Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi”, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si Denis Hoxha, 22 vjeç.
Top Channel mëson se ka ndodhur një përplasje mjetesh ku mjeti me targa angleze tip Volkswagen është përplasur me një kamion tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX që ka qenë i ndaluar.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.
Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.
Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!
Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.
Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.
Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.
Vijon nga numri i kaluar
DOKUMENTI ARKIVOR RAPORTIT TË EKSPERTIMIT TEKNIKO-BALISTIK DHE DAKTILOSKOPIK TË PISTOLETËS, GËZHOJAVE DHE PREDHËS, QË U GJET NË DHOMËN E GJUMIT TË QYTETARIT MEHMET ISMAIL SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË KOÇO JOSIFI
Dyshekët, çarçafët, batanija, dhe dy jastëkët, ishin po ato që u gjendën në vendin e ngjarjes. Ato u vendosën në të njëjtin pozicion, siç u gjendën në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Katër dëshmitarët e pranishëm, shokët Lahedin Bardhi, Ali Çeno, Milto Kostaqi, dhe Llesh Rroku, u vendosën:
Në dhomën e gjumit ku flinte Fiqrete Shehu, që ndodhet 10 metra larg dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, dëshmitari Llesh Rroku, së bashku me shokët Xhule Çiraku dhe Bashkim Çuberi, në fund të korridorit të dytë, që është 16 metra larg dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, u vendos dëshmitari Milto Kostaqi, së bashku me shokun Elham Gjika, në derën e hyrjes së oborrit të shtëpisë së Mehmet Shehut, ku qëndronte oficeri i shërbimit, që është 20 metra larg nga muri i dhomës së gjumit, ku flinte Mehmet Shehu, u vendos dëshmitari Lahedin Bardhi, në dhomën ku flinin oficerët e shërbimit, që është rreth 23 metra larg murit të dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, u vendos dëshmitari Ali Çeno së bashku me Koço Josifin.
Për realizimin e qitjes, u mor pistoleta BP. Nr. 29-35, kalibër 9 mm., që dispononte Mehmet Shehu dhe u gjend në vendin e ngjarjes gjatë këqyrjes, dhe një fishek luftarak nga municioni që u gjend në krehrin e kësaj pistolete. U caktua ora e qitjes 0.15, datë 29.12.1981 dhe u ngarkua për kryerjen e qitjes, eksperti kriminalist, Estref Myftari. Në orën e caktuar, pasi të gjithë dëshmitarët kishin vajtur nëpër vende, u krye qitja mbi paketën e mishit në distance, me puthitje jo të plotë, me të njëjtin drejtim me atë që kreu vetëvrasjen Mehmet Shehu.
Pas këtij veprimi, u thirrën veçmas dëshmitarët, të cilët pohuan: Dëshmitari Llesh Rroku, që ishte vendosur në dhomën ku flinte Fiqrete Shehu, shpjegoi se; dëgjova një zhurmë të lehtë, të mbytur, me origjinë të papërcaktuar, jo shqetësuese, dhe po të isha në gjumë, nuk do ta kisha dëgjuar.
Dëshmitari Milto Kostaqi, që ishte vendosur në fundin e korridorit të dytë, shpjegoi se; dëgjova një zhurmë të lehtë, të mbytur, dhe me origjinë të papërcaktuar.
Dëshmitari Lahedin Bardhi, që ishte vendosur tek porta e oborrit të shtëpisë së Mehmet Shehut, shpjegoi se; dëgjova një krismë të njëjtë me armën e zjarrit.
Dëshmitari Ali Çeno, që ishte vendosur në dhomën ku flinin oficerët e shërbimit, deklaroi se; dëgjova një zhurmë të lehtë, të mbytur, që po të isha në gjumë, nuk do ta kisha dëgjuar, dhe nuk do të më zgjonte.
Mbas kryerjes së eksperimentit hetimor, u ndoq rruga e predhës, dhe konstatohet se ajo pasi ka përshkuar shtresën e mishit, të dy jastëkët dhe batanijen, u gjet i ngulur në dyshek, ndërsa gëzhoja u gjet në krahun e majtë të krevatit, në afërsi të vendit që sipas shpjegimeve të dëshmitarëve Llesh Rroku dhe Milto Kostaqi, është gjetur prej tyre gëzhoja, në vendin e ngjarjes, kur ata hynë në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, mbasi ai e kishte vrarë veten.
