Home Blog Page 2672

“Ia filmuan dhe kafshatën e bukës”- Revoltohet Robert Aliaj: Parashqevi Simaku është “viktimë”! E nxorën si nënë të papërgjegjshme, por…

0

 Në një rrëfim të sinqertë, Robert Aliaj ka rrëfyer anën tjetër të medaljes së ‘kauzës’ së Parashqevi Simakut. “Boshllëkun shpirtëror, neglizhencën ndaj artit, maskaradë” e quan ai gjithçka që ndodhi në javën e fundit me artisten e njohur. Në intervistën dhënë ekskluzivisht për Panorama, Aliaj rrëfen se Parashqevia u nxor si nënë e papërgjegjshme dhe si një grua e dështuar nga ‘shpëtimtarët’ e saj, që reklamonin edhe buzëkuqtë ‘Dior’.

Ndoshta Robert Aliaj është ndër të vetmet artistë që rrëfen ‘pa dorashka’ edhe prapaskenat e artistëve, duke u shprehur se ishte pikërisht kjo klimë e ndyrë, si ai e quan, një nga arsyet që e detyruar që të emigronte. Artisti nuk përjashton as mundësinë që gjithçka të jetë e përgatitur me regji nga një sharlatan. Duke e quajtur Parashqevinë viktimë në këtë histori, ai shprehet se imazhi i saj sot është dëmtuar edhe më shumë.

Qëndrimi juaj në lidhje me Parashqevi Simakun, ka qenë ndoshta ndër më kontroversët. Si erdhi Roberti deri tek ky reagim, çfarë ju nxiti?

Unë do ta gjeja shkakun tek mentaliteti i turmës që na përcakton. Ne kemi krijuar “njeriun e ri turmë” me ndihmën e politikes dhe mediave. Kjo është drama, kur ruajtja e dinjitetit njerëzor, i privatësisë quhet kontrovers. Si mund të kemi shkuar kaq larg? Niveli i abuzimit me dobësinë e një viktime të mjerë më erdhi fare natyralisht, si një lutje për ringjallje.

Unë reagova me zemër sepse e besoj thellësisht që qëndrimi jokritik, pa mënd, verbërisht dogmatik nën maskën e patriotizmit është mentaliteti më jopatriotik i imagjinueshëm. Nuk kam asnjë konsideratë për patriotizmin njëpërdorimshëm që manifestohet pa kriter, si të kishte vlerën e një letre higjienike për të pastruar shpirtin jashtëqitje të llumit shoqëror. Më ngacmoi për të reaguar efekti i këtij abuzimi.

Ky skandal më shumë zhveshi dhe demaskoi realitetin dhe gjendjen e mjeruar të shoqërisë shqiptare, politikës, mediave, gazetarisë mediokre dhe celebriteteve televizive mjerane që dëshmuan më shumë për veten dhe hallin e tyre sesa atë të Parashqevisë. Qetësohuni, mendoni dhe pyesni veten. Çfarë fitoi viktima? Bukën e gojës që duhej ti ishte dhënë në heshtja pa e filmuar çdo çapë? Ja vlente një këmbim të dinjitetit? Sepse ja nxorën zorrët jashtë, i nxorën në mexhlis gjithçka intime dhe problematike që e dëmton atë më rëndë.

Mendoni se Parashqevia ndjehet krenare tani që “shpëtuesit” e demistifikuan figurën e saj si një grua të dështuar? Si mama e papërgjegjshme në lidhje me familjen dhe djalin e saj? Të gjitha këto po i nxirrni ju, jo unë. Mua më vjen të vjell me gjithë ata që u përfshinë në këtë maskaradë. Çfarë mund të thuash më tepër për një komb që kujtohet rastësisht për ekzistencën e një vlere shpirtërore të braktisur, dhe reagon me zjarrin e një sulmi ataku të panikut sporadik, kaotik dhe të pakuptimtë? Në këtë rast do kisha më shumë dëshirë të flisnim për diçka më kuptimplotë që zbuloi kjo histeri injorantësh.

