhani Ciko: Unë besoj se divorci tek ajo ka ndikuar mjaft, se është ndjerë. Se ç’ka ndodhur me marrëdhënien me djalin, ka një roman mes tyre se çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjithsecili i për jetën në mënyra nga më të ndryshmet. Them se është një moment që nuk e kemi ditur asnjëherë të vërtetën. Mbetemi te kujtimet tona më Parashqevinë.

Do ta fusja në punë direkt. Artise si ajo dhe të tjera gjejnë të bëjnë atë që munden. Nuk është e vërtetë që vetëm zëri i freskët mundet, kjo është një lehtësi në çdo kohë. Kemi pasur Vaçen që dhe kur nuk e kishte zërin e freskët ka shkëlqyer, sepse dinte si t’i bënte këngët, si t’i ndërtojë. Ajo që mund t’ja kthej buzëqeshjen përveç familjes, një menaxhim i mirë i saj, do një përkujdesje, ajo si të tjerë. Jo mund të bëj shumë gjëra, dhe mund të jetë shumë mirë për të nëse do të vijë.

Artistet që vinin nga populli, nuk kishin pse të kishin mllef, një vajzë e thjeshtë vjen futet në shkollë…Këto më duket se janë gjykime të padenja, që nuk kanë bazë. Një pjesë e artistëve të mirë është larguar atë kohë, jemi ndjere bosh në festivale. Por zhvillimet më tej nxorën artistët e rinj. I bëmë edhe më 4-5 ditë festivalet, disa këngëtarë u kthyen dhe janë.

Mediat përçojnë mendime të ndryshme, nuk dënoj mediat. Janë disa njerëz që kanë marr flamurin  atyre që njohin çdo gjë, çdo aventurë, këta njerëz më thënë të drejtën, nuk kam konsideratë. E lidhin këtë sikur kjo qenka sigurimi i shteti, aparatura diktatoriale, këto i kanë thënë edhe për këngëtarë të tjerë të asaj kohë. Është e ekzagjeruar, nuk është nga ato bashkëpunëtorët… Të mos e ekzagjerojmë historinë tonë të artit.

Monika Stafa rrëfen periudhën e vështirë: Pas xhaxhait më burgosën babanë

0

Folësja e lajmeve në Top Channel, Monika Stafa e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, rrëfeu detaje nga fëmijëria dhe jeta e saj familjare.

Ajo tregoi se fëmijëria e saj kishte qenë e bukur edhe pse e vështirë pasi babai i saj u burgos nga regjimi komunist. Stafa kujtoi momentet emocionuese gjatë ribashkimit me babanë pas daljes nga burgu.

Pjesë nga intervista e plotë:

Jemi rritur me jashtëzakonisht kujdes dhe delikatesë. Të dy prindërit kanë qenë në trajtimin tonë. Ndoshta këtë e kemi pasqyruar më tej në etapa të tjera te jetës sonë. I falënderoj për gjithë ato ngjarje tragjike që përjetuan dhe në nuk e përjetuam si ata te dy.

Di që në familje bëheshin shumë fotografi apo jo?

Po kam më shumë se 100 foto. Babai im ditën e diel e kishte ditë feste. Çdo të diel kishim banket ne drekë ndërkohë në mëngjes dilnim te bulevardi i dëshmorëve dhe bënim aty çdo dy, tre jave foto.

Ndalemi tek ngjarjet të cilat disi e kanë shënjuar fëmijërinë tënde.

Së pari në 74 u arrestua xhaxhai dhe u dënua me vdekje, më pas ju ul dënimi në 25 vite dhe 6 vite më vonë arrestohet babai sepse shkonte me ushqime shikonte vëllanë se si ishte me shëndet.

Ke qenë e vogël kur tu arrestuan babai?

Kam qenë 5 vjeç e gjysmë kur ai u arrestua, unë futesha në klasë të parë dhe nuk e kisha babanë ditën e parë të shkollës. Nuk e kuptoja, mamaja më thoshte se babi ishte me shërbim, po për fatin tim shërbimi nuk zgjati shumë dhe ka qenë shume i bukur momenti se si e kam parashikuar se si do vinte sepse e kisha parë në ëndërr. Më kishte marrë malli se s’po e shihja dhe unë dërgoja letra por letrat ishin letra ku unë tregoja si më shkonte, nuk ishin të tilla që po shkonin në burg. Po ndërkohë  pyetja ime e fundit ishte gjithmonë: Pse nuk vjen se mua më ka marre malli? Çfarë të mban aty?

A e mban mend ritakimin me babin?

E mbaj mënd ritakimin. Ka qenë fillimi i klasës së dytë, kam qenë 8 vjeç. Shtëpia ishte e mbushur me njerëz sepse në atë kohë lajmërohej që do dilte nga burgu. Ai zgjodhi të vinte në mbrëmje, nuk donte të vinte ditën. Ishte dobësuar por e mori veten shumë shpejt. Shtëpia ishte e mbushur me njerëz që donin ta takonin, e donin dhe mezi prisnin ta përqafonin. Dhe unë sigurisht nuk kuptoja asgjë. Mendoja se babai po kthehej nga puna dhe kaq.