Nga këqyrja e vrimës së hyrjes së qitjes eksperimentale, në këmishë dhe vijën tej shpuese që ka parashikuar predha gjatë gjithë rrugës së saj, rezulton se ato kanë të njëjtat karakteristika me vrimën e hyrjes dhe vijën përshkuese të predhës, me të cilën kishte vrarë veten Mehmet Shehu. Në vendin ku u krye eksperimenti hetimor, u bënë fotografitë e nevojshme.
Proçes-verbali pasi u lexua, u firmos nga të pranishmit:
Ekspertët Hetuesi
Dr. Bashkim Çuberi Koço Josifi
Kand. Shken. Estref Myftari
Dëshmitarët
Lahedin Bardhi, Milto Kostaqi, Ali Çeno, Llesh Rroku
Të pranishëm
Elham Gjika, Xhule Çiraku
DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE TË DJALIT TË MADH TË MEHMET SHEHUT, VLADIMIRIT, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË DREJTORISË SË BRENDSHME TË TIRANËS, KOÇO JOSIFI
Proçes-verbal
(Dëshmie)
Tiranë më 18 Dhjetor 1981
Unë Koço Josifi, hetues i Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, pyeta në cilësinë e dëshmitarit Vladimir Shehun, i biri i Mehmetit, dhe i Fiqretes, i datëlindjes 1944, lindur dhe banues në Tiranë, Lagjia Nr.8, me arsim të lartë.
Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka, në bazë të nenit, të Kodit Penal.
DËSHMITARI
VLADIMIR SHEHU
Sot më datën 18 dhjetor 1981, rreth orës 7.00, unë shkova në punë në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Mekanike, në sektorin e Elektronikës. Në punë arrita rreth orës 7.20 dhe meqënëse aty nuk gjeta një material që më duhej, mora në telefon gruan Fatbardha Shehu, dhe e pyeta për të parë, nëse e kisha materialin në shtëpi, në dhomë, ajo pasi e pa, më tha që e ke këtu.
Atëherë unë u nisa menjëherë për në shtëpi, ku mbërrita rreth orës 7.40. Unë dija se babai duhet të zgjohej në orën 8.00, kështu në orën 7.55, i thashë mamasë që shko shikoje dhe zgjoje. Mamaja, shkoi ndërsa unë me gruan, Fatbardha Shehu, qëndruam në dhomën e mamasë, që është përballë dhomës së babait, në katin e dytë.
Mamaja sa u fut në dhomën e babait, u kthye menjëherë në dhomën tonë dhe na tha neve se; babai ka vrarë veten. Mesa mbaj mënd, se pasi mamaja na tha këtë njoftim, në dhomën e gjumit të babait, u fut gruaja ime Fatbardha Shehu, më duket se me Fatbardhën u fut edhe mamaja, të cilat menjëherë dolën përjashta.
Unë i mora menjëherë dhe i çova në dhomën time dhe pas i lashë aty, shkova në dhomën e gjumit të babait dhe e pashë që ishte shtrirë në shtrat, menjëherë dola dhe lajmërova Ali Çenon me interfon.
Pasi lajmërova Aliun, u futa në dhomë përsëri, i vura dorën në ballë, dhe pashë se kishte djersë të ftohta, ngrita mbulesën dhe pashë plagën, në krahun e djathtë të tij, pashë një pistoletë, dhe në kokën e krevatit një letër.
Në këtë kohë, erdhi Ali Çeno, ndërsa pas tij erdhën mjekët dhe shokët e tjerë. Shokët që erdhën, më thanë që merre atë letër që është tek koka e krevatit.
Unë e mora dhe e çova në dollapin e dhomës sime. Më pas ja dorëzova shokëve të Partisë. Ndonjë gjë tjetër, nuk kam për të thënë. Proçesin e lexova dhe pashë se thëniet e mia janë shkruar drejt, e firmosa.
