Home Blog Page 2692

Kërcënonte me thikë dhe përndiqte nxënësit e shkollës së mesme në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit fizik

0

Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçar, i cili kërcënonte me thikë dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë.

Njoftimi i policisë:

Farkë, Tiranë

Kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), me të cilin ky shtetas kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kanoste me mjet prerës dhe përndiqte disa nxënës të shkollës në Krrabë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

“Progres i Malit të Zi dhe Shqipërisë më 2024”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, analiza e DW: Dy fjalët kyçe të përdorura nga udhëheqësit europianë

0

Dy ishin fjalët kyçe të përdorura nga udhëheqësit europianë gjatë samitit të fundit BE-Ballkani Perëndimor (BP): zgjerimi dhe integrimi gradual në tregun e përbashkët europian.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti i ri i Këshillit të BE-së, Antonia Costa, u shprehën me tone optimiste rreth procesit të zgjerimit dhe reformave që po ndërmarrin gjashtë shtetet e të Ballkanit Perëndimor në kuadër të anëtarësimit. Në fjalën e tyre para gazetarëve, ata njëzëri theksuan veçanërisht progresin e bërë nga Mali i Zi dhe Shqipëria gjatë vitit të fundit. Deri tani,BE dhe Shqipëria kanë hapur dy nga 35 grup-kapitujt e negociatave, më konkretisht atë të politikës së jashtme si dhe politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Mosmarrëveshjet me Greqinë

Pak para nisjes për në samit, kryeministri grek Mitsotakis i rikujtoi Shqipërisë respektimin e të drejtave të pakicës greke. Ai deklaroi para gazetarëve, se “Greqia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por vetëm me kushtin që Tirana të respektojë pakicën etnike greke”. Marrëdhëniet diplomatike mes të dy vendeve u tensionuan me arrestimin e kandidatit për bashkinë e Himarës. Fredi Beleri, i cili pas daljes nga qelia ku vuajti dënimin për blerje votashh, u ul në Parlamentin Europian si eurodeputet që përfaqëson partinë “Demokracia e Re”, kryetar i së cilës është Mitsotakis. “Ekziston një rrugë e vazhdueshme kushtëzimi, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të shkojë drejt Europës ” – tha Mitsotakis para se të udhëtonte drejt Brukselit për në samitin e Ballkanit BE-Perëndimor.

Një ditë më pas, në deklaratën e përbashkët të firmosur nga 27 shtetet anëtare të Unionit dhe gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, u theksua se: “Bashkimi Europian u bën thirrje partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtim të barabartë për anëtarët e pakicave”.

Migracioni

Një ndër temat kryesore për të cilën BE-ja vijon ta ketë prioritet sa herë që ulet në tryezë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është menaxhimi më i mirë i kufijve. Migracioni i paligjshëm mbetet një sfidë madhore, duke qenë se rajoni mbetet tranziti i emigrantëve që synojnë të mbërrijnë në Europën Perëndimore. Deri tani, BE përmes FRONTEX, realizon ruajtjen e përbashkët të kufirit vetëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, Shqipëria firmosi një vit më parë edhe një marrëveshje të rrallë me një shtet anëtar të BE-së, si Italia. Kjo e fundit kërkoi ndihmën e Shëipërisë për të menaxhuar krizën e migrantëve në ujërat e territorit të saj. Marrëveshja mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe homologut shqiptar, Edi Rama çoi në ngritjen e dy kampeve të refugjatëve, një në portin e Shëngjinit dhe një në fshatin e Gjadrit në Lezhë, ku do të shqyrtoheshin kërkesat për azil të emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika për në Itali përmes detit. Nga nënshkrimi i marrëveshjes e deri pak javë më parë, Italia dërgoi dy grupe të vogla emigrantësh, të cilët u kthyen mbrapsht në Itali pasi gjykatat italiane u shprehën kundër dërgimit të tyre në Shqipëri, me argumentimin se shkeleshin të drejtat e njeriut.

Në deklaratën e firmosur (18.12.2024) në Bruksel, shtetet anëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për “të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik në menaxhimin e migracionit”. Pavarësisht progresit të bërë, u tha në deklaratë, vijojnë të mbeten problematike çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar.

Plani i rritjes ekonomike për BP

Miliardat e investuara nga Bashkimi Europian në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit kanë si qëllim që të mbushin boshllëqet ekonomike të rajonit dhe ta sjellin atë më afër standardeve europiane. Sipas Costas, investime do të thotë “më shumë vende të reja pune dhe shërbime më të mira në dekadën e ardhshme”. Së bashku me von der Leyen, ata thanë se anëtarësimi në BE dhe integrimi gradual në tregun e përbashkët europian janë përparësitë kryesore.

