Home Blog Page 2685

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi! Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara. Ja kriteret që duhen plotësuar, gjobat deri në 1.3 milionë lekë

0

Nga 1 gushti i vitit 2025 në vendin tonë do të lejohet gjuetia në disa zona të paracaktuara. Kështu thuhet në projektligjin më të fundit “Për gjuetinë” të Ministrisë së Mjedisit në të cilin bëhet me dije se do të ketë ndëshkime në formën e gjobave deri në 1.3 milionë lekë.

Përkatësisht gjuetia në zonat e ndaluara për gjueti, dënohet me gjobë, në masën 500 mijë lekë deri në 1 300 000 lekë.

“Gjuetia e kafshëve të egra, që nuk janë në listën e llojeve, objekt gjuetie sipas pikës 2 të nenit 4 dënohet me gjobë, në masën 500 000 lekë deri në 1 300 000 lekë.

Ushtrimi i gjuetisë në vendet e ndaluara për gjueti sipas pikës 1 të nenit 15 dënohet me gjobë, në masën 200 000 lekë deri në 650 000 lekë. Ushtrimi i gjuetisë pa pasur me vete lejen e gjuetisë sipas pikës 2 të nenit 36, dënohet me gjobë, në masën 130 000 lekë. Ushtrimi i gjuetisë pa pasur leje të vlefshme gjuetie sipas pikës 3 të nenit 36 dënohet me gjobë, në masën 400 000 lekë”, thuhet në projektligj.

Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se vrasja apo zënia e llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, duke përdorur mjete dhe metoda, teknika dhe mjete të ndaluara në, dënohet me gjobë, në masën në masën 500 000 lekë deri në 1 300 000 lekë.

“Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor me gjobë, si më poshtë: veprimet e ndaluara në gjueti sipas pikës 1 të nenit 41 dënohen me gjobë në masën 400 000 lekë deri në 800 000 lekë; kapja, vrasja apo apo zënia e individëve të llojeve të shqiponjës sipas pikës 2 të nenit 41, dënohet me gjobë, në masën në masën 1 300 000 lekë; kapja, vrasja ose shfarosja e faunës së egër dhe popullatave të tyre duke përfshirë vezët e tyre sipas pikës 3 të nenit 41 dënohet me gjobë në masën 1 000 000; ushtrimi i gjuetisë me armë, që nuk lejohen për t’u përdorur si armë gjuetie sipas pikës 1 të nenit 42 dënohet me gjobë, në masën 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë”, nënvizohet në projektligj.

USHTRIMI I GJUETISË

Gjuetia duhet të ushtrohet vetëm brenda sezonit të hapur për gjueti duke respektuar periudhën e riprodhimit derisa të vegjlit të ndahen nga nëna, dhe të folezimit derisa të vegjlit të mësojnë të fluturojnë, që përcaktohet sipas kritereve gjeografike, klimatike dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për gjuetinë.

Për çdo vit, ministria publikon hapjen e sezonit të gjuetisë në faqen e saj zyrtare. Kohëzgjatja e gjuetisë sipas llojeve, si dhe ditët e lejuara për gjueti, brenda sezonit të gjuetisë, caktohen me urdhër të ministrit.

“Rezervate të mbarështimit shpallen territore të pyjeve dhe kullotave, jo më të vogla se 50 ha, në të cilat fauna e egër mbarështohet në gjendje gjysmë të egër me ndërhyrjen e njeriut me ushqim, me kushte strehimi e shumimi.

Krijimi i rezervateve të mbarështimit mbështetet në këto kritere: zona të ketë qenë tradicionalisht habitat i llojeve që do të mbarështohen; sipërfaqja e saj të jetë biologjikisht e mjaftueshme për jetesën normale të llojeve; zona të plotësojë kushtet për ushqim dhe riprodhim; shtimi dhe ripopullimi të bëhen me lloje vendase tradicionale; të përcaktohen qartë në terren dhe në harta kufijtë e zonës. Rezervatet e mbarështimit shpallen me urdhër të ministrit”, thuhet në projektligj.

Këto zona do të jepen me qira tek persona fizik ose biznese, përmes një konkurrimi publik, dhe afati i kontratës do të jetë 10 vite. Qiraja e zonës do të jetë sa 50% e vlerës së gjuetisë vjetore të kafshëve të egra e llogaritur sipas çmimeve të tregut. Por për fazën e konkurrimin do të caktohet një çmim tavan.

FOTOT/Jo vetëm s*ksi, por edhe të sukesshme! Kush janë baskebollistet binjake që kanë “pushtuar” listën e revistës Forbes

0

Ato nuk janë vetëm të njohura në SHBA por edhe shumë të suksesshme. Bëhet fjalë për motrat binjake Haley dhe Hana Cavider, 23-vjeçe, të cilat u bën super yje në moshë të re.

Arritjet e tyre në fushën e basketbollit, por dhe jashtë tij, u kanë dhënë atyre një vend në listën “30 nga 30” të revistës së famshme amerikane Forbes.

Revistë në të cilën pranohen personalitete të suksesshme nga sporti, arti, biznesi, shkenca apo teknologjia që janë nën 30 vjeç.