HETUESI DËSHMITARI
KOÇO JOSIFI VLADIMIR SHEHU
DOKUMENTI ARKIVOR ME PROÇES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE, TË FATBARDHA SHYTI SHEHU, NUSJA E DJALIT TË MADH TË MEHMET SHEHUT, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË TIRANËS, KOÇO JOSIFI
Proces-verbal
(Dëshmie)
Tiranë më 20 Dhjetor 1981
Unë Koço Josifi, Kryetar i Degës së Hetuesisë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, në prani të shokut Elham Gjika, pyeta në cilësinë e dëshmitares, qytetaren Fatbardha Shehu, e bija e Tanushit dhe e Sutes, datëlindja 1949, lindur dhe banuese në Tiranë, lagja Nr.10, Rruga “Bajram Curri” me arsim të lartë, inxhiniere në Ministrinë e Mbrojtjes. Dëshmitarja, u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka, në bazë të nenit 202 të Kodit Penal.
Dëshmitarja
Fatbardha Shehu
Mbasi u pyet rreth çështjes deklaroi:
Në datën 17 Dhjetor 1981, unë së bashku me Mehmet e Fiqrete Shehun, kemi ngrënë drekën së bashku, ora nuk më kujtohet, por di që ai ishte kthyer nga një mbledhje që kishte patur. Mua më kujtohet se kemi qenë ne të tre në drekë. Nuk më kujtohet nëse kanë qenë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, për drekë. Mesa më kujtohet, pasi mbaruam drekën, unë kam ikur në dhomën time të gjumit, ndërsa Mehmet dhe Fiqrete Shehu, u ngjitën edhe ata në dhomat e tyre të gjumit, që i kanë afër njëri tjetrit.
Mbas këtij rasti, unë Mehmet Shehun, nuk e kam parë më dhe nuk e di se kur është kthyer në mbrëmje në shtëpi, pasi vetë nuk e kam parë, por që më kanë thënë se atë natë, është kthyer pas orës 20.00. Këtë e them për arsye se rreth orës 20.00, të datës 17.12.1981, pjesëtarët e tjerë të familjes hëngrën bukë, me përjashtim të Fiqretit dhe aty rreth orës 20.15, unë jam ngjitur lart në dhomën time të fjetjes, së bashku me vajzën.
Vura vajzën në gjumë, dhe vetë rrija shtrirë, pasi isha sëmurë, dhe po shihja televizorin, që kisha në dhomë. Mbas pak ka ardhur dhe Vladimiri në dhomë, dhe aty kemi qëndruar së bashku duke parë televizor. Aty rreth orës 23-23.30, në dhomën tonë erdhi Fiqrete Shehu dhe na tha mua dhe Vladimirit, se unë po shkoj të fle, ndërsa Mehmeti, do të punojë deri vonë, se ka punë. Ne i thamë se çfarë pune ka ai, pasi vajti vonë dhe pse nuk shkon të flejë dhe ai?!
Fiqretja na tha se ai ka punë, dhe na porositi që të mos ta shqetësojmë, se nuk përqendrohet dot, kur i shkon njeri në dhomë. Ajo më tha që ta zgjoj nesër, në orën 8.00 të mëngjesit. Mbas kësaj, Fiqretja u largua nga dhoma jonë, duke na thënë se po shkonte tek dhoma e saj, për të fjetur. Unë me Vladimirin, vazhduam të rrinim akoma, duke parë televizor, e duke lexuar ndonjë libër, pasi unë si e sëmurë që isha, kisha pagjumësi dhe shqetësime nga shtatzënia.
Mbas një farë kohe, duhet të ketë qenë ora 00.30 e datës 18 Dhjetor 1981, unë dhe Vladimiri, i thanë njëri tjetrit që të shkojmë e ta shikojmë njëherë, se çfarë po bën Mehmet Shehu, a ka fjetur apo jo, e se çfarë pune ka, që po qëndron kaq vonë?! Mbas kësaj, jemi ngritur të dy e kemi vazhduar rrugën drejt korridorit dhe kur arritëm tek ashensori, pamë nga e çara e fundit të derës së studios së Mehmet Shehut, në katin e dytë, kishte dritë.