“Që nga tetori i vitit 2020 kemi investuar 30 miliardë euro për rajonin, për ndërtimin e urave, rrugëve, rrjeteve që na lidhin dhe na sjellin më afër me njëri-tjetrin” – shefja e ekzekutivit të Unionit.

Ndër zhvillimet më të rëndësishme rajonale kanë qenë lëvizja pa viza mes shteteve ballkanike, marrëvëshja e Roaming dhe pagesa më të shpejta përmes SEPA (Single Euro Payment Area) që sjell kosto më të ulëta transfertash për qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor./DW

Ndikimi i 50 mijë studentëve të huaj në ekonominë shqiptare

0

NGA PROF. DR. GJOKË ULDEDAJ 

Forumi i parë i organizuar nga Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium” kishte në fokus rëndësinë e hapjes së tregut të arsimit të lartë për studentët e huaj, duke e parë në këndvështrimin e zhvillimit akademik, ndërkombëtarizimit të sistemit, përfitimeve ekonomike dhe shkëmbimeve kulturore. Shqipëria ka potencialet dhe mundësitë që të bëhet një destinacion i rëndësishëm për studentët e huaj, ashtu siç u bë destinacion në turizëm, me rezultate përtej pritshmërive tona. Kjo për faktin se sot në sektorin e turizmit nuk janë më problem numrat, por cilësia e ofertës turistike. Hapjen e tregut të arsimit të lartë për studentët e huaj do ta konsideroja një lëvizje strategjike dhe një prioritet i kohës, që jo vetëm forcon sistemin tonë arsimor, por na pozicionon si pjesë aktive në tregun global të dijeve dhe njohurive.

Për më tepër, prania e studentëve ndërkombëtarë rrit dhe zhvillon mjedisin akademik dhe nxit ndërkombëtarizimin e universiteteve. Prania e studentëve ndërkombëtarë sfidon universitetet tona, që të përmirësojnë kurrikulat dhe metodologjitë e mësimdhënies, për t’u kujdesur për një trup studentore më të larmishme. Për më tepër, prania e studentëve ndërkombëtarë do të rrisë rankingun global të universiteteve tona, për faktin se rankimi i universiteteve ndikohet edhe nga kritere të tilla si numri i studentëve të huaj dhe i pedagogëve ndërkombëtarë, krahas kritereve të cilësisë dhe sasia e publikimeve kërkimore-shkencore. Është fakt se Shqipëria ka kryer reforma të suksesshme në arsimin e lartë, por akoma nuk kemi të konsoliduar qëndrimet, për zhvillimin e arsimit për studentët e huaj. Ndërsa përfitimet e hapjes së tregjeve të arsimit të lartë për studentët e huaj janë të shumta, ka edhe sfida dhe konsiderata që duhen trajtuar. Një nga përfitimet më të menjëhershme dhe të dukshme të hapjes së tregjeve të arsimit të lartë për studentët e huaj është ndikimi ekonomik.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet me ekonomi në zhvillim siç jemi ne, ku rritja e numrit të studentëve të huaj do të ndikojë në të ardhura të konsiderueshme që vijnë nga tarifat e shkollimit, nga kosto e jetesës dhe nga shërbime të tjera. Kjo gjë u siguron universiteteve burime shtesë, për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe kërkimit-shkencor. Eksperienca e Malajzisë, që është kthyer në një destinacion popullor për studentët e huaj, tregon se në këtë vend, studentët e huaj kontribuojnë me rreth 1.2 miliardë euro në vit. Është me rëndësi të theksojmë se përfitimet ekonomike afatgjata, shtrihen përtej gjenerimit të menjëhershëm të të ardhurave. Kjo për faktin se një sistem i arsimit të lartë i zhvilluar mirë që tërheq studentë të huaj, mund të rezultojë në një “fitim të trurit”, për vendin. E thënë ndryshe një tjetër aspekt i rëndësishëm ekonomik është integrimi i tyre në tregun e punës, pas përfundimit të studimeve.