Jo vetëm pensionistët/Miratohet shpërblim edhe për një kategori punonjësish të administratës. Kush përfiton

0

Përveç pensionistëve është edhe një tjetër kategori qytetarësh që do të marrin shpërblim në fundvit. Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar edhe shpërblim për një kategori të caktuar punonjësish të administratës.

Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për ‘Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike’.

Burimet raportojnë se në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti.

Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë Albcontrolit, ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.

Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë siç janë shpërblimet apo kredine për albcontrol.

“Ia filmuan dhe kafshatën e bukës”- Revoltohet Robert Aliaj: Parashqevi Simaku është “viktimë”! E nxorën si nënë të papërgjegjshme, por…

0

 Në një rrëfim të sinqertë, Robert Aliaj ka rrëfyer anën tjetër të medaljes së ‘kauzës’ së Parashqevi Simakut. “Boshllëkun shpirtëror, neglizhencën ndaj artit, maskaradë” e quan ai gjithçka që ndodhi në javën e fundit me artisten e njohur. Në intervistën dhënë ekskluzivisht për Panorama, Aliaj rrëfen se Parashqevia u nxor si nënë e papërgjegjshme dhe si një grua e dështuar nga ‘shpëtimtarët’ e saj, që reklamonin edhe buzëkuqtë ‘Dior’.

Ndoshta Robert Aliaj është ndër të vetmet artistë që rrëfen ‘pa dorashka’ edhe prapaskenat e artistëve, duke u shprehur se ishte pikërisht kjo klimë e ndyrë, si ai e quan, një nga arsyet që e detyruar që të emigronte. Artisti nuk përjashton as mundësinë që gjithçka të jetë e përgatitur me regji nga një sharlatan. Duke e quajtur Parashqevinë viktimë në këtë histori, ai shprehet se imazhi i saj sot është dëmtuar edhe më shumë.

Qëndrimi juaj në lidhje me Parashqevi Simakun, ka qenë ndoshta ndër më kontroversët. Si erdhi Roberti deri tek ky reagim, çfarë ju nxiti?

Unë do ta gjeja shkakun tek mentaliteti i turmës që na përcakton. Ne kemi krijuar “njeriun e ri turmë” me ndihmën e politikes dhe mediave. Kjo është drama, kur ruajtja e dinjitetit njerëzor, i privatësisë quhet kontrovers. Si mund të kemi shkuar kaq larg? Niveli i abuzimit me dobësinë e një viktime të mjerë më erdhi fare natyralisht, si një lutje për ringjallje.

Unë reagova me zemër sepse e besoj thellësisht që qëndrimi jokritik, pa mënd, verbërisht dogmatik nën maskën e patriotizmit është mentaliteti më jopatriotik i imagjinueshëm. Nuk kam asnjë konsideratë për patriotizmin njëpërdorimshëm që manifestohet pa kriter, si të kishte vlerën e një letre higjienike për të pastruar shpirtin jashtëqitje të llumit shoqëror. Më ngacmoi për të reaguar efekti i këtij abuzimi.

Ky skandal më shumë zhveshi dhe demaskoi realitetin dhe gjendjen e mjeruar të shoqërisë shqiptare, politikës, mediave, gazetarisë mediokre dhe celebriteteve televizive mjerane që dëshmuan më shumë për veten dhe hallin e tyre sesa atë të Parashqevisë. Qetësohuni, mendoni dhe pyesni veten. Çfarë fitoi viktima? Bukën e gojës që duhej ti ishte dhënë në heshtja pa e filmuar çdo çapë? Ja vlente një këmbim të dinjitetit? Sepse ja nxorën zorrët jashtë, i nxorën në mexhlis gjithçka intime dhe problematike që e dëmton atë më rëndë.

Mendoni se Parashqevia ndjehet krenare tani që “shpëtuesit” e demistifikuan figurën e saj si një grua të dështuar? Si mama e papërgjegjshme në lidhje me familjen dhe djalin e saj? Të gjitha këto po i nxirrni ju, jo unë. Mua më vjen të vjell me gjithë ata që u përfshinë në këtë maskaradë. Çfarë mund të thuash më tepër për një komb që kujtohet rastësisht për ekzistencën e një vlere shpirtërore të braktisur, dhe reagon me zjarrin e një sulmi ataku të panikut sporadik, kaotik dhe të pakuptimtë? Në këtë rast do kisha më shumë dëshirë të flisnim për diçka më kuptimplotë që zbuloi kjo histeri injorantësh.

Boshllëkun shpirtëror, neglizhencën ndaj artit dhe Kulturës së vërtetë që përbëjnë identitetin tonë, arsye të mrekullueshme për të ruajtur dhe forcuar ndjenjën e përkatësisë në një kohë kur kërkojmë masivisht të largohemi. Këtu kuptohet sa shoqëri hipokrite jemi. Duhet të ngremë zërin nëse duam që Shqipërisë ti mbetet pak shpresë për të shpëtuar identitetin e saj kulturor, duke pranuar dështimet sistematike. Shteti duhet të investojë në infrastrukturën kulturore, jo vetëm si një mendim me background politik, por si një prioritet patriotik kombëtar.

