Home Blog Page 2681

Parashqevi Simaku do të rikthehet në Tiranë, por me një kusht! Planet për ikonën e muzikës

0

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte si e pastrehë, në një stacion metroje në New York.

Që prej asaj dite, jeta e këngëtares ka marrë një kthesë të madhe. Pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha, tashmë gjendja e saj duket krejt ndryshe. Pasi pësoi një ndryshim të madh në pamje, Parashqevia arriti që të takohej edhe me djalin e saj, Luke. Tashmë duket se jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër, ku planet që po përgatiten, flasin për një rikthim të sajin edhe në vendin tonë.

Aktualisht Parashqevia është në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar këngëtares pasaportën, por edhe për të ndjekur nga afër procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.

Burime pranë komunitetit të artistëve shqiptarë në New York, bënë me dije se në planet e tyre tashmë është edhe mundësia e rikthimit të këngëtares në Shqipëri. Sakaq, rikthimi në muzikë, është tashmë një fakt, pasi aktualisht artistja është duke përgatitur një këngë, që do të jetë një bashkëpunim me një nga televizionet shqiptare. E pas këtij hapi, përgatitjet e radhës do të jenë për një rikthim të sajin në vend, ku nuk dihet nëse vizita do të jetë vetëm familjare, apo artistja do të ketë edhe dalje televizive.

Vetë Eltoni në intervistat e dhëna është shprehur se Parashqevia i ka bërë me dije se në Tiranë ka armiq, por tashmë që çështja e saj ka marrë përmasa kaq të mëdha dhe ndërhyrja e organeve shtetërore, ka bërë që njerëzit pranë këngëtares, të flasin për një mundësi rikthimi të Parashqevi Simakut në Shqipëri. Parashqevi Simaku është vizituar së fundmi nga nipi i saj. Ky lajm është bërë me dije pak oë më parë nga vetë Elton Ilirjani, i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij.

Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë me zë dhe figurë që gjendja e Parashqevi Simakut është shumë e mirë, teksa falënderon më tej Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit të cilët e shpëtuan artisten shqiptare nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh. Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona të tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

“Nuk dua të replikoj me asnjë, por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.

Fakti që vetë këngëtarja nuk do të ketë kontakt me asnjë person tjetër është bërë i ditur edhe nga vetë Ilirjani. Ai është shprehur se Parashqevia i ka rrëfyer se janë pikërisht 3 persona nga Tirana ata që i kanë shkatërruar karrierën dhe jetën, ndaj edhe komunikimi me kolegë dhe dashamirës, është diçka që ajo e ka ndaluar rreptësishtë, duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojë duke u marrë me familjarët, por edhe veten.

FOTO/ U shpërfytyrua nga motrat Berishaj me shishe qelqi, Klea Prenga banore e BBV? Postimi i ish-opinionistit ngre dyshime

0

Klea Prenga, vajza e cila u dhunua mbrëmjen e 6 gushtit nga motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, kjo e fundit ish-banore e BBV 2, mesa duket do t’i bashkohet televizionit, duke u bërë pjesë e “Big Brother Vip 4”, i cili nis mbrëmjen e sotme.

Ka qenë një postim në rrjetet sociale i ish-opinionistit Olti Curri, i cili ka ngritur dyshime se Klea mund të jetë një nga konkurrentët që do jetë pjesë e garës.

Ai ka publikuar një foto të Kleas në “InstaStory”, ndërsa krahas saj shkruan: “Priten surpriza nga Klea në BB Vip Albania 4?”

klea prenga

Kujtojmë se Klea Prenga u bë mjaft e njohur për polikun shqiptar pas sherrit të dhunshëm mr motrat Berishaj verën e këtij viti në një restorant në Tiranë.

Ajo u godit me shishe qelqi nga Antonela dhe Marinela, pasi kjo e fundit dyshonte se Klea kishte një lidhje dashurie me bashkëshortin e saj.

antonela-berisha-marinela-klea-prenga

Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.

klea prenga

Sakaq, janë zyrtarizuar thuajse të gjithë banorët që do të bëhen pjesë e garës. Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi janë emrat e konfirmuar deri më tani, por disa prej këtyre nuk do të hyjnë në natën e parë të spektaklit, duke bërë pjesë tek hyrjet e më vonshme që formati.

Kreu i PLL Shpëtim Axhami: Qeveria, duhet të japë shpërblim për ish-të burgosurit politik në festat e fundvitit!

0

Nga Shpëtim Axhami

Në prag të festave të fundvitit, rritja e vazhdueshme e çmimeve ka përkeqësuar ndjeshëm situatën ekonomike të shumë familjeve në nevojë. Kjo gjendje ka shtuar presionin mbi shtresat më të prekura të shoqërisë, përfshirë familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët, mësuesit, mjekët, punonjësit e policisë dhe grupe të tjera vulnerabël.

Përballë kësaj situate, është detyrim i qeverisë të ndërmarrë masa konkrete për të mbështetur këto shtresa, duke iu mundësuar të festojnë dinjitetshëm, pavarësisht sfidave ekonomike. Shpërblimet e fundvitit duhet të përfshijnë një shpërndarje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë ata që kanë më shumë nevojë, duke përfshirë edhe ish-të burgosurit politikë, si një akt simbolik dhe solidariteti në këtë periudhë të rëndësishme.

“Ra në tokë për të mos u çuar më”- Humbi jetën në skenë, rrëfimi i ndjerë i Zamira Kitës për vdekjen e Aleko Prodanit: Po aktronim së bashku kur….

0

Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë, ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës.

Ajo rrëfen se teksa ishte duke aktruar me aktorin e ndjerë Aleko Prodanin, ku i fundit ra përtok dhe ndërroi jetë.

Zamira e konsideron këtë moment si një nga më të vështirët duke theksuar se ish-kolegu i saj “dha shpirt në vendin që deshi aq shumë.”

“Një nga momentet më të vështira, jo një nga por më i vështiri ka qenë momenti kur Aleko Prodani ndërroi jetë në skenë. Unë kam qenë në skenë me të, ne po luanim bashkë, dhe ai ra për të mos u cuar më. Dha shpirt në skenën që e deshi aq shumë,’ tha ajo ndërsa shtoi se Prodani i kushtoi gjithë jetën e tij aktrimit dhe se skena ishte pasuria e tij me e madhe.

“I kushtoi gjithë jetën e tij, artin e tij, talentin, ajo ishte pasuria e tij e madhe skena, teatri dhe ai atje dha shpirt,” u shpreh aktorja.

EMRI/ Aksident në Durrës! Kamioni përplaset me makinën, një i vdekur

0

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi”, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si Denis Hoxha, 22 vjeç.

Top Channel mëson se ka ndodhur një përplasje mjetesh ku mjeti me targa angleze tip Volkswagen është përplasur me një kamion tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX që ka qenë i ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.