Eksperienca e disa vendeve evropiane si Mbretëria e Bashkuar kanë politika që u mundësojnë studentëve ndërkombëtarë të qëndrojnë dhe të punojnë për një periudhë pas diplomimit. Kjo jo vetëm që ndihmon studentët të fitojnë përvojë, por gjithashtu i jep një shtysë tregut të punës dhe ndihmon në zbutjen e mungesave të aftësive në sektorë të caktuar. Aktualisht, Shqipëria ka numrin më të ulët të studentëve të huaj në Evropë, përkundrejt disa vendeve të Ballkanit që po përjetojnë rritje të konsiderueshme. Serbia aktualisht ka 12,000 studentë të huaj, ndërsa Maqedonia ka rreth 5,000 studentë të huaj. Shqipëria aktualisht ka rreth 2,000 studentë të huaj, nga të cilët rreth gjysma janë nga trojet shqiptare. Megjithëse mund të themi me bindje se testi për të studiuar në Shqipëri është tejkaluar nga studentët italianë, që zënë rreth 51.7% të numrit total të studentëve të huaj.

Nëse vendi ynë arrin të tërheqë një numër të ngjashëm të studentëve të huaj, si vendet e rajonit në proporcion me numrin e popullsisë, kjo do të përkthehet në qindra miliona euro shtesë për ekonominë e vendit. Në rrethanat e funksionimit të këtij sistemi, parashikohet që në kuadrin e 5 viteve ky treg të tërheqë rreth 50.000 studentë të huaj, me një të ardhur të konsiderueshme që shkon në rreth 1 miliard euro. Statistikat dhe përvojat e vendeve të ndryshme tregojnë qartë se investimi në arsimin ndërkombëtar nuk është vetëm një mjet për përmirësimin e sistemit arsimor, por edhe një motor i fuqishëm për zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Përveç të ardhurave financiare, këto institucione kanë përfituar edhe nga diversiteti kulturor dhe akademik, duke forcuar kapacitetet e tyre kërkimore dhe shkencore. Në mënyrë të ngjashme, vendet e Ballkanit si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shfrytëzuar mundësitë që ofron arsimi ndërkombëtar për të forcuar ekonomitë e tyre dhe për të ndërtuar marrëdhënie të reja. Këto vende kanë demonstruar se me investimet e duhura dhe politikat e mira, është e mundur të rritet ndjeshëm numri i studentëve ndërkombëtarë dhe të rrisim nivelin e përfitimit ekonomik dhe shoqëror.

Aktualisht, Serbia ka raportuar rreth 150 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut rreth 50 milionë euro. Shqipëria është në një pozicion strategjik për të shfrytëzuar këto mundësi, por kërkohet një angazhim më i kujdesshëm i institucioneve arsimore, për të zbatuar reformat e nevojshme. Duke ndjekur modelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe duke mësuar nga përvojat e vendeve të tjera të Ballkanit, Shqipëria mund të krijojë një mjedis të favorshëm për studentët ndërkombëtarë, duke përmirësuar njëkohësisht edhe cilësinë e sistemit arsimor. Ky është një moment kritik për Shqipërinë. Nëse veprohet me vendosmëri dhe me një plan të qartë, Shqipëria mund të bëhet një destinacion i preferuar për studentët ndërkombëtarë, duke përfituar jo vetëm nga kontributi ekonomik që sjellin ata, por edhe nga ndikimi i tyre pozitiv në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të vendit. Përfitimet do të jenë të dukshme: ekonomia do të gjallërohet, marrëdhëniet ndërkombëtare do të forcohen dhe cilësia e arsimit do të rritet. Shqipëria duhet të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndërtuar një të ardhme më të pasur dhe të larmishme për të gjithë qytetarët e saj. Investimi në arsimin ndërkombëtar është një investim në të ardhmen e Shqipërisë dhe veprimet e duhura tani do të sjellin përfitime të qëndrueshme për shumë vite që vijnë. Sot jemi përpara faktit që Shqipëria nuk ka mundësi që t’i trajtojë këto kërkesa. Arsyet janë edhe subjektive, edhe objektive, që nuk varen nga ne, por kërkojnë rregullim ligjor. Në 20-vjeçarin e fundit, Shqipëria ka eksportuar shumë pedagogë që janë aktualisht në universitetet më prestigjioze në Evropë dhe në vendet të tjera. Ky kontingjent mund të vijnë dhe të angazhohen për mësimdhënie për module të veçanta. Është gjithashtu me rëndësi rekrutimi i stafit ndërkombëtar për shkak se programet e reja dhe zhvillimet, në veçanti ato teknologjike, kërkojnë një staf shumë më të specializuar në ato disiplina që janë në avangardë të shkencës dhe teknologjisë.