Boshllëkun shpirtëror, neglizhencën ndaj artit dhe Kulturës së vërtetë që përbëjnë identitetin tonë, arsye të mrekullueshme për të ruajtur dhe forcuar ndjenjën e përkatësisë në një kohë kur kërkojmë masivisht të largohemi. Këtu kuptohet sa shoqëri hipokrite jemi. Duhet të ngremë zërin nëse duam që Shqipërisë ti mbetet pak shpresë për të shpëtuar identitetin e saj kulturor, duke pranuar dështimet sistematike. Shteti duhet të investojë në infrastrukturën kulturore, jo vetëm si një mendim me background politik, por si një prioritet patriotik kombëtar.

Thatë që keni kënduar me të, si e njihnit nga afër. A ishte dhe nga afër ajo koketa që të gjithë flasin?

Shumica absolute e atyre që flasin, e atyre që e abuzojnë dhe e gjithë atyre që po ia shesin shpirtin nëpër ekrane me emisione speciale pafund, të shpërvjelura në mjerim, nuk e njohin fare Parashqevinë, thjesht po shesin natyrën e tyre të kompromentuar pa e kuptuar as vetë ata.

E përsëris që unë nuk komentoj viktimën në asnjë aspekt. Nuk është në natyrën time ky lloj kurioziteti i sëmurë vuajërist. Nuk merrem me jetën e askujt. Po reagoj thjesht për valët e pacipërisë që zbuloi ky fenomen.

Pas viteve ’90 të shumtë ishin artistët që emigruan, ndër to dhe ju. I kujtoni bisedat mes kolegëve në ato vite, ëndrrat që ndanit, ndoshta dëshira për të bërë karrierë edhe jashtë Shqipërisë?

Një nga arsyet që ndikoi të mos këndoja më ishte klima e ndyrë dhe e frikshme që mbizotëronte në klanet artistike, mediokriteti dhe mungesa e çdo lloj argumenti që tejkalonte hapësirën nga syri tek hunda. Ishte dekurajuese në aspektin e besimit. Profesionalisht mediokriteti sundonte në radhën e këngëtarëve. Pra, asnjë bisedë për ‘ kujtuar.

E vetmja gjë që mbaj mënd nga ato kohë ishte kur këndoja në estradën e shtetit, kur shkoja për prova dhe gjithë orkestrantët largoheshin një pas një dhe unë nuk kuptoja arsyen. Don Miluka më zbardhi arsyen pak kohë më parë në një drekë mes miqsh të asaj kohe, Çim Rexha, Genc Dashi e të tjerë “Kishim shumë frikë” tha Doni, “sepse ti flisje kundër sistemit dhe ne kishim familje dhe nuk donim te ishim dëshmitarë”. Kjo besoj ilustron sadopak atmosferën e asaj kohe.

Të shumtë kanë qenë kolegët që edhe kanë thënë se videot e Parashqevisë kanë qenë të parapërgatitura, si e mendon Roberti këtë pjesë. Sa ka reale brenda dhe sa ka skenar?

Unë mund të them që gjithçka që ndodhi ishte e neveritshme, nuk përjashtohet mundësia e një skenari. P.sh., kur një sharlatan që do të bëhet qytetar nderi, sepse kanë ndodh këto gjëra në Shqipëri, nuk ka më çudi.

Pamjet e Parashqevisë, si e pastrehë, dhe më pas shndërrimi i saj, mendoni se e ndihmojnë figurën e saj apo e dëmtojnë?

Si mund të nderohet dikush si i pa strehë? I pa ushqyer? I pa aftë për të mbajtur familjen, 10 vjet pa parë fëmijën e saj? Si mund të mos dëmtohet imazhi i kujtdo qoftë me këto mynxyrete që të gjithë “shpëtimtarët” dhe turma e patriotëve analfabetë ia nxorën në shesh me figurë dhe zë? Besoni që ia nxorën se e deshën? Apo akoma besoni që një buzëkuq “Dior” të shënjtëron?

