Home Blog Page 2680

Shkak përplasja me produksionin? Elhaida Dani largohet nga “X Factor”, zëvendësohet me “urgjencë”

0

Prej disa javësh po transmetohet “X Factor”, ku talentet e reja janë duke u testuar nga një juri profesioniste. Fillimisht, juria ishte përbërë nga katër emra të njohur të muzikës dhe televizionit: Adi Krasta, Arilena Ara, Elhaida Dani dhe Young Zerka.

Megjithatë, vetëm 24 orë para premierës, produksioni ka konfirmuar se Elhaida Dani nuk do të jetë më pjesë e panelit të jurisë. Ky ndryshim ka ardhur papritur, duke qenë se Elhaida ishte caktuar të drejtonte kategorinë e djemve, një rol që tani do të rikthente në talent-show për një sezon të dytë.

Arsyeja e largimit të saj nuk është bërë ende e ditur, duke lënë hapësirë për spekulime mbi atë që mund të ketë ndodhur prapa skenave. Produksioni nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për arsyet e këtij ndryshimi.

Nisur nga këto rrethana, besohet se mes këngëtares dhe stafit organizativ ka pasur një përplasje. Megjithatë, deri më tani asnjë nga palët ka zgjedhur mos të reagojë, duke vijuar gjithsecili me angazhimet e tyre.

Teksa Elhaida është e fokusuar edhe si drejtoreshë e Festivalit të RTSH, ‘X Factor’ do të vijojë me programacionin ashtu edhe si ka qenë parë.

“Fole” prostitucioni në Tiranë! Arrestohet 19-vjeçari, nën hetim dhe dy vajza

0

Një tjetër qendër masazhi në Tiranë duket se përdorej për ushtrimin e paligjshëm të prostitucionit.

Policia ka zbërthyer sot aktivitetin e paligjshëm në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, duke vendosur në pranga një 19-vjeçar. Mësohet se i riu ishte administratori i qendrës ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.

Po ashtu u referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 19 vjeç, si dhe referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi në rrugën ‘Sami Frashëri’, dyshohet se qendra e masazhit në administrim të shtetasit A.L, përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit.”, njofton policia.

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Librazhd – Prrenjas

0

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Prrenjas ku një automjet është përplasur me një kamion.

Për pasojë ka humbur jetën 31-vjeçari i identifikuar si Eugen Meka që drejtonte automjetin, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ka mbetur i lënduar.

Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit, është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

Ky është i riu nga Devolli, Eugen Meka i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë.

Greqia “shkundet” nga tërmeti i fortë, raportohet për shkëputje të masiveve shkëmbore në disa zona  

0

Një tërmet i fortë ka goditur pasditen e sotme Greqinë, teksa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Agrino.

Mediat greke raportojnë se si pasojë e lëkundjeve, ka pasur shkëputje të masiveve shkëmbore në zonën malore që lidh Thermon me Nafpaktosin.

Pas këtij tërmeti janë shënuar edhe pasgoditje, por më të vogla, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

“TikTok do mbyllet për një vit”/ Rama për masat e reja në shkolla: Sot ndihem i lehtësuar!

0

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me prindër e mësues diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tiktok.

Rama tha se ndihet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër dhe kjo platformë do mbyllet për një vit.

Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejtë që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret, me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt”-u shpreh Rama.

Me sistemin e ri në shkolla, Rama tha se të gjithë prindërit do të kenë mundësi të shikojnë përmes kamerave fëmijët e tyre. Tiktokun, Rama e cilësoi si ‘rrugaçin’ e lagjes.

Me atë program dhe me atë sistem, të gjithë prindërit do të kenë mundësi që të shkojnë në klasë dhe të shohin se si rri fëmija i tyre dhe ta kenë në video fëmijën e vetë. Për çdo lloj problematike që krijohet, drejtoria e shkollës do të ketë mundësinë të ballafaqojë fëmijë, prindër të thotë ja si ndodhi.

Çështja  e bullizmit, ne nuk e zbuluam pas kësaj tragjedie. Ne kemi një institucion që merret me këto ankesa, të cilat trajtohen, por pas kësaj tragjedie, shumë më tepër janë të vetëdijshëm për rrezikun, shumë më tepër janë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit. Edhe sistemi i fletores dixhitale, i cili do të plotësohet në sistemin e komponentit të komunikimit mes shkollës dhe prindërit, i cili nuk do të marrë vetëm mungesat e notës, por do të marrë dhe përshkrimin e sjelljes së fëmijës së vetë.

Nuk ka shkollë, nuk ka shtet, nuk ka qeveri që zëvendëson familjen dhe prindin. Ashtu si kundër, mësuesi, nëse nuk e ka prindin aleat, ka shumë pak në dorë dhe nga ana tjetër, nëse bashkarisht mësuesit, prindërit nuk vendosin sot të ndryshojnë qasje në këtë marrëdhënie, dhe të sigurohen që të bëjnë të gjitha ato që i duhen për të siguruar këtë rritje psikologjike të fëmijëve, ne do e humbnim këtë gjeneratë të fëmijëve. Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që quhet TikTok.

Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë. Do shohim se si do funksionojnë qeveritë e tjera, si do reagojë vetë TikTok-u“-u shpreh Rama.