Aktualisht në të gjithë sistemin e arsimit të lartë, janë rreth 231 programe në gjuhë të huaj, ku 165 programe ofrohen nga IAL-të jo publike dhe 65 nga IAL-të Publike (këtu përfshihen edhe programet e studimit që ofrohen në dy ose më shumë gjuhë është shqipe dhe tjetra është gjuhë e huaj). Duhet të theksojmë se pjesa më e madhe e këtyre programeve nuk po shfrytëzohen, megjithëse edhe përpjekjet kanë qenë të kufizuara. Në Shqipëri, ky aspekt është ende i pashfrytëzuar. Me një treg pune që shpesh ka nevojë për specialistë të kualifikuar, mundësia për të lejuar studentët e huaj të punojnë pas diplomimit do të ishte një ndihmë e madhe për ekonominë dhe bizneset vendase. Nga ana tjetër, prania e studentëve të huaj rrit diversitetin kulturor dhe përmirëson cilësinë e arsimit, duke sjellë perspektiva dhe metoda të reja mësimdhënieje.

Shqipëria mund të përfitojë në mënyrë të ngjashme nga ky diversitet. Tirana është një nga qytetet më të bukura për të jetuar të rinjtë, jo vetëm për stilin e jetës, por edhe për natyrën dhe pozicionin gjeografik. Kjo pasuron jo vetëm jetën studentore, por edhe atë shoqërore. Pasi ka studentë që vijnë për të studiuar, por me plane për të punuar dhe jetuar në Shqipëri. Për t’i ardhur në ndihmë këtij procesi, institucionet arsimore duhet të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese, përfshirë modernizimin e kampuseve, përmirësimin e shërbimeve studentore dhe zgjerimin e programeve të ofruara në gjuhë të huaja. Gjithashtu, është me rëndësi bashkëpunimi me agjenci arsimore ndërkombëtare për të promovuar programet tona të studimit dhe për të tërhequr sa më shumë studentë nga vende të tjera. Kjo realizohet duke krijuar zyra të posaçme për studentët ndërkombëtarë, të cilat do të ofrojnë ndihmë për strehim, këshillim akademik dhe mbështetje për integrimin social. Tërheqja e studentëve ndërkombëtarë është një garë, që duhet fituar brenda 5 viteve të ardhshme, ndërsa vendi ynë i ka kapacitet të tërheqë dhe të presë deri në 50.000 mijë studentë të huaj.

*Rektor i Kolegjit Universitar “Qiriazi”, fjala e mbajtur më 12.12.2024, në krijimin e Ligës së Universiteteve “Gjon Durrahium

Nga 1 janari 2025-ës, 177 mijë pensionistë në Tiranë me abone falas! Kategoritë që përfitojnë dhe afati i aplikimit

0

Prej 1 janarit 2025, Bashkia e Tiranës do të bëjë subvencionimin 100% të biletës së abonesë për pensionistët.

Ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili bashkë me lajmin, dje nga salla e Këshillit Bashkiak u bëri thirrje të gjithë pensionistëve që të paraqiten në njësitë e tyre administrative me një kartë identiteti, për t’u regjistruar në mënyrë që të mund të marrin falas abonenë e përgjithshme.

“Me këtë buxhet ne bëjmë subvencionimin 100% të abonesë së përgjithshme për pensionistët. Nuk mund të japim një shifër të saktë, sepse nuk e dimë sa pensionistë do ta përdorin shërbimin, pasi do të jetë në varësi të frekuencës së marrjes së shërbimit. Ne do të bëjmë një raportim çdo muaj, pra sa pensionistë e kanë marrë si shërbim për të parë edhe shifrën e saktë të subvencionit. Ndërkohë, siç e dini, Bashkia e Tiranës tashmë e subvencionon transportin publik edhe për pjesën tjetër të qytetarëve, pra bileta me analizën financiare është 50 lekë, por 10 lekë i paguan Bashkia e Tiranës, pikërisht për të mos u shtuar barrën qytetarëve”, u shpreh Veliaj.

BURSAT PER NXENESIT

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje vendimin për dhënien e bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2024– 2025. Ky vendim synon të mbështesë financiarisht nxënësit që ndjekin arsimin bazë dhe të mesëm në institucionet arsimore publike të kryeqytetit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin dhe edukimin e tyre.

