Home Blog Page 2674

LIVE/Nis “Big Brother Vip”! Ja dy opinionistët ne studio

0

Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.

Ledion Liço ka hapur spektaklin e gjithë shqiptarëve, teksa bashkë me të në studio ndodhen dy pensionistët e Big Brother Vip, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.

“Kam bërë mirë që i kam besuar zemrës sime, edhe sot si për ironi të bukur të fatit jemi në Big Brother Vip 4. Jam shumë e lumtur që jam këtu, faleminderit për besimin”, u shpreh Neda Balluku.

“Media më e madhe e shqiptarëve bën programin më të madh të shqiptarëve me produksionin më profesionist që unë kam njohur në gjithë trojet shqiptare dhe padyshim nuk kisha si të mos isha pjesë”, u shpreh Arbër Hajdari.

Në prag të nisjes së “Big Brother Vip”, detajet nga “pasarela” e 16 VIP-ave!

0

Na ndajnë më pak se një orë nga nisja e spektaklit më të madh në vend, “Big Brother Vip” i cili ka thyer rekord shikueshmërie.

Nga ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty ku do të futen 16 konkurrentët VIP mbrëmjen e sotme, gazetarja e Top Channel dhe producentja Sara Hoxha në zbuluan detajet e para.

Sara Hoxha u shpreh se në orën 21:15 do të nisë futja e 16 konkurrentëve të parë të cilët do të jenë figura të njohura për publikun, ndërsa ditën e martë do të futen banorët e rinj, të cilët janë personazhe të panjohura më parë.

“Në fakt i gjithë program i Big Brother është një surprizë çdo vit, tejkalon veten dhe pritshëmritë tona edhe për këtë vit janë të larta. Ndodhemi tani në një ambient dytësorë që ne e quajmë ‘pasarela’ e Big Brother ku do futen të gjithë VIP-at tanë sot, ata do jenë 16 konkurrentë, janë të gjithë personazhe të njohur ata që hyjnë sot, dhe të martën hyjnë banorët që ne i quajmë jo VIP-a, njerëz që kanë aplikuar për t’u futur në Big Brother për tu bërë VIP-a. Shtëpia është tërësisht e re, çdo gjë është e re përveç Ledionit dhe Arbër Hajdarit. Kemi punuar realisht me javë dhe orë të tëra, uroj shumë t’i pëlqejë shqiptarëve ky sezon dhe të tejkalojmë veten”, u shpreh ajo.

Ashtu si në 3 sezonet e mëparshme, spektakli do mund të ndiqet live në kanalin e Top Channel, e po ashtu në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”. Gjithashtu, spektakli i sotëm do mund të ndiqet live dhe në kanalin e Top Channel në YouTube, por kujdes! Nga Janari, spektakli nuk do transmetohet më live në YouTube, kështu që nxitoni të përfitoni nga ofertat festive të DigitAlb për të bërë abonimin tuaj.

Mos humbisni spektaklin e garantuar, surprizat dhe emocionet e mëdha, që vetëm “Big Brother Vip” di të transmetojë, siç ka bërë tashme për 3 vite me radhë.

Plas sherri në një lokal në Durrës, një person përfundon në spital

0

Një sherr i dhunshëm mes dy personave ka ndodhur sot në një lokal në lagjen 17 të Durrësit, pranë stacionit zjarrfikës.

Dy personat, të cilët mësohet se kishin konsumuar alkool, janë konfliktuar fizikisht, duke shkaktuar dëmtime të rënda për njërin prej tyre.

Pasi është kërkuar ndihmë nga lokali, Policia ka ndërhyrë menjëherë duke ndaluar njërin prej të përfshirëve në ngjarje. Ndërkohë, personi tjetër i plagosur gjatë konfliktit është transportuar në spital me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit

Radhë në pikën kufitare të Kakavijës, 700 qytetarë presin dy orë për të kaluar

0

Në Kakavijë radha e mjeteve në hyrje për në Shqipëri është rreth 1 km. Të paktën 8000 qytetarë shqiptarë kanë hyrë vetëm sot prej Kakavijës dhe sipas autoriteteve dyndja e njëkohshme e ka shkaktuar radhën. Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 2 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje.

Situata të ngjashme krijohen në mënyrë periodike në vigjilje të festave të fundvitit dhe pashkëve ndërsa fluksi pritet të vijojë me ritme të larta në hyrje për në Shqipëri deri në fund të dhjetorit.

Gjatë javës së fundit numri i qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri është rreth 18 mijë vetë ndërsa përgjatë festave priten edhe rreth 30 mijë të tjerë. Fluksi në dalje është gjithashtu i rëndësishëm me rreth 10 mijë persona të larguar përgjatë javës së fundit drejt Greqisë.

Aktualisht rreth 700 qytetarë janë duke pritur për përpunimin e dokumenteve në anën greke të kufirit.

Sulmi terrorist në Gjermani, Elon Musk kritikon kancelarin Scholz: Jep dorëheqjen, budalla i paaftë

0

Elon Musk ka kritikuar kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe i ka bërë thirrje që të japë dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes tragjike mbrëmjen e ditës së premte në Magdeburg.

Vërejtja e Musk u bë në përgjigje të një postimi në mediat sociale për sulmin në Magdeburg, i cili citonte deklaratën e kancelarit gjerman për mbështetjen ndaj qytetarëve.

“Ngushëllimet për familjen e viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ne do qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të të gjithë banorëve të Magdeburgut”, shkruhej në postimin që citonte kancelaringjerman të cilit Musk i’u përgjigj:“Scholz duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Budalla i paaftë”.

Kujtojmë se Musk dje doli në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, pasi u konfirmua se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Nuk është hera e parë që Musk kritikon kancelarin gjerman. Muajin e kaluar, aleati miliarder i Trump e etiketoi sërish si një “i paaftë” pasi koalicioni i tij qeverisës u nda.