Menduam se ai po vazhdonte të punonte dhe diskutuam me njëri tjetrin, nëse do të shkonim, apo nuk do të shkonim, e t’i thoshim se pse po rri kaq vonë e, pse nuk shkon të flesh. Duke menduar se ai mund të na thoshte se pse më shqetësoni, e ikni e flini, ne nuk i shkuam fare në studio, por shkuam në dhomën tonë e, fjetëm. Mesa më kujtohet, në datën 18 Dhjetor 1981, jam zgjuar nga gjumi në orën 6.30. Gjithashtu mbaj mënd se, pasi jemi kthyer nga dhoma e gjumit me Vladimirin, mbyllëm dritën e, nuk kaloi shumë kohë, që më zuri gjumi.
Po kështu edhe Vladimiri, fjeti me mua dhe ai u ngrit nga gjumi mëngjesin e datës 18.12.1981, rreth asaj ore që i zgjova edhe unë. Sqaroj se unë me Vladimirin, shkuam për të parë nëse kishte rënë për të fjetur apo jo, Mehmet Shehu, vetëm nga meraku i jonë, pasi Fiqretja na tha se ai, do të rrijë deri vonë, për të punuar. Kur neve shkuam për të parë, në korridor nuk kishte asnjë lëvizje. Vladimiri pasi është ngritur nga gjumi, është nisur për të shkuar në punë, ndërsa unë bëra gati vajzën time, për në shkollë, të cilën e çova rreth orës 7.30. Ndërsa vetë shkova në dhomën e gjumit të Fiqrete Shehut, për ta parë, se kishte nja dy ditë, që ankohej se ishte sëmurë.
Kur hapa derën e dhomës së gjumit të Fiqretes, që e kishte pa çelës, ajo hapi dritën e abazhurit, që e ka tek koka e krevatit, unë e pyeta se si ishte, ajo më tha që; mirë jam dhe më pyeti a e pe, nëse është ngritur Mehmeti? Unë i thashë se; duhet të jetë ngritur, pasi pashë dritë në studio, tani që kalova në korridor dhe erdha tek ti. Fiqretja u ngrit, doli nga dhoma e saj dhe shkoi tek dera e studios së Mehmet Shehut, që e ka ngjitur në dhomën e gjumit, dhe shtyti dorezën, për të hapur derën, por dera ishte e mbyllur.
Pastaj ajo e thirri dy herë në emër, por nuk ju përgjigj njeri. Atëherë Fiqreti, më tha mua që isha duke ndenjur tek salloni i dhomës së gjumit të Fiqretit dhe Mehmetit, se ndoshta Mehmeti ka harruar dritën ndezur dhe është duke fjetur. Unë i thashë se më ka kërkuar Vladimiri në telefon, nga qendra e punës së tij, dhe më pyeti nëse kishte lënë ndonjë informacion në çantën e tij, se i duhej për tek Komiteti i Partisë. Unë, pasi pashë çantën dhe gjeta informacionin, i thashë Vladimirit, se këtu e kishte lënë informacionin.
Ai më tha që do të vinte ta merrte, pasi mendoi se e kishte lënë në punë informacionin. Mbas kësaj bisede në telefon me Vladimirin, unë kam shkuar përsëri në dhomën e gjumit të Fiqrete Shehut, dhe ashtu kemi vijuar të rrinim, Fiqretja shtrirë në krevat, ndërsa unë rrija në një kolltuk, që ishte në dhomë. Nuk kaloi shumë kohë, ndoshta ka qenë ora 7.55, kur erdhi Vladimiri në dhomën ku isha unë me Fiqretin. Vladimiri na pyeti, se çfarë po bënim, neve i thamë se po presim të shkojë ora 8.00, që të zgjojmë nga gjumi Mehmetin.
Vladimiri na tha që; zgjojeni tani nga gjumi, se vajti ora dhe nuk prish ndonjë punë. Pas kësaj, Fiqreti doli nga dhoma e gjumit të saj dhe shkoi për tek dhoma e Mehmetit për të hapur derën, dhe pa kaluar as një minutë, doli në mes të korridorit, duke ngritur duart nga ne të dy, dhe na tha që; mbaroi. Mbas kësaj unë kam dalë nga dhoma e gjumit të Fiqretit dhe u futa në dhomën e gjumit të Mehmetit, por duke menduar se ai ishte në studio, nuk pashë nga krevati i tij dhe u futa direkt në studio, ndërsa Fiqretja me Vladimirin, u futën direkt në dhomën e gjumit dhe po qëndronin tek krevati i Mehmet Shehut.