“Për sa i përket solidaritetit dhe bursave, është në nderin e Bashkisë së Tiranës dhe këtij Këshilli Bashkiak, që u jep 2500 bursa ekselentëve, për çunat e gocat me 10-a. Duam ta vijojmë këtë ritëm dhe dua të falënderoj të gjithë nxënësit e shkëlqyer. Të gjithë i kemi njësoj, por ata që bëjnë një përpjekje ekstra të veçantë janë krenari për qytetin. Jam i vendosur që të vijojmë t’i bëjmë këto pagesa. Ndërkohë, 451 i kemi për arsimin profesional publik. Kjo do të thotë, kryesisht për nxënës që vijnë nga Zall-Herri, ZallBastari, pra që nuk e kanë mundësinë të shkojnë e vijnë përditë, por rrinë në konvikte dhe kanë bursë nga Bashkia e Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar nxënësit dhe familjet në nevojë, duke lehtësuar barrën financiare dhe duke krijuar një mjedis më të favorshëm për arsimim.

INVESTIMET NE SHKOLLA

Për herë të parë në historinë e saj si kryeqytet, Tirana ka ndërtuar brenda një periudhe 9-vjeçare 109 çerdhe dhe kopshte, si dhe 45 shkolla të reja. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak prezantoi projektet e reja për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore.

“Përsa i përket infrastrukturës arsimore, ky këshill bashkiak duhet të jetë super krenar, sepse në këto 9 vite kemi bërë 109 kopshte dhe çerdhe që nuk ishin përpara, pra disfunksionale ose nuk ekzistonin fare 109 kopshte dhe çerdhe dhe 45 shkolla. Ka nga ata që lodhen duke i dëgjuar, që ne i kemi bërë 45 shkolla”, u shpreh Veliaj duke vënë në dukje se projektet për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve në kryeqytet janë ende në punë e sipër. Sipas kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni shtatë objekte të reja arsimore, përfshirë këtu çerdhe, kopshte dhe shkolla.

Ndërtim kopshti dhe çerdheje të integruar në zonën e ish-shkollës 9-vjeçare “Migjeni”; Ndërtim i palestrës dhe ambienteve shtesë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” e shumë të tjera, ndërkohë që Veliaj nënvizon se janë lidhur kontratat për ndërtimin dhe rikonstruksionin e disa shkollave të tjera si “Edit Durham”; “Shyqyri Peza”; “Ibrahim Hima”; “Mersin Duqi” Ndërtim i shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë. Gjithashtu, po ndërtohen dhe 2 objekte “Ndërtim i shkollës 9 vjeçare Arbanë dhe ndërtim i shkollës Profesionale. Veliaj theksoi se janë planifikuar edhe projektimi dhe ndërtimi i katër shkollave të reja, një në Rrugën e Elbasanit, një tjetër në Njësinë 1, 5 dhe 7.

Kategoritë e pensionistëve që përfitojnë

Bashkia e Tiranës ka publikuar një ditë më parë disa çaste nga aplikimi i disa të moshuarve në radhë për të përfituar abone falas nga janari i vitit të ardhshëm. Nëse deri dje e moshuara shpenzonte mesatarisht 2400 lekë në muaj për të udhëtuar me urbanë, tanimë ajo mund të udhëtojë lirshëm në çdo linjë autobusi, tërësisht falas.

“Jam 74 vjeç, po aboneja më duhet se vazhdoj punoj. Zgjedhja ime sepse pensionin e kam të vogël, 178 mijë. Për ne është ndihmë e madhe se harxhoj 80 lekë vajtje-ardhje”, tha pensionistja. Si kjo e moshuar janë edhe me dhjetëra të tjerë, të cilët janë paraqitur pranë njësive administrative për të aplikuar për abone falas.

“Jam 82 vjeç, qarkulloj sepse edhe dalim mërzitemi, edhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne”, tha një i moshuar.

“Unë jam në një moshë madhore 80 vjeç. Kjo është një ndihmë shumë e madhe”, tha një e moshuar. Përfaqësues të njësisë administrative thonë se interesi i të moshuarve për t’u pajisur me abone falas është e lartë.

“Interesi ka qenë i lartë me dhjetëra pensionistë janë paraqitur. Brenda 24 orëve janë 65 regjistrime”, tha Erjola Ndoci, përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, njësia 10. Pas aplikimit me kartë identiteti, pensionistët duhet të tërheqin abone vetëm në 5 pika të autorizuara nga Bashkia e Tiranës dhe që janë të shpërndara në kryeqytet.