Ndërkohë që ka pasur edhe reagime që thoshin se disa kolegë e dinin gjendjen e saj, por jo vetëm nuk e kanë ndihmuar, por edhe kanë dashur ta shkatërrojnë. Si i sheh këto deklarata të forta?

Asnjë interes, as për deklaratat, as për deklaruesit.

Ka ‘Parashqevi’ të tjera të harruara apo të braktisura sot nga publiku?

Sigurisht që ka, por janë dinjitoze. Heshtja është fisnikëri. Askush nuk do që hallet dhe turpet e veta t’i bëjë publike. Vetëm nëse ordinerët i zbulojnë dhe ia nxjerrin në shesh. Nuk ka shtëpi, pa nevojtore.

Sipas jush çfarë mund të bëhet më shumë për artistët që kanë qenë ikonë edhe para viteve 90?

Varet nga lloji i ikonës. Unë nuk besoj se ka pas ikona në radhët e zbavitësve. Ndryshe nëse flasim për muzikantë të vërtetë të muzikës klasike, këngëtarë opere, kompozitorë apo koreografi. Por për këtë kategori nuk flitet fatkeqësisht. Opera është simbol kulturor i përsosmërisë, është forma më e lartë e mjeshtërisë dhe shprehjes artistike.

E vetmja që pasqyron kontekst shoqëror, bëhet e vlefshme edhe si pretekst dokumentacioni kulturor dhe historik ne long term nëse duam të shohim ecurinë artistike të një kombi. Opera është përfaqësuese e trashëgimisë më të pasur të shprehjes artistike bashkëkohore, dhe mishëron pasurinë kulturore dhe sofistikimin e shoqërisë Do desha të ishte i vetmi zhanër që të unifikonte vlerësimin dhe mirëkuptimin kulturor.

Rikthehet spektakli më i madh në Shqipëri! Ja ku mund të ndiqni live “Big Brother Vip” mbrëmjen e sotme

0

Tashmë na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”.

Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis në orën 21:15.

Shtëpia më e famshme në Shqipëri do ndezë dritat duke premtuar të mbërthejë publikun pas ekranit. Por ku do mund ta ndiqni? Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet live në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”. Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në YouTube, por kujdes! Nga Janari, spektakli nuk do transmetohet më live në YouTube, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.

Mos humbisni spektaklin e garantuar, surprizat dhe emocionet e mëdha, që vetëm “Big Brother Vip” di të transmetojë, siç ka bërë tashme për 3 vite me radhë.

“Parashqevi Simaku më kërkoi ndihmë për…” – Zhani Ciko: Më tha se duhej të largohej, ëndrra amerikane e bukur në romane por ka edhe viktimat e saj

0

Mjeshtri i madh, Zhani Ciko, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderatore Nisida Tufën, lidhur me fenomenin e ditëve, këngëtaren Parshqevi Simakun.

Zhani Ciko tha se Parshqevia në rininë e saj ka qenë një artiste me ambicie dhe shumë e talentuar.

Ai zbuloi se në vitet ’90 Parashqevia i kishte kërkuar ndihmë që t’i siguronte vizë për në Itali, e nga atje më pas ajo do të gjente mjetet dhe rrethanat për të shkuar në SHBA.

Mjeshtri tha se Simaku kishte ëndërr të shkonte në SHBA, dhe se kishte dëshirë të madhe që të konfirmonte talentin e saj jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se Parshqevi Simaku u bë kryefjala e ditëve të fundit, për shkak të videos ku ajo u shfaq e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.

Zhani Ciko: Ambicia ka qenë gjithmonë te Simaku. Simaku ishte një vajzë që kërkonte të kishte mbështetje. Konkurrencën më të madhe e kishte me këngëtaret që ishin në atë kohë. Edhe me motrat Libohova kishte konkurrencë, ishin freski një natyrë tjetër, te dyja bashkë krijonin ansambël të veçantë, edhe Liljana Kondakçiu.

Çfarë e dallonte Simakun nga koleget e saj?