Atje dëgjova Fiqretin, tek thoshte; “ç’bëri, ç’bëri”?! u ktheva nga studio në dhomën e gjumit dhe në krevat pashë të shtrirë Mehmet Shehun, me fytyrë të verdhë, e nuk pashë gjë tjetër. Dhe kjo, pasi Vladimiri më nxori jashtë menjëherë, e pastaj unë shkova në dhomën e gjumit të Fiqretit. Dëgjova që Vladimiri, lajmëroi mjekët dhe oficerët që të vinin. Unë, nuk jam futur më në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, dhe as nuk di se çfarë është bërë më tej, nga njerëzit që erdhën në dhomë. Memorie.a
Gjithçka varet nga qetësia juaj sot. Mos u irritoni e nervozoni nëse doni të arrini qëllimin tuaj. Kujdes nga pretekstet e kota mbi të gjitha ndaj partnerit tuaj por edhe ndaj të tjerëve.
DEMI
Hëna në shenjë do t’ju ofrojë optimizëm dhe qetësi e me sjelljen tuaj do të tërhiqni pas vetes persona pozitivë të cilët mund të japin një ndihmë të vlefshme. Mos u mundoni të bëni fjalë me asnjë sot pasi kjo nuk do ju sjell asgjë të mirë.
BINJAKËT
Sot asnjë nga idetë dhe punët që keni për të bërë nuk do të realizohet ndaj mos u përpiqni që të arrini diçka me zor. Situata ekonomike paraqitet e vështirë ndaj mos shpenzoni për gjëra të kota.
GAFORRJA
Për fat të keq sot ,Hëna, udhëheqësja juaj, do të udhëtojë në një drejtim të kundërt me ju e do t’ju zgjojë melankoli të çuditshme e shumë pasiguri të cilat do të jenë të pakëndshme.
LUANI
Evitoni batutat e pakëndshme dhe shakatë e rënda. Kujdes nga dashuritë me shikim të parë të cilat mund të vinë atëherë kur nuk e pret dhe karakteri juaj pasionant do të bënte që të harronit në moment punët dhe detyrat për të vrapuar pas një dashurie të re.
VIRGJËRESHA
Ata, të cilët kanë kaluar vështirësi duhet me patjetër të bëjnë pak pushim e të mos mendojnë për asgjë me rëndësi. Do të njihni një person interesant që mund t’u bëjë një ofertë për një punë ose për një bashkëpunim me kohë të pjesshme.
PESHORJA
Fati dhe projektet ambicioze do t’ju shoqërojnë sot në të gjitha fushat. Me partnerin do të kaloni një mbrëmje të këndshme duke krijuar një çift të përkryer.
AKREPI
Thellë në shpirt sot do ta ndjeni mungesën e shumë gjërave. Më mirë mos u ankoni e përpiquni ti jetoni gjërat si i sjell jeta sepse vetëm kështu do të arrini të ktheni qetësinë.
SHIGJETARI.
Bëjini mirë llogaritë nëse nuk doni të jeni të detyruar të përgjigjeni për një çështje që nuk ju përket. Nëse doni të merrni maksimumin në këto ditë duhet të mendoheni mirë para se të flisni pasi do të rrethoheni nga njerëz.
BRICJAPI
Sot do të hasni një pengesë e cila mund t’ju gjejë të papërgatitur. Mos ha inat me fatin sepse i keni të gjitha mundësitë për të përballuar vështirësitë.
UJORI
Sot dukeni se jeni të vendosur për ta bërë jetën tuaj më të vështirë duke zgjidhur probleme të cilat askush nuk i vë re. Kushtojini më shumë kohë dhe kujdes personave që ju qëndrojnë afër.
PESHQIT
Sot do të keni me të vërtetë një ditë të këndshme. Kjo falë mendimeve inteligjente për çështje personale por edhe ato që kanë të bëjnë me punën. Përpiquni të çliroheni nga ndjenjat e fajit dhe të veproni me arsye të ftohtë.
Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.
Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Në relievet malore në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për diten e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.
Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.