“Konkretisht janë 5 pika të tërheqjes së aboneve, kioska tek 15-Katëshi, rruga ‘Urani Pano’. Pika e dytë te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga ‘Muhamet Gjollesha’. Pika e tretë te Biblioteka Kombëtare, rruga ‘Luigj Gurakuqi’, te kioska te ‘Brryli’, bulevardi ‘Zhan D’Ark’, te Stacioni i Trenit, rruga ‘Reshit Petrela’”, tha Ndoci.

Deri në fund të dhjetorit pensionistët mund të aplikojnë për të përfituar abone falas. Janë 177 mijë pensionistë që pritet të përfitojnë nga vendimi i Bashkisë së Tiranës.

“Doli nga banja lakuriq dhe tentoi të më p*rdhunote!”- Akuzat e rënda të fëmijëve që mbytën me jastëk të atin, 26-vjeçarja hedh poshtë pretendimet e të vëllait

0

Të tjera detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja e rënë në Greqi, ky motër e vëlla kanë mbytur me jastëk të atin në shtëpinë e tyre, me bashkëpunimin e bashkëshortit të vajzës së viktimës.

Djali i 66-vjeçarit i qëndron pretendimit fillestar, duke thënë se ai është abuzuar vazhdimisht nga babai i tij. 22-vjeçari ka pohuar në polici se babai i tij kishte abuzuar seksualisht me të më shumë se një herë.

“Ai doli nga banjo lakuriq me thikë dhe u përpoq të më përdhunonte”, u tha ajo oficerëve, duke shtuar: “Ai po më bërtiste se donte ta bënte për herë të fundit”.

Banesa ku ndodhi krimi
Banesa ku ndodhi krimi

Mirëpo, një qëndrim tjetër jep motra e 22-vjeçarit, e cila në mënyrë indirekte i ka mohuar fjalët e tij. Siç tha ajo në polici, vëllai i saj nuk i kishte thënë asnjëherë se babai i tyre kishte abuzuar me të.

Për krimin e rënd akuzohen djali dhe vajza e 66-vjeçarit, si dhe dhëndri i viktimës, i cili dhe ai ka pretenduar se ngjarja ndodhi në tentativë për vetëmbrojtje.

Avokati i të rinjve deklaroi se ndjekja penale e ngritur ndaj tyre është për vrasje të përbashkët në gjendje të qetë shpirtërore dhe nga hetuesi u dha një afat për të kërkuar falje.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur për hetuesit grek, por sipas Protothema, paraprakisht dyshohet se motivi ka qenë financiar, pasi në banesën e tyre janë gjetur 12 mijë euro.

Krimi ka tronditur komunitetin lokal, kryesisht për dinamikën e tij, pasi autorët dyshohet se kanë sulmuar 66-vjeçarin teksa ai ishte duke fjetur dhe me doreza i kanë vendosur një jastëk në fytyrë duke i shkaktuar mbytjen deri në vdekje.

Viktima
Viktima

Më pas, në përpjekje për të mashtruar autoritetet, i kanë hequr rrobat viktimës, i kanë vënë një thikë në dorë dhe e kanë çuar në shkallët e bodrumit të shtëpisë, ku është gjetur nga policia.

Çfarë i tradhtoi autorët e krimit të tmerrshëm

Para krimit, djali 22-vjeçar kishte telefonuar autoritetet dhe kishte thënë se i ati e kishte sulmuar dhe tentuar ta përdhunonte.

Pretendimet e autorëve të dyshuar nuk kanë bindur policinë dhe pas një hetimi të plotë, ka dalë në pah përfshirja e tyre. Në fakt telefonata e 22-vjeçarit është vlerësuar nga autoritetet si e dyshimtë dhe kanë kthyer vëmendjen tek ai.

Banesa ku ndodhi krimi
Banesa ku ndodhi krimi

“Që në fillim vendndodhja ku u gjet trupi i 66-vjeçarit nuk ishte fiksuar. Gjithashtu, pretendimet se djali ishte sulmuar nga babai i tij nuk ishin bindëse. Bëhet fjalë për një burrë shtatlartë ndërsa viktima ishte i imët”, vunë në dukje burime me njohuri për rastin.

Pas krimit, autorët kanë djegur provat e krimit, jastëk dhe rroba jashtë shtëpisë, disa prej të cilave janë gjetur dhe konfiskuar.

Policia gjeti edhe dy thika shtëpiake dhe një karikator me përmbajtje homoseksuale, të cilat autorët i kishin vendosur mes dy dyshekëve në të cilët flinte viktima, si dhe një shumë prej 12 mijë eurosh.