Zhani CikoSimaku nuk mori pjesë ne festivalin tim të parë që bëra në vitet 1990. Ajo kishte mendjen te mundësitë që të largohej. Unë këmbëngula, më vonë erdhi momenti dhe tregoi se duhej të largohej. Ma tha mua dhe madje më kërkoi ndihmë. Më tha unë dua të shkoj, siç duket ishin edhe arsyet ekonomike, ajo ishte shumë e lidhur me familjen. Mbase mund të ketë patur një peng të saj..

Jeta intime e artistëve është një jetë që i takon atyre. Kohët atëherë ishin të vështira, sidomos brenda institucioneve artistike, midis tyre përgojoheshin më tepër. Parashqevia shumë e zgjuar, brenda brishtësisë kishte fjalor shumë të edukuar…Kërkoi ndihmë që ti siguroja vizën te ambasada italiane për të shkuar në Itali. Donte të shkonte dhe të konfirmonte talentin e saj jashtë. Ëndrra amerikane shumë e bukur në romane, por ka dhe viktimat e saj.

Mosbindja Civile/ Zbardhet plani i opozitës për protestën e radhës më 23 dhjetor! Ja rrugët kryesore që do të bllokohen në Tiranë

0

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Ndërsa sipas brurimeve rrugët që do të bllokohen janë:
Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Heidi Baçi “i vjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat! Çfarë ndodhi mes dy ish-banoreve të BBV

0

Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte për të punuar, ndaj edhe do t’i rikthehej jetës së saj në Itali. Por vetëm pak javë, pas këtij vendimi ajo është rikthyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në ekran.

Asaj i është besuar moderimi i “Big Brother Fan Club”, duke e rikthyer sërish në postin e moderatores. Ndërkohë një reagim, i cili ka ndezur rrjetin ka qenë ai i ish-banores së “BBVA-3”, Roza Lati.

Ajo ka postuar në Insta Story një foto të një ekrani të thyer dhe ka shkruar: “S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni”. Dhe ky thumb ishte pikërisht i dedikuar për Heidin.

Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Roza ishte programuar për të moderuar këtë format. Madje disa javë më parë, moderatorja kishte bërë edhe një audicion, në këtë format, duke u përgatitur kështu që të merrte përsipër spektaklin. Por teksa Roza ka qenë duke u përgatitur për të nisur, emri i Heidit ka dalë nga hiçi. Ndonëse në Itali, Heidit i ka shkuar ftesa për të moderuar formatin, duke larguar kështu Rozën nga “Fan Club”, lëvizje kjo që ka sjellë pakënaqësi tek kjo e fundit.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Roza ka pasur përplasje me një pjesë të stafit, duke iu kërkuar llogari për këtë vendim. Megjithatë, emri i Heidit u formalizua shumë shpejt, duke mos lënë vend për të tjera debate. Nga ana tjetër, Heidi ka preferuar që mos të ketë asnjë reagim për Rozën, as të drejtpërdrejtë dhe as në rrjet, duke u fokusuar vetëm tek rikthimi i saj në ekran. Nuk dihet ende se përse ajo ka vendosur të rikthehet, kur sapo kishte rinisur me jetën e saj, aty ku e la përpara se të vinte në Tiranë, rreth 1 vit më parë.

Dy vajzat, të cilat kanë ndarë shtëpinë e “Big Brother” për disa muaj, tashmë nuk kanë asnjë raport me njëra-tjetrën. Kjo për faktin se Roza është e bindur se ishte pikërisht kërkesa e Heidit, ajo që i rrëmbeu mundësinë për ta rikthyer në ekran. Kujtojmë që Heidi dhe Roza nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother”. Përplasje të shumta kanë qenë dhe mes Rozës dhe Romeos kur ky i fundit ishte në një lidhje dashurie me Heidi Baçin.

Pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi u përzgjodh të ishte pjesë e stafit të “Goca dhe Gra”, emision të cilën ajo e ndërpreu në mes pas ndarjes nga Romeo duke u shprehur se kishte nevojë të përkujdesej për veten dhe të qëndronte larg ekranit.