Nga 1 gushti i vitit 2025 në vendin tonë do të lejohet gjuetia në disa zona të paracaktuara. Kështu thuhet në projektligjin më të fundit “Për gjuetinë” të Ministrisë së Mjedisit në të cilin bëhet me dije se do të ketë ndëshkime në formën e gjobave deri në 1.3 milionë lekë.
Përkatësisht gjuetia në zonat e ndaluara për gjueti, dënohet me gjobë, në masën 500 mijë lekë deri në 1 300 000 lekë.
“Gjuetia e kafshëve të egra, që nuk janë në listën e llojeve, objekt gjuetie sipas pikës 2 të nenit 4 dënohet me gjobë, në masën 500 000 lekë deri në 1 300 000 lekë.
Ushtrimi i gjuetisë në vendet e ndaluara për gjueti sipas pikës 1 të nenit 15 dënohet me gjobë, në masën 200 000 lekë deri në 650 000 lekë. Ushtrimi i gjuetisë pa pasur me vete lejen e gjuetisë sipas pikës 2 të nenit 36, dënohet me gjobë, në masën 130 000 lekë. Ushtrimi i gjuetisë pa pasur leje të vlefshme gjuetie sipas pikës 3 të nenit 36 dënohet me gjobë, në masën 400 000 lekë”, thuhet në projektligj.
Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se vrasja apo zënia e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, duke përdorur mjete dhe metoda, teknika dhe mjete të ndaluara në, dënohet me gjobë, në masën në masën 500 000 lekë deri në 1 300 000 lekë.
“Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor me gjobë, si më poshtë: veprimet e ndaluara në gjueti sipas pikës 1 të nenit 41 dënohen me gjobë në masën 400 000 lekë deri në 800 000 lekë; kapja, vrasja apo apo zënia e individëve të llojeve të shqiponjës sipas pikës 2 të nenit 41, dënohet me gjobë, në masën në masën 1 300 000 lekë; kapja, vrasja ose shfarosja e faunës së egër dhe popullatave të tyre duke përfshirë vezët e tyre sipas pikës 3 të nenit 41 dënohet me gjobë në masën 1 000 000; ushtrimi i gjuetisë me armë, që nuk lejohen për t’u përdorur si armë gjuetie sipas pikës 1 të nenit 42 dënohet me gjobë, në masën 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë”, nënvizohet në projektligj.
USHTRIMI I GJUETISË
Gjuetia duhet të ushtrohet vetëm brenda sezonit të hapur për gjueti duke respektuar periudhën e riprodhimit derisa të vegjlit të ndahen nga nëna, dhe të folezimit derisa të vegjlit të mësojnë të fluturojnë, që përcaktohet sipas kritereve gjeografike, klimatike dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë.
Për çdo vit, ministria publikon hapjen e sezonit të gjuetisë në faqen e saj zyrtare. Kohëzgjatja e gjuetisë sipas llojeve, si dhe ditët e lejuara për gjueti, brenda sezonit të gjuetisë, caktohen me urdhër të ministrit.
“Rezervate të mbarështimit shpallen territore të pyjeve dhe kullotave, jo më të vogla se 50 ha, në të cilat fauna e egër mbarështohet në gjendje gjysmë të egër me ndërhyrjen e njeriut me ushqim, me kushte strehimi e shumimi.
Krijimi i rezervateve të mbarështimit mbështetet në këto kritere: zona të ketë qenë tradicionalisht habitat i llojeve që do të mbarështohen; sipërfaqja e saj të jetë biologjikisht e mjaftueshme për jetesën normale të llojeve; zona të plotësojë kushtet për ushqim dhe riprodhim; shtimi dhe ripopullimi të bëhen me lloje vendase tradicionale; të përcaktohen qartë në terren dhe në harta kufijtë e zonës. Rezervatet e mbarështimit shpallen me urdhër të ministrit”, thuhet në projektligj.
Këto zona do të jepen me qira tek persona fizik ose biznese, përmes një konkurrimi publik, dhe afati i kontratës do të jetë 10 vite. Qiraja e zonës do të jetë sa 50% e vlerës së gjuetisë vjetore të kafshëve të egra e llogaritur sipas çmimeve të tregut. Por për fazën e konkurrimin do të caktohet një çmim tavan.