Motrat binjake që luajnë basketboll në Universitetin e Miami dhe kanë mbi 6.5 milionë ndjekës në TikTok dhe Instagram, janë ndër historitë më të mëdha të suksesit të sporteve të kolegjit.

Vetëm vitin e kaluar, ato kanë bashkëthemeluar markën e kozmetikës Hustle Beauty dhe aplikacionin e fitnesit TËOgether dhe kanë investuar në prodhimin e pijeve Slate Milk.

Ndonëse motrat thuhet se kanë fituar disa milionë dollarë vetëm nga reklamat, sporti nuk i ka lënë të largohen. Pasi të dyja kishin përfunduar tashmë karrierën e tyre në kolegj, ata u kthyen për sezonin 2024/2025, vetëm për kënaqësinë e fansave të tyre.

Moment i artë në karrierë, Mirlind Daku shpallet sportisti më i mirë i Republikës së Tatarstanit

0

Mirlind Daku po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shpallur sportisti i vitit në Republikën e Tatarstanit në Rusi. 

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i tij, Rubin Kazani përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. 

”Sulmuesi ynë, i cili u bë një nga golashënuesit më të mirë të elitës së futbollit rus, dhe ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës, është shpallur sportisti i vitit 2024 në Republikën e Tatarstanit nga Business Online”, shkruan klubi i Rubin Kazanit. 

Daku në këtë sezon të garave ka nëntë gola e katër asistime në Superligën e Rusisë

Miratohet bonusi i pranverës, ja shuma dhe si ndahen kategoritë që përfitojnë. Zbardhet vendimi i qeverisë

0

Ashtu siç u premtua, vetëm pak muaj pas bonusit të fundvitit, pensionistët do të kenë gati një tjetër shpërblim, vlera e të cilit u miratua një ditë më parë në një mbledhje të posaçme qeverie.

Vlera e 20 mijë lekëve pension mujor do të jetë përcaktuese edhe në këtë rast për të bërë diferencimin e shpërblimit të radhës. Kështu, ata me pension baras ose mbi këtë fashë do të përfitojnë 5 mijë lekë bonus, ndërsa pensionet më të ulëta do marrin 10 mijë. Mbi 6 miliardë lekë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit ky vendim, ndërkohë që 2.2 miliardë të tjera do të shpërndahen për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë.

Më konkretisht, personat që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre. Në rishikimin e tretë që i është bërë buxhetit, Këshilli i Ministrave vendosi të japë edhe 1.4 miliardë lekë shtesë për fermerët për të vijuar me pagesat për përfituesit nga Skema Kombëtare si dhe janë shtuar me 1.6 miliardë lekë fondet për pushtetin vendor për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

VENDIMI

Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e enjte, miratoi Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024, vendim të cilin e bëri publik të nesërmen. Përmes ministrit të Financave, Petrit Malaj, u dhanë me tepër detaje mbi vendimin në fjalë që u mor pas analizës së ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.

“Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta. Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël”, – deklaroi Malaj në një video të shpërndarë për mediat.

Sipas ministrit, konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15 000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre, ndërkohë që u ndal edhe te bonusi i pranverës, masa e të cilit u përcaktua me këtë akt nromativ.

“Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6,3 miliardë lekësh”, – njofton ministri, i cili shtoi se në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

“Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë”, – shtoi ministri teksa bëri me dije se do të alokohet një fond shtesë prej rreth 1,6 miliardë lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

“Angazhimi i Ministrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi”, – nënvizoi ministri i Financave, Petrit Malaj.

SHPERBLIMET QE DO NDAHEN

  • 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.
  • 15,000 lekë për të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
  • 6.3 miliardë lekë për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej.
  • Bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

EMRAT/Do të vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit, dënohen me 27 vjet burg 3 “ushtarët” e Nuredin Dumanit

0

Gjykata e Posaçme bëri me dije ditën e djeshme se ka dënuar me 27 vjet burg së bashku Elvis Koçin, Ilirjan Feçin dhe Agim Gjinin, pjesë e dosjes “Plumbi i Arte” të shpallur fajtor për grabitje dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Të dënuarit Ilirian Feçi, Elvis Koçi dhe Agim Gjini, të cilët u shpallën fajtorë për “Vjedhje me dhunë” e “Sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, mes të cilave atë të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ngjarjet kishin ndodhur më 2011, 2013 dhe 2020 në Elbasan, Kavajë dhe Vorë.

Treshja u gjykuan me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë zbritjen me 1/3 e dënimit. Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, teksa u dënuan përkatësisht: Elvis Koçi, me 7 vite burg, për “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30 korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, e kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Ilirian Feçi, me 10 vite burg, për “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Agim Gjini, me 10 vite burg, për “Vjedhje me dhunë” në dëm të shtetasit Astrit Ademi, e kryer në datën 31 maj 2013, në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Më 4 tetor 2022, SPAK njoftoi se zbuloi përfshirjen e Ilirian Feçit edhe në një tjetër ngjarje që hetohet më vete, në grupin që do vriste Aleksandër Lahon në Shijak, i njohur edhe si “Rrumi”, me motive hakmarrjeje dhe luftë mes bandash kriminale, si kundërshtar i Kasandër Nogës. Shumat që paguheshin shkonin deri në 150 mijë euro. Pretenca u dha më 5 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixha etj..