Thatë që keni kënduar me të, si e njihnit nga afër. A ishte dhe nga afër ajo koketa që të gjithë flasin?

Shumica absolute e atyre që flasin, e atyre që e abuzojnë dhe e gjithë atyre që po ia shesin shpirtin nëpër ekrane me emisione speciale pafund, të shpërvjelura në mjerim, nuk e njohin fare Parashqevinë, thjesht po shesin natyrën e tyre të kompromentuar pa e kuptuar as vetë ata.

E përsëris që unë nuk komentoj viktimën në asnjë aspekt. Nuk është në natyrën time ky lloj kurioziteti i sëmurë vuajërist. Nuk merrem me jetën e askujt. Po reagoj thjesht për valët e pacipërisë që zbuloi ky fenomen.

Pas viteve ’90 të shumtë ishin artistët që emigruan, ndër to dhe ju. I kujtoni bisedat mes kolegëve në ato vite, ëndrrat që ndanit, ndoshta dëshira për të bërë karrierë edhe jashtë Shqipërisë?

Një nga arsyet që ndikoi të mos këndoja më ishte klima e ndyrë dhe e frikshme që mbizotëronte në klanet artistike, mediokriteti dhe mungesa e çdo lloj argumenti që tejkalonte hapësirën nga syri tek hunda. Ishte dekurajuese në aspektin e besimit. Profesionalisht mediokriteti sundonte në radhën e këngëtarëve. Pra, asnjë bisedë për ‘ kujtuar.

E vetmja gjë që mbaj mënd nga ato kohë ishte kur këndoja në estradën e shtetit, kur shkoja për prova dhe gjithë orkestrantët largoheshin një pas një dhe unë nuk kuptoja arsyen. Don Miluka më zbardhi arsyen pak kohë më parë në një drekë mes miqsh të asaj kohe, Çim Rexha, Genc Dashi e të tjerë “Kishim shumë frikë” tha Doni, “sepse ti flisje kundër sistemit dhe ne kishim familje dhe nuk donim te ishim dëshmitarë”. Kjo besoj ilustron sadopak atmosferën e asaj kohe.

Të shumtë kanë qenë kolegët që edhe kanë thënë se videot e Parashqevisë kanë qenë të parapërgatitura, si e mendon Roberti këtë pjesë. Sa ka reale brenda dhe sa ka skenar?

Unë mund të them që gjithçka që ndodhi ishte e neveritshme, nuk përjashtohet mundësia e një skenari. P.sh., kur një sharlatan që do të bëhet qytetar nderi, sepse kanë ndodh këto gjëra në Shqipëri, nuk ka më çudi.

Pamjet e Parashqevisë, si e pastrehë, dhe më pas shndërrimi i saj, mendoni se e ndihmojnë figurën e saj apo e dëmtojnë?

Si mund të nderohet dikush si i pa strehë? I pa ushqyer? I pa aftë për të mbajtur familjen, 10 vjet pa parë fëmijën e saj? Si mund të mos dëmtohet imazhi i kujtdo qoftë me këto mynxyrete që të gjithë “shpëtimtarët” dhe turma e patriotëve analfabetë ia nxorën në shesh me figurë dhe zë? Besoni që ia nxorën se e deshën? Apo akoma besoni që një buzëkuq “Dior” të shënjtëron?

Ndërkohë që ka pasur edhe reagime që thoshin se disa kolegë e dinin gjendjen e saj, por jo vetëm nuk e kanë ndihmuar, por edhe kanë dashur ta shkatërrojnë. Si i sheh këto deklarata të forta?

Asnjë interes, as për deklaratat, as për deklaruesit.

Ka ‘Parashqevi’ të tjera të harruara apo të braktisura sot nga publiku?

Sigurisht që ka, por janë dinjitoze. Heshtja është fisnikëri. Askush nuk do që hallet dhe turpet e veta t’i bëjë publike. Vetëm nëse ordinerët i zbulojnë dhe ia nxjerrin në shesh. Nuk ka shtëpi, pa nevojtore.

Sipas jush çfarë mund të bëhet më shumë për artistët që kanë qenë ikonë edhe para viteve 90?

Varet nga lloji i ikonës. Unë nuk besoj se ka pas ikona në radhët e zbavitësve. Ndryshe nëse flasim për muzikantë të vërtetë të muzikës klasike, këngëtarë opere, kompozitorë apo koreografi. Por për këtë kategori nuk flitet fatkeqësisht. Opera është simbol kulturor i përsosmërisë, është forma më e lartë e mjeshtërisë dhe shprehjes artistike.

E vetmja që pasqyron kontekst shoqëror, bëhet e vlefshme edhe si pretekst dokumentacioni kulturor dhe historik ne long term nëse duam të shohim ecurinë artistike të një kombi. Opera është përfaqësuese e trashëgimisë më të pasur të shprehjes artistike bashkëkohore, dhe mishëron pasurinë kulturore dhe sofistikimin e shoqërisë Do desha të ishte i vetmi zhanër që të unifikonte vlerësimin dhe mirëkuptimin kulturor.